Studentet.info
Lajme : Intervistė e rektorit tė sapozgjedhur tė Universitetit tė Prishtinės
Kyqur 02-07-2006 14:44:53 (3391 Lexime)


Hasani: Do t’ia dalim tė kemi universitet!

PRISHTINĖ, 2 KORRIK - Enver Hasani, rektor i sapozgjedhur nė Universitetin e Prishtinės thotė nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Iliria Post”, se ėshtė bėrė rektor i kėtij universiteti pa ndonjė kalkulim politik dhe ėshtė shprehur tė jetė reziztentė ndaj tė tė gjitha ndėrhyrjeve tė mundshme politike.

Ka premtuar paga konkurrente pėr mėsimdhėnėsit, ndėrsa ėshtė shprehur tė jetė i gatshėm tė akumulojė nė universitet energji tė reja, energji kjo e llogaritur nė kuadrot tė cilat i kanė pėrfunduar studimet jashtė evndit.

Ka thėnė se deri nė fund tė mandatit do tė menaxhojė me universitetin me ndershmėrinė mė tė madhe tė mundshmė, ndėrsa rezultatet do tė jenė dėshmitarė pėr kėtė. Intervistėn e parė, tė rektorit Hasani, dhėnė medias mund tė lexoni nė vijim.


INTERVISTA ME REKTORIN E UP-sė

“Iliria Post”: Prof. Hasani, ka dy vjet qė UP-sė i ka munguar rektori dhe sigurisht gjatė kėsaj kohe janė grumbulluar probleme tė ndryshme, kujt do t’i jepni pėrparėsi?

Enver Hasani:
Prioritet i parė ėshtė qė procesin e regjistrimit tė studentėve tė rinj ta kryejmė siē duhet dhe tė dalim faqebardhė. Pra, tė fusim njė standard tė ri tė regjistrimit dhe gjithashtu edhe njė rend tė ri. Do tė ketė regjistrim tė drejtė dhe korrekt pėr tė gjithė kandidatėt, sepse unė u siguroj se nė universitet tė gjithė do tė jenė tė barabartė para ligjit, e nė kėtė askush nuk duhet tė dyshojė.
Pas kėsaj, do tė bėjmė disa kontakte me jashtė nė mėnyrė qė gradualisht universiteti tė mos jetė agjendė problematike pėr universitetet evropiane dhe mė gjerė. Besoj se edhe kjo do tė arrihet dhe do tė shikoj qė bashkėrisht t’ia kthejmė imazhin estetik universitetit. Paraprakisht, ne do tė mundohemi tė bėjmė njė ambient tė pastėr nė tė gjithė hapėsirėn e UP-sė. Do tė provojmė ta bėjmė zgjerimin e saj, pėrkundėr faktit se qė nga viti 1970, UP-sė vetėm i ėshtė zvogėluar hapėsira, qė e ka trashėguar nga themelimi.

“Iliria Post”: Keni qenė kėshilltar i kryeministrit Ēeku, u zgjodhėt dekan nė Fakultetin Juridik dhe fill pas kėsaj edhe rektor. Ėshtė kjo ambicie juaja pėr njė pozitė mė tė mirė udhėheqėse apo pėr tė kontribuar qė tė dilet nga kaosi, qė e ka kapluar UP-nė?

Enver Hasani:
Ju e dini se pėr njė kohė tė gjatė kam qenė mjaft kritik ndaj proceseve, tė cilat janė zhvilluar nė kėtė universitet. Prej 2001-shit, kur nga Ankaraja kam vendosur tė kthehem nė Kosovė, pėr njė kohė tė gjatė unė kam pushuar dhe kam menduar se mėnyra e vetme ėshtė qė tė futem nė proces dhe tė pėrpiqem tė ndryshoj diēka. Pra, kjo ėshtė arsyeja, qė mua mė ka shtyrė tė konkurroj pėr rektor tė kėtij universiteti.

“Iliria Post”: Keni deklaruar se fakultetet dhe strukturat universitare janė mjaft tė politizuara. Mund t’ia dilni qė ta depolitizoni kėtė strukturė dhe sa do tė jeni i qėndrueshėm ndaj ndėrhyrjeve tė mundshme nga kushdo qofshin ato?

Enver Hasani: Unė jam shumė i sigurt se do t’ia dal tė qėndroj, sepse nuk kam hyrė nė universitet me kurrfarė obligimi nga jashtė. Po ashtu, unė nuk jam pjesė e asnjė kalkulimi politik. Mendoj se zgjedhjet e fundit kanė ndikuar nė esencė dhe nė mėnyrė tė konsiderueshme nė atė qė quhet depolitizim. Nuk besoj se deri tani nė kėto poste menaxhimi tė kenė ardhur njerėz tė politikės. Pra, nuk kemi asnjė rast qė dikush tė jetė i angazhuar nė politikė dhe tė jetė dekan fakulteti nė UP.

“Iliria Post”: Keni premtuar paga konkurrente pėr mėsimdhėnėsit, por keni premtuar edhe mėsimdhėnie tė bazuar nė performancė dhe nė struktura tė duhura hulumtuese, a mund t`ia dilni mbanė me buxhetin, qė aktualisht e ka UP-ja?

Enver Hasani: Tani ka mundėsi kolosale pėr punė hulumtuese, nėpėrmjet rrjetit elektronik dhe unė besoj se nė mėnyrė graduale, nė bashkėpunim edhe me bibliotekėn nacionale edhe me donatorė tė tjerė, tė bėjmė parapagimin pėr qasje nė tė gjitha revistat akademike, qė ekzistojnė.
Do tė provojmė qė ata pedagogė, tė cilėt kanė prirje mė tė madhe hulumtuese dhe tė cilėt tregojnė rezultate tė mira shkencore, ne do tė mund t’i inkurajojmė me paga konkurrente, tė cilat i kemi premtuar nė vizionin pėr universitetin.

“Iliria Post”: Korrupsioni dhe abuzimi duket tė jenė tė pranishėm edhe nė UP. Cilėt do tė jenė mekanizmat tuaj pėr t’i luftuar kėto dukuri shumė tė dėmshme, qė rėndojnė mbi kurrizin e UP-sė?

Enver Hasani: Unė ju siguroj se do tė ketė tolerancė zero pėr tė gjithė ata, qė veprojnė kundėr ligjit, kundėr standardeve dhe kundėr etikės akademike. Pra, nė mėnyrė absolute nuk do tė ketė tolerancė pėr askėnd, pavarėsisht pozitės. Nė rast se verifikohet se dikush nga punonjėsit nė universitet mund tė ketė bėrė ndonjė dukuri tė tillė, nė mėnyrė absolute ata nuk do ta kenė vendin nė Universitetin e Prishtinės.

“Iliria Post”: Kosova ka bėrė kėrkesė pėr anėtarėsim tė plotė nė Zonėn Evropiane tė Arsimit tė Lartė, e cila do tė shqyrtohet nė vitin 2007 nė Konferencėn V pėr Kartėn e Bolonjės nė Berlin. Deri atėherė, a do tė arrini t’i pėrmbushni kėrkesat e dala nga Bolonja?

Enver Hasani: Ashtu siē e kam thėnė edhe gjatė procedurave sa kam qenė nė konkurrencė pėr rektor, mandati 3-vjeēar ėshtė i mjaftueshėm pėr ta stabilizuar gjendjen nė universitet dhe pėr ta bėrė atė njė universitet serioz. Anėtarėsimi nė Procesin e Bolonjės nė kuadėr tė arsimit tė lartė, ėshtė ēėshtje qė varet jo vetėm nga plotėsimi i standardeve nga universiteti, pėr tė cilat unė do tė punoj vazhdimisht dhe tė cilat besoj se do tė shkojnė mirė. Ėshtė edhe ajo pjesa tjetėr politike, e cila varet prej performancave tė tjera, para sė gjithash statusit tė Kosovės dhe ēėshtjeve tė tjera, qė lidhen me vendin tonė. Besoj se si universitet, ne do ta kryejmė punėn, qė na takon.

“Iliria Post”: A mund tė kontribuojnė nė kėtė drejtim njohuritė dhe pėrvoja juaj nė fushėn ndėrkombėtare?
Enver Hasani: Unė kam llogaritur edhe nė kėtė. Besoj se do tė ndikojė nė masė tė mirė. Qysh tani, mua mė kanė ardhur pėrgėzime nga kolegė tė universiteteve tė ndryshme. Kėto janė shenja tė mira dhe mjaft pozitive.

“Iliria Post”: Flitet shumė pėr reformat, qė duhet bėrė nė bazė tė Deklaratės sė Bolonjės, cili do tė jetė kontributi juaj nė reformimin e UP-sė sipas kėrkesave tė kėtij sistemi?

Enver Hasani: Ky ėshtė proces, i cili te ne akoma nuk ka filluar seriozisht. Ne duhet t’i sanojmė disa gabime, tė cilat janė bėrė nė tė kaluarėn, nė atė qė e quajmė reformė. Nė koncept, kėto gabime janė tė shumta.
Nuk ėshtė problemi vetėm administrativ, qė ne t’i bėjmė studimet 3 +2+1, por duhet rregulluar pėrmbajtjen, plan-programet, literaturėn, mėnyrėn e ligjėrimit. Besoj se tė gjitha kėto do t’i rregullojmė.
Pra, duhet tė veprojmė ashtu siē veprojnė edhe universitetet e tjera, po e zėmė nė Kroaci apo edhe nė vendet tė tjera nė rajon, nėpėrmjet programeve tė jashtme. Puna ėshtė qė ne tė sjellim energji tė re nga jashtė dhe kjo shumė shpejt do tė realizohet. Maksimalisht, do t’ua hapim dyert kuadrove, qė shkollohen jashtė vendit, qė pėrvojat e tyre t’i bartin nė Universitetin e Prishtinės.

“Iliria Post”: Nė disa fakultete ka kėrkesa qė ato tė bėhen universitete publike. Lidhur me kėtė, haptas janė deklaruar tė paktėn katėr fakultete, cili ėshtė qėndrimi juaj karshi kėtyre kėrkesave?

Enver Hasani: Kėrkesat nga kėto fakultete kanė dalė si pasojė e filozofisė sė menaxhimit tė keq dhe nė kėtė mėnyrė janė ndjerė tė ofenduar. Besoj se njėsive akademike do t’u japim liri mė shumė, do t’ua japim fjalėn mė shumė dhe do t’i shuajmė ato arsye, tė cilat kanė ēuar deri aty qė drejtuesit e kėtyre fakulteteve tė kėrkojnė ndarjen.
Gjėja mė e lehtė ėshtė qė tė bėhet ndarja e tyre nga universiteti, por do t’i mėnjanojmė edhe kėto arsye, tė cilat i kanė akumuluar pakėnaqėsitė, qė kanė ēuar deri te kėrkesat pėr ndarje.

“Iliria Post”: Premtimi qė keni dhėnė se fakulteteve do t’u krijohen xhirollogaritė e tyre, a mos ėshtė filozofia e juaja pėr t’i shuar pakėnaqėsitė e mėhershme dhe pėr tė ndikuar qė fakultetet tė mos shkėputen nga UP-ja?

Enver Hasani: Po. Por, autonomia financiare nuk lidhet vetėm me xhirollogarinė. Lidhet me mundėsinė e menaxhimit tė atyre mjeteve, qė ata i realizojnė. Prandaj, ne do t’ua mundėsojmė kėtė fakulteteve dhe ndėrkohė do tė provojmė t’i ndėrrojmė ligjet financiare, por kjo bėhet nė bashkėpunim edhe me autoritetet publike, siē janė ministria dhe Qeveria.

“Iliria Post”: Pajisja e studentėve me kartėn ISIC nga disa universitete private dhe stimulimi i mirė material, qė u bėhet profesorėve, sikur po ndikon qė kėto universitete tė jenė konkurrente tė forta pėr UP-nė?

Enver Hasani:
Te ne ka disa universitete private, qė i kanė pajisur studentėt me kėtė kartė. Kjo mė shumė ėshtė bėrė pėr marketing.
Karta duhet tė tregojė edhe imazhin e njė universiteti. Ndėrkaq, ne do tė shikojmė qė marrėdhėnie tė rregullt pune me Universitetin e Prishtinės tė lejohen vetėm pėr raste tė veēanta, kur dikush ka dije tė privilegjuara, dije deficitare. Por, ne duhet tė futemi vetėm nė njė konkurrencė lokale me kėto institucione. Unė mendoj se studentėt e Universitetit tė Prishtinės do ta kenė edhe kėtė kartė pas njė kohe, kur do tė avancohet reforma, tė stabilizohen punėt nė universitet dhe pastaj diplomat tona, indekset tona, kartat tona dhe dija jonė tė merren seriozisht nga tė gjithė.

“Iliria Post”: A do ta mbani postin e rektorit deri nė fund tė mandatit tuaj?

Enver Hasani:
Duhet tė lihen anash spekulimet. Nė kėtė punė, unė kam hyrė shumė seriozisht dhe nuk kam hyrė pėr t’i ndėrruar postet.
Unė do tė jap ēdo gjė qė mundem pėr ta shtyrė universitetin tė ecė pėrpara. Dhe kėtė, nė mėnyrėn mė tė ndershme tė mundur. Kam thėnė se deri nė fund do tė jem i barabartė pėr tė gjithė, deri nė fund do tė menaxhoj me ndershmėrinė mė tė madhe tė mundshme, nė interesin publik dhe rezultatet besoj se nuk do tė mungojnė.

Intervistoi: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio