Studentet.info
Opinione : SHQETĖSIME
Kyqur 11-07-2006 6:09:55 (1668 Lexime)


Diplomat merren me dreka dhe darka

Disa kandidatė tė cilėt tani janė bėrė me diploma, nuk janė parė tė kenė hyrė nė asnjė provim me shkrim apo me gojė, por nė vend tė provimit ata kanė hyrė nėpėr restorante luksoze, ku kanė ngrėnė dreka dhe darka me profesorėt me “miqtė” e tyre

SEVDAIL DEMIRI

s.demiri@faktionline.com

Degradimi total i vlerave tona kombėtare e morale aktualisht po bėhet nėpėr universitet tona tė cilat u krijuan me aq mund, djersė dhe gjak. Rėnja e nivelit dhe cilėsisė nėpėr kėto institucione tė larta arsimore, po shihet nė strukturėn e studentėve e profesorėve shqiptarė, pėr tė cilėt nuk ka kurrfarė kuptimi dituria dhe sensi pėr tė bėrė diēka me vlerė pėr tė mirėn e shoqėrisė.
Burime brenda universiteteve tona bėjnė me dije se kohėn e fundit ka marrė njė hov tė madh regjistrimi i fakulteteve “me korrespondencė” dhe marrja e diplomave nė afat rekord.


Provimet jepen nė restorante

Disa kandidatė tė cilėt tani janė bėrė me diploma, nuk janė parė tė kenė hyrė nė asnjė provim me shkrim apo me gojė, por nė vend tė provimit ata kanė hyrė nėpėr restorante luksoze, ku kanė ngrėnė dreka dhe darka me profesorėt me “miqtė” e tyre. Madje, flitet se edhe notat e marra nuk janė vetėm se kaluese, por tetėshe e mė lartė, nė mėnyrė qė nesėr ose pasnesėr t’u jipet shansa tė regjistrojnė magjistraturėn e pse jo edhe doktoraturėn, pėr t’u bėrė profesor universitar!!!... Tmerr i vėrtetė… Kjo ėshtė mė shumė se krim dhe mė shumė se kriminalitet.
Fatkeqėsisht, nė kėtė lojė tė ndytė janė futur njė numėr mjaft i madh i profesorėve tė cilėt shesin nota dhe diploma, dhe studentė tė cilėt e kryejnė misionin e ndėrmjetėsimit me profesorėt, kuptohet pėr njė pėrqindje tė caktuar tė hollash. Ata qė marrin diploma tė tilla janė aktivistė politikė, komandantė, rrebelė e rugaēė, tė cilėt nė rrugėn e tyre tė mashtrimit, pėrfitimit e “avancimit”, nuk zgjedhin mjete dhe metoda. Madje, nė kėtė mes nuk mungojnė as “studentė” nga Shqipėria e Kosova, tė cilėt e kanė pėr “obligim” vetėm se tė dorėzojnė indeksin dhe shumėn e tė hollave nė konton e caktuar, dhe diploma bėhet gati pėr njė muaj, krejt e ngjashme me ato tė studentėve qė katėr vjet i kalojnė ulėseve tė fakulteteve.

Pse nuk denoncohen matrapazėt?!

Kėto dukuri tejet devijante janė vėrejtur sidomos nė USHT dhe Fakultetin Pedagogjik tė Shkupit, ku njė kohė tė gjatė pėrflitet nė opinion pėr abuzime tė tilla. Madje, kohė mė parė disa profesorė tė USHT-sė ishin zėnė “me presh pėr dore”, flitej se lėndėt ishin bėrė gati pėr tė shkuar deri nė prokurori dhe gjykata, mirėpo ēuditėrisht asnjė proces gjyqėsor nuk filloi kundėr tyre. Sė kėndejmi duket se vėrtetė kemi tė bėjmė me njė kriminalitet tė gjerė tė organizuar, i cili kush e din se ku e ka fijen. Andaj, askush nuk ka guxim tė marrė nė dorė seriozisht kėtė punė dhe tė denoncojė publikisht rastet, tė cilat po na e nxijnė faqen dhe ardhmėrinė e pasardhėsve tanė.
Shtrohet pyetja, kujt i konvenon kjo oligarki dhe terrorizim i skajshėm nė sistemin tonė arsimor? Me siguri shqiptarėve jo. Por, kush duhet t’i luftojė kėto dukuri devijante dhe me ēka? Me siguri qė mjetet dhe metodat janė, sikurse edhe institucionet pėrkatėse ekzekutive dhe gjyqėsore, tė cilat duhet tė pėrballen me kėto tė zeza shoqėrore.
Ndryshe, nėse vazhdon edhe mė tej ky trend i poshtėr i falcifikimit klasik nė universitetet tona, atėherė ėshtė shumė afėr vdekja klinike e inteligjencės dhe ardhmėrisė sonė si komb. Meqė, me prodhimin e kuadrove me diploma tė falcifikuara, nuk paraqet asgjė tjetėr pos ushqim i ardhmėrisė sonė me jashtėqitje, nga e cila tė gjithėve do tė na vijė era.





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio