Studentet.info
Lajme : Procesi i Bolonjės larg Universitetit
Kyqur 08-08-2006 6:30:21 (1799 Lexime)


Kosova, sa afėr dhe larg Bolonjės

PRISHTINĖ, 8 GUSHT – Shumė flitet pėr Procesin e Bolonjės, ndėrsa tė paktė janė ata studentė, madje edhe mėsimdhėnės, qė e njohin pėrmbajtjen e kėsaj deklarate dhe atė se ēka nė tė vėrtetė ėshtė definuar nė tė. Njė mosinformimi tė tillė i ka kontribuar nė masė tė madhe fakti qė Kosova vazhdon tė ketė vetėm statusin e vėzhguesit tė kėtij procesi, pasi nuk ėshtė nėnshkruese e Konventės Kulturore Evropiane tė Kėshillit tė Evropės.

Gazeta “Iliria Post” ka kontaktuar njėrin nga pėrpiluesit e Deklaratės sė Bolonjės, dr. Andris Barblan, si dhe David Crossier, zyrtar i programit pėr Evropėn Juglindore nė Asociacionin e Universiteteve tė Evropės (AUE), tė cilėt ishin pjesė e njė forumi publik nė Prishtinė.



Fillimi nė Sorbonė

Dr. Barblan aktualisht ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i “Magna Karta Observatory”, organizatė jofitimprurėse, qė punon pėr vlerat dhe tė drejtat fondamentale tė universiteteve. Ajo ėshtė themeluar nga Universiteti i Bolonjės dhe nga Asociacioni i Universiteteve tė Evropės, ndėrsa ka pėr qėllim mbledhjen e informacionit, shprehjen e mendimeve dhe pėrgatitjen e raporteve pėr mbrojtjen e vlerave dhe tė drejtave tė universiteteve, tė cilat janė tė paraqitura nė Magna Kartėn e nėnshkruar nė Bolonjė nė vitin 1998 nga rektorė tė universiteteve nga e tėrė bota.

“Unė kam qenė pjesė e grupit qė ka bėrė pėrpilimin e Kartės sė Bolonjės. I gjithė procesi ka filluar nė Sorbonė nė vitin 1998, por tė gjithė flasin pėr Bolonjėn. Nė Sorbonė kemi pėrpiluar kartėn, ndėrsa ėshtė marrė iniciativa pėr tė bėrė Konferencėn e Bolonjės, tė cilėn mė 19 qershor tė vitit 1999 e kanė firmosur ministrat e Arsimit tė 29 vendeve evropiane”, tha dr. Barblan.

Ai tregon se si institucionet e arsimit tė lartė evropian kanė pranuar sfidėn dhe kanė marrė njė rol kryesor nė ndėrtimin e fushės evropiane tė arsimit tė lartė, veēanėrisht nė ndjekjen e parimeve themelore tė parashtruara nė “Bologna Magna Charta Universitatum” nė vitin 1988.

Ndėrmarrjen e kėsaj iniciative, e cila mė vonė u pėrqafua nga shumė shtete, dr. Andris Barblan e konsideron tė njė rėndėsie mjaft tė madhe, meqė pavarėsia dhe autonomia e universiteteve sigurojnė qė arsimi i lartė dhe sistemet kėrkimore t’iu pėrshtaten vazhdimisht nevojave pėr ndryshim, kėrkesave tė shoqėrisė dhe pėrparimeve nė dijet shkencore. Z. Barblan thotė se ēdoherė shihet interesim i shtuar i vendeve pėr t’iu bashkuar Procesit tė Bolonjės, pasi qė ėshtė parė se krijohet ndihmesė e madhe nė organizimin e mėsimit, lėvizshmėrinė e studentėve dhe kuadrit akademik nga njė universitet nė tjetrin, pastaj bartjen e ESTC kredive, njohjen e diplomave, etj. “Ēdo dy vjet takohen ministrat e Arsimit, ndėrsa nė secilin takim rritet numri i vendeve qė hyjnė nė Procesin e Bolonjės. Deri tashti janė 25 vende qė janė bashkangjitur, ndėr to edhe Rusia, dhe ky proces tani mbulon hapėsirėn evropiane tė arsimit tė lartė”, tha dr. Barblan.

UP-sė i mbetet shumė pėr tė bėrė

Ndėrkaq, David Crossier, zyrtar i programit pėr Evropėn Juglindore nė Asociacionin e Universiteteve tė Evropės, shprehet i kėnaqur me rrjedhėn e programit, edhe pse pranon se ai ėshtė kundėrshtuar nga njė numėr vendesh, ndėrsa pranon se nė adresė tė asociacionit kanė shkuar edhe akuza tė tilla qė tėrė procesin e kanė quajtur vetėm si njė eksperiment.

“E rėndėsishme ėshtė qė gjėrat janė vėnė nė binarė dhe i tėrė procesi po ecėn si duhet. Universitetet janė mjaft tė angazhuara. Po ashtu, edhe stafi akademik dhe ai administrativ. Gjėrat po ecin shpejtė, nė mėnyrėn mė koherente”, tha z. Crossier. Ai thotė se ka qenė domosdoshmėri pėr t’u bėrė unifikimi nė arsimin sipėror pėr faktin se nė kohė globalizimi, kontributi i secilit individ jashtė kufijve tė vendit ku jeton, do tė ishte i njė rėndėsie shumė tė madhe.

“Po jetojmė nė njė hapėsirė globale dhe universitetet duhet t’i adresojnė njohuritė nė pjesė tė caktuara tė shoqėrisė, nė mėnyrė qė tė pėrparojmė duke u bazuar nė tė arriturat mė tė reja”, tha David Crossier.

Ai thekson se universitetet, si institucione arsimore, kanė pėrgjegjėsi para studentėve dhe atyre duhet krijuar kushte tė tilla qė tė studiojnė nė ato vende qė dėshirojnė dhe tė jenė tė krahasueshėm si pėr nga dija po ashtu edhe pėr nga diploma me kolegėt e tyre kudo qė janė.

Nė organizatėn qė pėrfaqėson David Crossier pėrfshihen universitetet evropiane dhe ėshtė zėri kryesor i komunitetit tė arsimit tė lartė nė Evropė. Misioni i AUE-sė ėshtė qė tė promovojė zhvillimin e njė sistemi koherent tė arsimit tė lartė dhe kėrkimit shkencor nė kėtė kontinent. AUE-ja synon ta arrijė kėtė duke dhėnė pėrkrahje aktive dhe udhėzime anėtarėve tė saj si institucione autonome, nė pėrmirėsimin e cilėsisė nė mėsimdhėnie, mėsimnxėnie, kėrkim shkencor, si dhe nė kontributin e tyre nė shoqėri nė pėrgjithėsi. Po ashtu, ajo organizon edhe konferencėn e rektorėve tė universiteteve tė Evropės, ku merren qėndrime tė rėndėsishme pėr arsimin e lartė.

Ndėrkaq, Universiteti i Prishtinės ėshtė nėnshkrues i Magna Kartės, si dhe ėshtė anėtar i AUE-sė. Z. Crossier thotė se UP-sė i mbetet shumė pėr tė bėrė, nė mėnyrė qė studentėve tė kėtushėm t’u mundėsohet kalueshmėri e lirshme nė universitetet, qė bėjnė pjesė nė AUE. Sipas tij, Sistemi i Bolonjės nuk do tė thotė njė ndryshim teknik pėr kohėn e studimeve, siē ka bėrė UP-ja. Z. Crossier thotė se duhet njė angazhim shumė mė i madh nė mėnyrė qė tė organizohet mėsimdhėnie dhe punė kėrkimore e krahasuar me universitetet qė janė pjesė e AUE-sė.

Kosova me status tė vėzhguesit

Procesi i Bolonjės ka pėr qėllim tė krijojė hapėsirėn evropiane tė arsimit tė lartė deri nė vitin 2010, nėpėrmjet krijimit tė sistemit kompatibil dhe tė krahasueshėm tė thirrjeve, promovimit tė mobilitetit tė studentėve, personelit akademik dhe joakademik, si dhe ngritjes sė konkurrencės mes universiteteve dhe aktivitetit tė tyre.

Ai nuk nėnkupton vetėm reformėn arsimore. Ėshtė njė proces qė shtyhet edhe nga njė pėrkushtim politik me qėllim tė krijimit tė njė Evrope konkurruese me njohuri. Edhe nė takimin e shteteve mė tė industrializuara, G8-ės, nė muajin qė e lamė pas, arsimi ka qenė temė e veēantė dhe ėshtė konsideruar si arterie kryesore pėr zhvillim tė njerėzimit, ku ėshtė vlerėsuar se prosperiteti ekonomik dhe shoqėror nė shekullin 21 varet nga aftėsia e vendeve pėr t’i arsimuar tė gjithė pjesėtarėt e shoqėrisė sė tyre nė atė mėnyrė qė ata tė pėrgatiten dhe tė pėrshtaten pėr njė botė tė ndryshueshme me shumė sfida.

Edhe pse procesi ėshtė i pranuar nė masė tė gjerė, shumė institucione kanė vėshtirėsi nė implementim, e kėtu pėrfshihet edhe Kosova. Kjo pasi nuk ka njė autonomi tė nevojshme, pėrkushtim tė duhur, por edhe mungesė tė sigurimit tė fondeve tė nevojshme pėr ta ēuar reformėn pėrpara.

Ministri Veliu kishte marrė pjesė nė Konferencėn Ministrore tė Bolonjės, e cila u mbajt mė 19 e 20 maj. Nė kėtė konferencė Kosovės iu refuzua pėr tė dytėn herė kėrkesa pėr t’u bėrė anėtare e Deklaratės sė Bolonjės. Refuzimi u deklarua zyrtarisht nga ministrja norvegjeze e Arsimit, Kristin Clemet, gjatė Konferencės sė Katėrt Ndėrministrore pėr Kartėn e Bolonjės, me arsyetimin se Kosova ende ka status tė paqartė politik.

Ndėrkaq, shpresė pėr studentė e mėsimdhėnės mbetet qė nė Konferencėn e Pestė pėr Kartėn e Bolonjės, qė do tė mbahet nė vitin 2007 nė Berlin, tė miratohet kėrkesa Kosovės pėr anėtarėsim tė plotė nė Zonėn Evropiane tė Arsimit tė Lartė.


Nga:Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio