Studentet.info
Lajme : Njėmbėdhjetė studentė nga Kosova marin pjesė ne Forumin Politik nė Austri
Kyqur 01-08-2006 6:42:25 (2340 Lexime)


Studentėt kosovarė nė Forumin Politik nė Alpbach

PRISHTINĖ, 1 GUSHT- Njėmbėdhjetė studentė nga Kosova do tė marrin pjesė nė Forumin Politik nė Alpbach tė Austrisė, qė do tė mbahet nga 17 gushti deri mė 2 shtator tė kėtij viti, ndėrsa organizimi i udhėtimit tė studentėve kosovarė nė kėtė forum ėshtė bėrė qė nga viti 2004.

Siē bėhet e ditur, nė vitin 2004 Kosovėn e kanė pėrfaqėsuar 8 studentė, ndėrsa nė vitin 2005 5, nga tė cilėt 4 shqiptarė dhe 1 serb.
Nė kuadėr tė Forumit Evropian tė Alpbach veprojnė edhe grupet nismėtare, tė cilat janė ura lidhėse ndėrmjet shteteve tė tyre dhe Forumit Evropian.

Nė Kosovė, grupi nismėtar (Initiative Group Alpbach Prishtina) ėshtė themeluar nė mars tė vitit 2006.


Pėrderisa, tė gjitha grupet nismėtare janė pėrfaqėsuese tė shteteve, “IG Alpbach Prishtina” ėshtė pranuar para zgjidhjes finale tė statusit tė Kosovės dhe pėr herė tė parė studentėt kosovarė kanė mundėsi ta pėrfaqėsojnė dijen kosovare dhe Kosovėn si shtet.

Nė kėtė forum u jepet mundėsia studentėve qė tė takohen me studentė, profesorė dhe politikanė tė ndryshėm.

Kėtė vit Kosovėn do ta pėrfaqėsojnė 11 studentė nga Universiteti i Prishtinės dhe nga universiteti “Dardania”.

Aleksander Bayer, shef i Zyrės Austriake nė Prishtinė, tha se ndarja e kėtyre bursave pėr studentėt kosovarė do tė mbulohet dhe do tė gjejė interesimin e publikut tė gjerė.

“Ardhja juaj si kosovarė nė Austri ėshtė edhe njė hap drejt integrimeve, normalitetit dhe t’i gėzoheni pėrfitimeve tė Austrisė dhe Evropės si mike”, vlerėsoi z. Bayer.

Ai me kėtė rast falėnderoi sponsorėt e kėtij forumi, si “Sharr-Cem”, banka “Raiffaisen Bank”, universiteti “Dardania”.

Ndėrkaq, Fevzi Berisha, zėvendėsministėr i Ministrisė sė Arsimit, tė Shkencės dhe tė Teknologjisė, tha se nė vitin paraprak ka pasur shumė peripeci, siē tha ai, sidomos gjendjen nė Universitetin e Prishtinės dhe ka konsideruar se kjo ėshtė arritur tė kalohet. Me kėtė rast, zėvendėsministri Berisha falėnderoi Zyrėn Austriake, por edhe pėrfaqėsuesit e Alpbachut, si dhe donatorėt e tjerė qė, siē tha ai, po ndihmojnė arsimin e lartė qė tė jetė pjesė e arsimit evropian. “Konsideroj qė studentėt, qė do tė na prezantojnė nė Forumin Evropian, do t’i prezantojnė vlerat e arsimit tė lartė nė Kosovė qė nė njė tė ardhme sa mė tė shpejtė edhe ne tė jemi pjesė e arsimit tė lartė evropian”, vlerėsoi z. Berisha. Ky, sipas tij, ėshtė kontribut i tė gjithė donatorėve dhe, siē tha z. Berisha, MASHT-i falėnderon tė gjithė ata, qė ndihmuan nė kėtė drejtim.

Salih Morina, drejtor i Departamentit tė Rinisė nė MKRSQJ, tha se ky departament i mbėshtet iniciativat e tilla. Pėrvojat qė do tė fitohen nė kėtė forum, Morina tha se do tė sillen nė Kosovė, nė mėnyrė qė tė fitohen pėrvojat e bashkėsisė evropiane. “Pjesėmarrėsve u uroj sukses dhe presim rezultate nga ta, pasi kjo ka rėndėsi tė madhe, sepse Kosova po pėrfaqėsohet me njė numėr tė konsiderueshėm tė studentėve”, vlerėsoi z. Morina.

Ndėrkaq, pėrfituesit e kėtij projekti u shprehen tė kėnaqur, njėkohėsisht tė privilegjuar qė kanė mundėsinė ta shfrytėzojnė njė pėrvojė tė tillė. Agnesa Berisha tha se ėshtė nder ta pėrfaqėsosh Kosovėn nė kėtė forum. “Ėshtė nder dhe privilegj pėr mua qė mė ėshtė dhėnė mundėsia tė jem pėrfaqėsuese, sė pari e vetvetes, pastaj e universitetit ‘Dardania’ si dhe e gjithė Kosovės, nė ‘Forumin Evropian Alpbach 2006’”, tha ajo. “Forumi Politik 2006”, sipas Berishės, ka rėndėsi tė madhe pėr Kosovėn, pėr arsye se njohuritė qė i marrin atje, do t’i sjellin nė Kosovė.

Kriteret qė janė kėrkuar pėr t’u bėrė pjesėmarrės, Berisha tha se ishin njohja e mirė e gjuhės angleze apo asaj gjermane, si dhe pėrfundimi i vitit tė parė tė studimeve.

Pjesėmarrja e studentėve nė “Forumin Evropian Alpbach 2006” ėshtė mundėsuar nga “Forumi Evropian Alpbach”, Zyra Austriake nė Prishtinė, fabrika e ēimentos “Sharr Beteiligungs GmbH“, Departamenti i Rinisė i MKRSĒJ-sė, Ministria e Arsimit, e Shkencės dhe e Teknologjisė, banka “Raiffeisen Bank” dega nė Kosovė, universiteti “Dardania”, i cili i pėrveē studentėve tė kėtij universiteti, i ka mundėsuar pjesėmarrjen edhe njė studenti tė Universitetit tė Prishtinės.

Nga: Besnik RAMADANAJ




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio