Studentet.info
Lajme : Koment nga Botuesi i FAKTIT EMIN AZEMI
Kyqur 14-01-2005 14:32:38 (1625 Lexime)

Kjo nuk ėshtė mė Grevė!

EMIN AZEMI

(14 JANAR) Kriza e studentėve tė Fakultetit tė Mjekėsisė Stomatologjisė dhe Farmacisė, tė Universitetit tė Tetovės ka hyrė nė njė fazė tė ēuditėshme. Pėr problemet e krijuara nė kėtė fakultet sdtudentėt mė sė paku janė fajtor. Fajin ndoshta duhet kėrkuar tek ato struktura tė kėtij universiteti tė cilat nuk iu pėrmbajtėn kritereve arsimore-shkencore pėr hapjen e njė fakullteti tė tillė.

Por, problemi i arritur deri nė kėtė fazė nuk mund tė quhet edhe pa shtegdalje. Tri ministritė e Arsimit, tė Maqedonisė, Kosovės dhe Shqipėrisė arritėn njė ujdi pėr transferimin e kėtyre studentėve nė Prishtinė, Tiranė dhe nė Shkup, gjegjėsisht pėr mbyljjėn e kėtij problemi me pasoja sa mė tė vogla pėr vetė studentėt.
Pakėnaqėsia mė e re e studentėve grevist, tani lidhet me refuzimin e tyre pėr t’u transferuar nė Universitetin e Shkupit. Ata duan ose tė gjithė tė shkojnė nė Tiranė dhe nė Prishtinė, ose tė ngelin ashtu siē kanė qenė, pra tė vazhdojnė tė bėjnė grevė.
Sa ėshtė racionale kjo kėrkesė e studentėve? Vėshtruar nga dioptria e njė studenti kosovarqė ka probleme me ambientin kulturor e gjuhėsor kėtu, kjo mund tė merret si me bazė. E pabazė na duket dioptria e atyre studentėve shqiptarė nga Maqedonia tė cilėt duke refuzuar tė transferohen nė universitetin e Shkupit, ata nė tė vėrtėtė pamundėsojnė edhe ngritjen e bėrthamave tė para pėr mėsim nė gjuhėn shqipe tė Fakultetit tė Mjekėsisė nė Shkup.
Fundja edhe Universiteti i Shkupit financohet nga buxheti shtetėror, i mbushur edhe nga parat e shqiptarėve, kurse tė insistosh me ēdo kusht tė studiosh nė Prishtinė a Tiranė, do tė thotė tė stėrngarkosh kapacitetet egzistuese arsimore tė kėtyre dy qendrave universitare.
Studentėt nuk janė fajtorė pse nė Maqedoni nuk ka Fakultet tė Mjekėsisė nė gjuhėn shqipe. Nuk janė fajtorė edhe qindra e mijėra arsimdashės shqiptarė, tė cilėt flijuan gjithēka pėr njė arsim tė shėndoshė nė gjuhėn shqipe kėtu. Mungesat e njė fakulteti tė tillė lidhet me disarrethana tė tjera qė nuk janė nė duar as tė studentėve, as tė arsimdashėsve. Kėto mungesa para sė gjithash janė tė natyrės ligjore. Me fjalė tė tjera Ligji pėr mbrojtje shėndetėsore, qė parasheh egzisitimin e klinikės universitare me pesė reparte dhe me nga dy doktorė shkencash nė ēdo repart, ėshtė kushti themelor pėr hapjen e Fakultetit tė Mjekėsisė.
Ata qė kan vendosur pėr hapjen e Fakultetit tė Mjekėsisė nė tetovė, nuk i kanė pasur parasysh kėto kritere. Ata, si duket kanė pasur parasysh vetėm kriteret financiare dhe stėrngarkimin e numėrit tė studentėve, qė lidhet prapė me motivin financiar. Kėtu nuk ka pasur kurrfarėmotivi as patriotik as arsimor, as shkencor, as shėndetėsor.
Se sa ka kuadro dhe kushte elementare pėr njė arsim tė mirėfilltė universitar nė shkencat e mjekėsisė, dėshmoi edhe konkursi i pėrsėritur dy herė pėr pranimin e disa kuadrove shkencore nė Qendrėn Klinike nė Tetovė. Nė kėto konkurse pari njė mosinteresim total, pėr arsye se shumė kuadro mjekėsore, me grada shkencore e specialistike me tepėr parapėlqejnė katundet, ku edhe i kan ordinancat e tyre dhe fare pak janė tė interesuar qė tė ardhurat e majmje nėpėr kėto ordinanca t’i kėmbejnė me 200 a 300 eurorrogė qė do t’i merrnin nė Qendrėn Klinike tė Tetovės.
Vullneti i mirė i treguar nga ana e tre ministrive tė Arsimit, duhet kuptuar pak mė seriozisht. Nė raste tė tilla kur nuk ka pėrgjegjėsi pėr problemet e krijuara, nga njerėz e struktura tė caktuara qė kanė mbushur xhepat me ryshfetet e studentėve, zgjidhjet nuk janė gjithmonė ideale. Por, nėse 90 % e studentėtve motiv krysorė e kanė marrjen e diplomės nga shkencat e mjekėsisė, atėherė edhe te ai 10 pėrqindėshi i paknaqur duhet tė mbisundojė arsyeja dhe logjika racionale. Nuk ka pakėnaqėsi deri nė infinit dhe personi i deritanishėm qė ishte tepėr i kulturuar, nuk duhet tė marrė tash e tutje kah tjetėr. Pėr presinoe tė tjera nuk mund tė ketė mirėkuptim nė opinionin e kėtushėm publik, kurse UT nuk mund tė vazhdojė tė jetė peng i paknaqėsive tė pakufishme tė disa studentėtve. Ky instuticion i rėndėsishėm arsimor duet tė lirohet nga skenat e grevės sepse aty ka edhe fakultete tė tjera dhe studentėt e kėtyre fakultetev duan qė dijen e fituar me nder ta valorizojnė me diplomė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio