Studentet.info
Lajme : USHT-ja mer vendim se Farmacia dhe Artet me provim pranues
Kyqur 28-06-2006 10:20:09 (2166 Lexime)

Fakultetet, i arteve dhe farmacia me provime pranuese

TETOVĖ, 28 QERSHOR- Jo tė gjithė kandidatėt qė do tė konkurrojnė pėr regjistrim nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės do tė regjistrohen pa provim. Ky vendim ėshtė marrė nė mbledhjen e fundit tė kėshillit tė rektoratit tė USHTsė. Sipas vendimit tė marrė, provim pranues do tė ketė nė programet studimore: farmaci, art figurativ, art muzikor dhe kulturė fizike.

Farmacistėt e ardhshėm, respektivisht kandidatėt e interesuar pėr regjistrim nė drejtimin e farmacisė, do t' nėnshtrohen provimit nga lėnda e biologjisė me datė 1 korrik dhe provimit nga lėnda e kimisė me datė 3 korrik. Kandidatėt qė do konkurrojnė nė drejtimin e artit figurativ do t'i nėnshtrohen provimit pranues nga lėnda kulturė e pėrgjithshėm nga fusha e artit figurativ qė do mbahet me 1 korrik dhe vizatimportret me model tė gjallė me datė 2 korrik.


Kandidatėt qė kanė shprehur interesim pėr regjistrim nė drejtimin e artit muzikor, do t'i nėnshtrohen provimit nga lėndėt teori harmonike, solfezh dhe piano obliguat, qė do zhvillohet me datė 1, 2 dhe 3 korrik. Kėshilli i rektoratit pėr tė interesuarit pėr regjistrim nė drejtimin e edukatės fizike, ka marrė vendim qė kandidatėt t'i nėnshtrohen provimit pranues nga lėndėt: not, volejboll, basketboll, hendboll, gjimnastike sportive dhe atletikė qė do zhvillohen me datė 1 korrik. Nga provimet pranuese kandidatėt mund tė fitojnė mė sė shumti 40 pikė ndėrkaq 60 pikė tė tjera do tė llogariten nga suksesi i shkollės sė mesme.
Pėr kandidatėt qė do tė shprehin interesim pėr drejtimet e tjera tė fakulteteve tė USHTsė, regjistrimi do tė bėhet pa provim pranues, duke u bazuar vetėm nė suksesin e shkollės sė mesme. Rangimin e kėtyre kandidatėve e bėjnė komisionet pėr pranimin e studentėve tė rinj, ndėrsa komisioni qendror e shpall listėn pėrfundimtare tė rangimit tė kandidatėve tė paraqitur nė bazė tė pikėve tė fituara nga arsimi i mesėm. Pas pėrfundimit tė afateve pėr ankesa dhe pėr zgjidhjet e tyre, komisioni qendror do tė shpallė listėn pėrfundimtare tė kandidatėve tė pranuar. (MONITOR)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio