Studentet.info
Lajme : Braktisja e Up-se per dije me te mire
Kyqur 02-07-2006 14:43:56 (3148 Lexime)

Nė kėrkim tė dijes, braktisin UP-nė

PRISHTINĖ, 2 KORRIK- Ēdo fundvit akademik njė numėr i konsiderueshėm i studentėve kosovarė dėshirojnė t’i ndėrpresin studimet nė Universitetin e Prishtinės, pėr tė kėrkuar kushte mė tė mira studimi nė universitetet e ndryshme tė Evropės apo edhe nė ato tejoqeanike.

Afro 20 studentė gjatė ditės i drejtohen Zyrės pėr Marrėdhėnie me Jashtė, e cila funksionon nė kuadėr tė UP-sė, ku kėrkohen tė dhėna rreth mundėsisė sė transferimit, planeve dhe programeve mėsimore nė universitetin ku ata dėshirojnė tė transferohen, mėnyrėn e aplikimit, mundėsinė e pėrfitimit tė bursave dhe tė dhėna tė tjera.



“Nė kėtė zyrė mesatarisht 15-20 studentė nė ditė kėrkojnė informacione. Prej informatave qė kemi marrė edhe nga zyrat e tjera profesionale pėr arsim, siē janė British Council, American Council, DAAD, mesatarisht 2-3 studentė nė ditė kėrkojnė informacione pėr studime jashtė vendit, kurse gjatė periudhave tė aplikimit edhe 10-15 persona nė ditė”, tha Bardha Qirezi, shefe e Zyrės pėr marrėdhėnie me jashtė nė UP. Ajo thotė se nuk mbahet ndonjė statistikė pėr kėtė grup studentėsh qė e lėnė UP-nė, por gjithnjė vėrehet shkallė e ultė e diplomimit tė studentėve nė krahasim me numrin e atyre qė regjistrohen. “Gjithashtu nuk ka hulumtime apo statistika qė bėjnė tė ditur arsyet tė cilat i shtyjnė studentėt qė t’i ndėrpresin studimet nė UP”, shprehet Qirezi.

Sipas saj, kėrkesat mė tė mėdha tė studentėve janė pėr studime nė Austri, por jo vetėm aty, meqė studentet frekuentojnė edhe nė universitete tė shteteve tė tjera.

Gjatė transferimit apo lėvizjes nga UP nė njė universitet tjetėr, problemi kryesor qėndron tek informatat dhe dokumentet tė cilat studentėt i dėrgojnė nė ato universitete ku ia mėsyjnė t’i vazhdojnė studimet. Sistemi i arsimit nė Kosovė vazhdon tė jetė i paqartė pėr tė gjitha vendet, meqė nuk ėshtė i regjistruar nė Rrjetin evropian tė qendrave informative (ERIC NARIC). Si rrjedhojė universitetet e jashtme e kanė tė vėshtirė tė kuptojnė se ēfarė programi ka ndjekur studenti kosovar.

“Dokumentet duhet tė jenė standarde nė tėrė UP-nė pėr tė lehtėsuar njohjen. Po e zėmė, duhet tė pėrdoren vetėm dokumentet standarde tė aprovuara dy vjet mė parė, siē janė pasqyra e notave, vėrtetimi pėr statusin e studentit. Gjithashtu ka probleme pėr shkak tė pakove informative dhe pėrshkrimit tė programeve. Ato duhet tė jenė standarde dhe siē kėrkohen me ECTS, si dhe shtojca e diplomės dhe pėrshkrimi i arritjeve tė mėsimit ende nuk janė paraqitur nė dokumentet zyrtare tė UP. Indeksi ende nuk pasqyron as kreditė e as ECTS notėn. Thjesht, ėshtė shumė vėshtirė pėr studentin e UP-sė, i cili transferohet nė njė universitet jashtė vendit, qė tė paraqesė njė sistem lehtė tė lexueshėm dhe tė krahasueshėm, ashtu siē kėrkohet nga Procesi i Bolonjės”, thotė Bardha Qirezi. Ajo pohon se shėrbimet pėr studentė nė pėrgjithėsi duhet tė pėrmirėsohen, kurse dokumentet tė standardizohen dhe tė gjenerohen nė mėnyrė automatike.

Edhe studentėt, tė cilėt janė dhėnė pas kėrkimit tė mundėsive dhe tė kushteve mė tė mira tė studimit dhe perspektives, thonė se hasin nė vėshtirėsi tė mėdha deri nė finalizimin e pėrpjekjes sė tyre pėr t’u transferuar nė njė universitet tjetėr. Shumica nga ta ia mėsyjnė Austrisė, ndėrsa universitetet mė tė preferuara mbeten Universiteti i Vjenės dhe ai i Gracit. Para se tė pranohen pėr t’i vijuar studimet e mėtejme nė kėto universitete, ata duhet tė sigurojnė banimin, duhet tė alokojnė tė paktėn 5 mijė euro nė xhirollogari rrjedhėse, ndėrsa aspektet procedurale tė tjera janė mjaft tė kushtueshme, derisa njė studenti i konfirmohet pranimi nė njė universitet tjetėr. Armend Elshani, student i lėmit tė Drejtėsisė, i cili ka pėrfunduar vitin e dytė, thotė se ka bėrė me kohė kėrkesėn pėr t’u transferuar nė Universitetin e Gracit, ndėrsa ende nuk ka marrė asnjė pėrgjigje. “Unė nuk po shoh njė tė ardhme tė mirė kėtu. Njoh njė numėr tė madh tė diplomuarish nė fakultetin ku studioj qė kanė mbetur tė papunė. Me siguri qė njė i diplomuar nė njė universitet jashtė Kosovės do tė ketė pėrparėsi pėr tė zėnė njė vend pune”, thotė studenti Elshani. Ka pesė muaj, thotė ai, qė nėpėrmjet postės i ka dėrguar tė gjithė dokumentacionin e nevojshėm nė kėtė universitet, por ende nuk i ėshtė kthyer ndonjė pėrgjigje.

Majlindė Doberdolani, studente e Fakultetit tė Mjekėsisė, thotė se i ėshtė pranuar kėrkesa pėr tė studiuar nė Universitetin e Shkencave Mjekėsore nė Vjenė, por ambasada austriake nė Shkup ende nuk e ka pajisur me vizė atė. “Tė gjitha i kam pėrfunduar. Edhe mjetet qė i kanė kėrkuar i kam alokuar nė bankė, por edhe ēėshtjen e banimit e kam zgjidhur. Por, ka tre muaj qė unė jam nė pritje tė vizės qė do tė ma lėshojė ambasada e Austrisė”, thotė studentja e mjekėsisė, por ajo ende nuk e ka tė qartė se cilat nga lėndėt do t’i pranohen dhe cilat jo. “Kanė thėnė se ka njė numėr lėndėsh tė cilave duhet edhe njė herė t’u nėnshtrohemi, por jam nė gjendje t’ia filloj nga e para, sepse kėtu nuk ia vlen tė vazhdoj mė”, thotė studentja Dobėrdolani.

Ndėrkaq, rektori i Universitetit tė Prishtinės, Enevr Hasani, nė ditėn e parė tė punės sė tij i ka premtuar udhėheqjes sė studentėve se do tė jetė i angazhuar qė gjeneratėn e re ta dėrgojė jashtė vendit pėr t’i vazhduar studimet, dhe kjo, nėpėrmjet marrjes sė fondeve, por edhe duke qenė pjesė e programeve tė ndryshme tė donatorėve, duke pėrfshirė kėtu ndarjen e bursave pėr studentė apo edhe stimulimin e tyre nė forma tė tjerė. Sipas Hasanit, kjo strategji do tė ndihmonte qė tė sjellėn energji tė reja nė UP. “Puna ėshtė qė ne tė sjellim energji tė re nga jashtė dhe kjo shumė shpejt do tė realizohet. Maksimalisht ne do t’i hapim dyert kuadrove qė shkollohen jashtė vendit qė pėrvojat e tyre t’i bartin nė Universitetin e Prishtinės”, ka thėnė ai. (iliriapost.net)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio