Studentet.info
Lajme : 26-vjeēarja kishte vjedhur disa dhoma nė Qytetin Studenti gjatė muajve tė verės
Kyqur 08-08-2006 5:16:24 (1651 Lexime)


Studentja e Ekonomikut, 80 ēelėsa pėr tė vjedhur dhomat

TIRANĖ, 8 GUSHT-Studentja pėr Ekonomi Biznes kishte arritur tė koleksiononte 80 ēelėsa dyersh. Vetėm se koleksionimin e ēelėsave ajo nuk e bėnte pėr ndonjė hobi tė veēantė, por pėr tė provuar dyert e dhomave nė godinat e Qytetit Studenti, se cila prej tyre hapej e mė pas tė vidhte sende me vlerė qė gjente brenda.

Oskeola Qosja, nga Gramshi, ka pranuar vjedhjet e kryera prej saj nė Qytetin Studenti, para oficerėve tė policisė sė Komisariatit Nr. 1 e mė pas para togave tė zeza tė Gjykatės sė Tiranės.


26-vjeēarja ėshtė arrestuar dy ditė mė parė, pasi ishin bėrė disa kallėzime kohėt e fundit nga familjarėt qė jetojnė nė godinė, por edhe nga vajza studente tė punėsuara, tė cilat pėr kėtė sezonvere janė vendosur nė godinat 26 dhe 27 tė Qytetit Studenti.

Polica, pasi ka hetuar nė rrugė operative, ka bėrė arrestimin e 26-vjeēares gramshjote, sė cilės i kanė gjetur dhe bllokuar nė cilėsinė e proves materiale 80 ēelėsa dyersh, si dhe disa bizhuteri floriri.
Sipas policisė, ajo dyshohet se ėshtė autore e vjedhjes sė njė dhome nė godinėn Nr. 18 tė Qytetit Studenti, brenda sė cilės ka vjedhur njė sasi bizhuterish floriri. Ndėrkohė, studentja e Ekonomikut ėshtė kapur pėrsėri afro njė muaj mė parė duke vjedhur dhomėn Nr. 405 nė godinėn 18 nė Qytetin Studenti.

Kujdestarja e kėsaj godine e ka kapur nė momentin qė ajo po tentonte tė hapte me forcė derėn, duke u munduar ta hapte me ēelėsat e shumtė qė kishte nė dorė. Sapo ajo ka parė kujdestaren e konviktit ia ka mbathur, ndėrsa thirrjet e kujdestares pėr tė ndaluar nuk kanė pasur efekt. Mė pas, kujdestarja ka bėrė kallėzim nė rajonin e policisė nė po kėtė qytet. Pas njė pune operative prej gati njė muaji, e cila u motivua nga sinjalet e herė pashershme tė vajzave tė cilave u vidheshin dhomat, policia bėri tė mundur ndalimin e studentes. Ajo ka pranuar nė polici vjedhjet dhe mė pas ka kėrkuar mėshirė. “Ju lutem mė lironi, pasi mė digjet shkolla nėse mė arrestoni. Nuk do ta pėrsėris mė kurrė”, mėsohet tė ketė thėnė nė polici 26- vjeēarja. Policia ka firmosr arrestin ndaj saj dhe dje ajo ka marrė masėn e sigurisė nė Gjykatėn e Tiranės, prokurori I kėsaj ēėshtje ka kėrkuar para gjykatėsit tė gatshėm tė mos ketė masė sigurie ndaj saj dhe tė lihet e lirė, duke argumentuar se ajo nuk kishte rrezikshmėri shoqėrore dhe se ishte studente. Vajza ka pranuar edhe nė gjykatė vjedhjet e kryeraprej saj dhe ka kėrkuar mėshirė.
Sipas policisė, ajo kishte vjedhur njė lap top, nė njė nga dhomat e familjarėve nė godinėn 18, si dhe disa bizhuteri. 26-vjeēarja,80 ēelėsat e bllokuara tashmė nga policia, nuk i kishte bėrė kopje tė ēelėsave tė dhomave, por ajo i kishte mbledhur kudo qė kishte mundėsi tė merrte, apo tė vidhte njė tė tillė. Mė pas, ajo provonte dyert me radhė tė godinave, pasi nga 80 ēelėsa, mundėsia e hapjes sė njė derė ishte tepėr e madhe, mos edhe mė shumė.
Ajo merrte nga dhomat qė hapte sende me vlerė, si kompjuter, bizhuteri, lekė, por edhe rroba tė cilat i pėrshtateshin shijes sė saj.(SHQIP)






Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio