Studentet.info
Lajme : shqiptarja ne harvard
Kyqur 14-01-2005 6:37:00 (3208 Lexime)


“Jeta ime nė Universitetin e Harvardit”

TIRANĖ (14 JANAR)Borana ėshtė 18-vjeēarja shqiptare qė studion nė universitetin mė tė mirė tė botės, nė Harvardin e famshėm, nė shkollėn e ėndrrave pėr shumė njėrėz.

Ambicien e saj e ka treguar duke iu bėrė sfidė kėrkesave dhe gjithnjė ėshtė ndier e barabartė me fituesit e tjerė. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, me modesti e singeritet Borana Toska ka treguar rrugėn e saj nga Tirana nė Norvegji dhe mė pas nė Amerikė, pėr ku nuk e ka ndalur as fakti se atje mund tė ketė edhe mė tė zotė se ajo. Pėr mė tepėr, nuk i ėshtė trembur konkurrimit nė universitetin amerikan ku, siē thotė me shaka, “edhe Dante Aligieri do tė frikėsohej”. Ndėr tė tjera ajo tregon mundėsitė qė ofron universiteti numėr njė nė botė, thotė se ndihet e lumtur qė tashmė ėshtė pjesė e njė shkolle qė mund tė t’i bejė ėndrrat realitet. Amerika nuk e ka tjetėrsuar Boranėn, qė ruan ende ngrohtėsinė shqiptare. Ajo flet shpesh me nėnėn, mė shumė se shoqja amerikane e dhomės. Borana thotė se Shqipėria do ta ndiejė ndikimin e saj, por ende nuk e di se si, pasi ėshtė akoma vetėm njė studente. Edhe pse studion nė “shkollėn e ėndrrave”, ajo nuk e harron asnjėherė Shqipėrinė. “Hyrja ime nė Harvard mishėron fitoren e njė njeriu tė thjeshtė, e tė paprivilegjuar”, thotė pa u druajtur. Sipas saj, njė njeri i punės dhe i vendosur mund ta kapė majėn.

Nga gjimnazi “Qemal Stafa” nė Kolegjin e Kryqit tė Kuq nė Norvegji, cilat kanė qenė ēastet mė tė paharrueshme pėr Boranėn?
Nuk mė harrohet momenti kur u futa nė fazėn finale tė konkurrimit pėr bursėn nė Kolegjin e Botės sė Bashkuar. Nė ēastin kur mė doli emri dhe pashė qė njėri pas tjetrit u eliminuan “kandidatėt” qė unė kisha parashikuar se do tė dilnin, fillova tė kuptoj se me tė vėrtetė unė kisha mundėsinė pėr tė fituar. Nė intervistėn e fundit, nuk pata emocione, sepse nuk do tė fitoja gjė duke u nervozuar kot dhe, nė njėfarė mėnyre, fazėn finale e konsideroja si “fitoren” time. Nuk kėrkoja mė asgjė tjetėr.

Si ju lindi ideja pėr tė konkurruar nė universitetet amerikane?
Tė gjithė studentėt e vitit tė dytė nė kolegjin e Norvegjisė aplikojnė pėr tė vazhduar studimet e larta, mirėpo jo tė gjithė kanė mundėsi financiare ta paguajnė universitetin, i cili ėshtė zakonisht mjaft i shtrenjtė. Ndryshe nga Evropa, Amerika ėshtė tepėr zemėrgjerė me nxėnėsit qė kanė nevojė pėr mbėshtetje financiare, kėshtu qė nuk kishte kuptim pėr mua tė aplikoja nė asnjė vend tjetėr.

Duam tė ndalemi pak nė konkurrimin tuaj nė Harvard, ku mes mijėra pretendentėve shpresuat dhe fituat tė drejtėn e studimit. Ēdo tė thotė kjo pėr ju?
Futja ime nė Harvard mishėron fitoren e njė beteje tė madhe nga njė njeri i thjeshtė dhe i paprivilegjuar, tė betejės pėr tė zėnė njė pozicion nė “botėn e egėr” ku jetojmė. Them “e egėr”, sepse nėse ke lindur pa lidhje, pa para dhe pa pushtet, ėshtė tepėr e vėshtirė t’ia dalėsh dhe tė duhet shumė punė pėr tė arritur atje ku disa persona tė tjerė ndodhen thjesht pėr shkak se janė lindur tė favorizuar. Them “betejė”, sepse asgjė nuk ka mbaruar. Lufta vazhdon, lufta pėr njė jetė mė tė mirė, lufta pėr tė arritur ato gjėra qė prindėrit e mi nuk i kanė pasur dhe qė unė do tė doja qė femijėt e mi t’i kenė, dhe lufta pėr t’i dhėnė diēka vendit tim. Futja ime nė Harvard simbolizon ėndrrėn amerikane, sipas sė cilės njeriu i thjeshtė i klasės sė mesme, falė punės dhe vendosmėrisė arrin tė kapė majėn.

Harvardi nė statistikat e gazetės angleze “Times Higher Education”, ėshtė universiteti mė i mirė nė botė. Si e realizuat ėndrrėn e gjithkujt, pėr tė qenė student nė kėtė universitet?
Megjithėse Harvardi ėshtė quajtur “shkolla e ėndrrave”, pėr shkak se ėshtė shkolla mė e vjetėr nė Amerikė dhe se asnjė shkollė tjetėr nuk ka qenė mė shumė objekt i filmave e librave, ai nuk ishte zgjedhja ime e parė. Fakti qė u pranova tregon se aplikimi im, qė pasqyronte deri nė detajin mė tė vogėl si pėrgatitjen time akademike, ashtu dhe aspekte tė personalitetit tim, i plotėsonte standardet e kėsaj shkolle tė madhe. Nuk ka njė recetė pėr t’u futur nė Harvard. Elementi qė do tė theksoja mbi tė gjitha nuk ėshtė inteligjenca natyrore, e cila, natyrisht, ka rėndėsi, por aspekte tė caktuara tė personalitetit, si durimi, mėnyra e tė komunikuarit, mėnyra e tė reaguarit ndaj njerėzve dhe ngjarjeve. Nėse kėto aspekte janė pozitive, njeriu ėshtė futur nė rrugėn e mbarė drejt suksesit, pavarėsisht nėse ky sukses do tė thotė tė shkosh nė Harvard apo nė ndonjė shkollė tjetėr.

Ē’pyetje pėrmbante testi i pranimit nė Universitetin e mirėnjohur tė Harvardit?
Pranimi nė shkollat amerikane nuk pėrmban njė test tė veēantė pranimi, siē e kanė shkollat tona. Tė gjithė ne plotėsojmė aplikimin i cili pėrmban disa teste tė standardizuara qė i japin tė gjithė studentėt (SAT I dhe SAT II), si dhe esetė e formularėt e ndryshėm financiarė.

Cilat janė marrėdhėniet tuaja me bashkėstudentėt dhe pedagogėt?
Si nė ēdo vend tjetėr, ka njerėz qė tė bėjnė tė buzėqeshėsh, njerėz qė tė gjenden pranė nė vėshtirėsi, njerėz qė bėjnė gabime e njerėz qė falin, njerėz qė janė tė fiksuar pas punės, njerėz qė bėhen xhelozė, njerėz qė tė pelqejnė e njerėz me tė cilėt nuk tė ngjit, siē thotė populli. Amerikanėt mund tė kenė zakone tė ndryshme nga ne, por natyra njerėzore mbetet e njėjta gjithandej. Unė jam e kėnaqur, sepse kam njė grup shoqėror me tė cilin shkoj shumė mirė dhe njoh shumė veta nga shtresa tė ndryshme, nga klasat aristokratike deri te klasat e paprivilegjuara. Pėr sa u pėrket profesorėve, ata qė kam pasur kėtė semestėr i adhuroj. Janė jo vetėm profesorė tė shkėlqyer, me pasion pėr lėndėn, por, mbi tė gjitha, njerėz shumė tė kėndshėm qė u bėhet zemra mal kur njė student i thjeshtė, si unė, shkon t’i takojė, qoftė pėr t’i pyetur, qoftė pėr t’i pėrshėndetur.

A mund tė na thoni disa nga ndryshimet mes sistemit arsimor shqiptar dhe atij amerikan?
Kėtu mund tė shkruhet njė libėr i tėrė. Le tė themi qė janė shumė tė ndryshėm. Ajo ēfarė mė pėlqen nga sistemi amerikan ėshtė qė tė lejonė t’i ekspolorosh mirė interesat e tua gjatė periudhės katėrvjeēare tė universitetit para se tė vendosėsh pėr drejtimin qė do marrėsh nė jetė. Nė kėtė mėnyrė, ti e di se ajo qė po bėn ėshtė me tė vėrtetė ajo qė tė pėlqen tė bėsh dhe qė e bėn mirė dhe jo diēka qė duhet bėrė, se ta kėrkojnė prindėrit apo se ėshtė tendenca mė e fundit nė tregun e punės. Kjo liri zgjedhjeje mė pėlqen jashtėzakonisht.

Si ndiheni nė auditorėt e Harvardit, tė universitetit ku kanė studiuar Fan Noli dhe Faik Konica?
E thėnė thjesht, gjatė rutinės sė pėrditshme rrallė mė vete mendja qė nė auditorėt ku dėgjoj leksionet kanė qenė Faik Konica apo Fan Noli. Megjithatė, larg ambientit mėsimor, kur e mendoj, fakti qė jam ndėr shqiptarėt e paktė kėtu nė Harvard qė po ndjekin rrugėn e ndritur tė kėtyre figurave tė shquara tė kombit tonė, mė bėn tė ndihem krenare.

Si e siguroni jetesėn dhe njėkohėsisht shkollimin tuaj?
Harvardi paguan edhe dollarin e fundit.

Keni preferuar studimet nė degėn e Jurisprudencės. Ē’ju shtyu tė zgjidhni kėtė degė?
Mendja nė kėtė moshė ndryshon vazhdimisht, ashtu siē piqet njeriu dhe kupton se ēfarė i pėlqen e ēfarė nuk i pėlqen. Juridiku vazhdon tė mbetet njė mundėsi, por po mendoj edhe pėr degėn e Biznesit, mė saktėsisht tė studioj menaxhim dhe marketing, pasi tė mbaroj katėrvjeēarin. Psikologjia si degė pėrgatitore ėshtė tepėr e rėndėsishme dhe e aplikueshme nė biznes, sepse tė punosh me njerėzit, t’i drejtosh dhe tė influencosh nė vendimet qė marrin ata, do tė thotė ta dish mirė se si u funksionon truri dhe se si t’i japėsh secilit atė qė kėrkon.

Cilat janė rezultatet tuaja dhe si ndihen prindėrit pėr kėtė?
Rezultatet deri tani kanė qenė shumė tė kėnaqshme. Vitin e parė dola nė 5-pėrqindshin mė tė mirė tė studentėve kėtu, gjė qė ėshtė arritje e madhe. A-tė nuk bien nga qielli. Jo vetėm sistemi i notave ėshtė i ndėrlikuar, por edhe kėrkesat e lėndėve janė kaq tė rėnda, sa edhe Dante Aligieri do tė frikėsohej. Megjithatė, me kalimin e kohės, truri stėrvitet dhe kupton si ta integrojė mė mirė materialin e nxėnė dhe si mund ta aplikojė atė nė jetėn reale.

A mund tė na tregoni kushtet e studimit nė Harvard, ambientet dhe mėsimdhėnien?
Madhėshtore… Ēfarėdo gjėje qė do tė thosha nuk do ta pėrshkruante kampusin e Harvardit ashtu siē duhej…

Kontaktoni shpesh me prindėrit nė Shqipėri?
Po, gati ēdo ditė me internet, gjithashtu flas edhe nė telefon. Unė flas me nėnėn mė shumė nga ē’flet shoqja ime e dhomės me nėnėn e saj, dhe tė mendosh qė ajo ėshtė vendase!

Deri ku arrijnė ambiciet tuaja dhe a e keni menduar kthimin pas studimeve nė Shqipėri?
Ambicia dhe e mira nuk ka fund. Tani pėr tani, nuk ia vlen tė bėsh plane kot, sepse nuk di se ēfarė mund tė tė dalė pėrpara. Nuk mund tė flas se ēfarė do tė bėj kėtu e 5 vjet, sepse njerėzit qė takon udhės dhe mundėsitė qė krijohen, mund tė ta ndryshojnė krejt rrjedhėn e jetės. Njė gjė ėshtė e sigurtė. Shqipėria do ta ndiejė ndikimin tim. Se si do ta arrij kėtė, akoma nuk e them dot, sepse fundja unė jam vetėm njė studente tani pėr tani.

A ka ndonjė pengesė pėr kthimin tuaj nė atdhe dhe a keni planifikuar ndonjė vizitė nė Shqipėri?
Pengesė nuk ka nė mėnyrėn mė absolute dhe faktikisht po pėrpiqem tė gjej punė nė Shqipėri gjatė tre muajve tė verės. Dua tė rri pranė prindėrve tė mi, pasi ata vlejnė pėr mua mė shumė se ēdo gjė tjetėr.

Nga gjimnazi “Qemal Stafa” nė Harvard

Katėr vjet mė parė ishte gjimnaziste nė shkollėn e mesme “Qemal Stafa”. Dhe sot studion nė universitetin mė tė mirė tė botės, nė Harvard. Ėshtė pėrzgjedhur mes mijėra kandidatėve nga e gjithė bota. Nė aplikimin qė ajo ka bėrė tregonte nė mėnyrė tė detajuar pėrgatitjen akademike, si dhe karakteristikat e personalitetit.


"Panorama"




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio