Studentet.info
Lajme : Regjistrimi i studentėve nė “Shėn Cirili dhe Metodi”
Kyqur 07-06-2006 6:40:08 (2227 Lexime)


Interesim i ulėt i shqiptarėve pėr universitetin e Shkupit

SHKUP, 7 QERSHOR- Nė Fakultetin Juridik tė Shkupit nė vitin akademik 2004-2005 janė regjistruar 120 studentė shqiptarė, ndėrsa nė vitin 2005-2006 ky numėr ka rėnė nė 53, ku me kuotė shtetėrore janė regjistruar vetėm 8 studentė.
Pėr kėtė vit, siē thonė nė Fakultetin Juridik duhet sė pari tė shpallet konkursi pastaj tė dihet numri i saktė i studentėve qė do tė regjistrohen nė kėtė fakultet. “Qeveria ende nuk ka vendosur se sa shqiptarė do tė pranohen nė fakultetin tonė, pėr shkak se thonė se shqiptarėt e kanė universitetin e vet”, thotė Mirjana Mitrovska, sekretare e Fakultetit Juridik. Ndėrkaq, nė Fakultetin Ekonomik nė Shkup numri i studentėve shqiptarė arrin nė 150 studentė nė vit, shifėr kjo e cila parashihet tė jetė stabile.


Numri i studentėve shqiptarė ka rėnė dukshėm edhe nė Katedrėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe nė Fakultetin Filologjik nė Shkup, ku tradicionalisht numri i studentėve shqiptarė ka qenė nė zė, ndėrsa viteve tė fundit ėshtė rritur numri i studentėve maqedonas.
Sipas shefit tė Katedrės sė Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe, Nehas Sopaj, dukuria e kėtillė ka tė bėjė me interesimin e madh tė maqedonasve pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe dhe regjistrimit tė studentėve shqiptarė nė dy universitetet nė Tetovė.
Nė kėtė vit akademik nė Katedrėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe do tė pranohen 50 studentė nė drejtimin e pedagogėve dhe 80 nė drejtimin e pėrkthyesve dhe interpertėve. Pėr studentėt me kuotė shtetėrore njė vit studimi kushton 200 euro, ndėrkaq pėr ata me vetėfinancim kushton 500 euro.
Sivjet nė drejtimin e pedagogėve do tė pranohen 25 studentė me kuotė shtetėrore, ndėrsa 25 tė tjerė me vetėfinancim. Ndėrkaq, nė drejtimin e pėrkthyesve dhe interpertėve numri i studentėve shqiptarė qė do tė pranohen ėshtė i barabartė me atė tė maqedonasve. Me kėtė rast 20 studentė shqiptarė do tė regjistrohen me kuotė shtetėrore dhe 20 maqedonas po ashtu me kuotė shtetėrore. Ndėrsa do tė regjistrohen edhe 40 studentė tė tjerė prej tė cilėve 20 janė maqedonas, qė do t’i ndjekin studimet me vetėfinancim. Me korrespondencė do tė regjistrohen gjithsej 11 studentė nė drejtimin e pedagogėve.

Nė Pedagogjik numri mbetet i njėjtė

Nė Fakultetin Pedagogjik numri i studentėve shqiptarė edhe mė tej mbetet i njėjtė. Sipas dekanit, Murat Murati, ky fakultet ėshtė mė i lirė pėr tė studiuar pėr dallim prej fakulteteve tė tjera. Studentėt qė do tė studiojnė me kuotė shtetėrore nė vit do tė paguajnė 200 euro, ndėrsa ata me vetė financim 400 euro. Kėtė vit akademik nė kėtė institucion gjithsej do tė pranohen 880 studentė, pėrfshirė kėtu shqiptarėt, maqedonasit dhe turqit. Nė grupin klasor do tė pranohen 90 studentė shqiptarė me kuotė shtetėrore, ndėrsa 90 tė tjerė po ashtu shqiptarė me vetėfinancim. Nė kuadėr tė kuotės shtetėrore gjithashtu do tė pranohen 60 maqedonas, kurse me vetėfinancim 60, dhe korrespondencė 90 studentė.
Prej turqve, nė grupin klasor do tė regjistrohen 30 studentė me kuotė shtetėrore, me vetėfinancim 30, ndėrsa me korrespondencė 10 studentė. Nė grupin parashkollor prej shqiptarėve do tė pranohen 60 studentė me kuotė shtetėrore, 60 tė tjerė me vetėfinancim dhe 50 me korrespondencė. Prej maqedonasve nė grupin parashkollor do tė pranohen 50 studentė me kuotė shtetėrore, 50 tė tjerė me vetėfinancim dhe 40 me korrespondencė. Prej turqve nė grupin parashkollor do tė pranohen 20 studentė me kuotė shtetėrore, 20 me vetėfinancim dhe 10 me korrespondencė.
Provim pranues nuk do tė ketė nė as nė Katedrėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe dhe as nė Fakultetin Pedagogjik nė Shkup, kurse pranimi i studentėve do tė bėhet nė bazė tė suksesit nga shkolla e mesme.

Legj. Bie vazhdimisht numri i studentėve shqiptarė nė universitetin e shkupit

Nga: Daim MIFTARI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio