Studentet.info
Lajme : PUNA SEZONLE JASHTĖ SHTETIT
Kyqur 12-06-2006 9:14:39 (2727 Lexime)


Studentėt nė migrim pėr arsim

TETOVĖ, 12 QERSHOR- Qindra tė rinj nga e gjithė Maqedonia edhe sivjet do tė shkojnė pėr punė sezonale jashtė shtetit. Ndėrsa moshatarėt e tyre do tė “vėrtiten” nėpėr kafenetė, do tė kėnaqen nė ndonjė plazh brenda ose jashtė shtetit, ose do tė ndjekin kampionatin botėror nė futboll, studentėt “emigrant” do tė mbledhin portokaj nė Greqi, luleshtrydhe nė Angli, do tė ruajnė fėmijė nė Francė, do tė gatuajnė hamburgerė nė Amerikė ose do t’u shėrbejnė udhėtarėve nė
ndonjė anije.

Disa nga studentėt do tė shkojnė pėr herė tė parė, ndėrsa tė tjerėt kanė qenė dhe parapėlqejnė tė shkojnė pėrsėri. Tė ndryshėm janė motivet qė i nxitin kėta tė rinj tė shkojnė tė punojnė jashtė shtetit. Disa duan tė shkojnė dhe tė shėtisin, ndėrsa mė i madh ėshtė numri i atyre qė duan tė fitojnė ndonjė denarė.
Agjencitė tė cilat i organizojnė kėto udhėtime thonė se interesi pėr tė udhėtuar jashtė shtetit ėshtė shumė i ulėt.


Migrimi pėrmes agjencive

Njėzet e njė vjeēari Agron Jonuzi, nga Struga, student nė Fakultetin e Drejtėsisė nė Shkup, kėtė verė pėr herė tė parė do tė shkojė nė punė jashtė shtetit. Nėpėrmjet njė agjencie ka siguruar punė nė njė qytezė turistike nė Amerikė, ndėrsa thotė se motivi i vetėm pėr tė shkuar nė punė jashtė shtetit janė paratė.
“E di qė nuk do tė mund ta ndjek kampionatin e futbollit, nė atė kohė qė luhen ndeshjet unė do tė duhet qė tė punoj. Nė kohėn kur lojtarėt do tė shėnojnė gola unė do tė pėrgatis hamburgerė. Mirėpo, nuk mė vjen keq pėr shkak se do tė fitoj nga tetė dollarė pėr ditė, gjatė disa muajve, ndėrsa kur do tė kthehem do tė mund t’i blej gjėrat qė mė pėlqejnė, si pėr shembull kompjuter”, thotė Jonuzi, duke shtuar se disa moshatarė janė tė kėnaqur prej punės jashtė shtetit, kurse ka edhe tė atillė qė ankohen dhe thonė se nuk ia vlen qė tė humbasėsh kohėn pėr tė udhėtuar nė punė sezonale. Jonuzi gjithashtu shpjegon se pėr tė shkuar nė punė sezonale nė Amerikė atij i duhej tė paguante 1.500 euro, ndėrsa shpreson se do t’i kthejė paratė e dhėna dhe nė qoftė se nuk do tė arrijė tė fitojė aq para sa ka menduar, shpreson tė paktėn tė shėtisė Amerikėn dhe tė njoftohet me njerėz nga e gjithė bota.
Shumica e tė rinjve tė cilėt shkojnė nė punė jashtė shtetit synim kryesor i kanė paratė. Thonė se do tė flenė nėpėr dhoma tė lira dhe do tė ushqehen lirė vetėm qė tė fitojnė ndonjė denarė. Puna sezonale ėshtė shans i mirė qė kėta tė rinj tė shkojnė nė vende tė cilėt ndoshta nuk do tė kenė mundėsi t’i vizitojnė ndonjėherė. Pėrveē tė rinjve qė shkojnė pėr tė fituar para ka edhe tė atillė qė shkojnė pėr tė shėtitur. Ata janė tė mendimit se 2 ose 3 mijė euro tė cilat mund tė fitohen gjatė punės sezonale nuk mund tė ndryshojnė asgjė, kurse shėtitjet janė ato tė cilat do tė mbeten nė kujtim pėrgjithmonė.

Joshja pėr tė holla

“Shumica e tė rinjve shkojnė nė punė jashtė shtetit pėr tė fituar para. Edhe unė mendoja ashtu derisa pashė qė nuk ėshtė gjithēka tek paratė. Punoja nė anije dhe nuk ishte e logjikshme qė tė gjithė kohėn ta kaloja brenda aty. Dilja, shėtisja dhe njoftova shumė njerėz, ndėrsa me kolegėt vizituam shumė vende. Ajo ishte njė eksperiencė e paharrueshme, nė fund tė fundit gjithė jetėn do tė punoj qė tė pėrjetoj, sa mund ta pėrmirėsojnė jetėn me 2 ose 3 mijė dollarė”, thotė Vanēo Grizhov, student nė vitin e tretė nė gazetari, i cili nė punė sezonale do tė shkojė pėr herė tė dytė.
Sipas agjencive tė cilat janė organizatorė tė punėsimeve sezonale, Maqedonia ėshtė shteti i vetėm nė tė cilin programet pėr punė sezonale jashtė shtetit nuk shfrytėzohen sa duhet.
“Njė hulumtim i cili zgjati pesė muaj tregoi se mė pak se njė pėr qind e rinisė studentore vendos qė tė shkojė nė punė jashtė shtetit. Gjatė vitit tė kaluar rreth 350 studentė shkuan nė punė sezonale nė Amerikė, kurse 380 nė shtetet evropiane. Sa pėr krahasim prej Bullgarisė nė Amerikė ēdo vit, pėr punė sezonale shkojnė nga 9.000 deri 12.000 studentė”, thotė Zoran Koēovski, menaxher i agjencisė “Kouzon”.
Sipas Koēovskit njė nga arsyet kryesore pėr numrin e ulėt tė studentėve tė cilėt shkojnė nė punė sezonale ėshtė sistemi arsimor. Studentėt qė do tė vendosin tė shkojnė nė punė sezonale janė tė detyruar qė tė humbasin dy sesione, ato tė qershorit dhe tė shtatorit, ndėrsa ajo do tė thotė se janė tė detyruar tė pėrsėrisin vitin arsimor. Ai gjithashtu ėshtė i mendimit se ka edhe pengesa ligjore tė cilėt ndikojnė qė studentėt tė mos udhėtojnė jashtė shtetit. Pengesat e atilla janė praktika e parregulluar ndėrkombėtare dhe mungesa e reciprocitetit, ose mungesa e mundėsisė qė studentė tė huaj tė vijnė nė Maqedoni.
“Ka interes nga ana e studentėve tė huaj qė njė verė tė kalojnė nė Maqedoni, por nuk kemi mundėsi qė t’i pranojmė. Shteti duhet tė mendoj mė shumė rreth kėsaj ēėshtje pėr shkak se fitimi mund tė jetė i lartė. Pranimi i studentėve tė huaj do ta rriste numrin e studentėve tanė qė do tė shkojnė nė punė sezonale nė shtetet e tjera, ndėrsa kjo gjė do tė sillte nė Maqedoni tė hyra nga 20 deri nė 30 milion euro, tė cilat do tė ndikonin nė pėrmirėsimin e ekonomisė nė tėrėsi”, shpjegon Koēovski.

Nga: Ilir Ivanovski




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio