Studentet.info
Lajme : Sipas pedagogėve, projektligji i hartuar zhduk autonominė e krijuar
Kyqur 30-06-2006 7:04:21 (1534 Lexime)

Peticioni, pedagogėt kundėr ligjit tė qeverisė

TIRANĖ, 30 QERSHOR- Projektligji pėr arsimin e lartė nė atė mėnyrė qė ėshtė hartuar, nuk synon tjetėr gjė veēse zhdukjen e autonomisė universitare.
Tė njė mendjeje e kategorikisht kundėr projektligjit janė shprehur dje pedagogėt dhe profesorėt e universiteteve, tė cilėt i janė drejtuar me njė peticion Presidentit tė vendit, kryeministrit, kryetares sė Kuvendit, Ministrit tė Arsimit dhe Komisionit pėrkatės pėr Arsimin.

Tė mbledhur dje nė drejtimin e Forumit Universitar Shqiptar, nė mjediset e Korpusit tė Universitetit nė Tiranė, ata kanė shprehur hapur shqetėsimin e madh pėr mėnyrėn se si po hartohet projektligji, aq mė tepėr me ato ēfarė sanksionon ai pėr shkollat e larta, tė drejtuara nga kėshilla drejtues, qė zgjidhen nga Kėshilli Kombėtar i Arsimit tė Lartė, e ky i fundit nga qeveria.


Nė njė panel, kryesuar nga pedagogu Mark Marku, Artan Fuga, Persida Asllani dhe dekani i Artit Skenik, Petrit Malaj, mė shumė se 70 pedagogė kanė pranuar tė jenė pjesė e formumit, i cili synon mbrojtjen e autonomisė dhe thellimin e reformės. E bashkė me kėtė edhe krijimin e njė debati pėr universitetet, kėtė radhė tė pėrkrahur edhe nga qeveria studentore.

Kėrkesat
Ruajtje me ēdo kusht e zgjedhjeve pėr titullarėt e universiteteve dhe pėrfshirje e pashmangshme e grupeve tė interesit nė hartimin e projektligjit. Asnjė tolerim, sipas pedagogėve, nuk duhet tė ketė nė kėtė drejtim, nė tė kundėrt ata kanė paralajmėruar anomali nė mbylljen e vitit akademik dhe rrezik pėr fillimin e vitit tė ri. “Reforma nė arsimin e lartė tė kryhet me konsultim ose propozim nga universitetet ndoshta edhe duke ju drejtuar njė referendumi”- ėshtė njė nga kėrkesat e pedagogėve, tė cilėt deklarojnė gjithashtu se “projektligjet qė i pėrkasin ēėshtjeve tė arsimit tė lartė publik tė kalojnė nėpėr instancat universitare dhe grupet e interesit, pėrfshi edhe studentėt me pėrfaqėsimin e tyre”. Sa i pėrket zgjedhjeve, edhe kėtė herė ata kanė pėrsėritur argumentimin e bėrė kohė mė parė, kur nė amendimet e projektligjit pėr arsimin e lartė, dolėn tė “famshmet” borde drejtuese, me pushtet shumė mė tė madhe se rektori i universitetit. “Tė ruhen zgjedhjet si garant i formės mė tė lartė tė demokracisė nė qeverisjen universitare”, - thuhet nė peticion.

Zhdukje e autonomisė
Me projektligjin nė fjalė, shkollat e larta i bie t’i udhėheqin njerėz krejtėsisht jashtė universiteteve. “Ky shqetėsim ka tė bėjė me faktin se bota akademike ėshtė pėrjashtuar nga procesi i hartimit dhe konsultimit tė ligjit, ndėrkohė qė ajo ėshtė pjesa mė e kualifikuar dhe mė e interesuar pėr tė bėrė reformėn nė arsimin e lartė”, - thuhet nė peticion, ku theksohet se njėsoj diskriminues pėr universitetet janė tė dy draftet e hartuara deri mė tani. Sipas peticionit, qė dje ka marrė me mijėra firma pedagogėsh, tė dyja kėto drafte janė njėherėsh dėshmi e paaftėsisė sė hartuesve dhe dėshmi e mentalitetit antidemokratik tė tyre. “Nė to gjen njė kolazh copėzash pa lidhje qė nga ligjet e kohės sė diktaturės pėr arsimin deri te ligjet aktuale tė vendeve tė ndryshme qė i pėrgjigjen shumė pak realitetit tė arsimit tė lartė nė Shqipėri dhe nevojave pėr reformim tė tij. Ky kolazh bėhet i kuptueshėm vetėm prej qėllimit tė tij: zhdukjes sė autonomisė universitare”, - nėnvizohet mė tej nė tė. Vetė pedagogėt e mbledhur nė sallė kanė pranuar se autonomia universitare ėshtė njė vlerė dhe e drejtė tashmė e fituar qė nuk mund tė kthehet mbrapsht. “Pėr kėtė tė drejtė kanė dhėnė kontributin dhe konsensusin tė gjithė aktorėt politikė dhe grupet e interesit”, - thanė ata, duke theksuar se kėrkesat bien nė vesh tė shurdhėr, pasojat janė tashmė tė pritshme e tė njohura: Tė gjitha rrugėt e protestave.

Mark Marku
Reformat nuk duhet ta cenojnė autonominė universitare, por ta thellojnė atė.
Ky projektligj mes eleminimit tė autonomisė dhe zgjedhjeve e vė universitetin nėn dominimin e politikės. Akademikėt nuk duhet tė trajtohen si nėnpunės administrate por sipas specifikave tė profesionit tė tyre, qė iu respektohet nė gjithė botėn.

Petrit Malaj
Shteti mund tė kontrollojė paratė e taksapaguesve, pra ana financiare e universitetit tė jetė nėn kontrollin e ministrisė dhe qeverisė, por nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pranojmė qė ai tė vendosė pėr elementė tė tjerė tė universitetit. Nuk mundet qė universitetin ta drejtojnė njerėz jashtė botės sė universitetit.

Artan Fuga
Sipas profesorit Fuga, asnjė organizėm nuk eshte me i suksesshėm se ai qė del dhe qė ėshtė fryt i zgjedhjeve tė lira. Nė fjalėn e tij ai ka theksuar fort se pikėrisht kėto zgjedhje janė njė kolonė qė duhet ruajtur nė universitete. Autonomia duhet ruajtur nėpėrmjet njė sėrė mekanizmash dhe veēanėrisht ruajtjes sė parimit tė zgjedhjeve tė lira tė tė gjithė hierarkisė nė universitete”.

Nga: Bruna PRIFTI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio