Studentet.info
Lajme : LUFT kundėr Korrupsionit
Kyqur 30-06-2006 13:39:06 (1426 Lexime)


MJAFT dhe UT kunder korrupsionit

TIRANĖ, 30 QERSHOR- Lėvizja MJAFT! dhe Rektorati i Universitetit tė Tiranės nėnshkruan sot njėmarrėveshje bashkėpunimi pėr tė luftuar korrupsionin nė 8 fakultetet e universitetit mė tė madh nė Shqipėri. Marrėveshja u nėnshkrua respektivisht nga drejtuesi i Lėvizjes MJAFT! Erion Veliaj, dhe rektori i UT-sė Prof. Dr. Shezai Rrokaj.

Nė bazė tė kėsaj marrėveshje, Rektorati i UT do tė mundėsojė vendosjen nė secilin prej fakulteteve, disa kuti postare qė do tė shėrbejnė pėr denoncimin e rasteve.
Lėvizja MJAFT do tė monitorojė, grumbullojė dhe administrojė tė gjithė dokumentacionin e servirur nėpėr kutitė postare, si dhe do tė krijojė njė grup pune tė pėrbėrė nga studentė e pedagogė tė fakulteteve pėrkatės pėr klasifikimin dhe verifikimin e denoncimeve.


Ndėrkohė qė marrja e vendimeve nė lidhje me proēedimin e mėtejshėm tė denoncimeve do tė bėhet nė konsultim me Rektoratin e Universitetit tė Tiranės.

Veliaj tha gjatė momentit tė nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje, se korrupsioni ka njė aftėsi tė dukshme pėr tė rigjeneruar vetveten.

“Jetojmė nė njė shoqėri, ku pėr fat tė keq studentėt e universitetit dalin nga kėto institucione me bindjen se e vetmja mėnyrė pėr tė qenė i suksesshėm, apo pėr tė dalė pa probleme nga njė provim, ėshtė duke korruptuar dikė tjetėr”, theksoi ai. “Mirėpo gjasat janė qė po kėta studentė nesėr, do tė jenė ata qė do tė shndėrrohen nė gjeneratorė tė kėtyre veprimeve korruptive. Ndaj edhe zgjodhėm pikėrisht universitetin pėr tė zbatuar kėtė nismė”.

Prof. Rrokaj u shpreh se “veprimet konkrete qė rrjedhin nga kjo marrėveshje, do t’i realizojė MJAFT-i, ndėrkohė qė institucioni i universitetit, i cili do t’i pėrmbahet natyrės qė ai ka, duke mos qene njė institucion mirėfilltazi hetimor, do ta mbėshtesė kėtė nismė me besimin se cdo veprim nė dobi tė uljes sė korrupsionit aty ku ai ndodhet ėshtė njė gjė e mirė”.

“Kjo nuk do tė thotė se ne paragjykojmė institucionin tonė se ai ėshtė i korruptuar! Kėto do tė dalin nė kohėn e duhur, kur ne tė kemi krijuar idetė tona mbi kėtė plagė tė keqe, qė tė paktėn shkolla nuk duhet absolutishtė ta ketė”, tha gjithashtu Prof. Rrokaj.

Kjo marrėveshje bashkėpunimi u lidh nė kuadėr tė projektit “Denonco Korrupsionin”, mbėshtetur nga Banka Botėrore i cili synon luftimin e praktikave korruptive si dhe t’u kthejė studentėve dhe pedagogėve besimin e ndėrsjelltė si edhe atė tek institucionet.

ZYRA E SHTYPIT E LEVIZJES MJAFT!




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio