Studentet.info
Lajme : Kalon nė qeveri projektligji pėr reformėn nė institutet shkencore tė vendit
Kyqur 29-06-2006 2:36:12 (1472 Lexime)


Berisha: Reforma shkencore, forcon universitetet

TIRANĖ, 29 QERSHOR- Projektligji pėr reformėn nė 24 institutet shkencore ka kaluar dje nė qeveri. Studimi dhe hartimi i kėsaj reforme qė parashikon shkrirjen e tyre dhe kalimin nė varėsi tė universiteteve, ėshtė bėrė nė bashkėpunim me njė grup tė qarqeve akademike universitare tė kėtyre institucioneve dhe kryesuar nga zv/kryeministri ilir Rusmajli.

Kryeministri vlerėsoi se reforma do tė ndihmojė kėrkimin real shkencor dhe shfrytėzimin e produktit tė tyre nga tregu, qeveria, sektori privat, etj, duke nėnvizuar se pėrmes reformės kėto institucione ripozicionohen nė kushtet e sistemit tė tregut tė lirė.

“Nė mėnyrė tė pamohueshme, nė kėto institucione ka pasur dhe ka pasuri tė mėdha intelektuale, tė cilat ishin mbuluar nga hiri i status quo-sė”, - tha Berisha


Sipas tij, grupi i punės ka hartuar dhe shpėrndarė ligjin pėr reformėn e 14 institucioneve tė tjera qė janė nė varėsi direkte tė Akademisė sė Shkencave. Edhe ato do tė reformohen, tha Berisha, pasi reforma ėshtė detyrė absolute e qeverisė.

“Rotacioni i tre korrikut u votua nga shqiptarėt pėr tė vendosur njė qeveri e cila programon dhe zbaton reformat dhe qė ndryshon vendin nėpėrmjet tyre”, theksoi kryeministri, duke shtuar se reformimi i Akademisė sė Shkencave ėshtė mė i domosdoshėm se nė ēdo institucion tjetėr.

Ai shprehu besimin se ligji, i cili u ėshtė dėrguar grupeve tė interesit pėr shqyrtim, do tė rikthehet sė shpejti nė qeveri pėr miratim. Me kėtė ligj kompletohet reforma e tė gjitha institucioneve akademike jouniversitare.

Me kėtė reformė, sipas tij, universitetet fuqizohen dhe rivitalizohen nė funksionin e tyre kėrkimor-shkencor, funksion i cili nė mėnyrė paradoksale ishte anemizuar dhe zhvillohej spontanisht.

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio