Studentet.info
Lajme : BIZNES NĖ FAKULTETIN PEDAGOGJIK NĖ SHKUP
Kyqur 06-06-2006 7:11:55 (3400 Lexime)


Profesorėt u shesin libra studentėve

SHKUP, 6 QERSHOR- Nė Fakultetin Pedagogjik nė Shkup, profesorėt bėjnė me biznes me librat duke i detyruar studentėt t’i blejnė ato nėse duan ta kalojnė provimin.

Madje siē thonė disa studentė pranė kėtij fakulteti, pasi studentėt e kalojnė provimin profesorėt e njėjtė ua marrin librat pėr t’ua shitur gjeneratave tė ardhshme.

Ndėrsa nė rastet tjera profesorėt pėr ēdo vit e ndryshojnė vetėm kopertinat e librave pa bėrė asnjė ndryshim real brenda vetėm pėr t’i shitur librat. Ndėrkaq siē thonė disa studentė, profesorėt nė fjalė i kontestojnė librat e autorėve tė njohur pėr tė studiuar vetėm qė t’i shesin librat e vet.


Studentėt ankohen se ēmimet e librave janė tė larta, ndėrsa pėr njė libėr ēmimet lėvizin prej 300 denarė deri mė 150 denarė e mė lartė. Ndėrkaq, biznes mė sė shumti bėhet me librat e lėndėve si sociologji e pėrgjithshme, psikologji, gjuhė shqipe, pedagogji e pėrgjithshme, metodologjia e kėrkimit shkencor pedagogjik dhe lėndė tė tjera.
“Jemi tė detyruar t’i blejmė pavarėsisht ēmimeve se pėrndryshe nuk mund t’i marrim provimet. Profesorėt mbajnė evidencė se cili student e ka marrė librin dhe cili jo dhe ne nuk mund tė hyjmė nė provim nėse nuk e kemi blerė librin”, thotė njė student nė Fakultetin Pedagogjik nė Shkup i cili do tė mbetet anonim.
Kėshtu shprehėn edhe studentė tė tjerė tė cilėt thonė se edhe pse janė studentė solid janė tė detyruar t’i blejnė librat.
”Profesorėt janė shumė tė drejpėrdrejtė. Ato thonė qartė qė nė fillim tė vitit; ai student qė nuk do ta blejė librin mos tė mė vijė nė provim sepse nuk do ta kalojė. Ndėrkaq nuk lejojnė asnjė mėnyrė fotokopje tė librit. Kjo u konvenon njė grup tė studentėve tė cilėt nuk mėsojnė dhe me blerjen e librave e sigurojnė marrjen e provimit”, thotė njė studente nė Fakultetin Pedagogjik nė Shkup.
Ndėrkaq, dekani i Fakultetit Pedagogjik nė Shkup, Murat Murati, e pranon se disa profesorė bėjnė bisnes me libra. “Ne e kemi tė ndaluar rreptėsisht qė tė shiten libra nė fakultet, por disa profesorė edhe pėrkundėr kėsaj vazhdojnė tė veprojnė me avazin e vjetėr. Pėr kėtė u kemi bėrė edhe shkresė me shkrim nė mėnyrė qė tė mos shesin libra nė fakultet sepse librat shiten vetėm nė librari”, thotė dekani i Fakuletit Pedagogjik nė Shkup, Murat Murati.

Nga: Daim MIFTARI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio