Studentet.info
Lajme : Rrengu i hetuesve qė solli pohimin e krimit nga Ornela
Kyqur 14-01-2005 6:51:34 (1877 Lexime)


Kurthi i hetuesve pėr studenten vrasėse

KORĒĖ (14 JANAR)- “Suela ėshtė mirė dhe ndodhet nė spital. Madje ajo tė ka kėrkuar dhe dėshiron te takohet me ty”. Ky rreng i pėrdorur nga grupi hetimor i policisė sė Korēės ka bėrė qė Ornela Ēapollari tė pohojė “po unė e qėllova Suelėn”. Pas kėtij pohimi tė Ornela Ēapollarit, studentes 21-vjeēare, qė ėshtė arrestuar nėn akuzėn e vrasjes sė shoqes sė saj tė dhomės, Suela Sina, kanė filluar dhe pyetjet e njėpasnjėshme tė grupit hetimor Kėto pyetje janė finalizuar dhe me gjetjen e armės, vendndodhjen e sė cilės, sipas burimeve tė sigurta tė policisė, e ka treguar vetė studentja e akuzuar pėr vrasje. Madje ajo ka treguar dhe identitetin e personit qė i kishte dhėnė armėn tip pistoletė, me tė cilėn ajo akuzohet se qėlloi pėr vdekje shoqen e saj tė ngushtė.


Hetimet
Pesė ditė pas vrasjes sė bujshme qė ndodhi nė konviktin e vajzave nė Universitetin “Fan Noli”, nė Korēė, zbardhet skema qė ka sjellė dhe pohimin e Ornelės “po unė e qėllova Suelėn”. Fill pas krimit tė rėndė, policia e Korēės ka shoqėruar si autore tė dyshuar tė ngjarjes, shoqen e ngushtė tė viktimės, Ornela Ēapollarin, nga Pogradeci. Grupi hetimor nuk e ka pyetur direkt studenten se “pėrse e qėllove Ornelėn”, por i ka thėnė asaj se ėshtė thjesht e shoqėruar ashtu si dhe disa konviktore. Mė pas Ornelės i ėshtė thėnė se Suela ndodhej nė gjendje tė mirė shėndetėsore dhe se kishte kėrkuar tė takohej me tė. Nė kėto momente, studentja e dyshuar, e ka marrė tė mirėqenė deklarimin e policisė. E trembur nga ky fakt (se Suela ishte gjallė), studentja e akuzuar ka pohuar “po unė e qėllova”, ndėrsa ka urinuar, shenjė kjo e shpjeguar nė raste tė tilla. Grupi hetimor i ka kėrkuar asaj qė tė tregojė vendin ku kishte hedhur armėn e krimit, tip pistoletė. Burime tė sigurta nga grupi hetimor thanė pėr gazetėn se ndėrsa studentes sė akuzuar i kėrkohej tė tregonte vendin e hedhjes sė pistoletės, ajo kėrkonte me ngulm qė tė ndėrrohej. “Mė lini tė ndėrroj pantallonat dhe mė pas do tė tregoj”,- mėsohet tė ketė thėnė para grupit hetimor vajza e akuzuar. Por sėrish e akuzuara ėshtė pėrballur me trysninė e pėrdorur nga hetuesit. “Nėse nuk tregon se ku e ke hedhur pistoletėn, atėherė do tė tė nxjerrim kėshtu pėrpara shoqeve dhe shokėve dhe do t’u themi se Ornela ėshtė autore e vrasjes sė Suelės”. Pėrballė kėtij tensioni, 21-vjeēares, s’i ka mbetur gjė tjetėr veēse tė tregojė vendndodhjen e pistoletės, e cila, sipas pohimeve tė sė akuzuarės, u gjend 50 metra larg godinės ku ndodhi vrasja e studentes Suela Sina, nga Pėrrenjasi. Burime tė sigurta nga grupi hetimor thanė pėr gazetėn se vajza ka treguar dhe identitetin e personit qė i ka dhėnė armėn e krimit, por ai nuk bėhet i ditur pėr arsye hetimi. Mėsohet se personi qė posedonte armėn qė vrau 20- vjeēaren Sina, ėshtė kontigjent i policisė.

Ornela nė burgun 325
Pas marrjes sė masės sė sigurisė burg pa afat, studentja e akuzuar Ornela Ēapollari, nuk ka qėndruar as 24 orė nė qelitė e komisariatit tė Korēės. Dje nė mesditė ajo ėshtė transportuar, nėn masa tė rrepta sigurie, nė burgun 325 nė Tiranė. Mėsohet gjithashtu se vajza e akuzuar qė prej ditės sė djeshme nuk do tė mbrohet nga avokati Fatos Ceta. Ky i fundit, i pyetur dje nga gazeta “Shekulli”, tha se ėshtė tėrhequr nga kjo ēėshtje pasi ėshtė emėruar nė njė detyrė shtetėrore. Nuk bėhet e ditur nėse ėshtė pėrcaktuar apo jo ndonjė avokat tjetėr pėr tė mbrojtur studenten e akuzuar. Nė seancėn e dhėnies sė masės sė sigurisė tė zhvilluar dy ditė mė parė nė gjykatėn e shkallės sė parė tė rrethit tė Korēės, Ornela Ēapollari nuk e pranoi krimin. Ndėrkohė ish-avokati i saj kėrkoi qė ndaj saj tė jepej njė masė mė e lehtė sigurie, si detyrim paraqitjeje, pasi e akuzuara rrezikonte tė humbiste studimet.

"Shekulli"




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio