Studentet.info
Opinione : KOMENT
Kyqur 31-07-2006 6:08:42 (1785 Lexime)


Kosova nuk ka nevojė pėr kioska-universitete!

Nga: Milazim KRASNIQI

Numri i universiteteve private nė Kosovė, nėse llogariten reklamat agresive qė transmetohen papushim nė media e veēmas nė ato elektronike, del se ėshtė mė i madh se nė vendet e tjera tė rajonit.

Tė pagėzuar me lloj lloj emrash tė mėdhenj dhe me cilėsime qė do t'ia kishin zili dhe universitete lidere nė botė si ai i Oksfordit dhe Kembrixhit universitetet e reja private nė Kosovė janė bėrė pjesė e pandashme e paradokseve kosovare.

Pėr herė tė parė po ndodh qė reklamat pėr kėto universitete private t'a sfidojnė primatin qė pėr vite me rradhė e kanė mbajtur reklamimet e koncerteve tė estradės nė diasporė.


Edhe ēmimet qė kėrkohen pėr kėto universitete janė shprehje e paradokseve kosovare, pasi ēmimet qė ato kėrkojnė janė marramendėse pėr familjet qė jetojnė nga kulaēi buxhetor apo janė tė papauna.

Edhe pėrkundėr agresivitetit reklamues dhe konkurseve tė hapura tė kėtyre themelatave pėr pranimin e studentėve sipas ēmimeve astronomike Minsitria e Arsimit duket se nuk ka njė qėndrim tė qartė pėr kėtė ēėshtje. Liberalizimi i dhėnjes sė liēensave pėr punė nuk ėshtė shoqėruar me aktivizimin e agjencisė sė akreditimeve. Njė agjenci e tillė ėshtė e domosdoshme pėr vlerėsimin e plotė dhe profesional tė njė themelate tė arsimit tė lartė.

Vlerėsimi meritor i kapaciteteve kadrovike tė secilit universitet, vlerėsimi i programeve tė studimit dhe kushteve tė tėrėsishme tė punės nė to ėshtė i vetmi test valid qė do tregojė se cila prej kėtyre themelatave ofron shėrbime adekuate pėr arsimin e lartė. Po ashtu ėshtė e domosdoshme qė degėt e hapuara tė jenė adekuate me kėrkesat e tregut tė punės dhe tė mos krijojnė konkurencė jolojale mes tyre dhe me universitetin publik se nė atė rast prodhojnė kontigjente tė reja tė tė papunėve.

Pas mbajtjes me sukses tė zgjedhjeve nė universitetin publik tė Prishtinė Ministria e Arsimit ka mė shumė kohė qė tė merret me rregullimin e gjendjes nė universitetet private. Dhe kjo ėshtė tepėr urgjente pasi makineria reklamuese e universiteteve private, me njė konkurrencė tė shfrenuar dhe jashtė shijes sė mirė rrezikon tė prishė ekuilibrat e arsimit universitar publik. E vėrteta ėshtė se Kosova ka nevojė pėr disa universitete private qė do jenė tė paisura me kuadro tė kualifikuara, me programe tė avancuara tė studimit e pėr degė qė nuk janėnė universitetin publik.

Por Kosova nuk ka nevojė pėr kioska universitete qė synojnė tė zėvendėsojnė bizneset e dėshtuara tė minimarketeve dhe pishinave, qė u ngritėn vend e pa vend e qė mė pas u shkatėrruan dhe nga konkurrenca jo e ndershme. Reklamat agresive tė universiteteve private paralajmėrojnė tė njėjtin epilog dhe nė kėtė fushė nėse nuk merren masat e duhura qeveritare pėr vendosjen e rregullave tė lojės.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio