Studentet.info
Lajme : Filloi afati i pare i regjistrimeve ne Universitetet shteterore ne Maqedoni
Kyqur 26-06-2006 3:07:11 (2028 Lexime)


Regjistrime nė universitetet shtetėrore

SHKUP, 26 QERSHOR- Sot dhe nesėr ėshtė afati i parė pėr regjistrim pėr studentėt e ardhshėm tė universiteteve shtetėrore nė Maqedoni, pėr vitin akademik 2006/2007.

Universiteti Shėn Qirili dhe Metodi, sipas konkursit tė shpallur, pėr vitin e ardhshėm akademik, parashikon regjistrim tė 9.809 studentėve. Prej tyre 5.009 do tė mund tė regjistrohen si tė rregullt nė kuotėn shtetėrore, ndėrsa 3.963 do tė pranohen si tė rregullt me bashkėfinancim. Nė universitetin do tė ketė edhe 837 vende pėr studentėt e ardhshėm tė ērregullt.



Kandidatėt qė do tė regjistrohen si studentė tė rregullt tė financuar nga shteti, do tė paguajnė kompensim prej 200 eurove, ndėrsa participimi pėr studentėt me bashkėfinancim, ėshtė i ndryshėm dhe varet nga grupi i studimit. Mė i ulėt ėshtė participimi nė Fakultetin Teknologjiko-Metalurgjik (300 euro), ndėrsa mė i lartė nė fakultetet pėr mjekėsi tė pėrgjithshme dhe stomatologji (1.000 euro), teknologji informatike (980 euro), pėr arte figurative dhe muzikore dhe pėr arkitekturė (800 euro).


Si ēdo vjet, numri mė i madh i studentėve ėshtė paraparė tė regjistrohen nė grupet e studimit nga shkencat shoqėrore (4.637), ndėrsa mė sė paku vende tė lira ka pėr artet (180).

Selektimi i kandidatėve, nė pjesėn dėrmuese tė fakulteteve do tė bėhet sipas suksesit nga arsimi i mesėm, por diku do tė bėhet edhe kontrolli i kompetencave qė do tė mbahet mė 30 qershor.

Nė fakultetet ku do tė ketė kandidatė me numėr tė barabartė pikash, do tė bėhet testimi plotėsues qė ėshtė caktuar pėr gjashtė korrik.

Vendimet pėr pranimin e kandidatėve, Univerziteti i Shkupit do t`i shpallė mė 11 korrik, ndėrsa regjistrimi do tė bėhet mė 13 dhe 14 korrik.

Afati i dytė pėr regjistrim do tė mbahet mė 1 shtator. /Makfaks/




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio