Studentet.info
Lajme : Permendorja e FEHMI AGANIT
Kyqur 12-06-2006 8:11:15 (1581 Lexime)


U bė pėrurimi i shtatores sė akademik Fehmi Aganit


PRISHTINĖ, 12 QERSHOR – Nė ditėn e ēlirimit tė Kosovės, para Fakultetit tė Filologjisė, ėshtė bėrė zbulimi i shtatores sė akademik Fehmi Aganit, kolosit, qė me jetėn dhe veprėn e tij hyri nė panteonin e burrave mė tė shquar tė Kosovės dhe mbarė shqiptarizmės.
Me kėtė, Kosovės i rilindi Fehmi Agani, Universitetit tė Prishtinės i erdhi krenar themeltari i saj, ndėrsa studentėve iu kthye triumfalisht simboli i tyre, qė nga kėtu tė pėrcjellė pėrgjithmonė pashtershėm mesazhin e diturisė, tė lirisė tė unitetit dhe tė pėrparimit kombėtar.
Ceremonia e pėrurimit tė shtatores mblodhi drejtuesit e institucioneve tė vendit, presidentin, kryeministrin, kryeparlamentarin, pėrfaqėsues tė institucioneve ndėrkombėtare, pjesėn mė tė madhe tė ministrave, liderė tė partive politike, drejtues tė komunave, ajkėn e burrave tė dijės nga Kosova e Shqipėria, bashkėaktivistė tė akademik Aganit, profesorė e studentė tė Universitetit tė Prishtinės dhe qytetarė tė shumėt.


Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, nėn patronatin e tė cilit ėshtė mbajtur ceremonia e zbulimit tė kėsaj shtatoreje, duke folur rreth kontributit politik dhe shoqėror tė profesor Fehmi Aganit tha se pas shtatė viteve tė vrasjes mizore tė Aganit, shpalosim sė bashku shtatoren pėrkushtuar figurės sė tij madhore, pėr ta mbajtur kėshtu kujtimin e pėrhershėm edhe nė mjedisin universitar, ku ai kaloi shumicėn e shekullit tė tij tė punės.

“Prof. Fehmi Agani bėn pjesė nė radhėn e burrave tė mėdhenj e tė rrallė tė Kosovės qė me tė gjithė pėrkushtimin e tij jetėsor deri nė flijim bėri luftė tė madhe pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, duke qenė shembull unikat i njė personaliteti qė nė vete gėrshetoi aq fuqishėm dijen dhe intelektin e tij, vizionin dhe guximin e pashoq pėr ta sfiduar me dekada tė tėra atė trysni dhe terror tė madh qė i bėhej Kosovės dhe shqiptarėve”, tha nė fjalėn e tij presidenti Sejdiu.
Ai u shpreh se prof. Fehmi Agani diti mė sė miri qė pėrmes aftėsive tė tija tė jashtėzakonshme, si profesor universiteti dhe anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Kosovės, tė hyjė nė thellėsitė e dijes universale pėr tė kontribuar kėshtu jo vetėm nė rritėn dhe edukimin e brezave tė shumtė tė studentėve nė Universitet, por nė tė njėjtėn kohė t'ua mishėrojė atyre fuqishėm idenė pėr emancipimin nacional dhe tė luftės pėr liri tė shqiptarėve.

“Si rrallėkush ai diti qė tė gėrshetojė nė mėnyrėn mė tė mirė gjithė potencialin e horizonteve tė dijes sė tij pėr tė vepruar nė shumė rrafshe paralele. Dhe, kėshtu Prof. Fehmi Aganin e gjejmė si njėrin nga inicuesit dhe mbėshtetėsit e fuqishėm tė lėvizjes politike pėr avancimin e statusit juridik, kushtetues e politik tė Kosovės nė vitet e 60-ta, kur ajo pėrballej me oguret e zeza qė vinin nga Serbia, me qėllim tė pėrmbysjes dhe zhbėrjes sė saj”, vlerėsoi kėshtu kontributin e akademik Aganit, presidenti Fatmir Sejdiu. Ai tha se Fehmi Agani nuk u nda asnjėherė nga ideali i tij pėr t'u bėrė kėshtu njė nga ideatorėt mė tė rėndėsishėm tė lėvizjes politike dhe tė rezistencės sė pėrgjithshme kundėr Serbisė, nga fundi i viteve tė 80'ta, dhe gjatė gjithė dekadės nė vijim deri nė vrasjen e tij mizore nga forcat serbe nė pranverėn e pėrgjakshme tė vitit '99.

“Vrasja mizore e Prof. Fehmi Aganit nė pranverėn e vitit 1999 ishte vetėm njė akt i tėrbimit dhe i pafuqisė sė Serbisė dhe gjithė establishmentit tė saj policor e ushtarak pėr t'u pėrballur me proceset e mėdha tė lirisė nėpėr tė cilat kalonte Kosova. Me vrasjen e burrave tė mėdhenj goditej palca e rezistencės dhe e luftės pėr liri tė shqiptarėve”, tha presidenti Sejdiu, pėr tė thirrur qė “kjo shtatore le tė na e pėrjetėsojė profesor Aganin nė mjedisin akademik!”.

Profesor Fehmi Agani si anėtar i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės (ASHAK) ka dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm edhe nė lėmin e shkencave shoqėrore e politike, pėr tė cilin kontribut foli i pari i ASHAK-ut, akademik Rexhep Ismaili. Ai tha se nė historinė e re shqiptare, figura dhe vepra e Fehmi Aganit shquhet me pėrpjekje tė suksesshme nė rrethana mjaft tė vėshtira pėr hapjen e horizonteve tė reja tė dijes.

“Veprimtaria e akademik Aganit nė fushėn e dijeve sociologjike, politike dhe shoqėrore ngrihet nė pikat mė tė spikatura tė kulturės shqiptare tė shekullit 20-tė. Themelimi i Institutit Albanologjik, zhvillimi i organizuar i rrjetit tė hulumtimeve shkencore, begatimi dhe hapja e kėtyre studimeve drejt botės moderne janė tė lidhura ngushtė me emrin dhe figurėn e akademik Aganit”, tha Ismaili.

Ai shtoi se, profesor Agani deri nė frymėn e fundit nuk rreshti nė kėrkimin e zgjidhjeve mė tė mira dhe nxitjen e krijimin e proceseve ēliruese.

I dhėnė pas dijes dhe pas pėrpjekjeve qė tu krijojė kushte arsimimi gjeneratave tė reja, bėri qė profesor Agani tė jetė ndėr themeluesit e Universietit tė Prishtinės, nė hapėsirėn e sė cilit tani ndodhet shtatorja e tij.

Demė Hoti, zv/Zyrtar i Lartė i Ngarkuar nė UP, tha se prof Agani me tėrė qenien ėshtė pėrpjekur t’i ndihmojė popullit aq shumė tė pėrvuajtur.

“Falė punės dhe angazhimit tė tij profesor Fehmiu u bė i dashur pėr studentė, i kėrkuar nė shoqėri, i domosdoshėm nė amfiteatro, i ēmuar nga ekspertė, i nderuar nga kolegėt, i respektuar nga armiqtė racional dhe i anatemuar nga bishat vrastare”, tha Hoti.

Ai tha se fuqia e fjalės dhe mendjes sė akademik Aganit ishte mishėrim i vetėdijesimit dhe kėmbėngulėsisė pėr ditė mė tė mira dhe ardhmėri mė tė ndritur, pėr tė shtuar se, vitet e pasluftės kanė treguar mė sė miri se cili ishte kontributi i tij, jo vetėm nė jetėn politike por edhe nė botėn akademike dhe jetėn kulturore nė pėrgjithėsi.
Agani njė jetė tė tėrė ia pėrkushtoi studentėve, ishte afėr tyre dhe pikėrisht ishin studentėt qė morėn iniciativėn pėr ngritjen e shtatores sė tij.

“Mirė se erdhe nė mesin tonė, O i madhi profesor Fehmi Agani”. Ishin kėto fjalėt e para, drejtuar tė pranishmėve nė ceremoni, tė studentit Shkėmb Manaj, ideator dhe kryetar i kėshillit Inicues dhe Organizativ pėr ngritjen e kėsaj shtatoreje. Ai tha se nė ditėn e lirisė nacionale tė vendit, nė Ulpianė, nė mesin e kryeqendrės sė Kosovės - Dardanisė Antike, po zbulohet solemnisht shtatorja e Fehmi Aganit, profesorit aq shumė tė dashur nga studentėt dhe personalitetit tė shquar dhe me formim kombėtar, por edhe me reflektim ė pėrmasave ndėrkombėtare.
Duke mos harruar mė meritorin pėr ndėrtimin e kėsaj shtatoreje, studenti Manaj ėshtė shprehur: “Ėshtė jashtėzakonisht e dhimbshme qė nė kėtė solemnitet nuk ndodhet fizikisht, por nė shpirtin dhe mendjen tonė ėshtė gjithsesi, njeriu nga i cili profesor Aganin e ndanė fizikisht vetėm plumbat e armikut, njeriu mė meritor qė shtatorja tė jetė sot nė mesin tonė, presidenti legjendar i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova”.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio