Studentet.info
Lajme : Ferid Murad "Doktor Nderi" ne Tetove
Kyqur 08-06-2006 12:31:26 (3338 Lexime)


Universiteti i Evropės Juglindore i jep titullin "Doktor Nderi" zotit Ferid Murad

TETOVĖ, 8 QERSHOR- Universiteti i Evropės Juglindore nė Tetovė i dha sot titullin doktor nderi zotit Ferid Murad, fitues i ēmimit nobel. Emri i profesorit Murad, i cili ka origjinė shqiptare, pėrmendet nė mė shumė se 1 mijė publikime shkencore. Zoti Ferid Murad e pranoi kėtė titull me emocione; babai i tij ishte rritur vetėm pak kilometra larg universitetit tė Evropės Juglindore, para se tė imigronte nė Amerikė.

Universiteti i Evropės Juglindore nė Tetovė ishte sot pėrplot me mysafirė e personalitete publike qė kishin ardhur pėr ta parė dhe nderuar fituesin e ēmimit Nobel me origjinė shqiptare.



Rektori Alajdin Abazi dhe profesori Murtezan Ismaili folėn pėr veprėn e profesorit Ferid Murad. Profesori Alajdin Abazi:

“Ai flet pėr origjinėn e tij shqiptare kudo qė shkel nėpėr botė. Ferid Murati e Nėna Tereze janė dy fytyra madhėshtore tė kombit shqiptar; pjellė e kodit tonė nacional qė i shėrbyen dhe i shėrbejnė njerėzimit dhe humanizmit”.

Prof. Murtezan Ismaili:

“Me punėn e palodhshme, Dr. Feridi arriti rezultate tė pakontestueshme nė fushėn e mjekėsisė, farmacisė, fiziologjisė, biologjisė dhe tė kimisė. Me origjinalitetin e vet, ai kontribuoi jo vetėm nė pėrparimin dhe zhvillimin e tė menduarit shkencor, por edhe nė aplikimin e rezultateve shkencore, duke punuar me shumė pėrkushtim nė edukimin e kuadrove tė reja nė tė mirė tė mbarė njerėzimit”.

Profesorit Murad i ėshtė dhėnė titulli doktor nderi nga shumė universitete dhe institucione prestigjoze arsimore shkencore ndėrkombėtare. Ferid Murat ėshtė lindur nė vitin 1936 nė Ėiting tė Indianės nė SHBA. Origjina e tij ėshtė nga rrethi i Gostivarit, prej nga babai i tij kish emigruar nga fillimi i vitit 1900 nė SHBA.

Profesori Murad Punon nė Departamentin pėr Biologji dhe Farmakologji nė Univeristetin e Teksasit. Zoti Murad tha se para shtatė vjetėsh, kur kish qenė pėr herė tė parė nė Tetovė, atėherė diskutohej shumė pėr universitetin e ri. Tash, tha profesori Murad, koncepti i universitetit ėshtė i shkėlqyeshėm; tė integrohen studentėt dhe tė mėsojnė nė disa gjuhė ėshtė me shumė rėndėsi, tha ai.

Zoti Murad shpalosi kujtime gjatė njė debati polemizues midis shqiptarėsh e maqedonasish para disa vitesh nė Tetovė. Profesori Murad tha se i kishte pyetur nėse dinin pėr projektin e gjinomit njerėzor. U kish treguar se projekti i gjinomit njerėzor ka dėshmuar se tė gjithė rrjedhin nga njė nėnė e njė baba. Jo vetėm shqiptarėt e maqedonasit por tė gjithė njerėzit e botės kanė burimin te njė nėnė e njė baba, tha zoti Murad, duke theksuar se ėshtė koha pėr paqe dhe besim tė ndėrsjellė. Ai beson se kjo do tė ndodhė, kur sheh studentė tė pėrkatėsive tė ndryshme duke bashkėpunuar.

Nga:Isak Ramadani




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio