Studentet.info
Lajme : Projekti Tempus
Kyqur 13-06-2006 3:31:59 (3186 Lexime)


USHT, 12 magjistra tė pėrgatitur nė Evropė

TETOVĖ, 13 QERSHOR- Projekti ndėrkombėtar Tempus me sukses po realizohet edhe nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės(USHT). Ky projekt po realizohet nga ana e Fakultetit Ekonomik tė USHT-sė me vlerė –grant prej 494,750,00 eurosh. Periudha e realizimit tė projektit ėshtė paraparė deri nga mesi i vitit 2008. Bashkėrenduesit e kėtij projekti, dr.Hamit Aliu nė Fakultetin Ekonomik dhe Iraj Hashipėr, Staffordshire University Stoke On Trent nė Britani tė Madhe janė shprehur tė kėnaqur me ecurinė dhe realizimin e projektit.


“Projekti pėrfshin tre segmente, madje pajisjen e Fakultetit Ekonomik nė aspektin teknik pėr mbarėvajtjen e ligjėratave dhe ushtrimeve nė trend me kohėn me sistem kompjuterike pėr laboratorin me 40 kompjuterė dhe teknikė tjetėr plotėsuese, mobiliteti i stafit akademik tė Fakultetit Ekonomikė, udhėtimet shkencore dhe gjuhėsore, konceptimet e planeve arsimoro-akademike”, thekson dr.Hamit Aliu.

Sipas tij nė kėtė projekt pėrfshihet edhe kėmbimi i pėrvojave tė stafit akademik me universitetet e tjera ndėrkombėtare. Pėr realizimin e projektit Tempus pėrkujdesen universitetet ndėrkombėtare Staffordshire University Stoke On Trent Britani e Madhe, Freie University Berlin, Vrije University Bruksel dhe Vaxjo University, Suedi.

“Njė nga segmentet e rėndėsishme nė kėtė projekt ėshtė ai qė nė kėto universitete tė kryejnė studimet pasuniversitare- magjistraturėn deri nė 12 asistentė tė USHT-sė”, thekson bashkėrenduesi i projektit, dr. Hamit Aliu. Sipas programit, paraqitja e kandidatėve bėhet dy herė nė vit, ndėrsa intervista dhe seleksionimi bėhen nga profesorė nga Britania e Madhe. Nė kėtė konkurs mund tė paraqitet ēdo student qė ka sė paku notėn mesatare tetė dhe njeh gjuhėn angleze sipas standardit ndėrkombėtar.

Kėtė vit nga Fakulteti Ekonomik pėr magjistraturė shkon Bardhyl Dauti nė Staffordshire University, asistenti i ri Florin Asani FSHMN shkon pėr menaxhim dixhital nga fundi i shtatorit nė Vrije University tė Brukselit. Me kėtė projekt tejet tė rėndėsishėm sipas drejtuesve tė USHT-sė, ky universitet do tė pasurohet me kuadro tė pėrgatitur maksimalisht nė universitetet e njohura jashtė vendit.

Nga: Eshref AMETI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio