Studentet.info
Lajme : Fillim te mbare kete vit ne UP
Kyqur 09-08-2006 3:59:19 (1506 Lexime)


«Revolucion» i mbarė

PRISHTINĖ, 9 GUSHT – Universiteti i Prishtinės do ta nisė vitin e ri akademik ndryshe nga herėt e tjera. Po qe se kthehemi dy vjet pas, do tė shohim se vitin akademik UP-ja e fillonte ose me rektor jo tė njohur nga institucionet qeverisėse ose pa tė fare. Derisa ēėshtja e zgjedhjes sė rektorit tashmė ėshtė punė e kryer, qė bėn tė mos diskutohet njohja e legjitimitetit tė rektorit tė ri, ky i fundit ka paraparė tė bėjė shumė ndryshime, tė cilat do tė jenė tė dukshme qė nė muajin tetor.


Deri nė kėtė kohė do tė kalohen nėpėr procedura tė ligjshme shumė nisma, qė mėtojnė rikthimin e reputacionit tė humbur tė universitetit tė vetėm publik nė Kosovė. Pasi do t’i nxjerrė nė sipėrfaqe tė gjitha parregullsitė, qė e kanė pėrcjellė kohėve tė fundit UP-nė, rektori do tė marrė edhe rekomandime nga Auditori Gjeneral, i cili do tė bėjė auditim tė pėrgjithshėm nė kėtė institucion. Do tė krijohet autonomi mė e madhe financiare pėr fakultetet, do tė lipset nga dekanėt realizim i reformės sė njėmendtė nėpėr fakultete, departamente e katedra, dhe pos kėsaj do tė angazhohen kompani tė sigurimit dhe tė mirėmbajtjes pėr t’i dhėnė njė imazh mė tė mirė universitetit

UP-sė do t’i dihen mezhdat

Si hap tė parė, rektori i sapozgjedhur i UP-sė, Enver Hasani, ka paraparė qartėsimin e asaj qė ka ngjarė gjatė periudhės para se ai tė merrte timonin drejtues tė kėtij universitetit. Ka kėrkuar auditim tė pėrgjithshėm nė tė shtatėmbėdhjetė njėsitė akademike, ndėrsa ka marrė premtime nga Sarafin Sofrinier, zėvendės i Auditorit Gjeneral tė Kosovės, se nė fund tė muajit gusht do tė fillojė auditimi i detajuar, jo vetėm nė rektorat, por nė tė gjitha njėsitė akademike.

Nismė tjetėr e tij ėshtė qė deri nė muajin tetor Universitetit tė Prishtinės t’i kthehen tė gjitha pronat qė i janė zėnė, nė tė cilat ushtrohen biznese nga mė tė ndryshmet, por qė gjenden nė hapėsirėn universitare. Me kėtė, z. Hasani dėshiron tė dijė me saktėsi se cilat janė mezhdat e kėsaj hapėsire. Rektori, madje, ka kėrkuar edhe kthimin e objekteve qė janė “uzurpuar” nga Ministria e Tregtisė dhe e Industrisė, si dhe nga Ministria e Punės dhe e Mirėqenies Sociale. Kėtė ia ka kėrkuar tė parit tė ekzekutivit, Agim Ēeku. Me kėtė rast janė shqyrtuar mundėsitė qė objektet nė fjalė tė lirohen nė mėnyrė qė t’u mundėsohet fakulteteve vendosja nė kėto objekte.

Njė vendim i papritur, qė tashti ėshtė ekzekutuar, ėshtė mbyllja e bufeve nė tė gjitha njėsitė akademike. Deri nė fillim tė vitit tė ri akademik do tė kryhet procedura pėr rihapjen e bufeve, ku mėsohet se do tė caktohen kritere, tė cilat bėjnė qė nė radhė tė parė tė jetė pėrfitues universiteti, si dhe vetė studentėt. Me kėtė, shėrbimet cilėsore qė do tė ofrohen nė kėto bufe pritet t’i zėvendėsojnė ato tė mėparshmet, tė cilat kanė qenė jashtė ēdo standardi, ndėrsa shėrbimi i ofruar as pėr sė afėrmi nuk e ka arsyetuar ēmimin e produkteve qė shėrbeheshin nė kėto bufe.

Letra dekanėve

Ndėrkaq, sukses mė i madh i tij pėr kėtė periudhė mund tė konsiderohet fakti se ai ka arritur t’i shuajė kėrkesat e tė paktėn katėr fakulteteve pėr pavarėsi, kėrkesa kėto tė dala, siē thotė z. Hasani, si pasojė e filozofisė sė menaxhimit tė keq nga drejtuesit e mėparshėm tė universitetit, gjė kjo e cila ka bėrė qė udhėheqėsit e fakulteteve tė ndjehen tė ofenduar.

E tėrė strategjia e z. Hasanit ishte ndėrtuar mbi bazėn e dhėnies sė njė doze autonomie financiare tė shtatėmbėdhjetė fakulteteve. Me kėtė ėshtė bėrė e mundur qė t’i menaxhojnė mė lehtė mjetet qė u dedikohen atyre, nėpėrmjet krijimit tė nėnllogarive, ndėrsa ka premtuar se do tė provohet qė tė ndėrrohen edhe ligjet, qė kanė tė bėjnė me financat, nė mėnyrė qė tė mos ketė mė pengesa dhe tė krijohen llogari pėr fakultetet. Mėsohet se fillimi i vitit tė ri akademik do tė shėnojė edhe fillimin e reformės sė mirėfilltė nė Universitetin e Prishtinės. Sipas kėtij pohimi, qė nė muajin shtator rektori do t’u dėrgojė tė gjithė dekanėve nga njė letėr ku do tė kėrkojė nga ta tė informojnė pėr programet studimore, qė aplikohen nėpėr fakultete. Pas kėsaj, do tė kėrkohet angazhim intensiv, nė mėnyrė qė proces i reformimit, i cili te ne akoma nuk ka filluar seriozisht, tė vihet nė jetė. Ėshtė paraparė tė sanohen shumė gabime, tė cilat janė bėrė nė tė kaluarėn, nė atė qė ėshtė quajtur reformė. Sipas burimit brenda Rektoratit, nga viti i ri akademik pritet tė rregullohet pėrmbajtja e plan-programeve, si dhe do tė bėhet kujdes i shtuar nė literaturėn, qė do tė pėrdoret dhe nė mėnyrėn e ligjėrimit. Pėr ta realizuar nė mėnyrė tė suksesshme kėtė, nė Rektoratin e UP-sė janė pėrcaktuar qė maksimalisht t’ua hapin dyert kuadrove qė shkollohen jashtė vendit, nė mėnyrė qė pėrvojat e tyre t’i bartin nė kėtė universitet.

Siguria dhe pastėrtia nė duart e kompanive tė specializuara

Edhe ēėshtja e sigurisė sė objekteve ėshtė ngritur nė atė masė, sa qė ka ndėrruar mėnyrėn e pėrkujdesjes ndaj tyre. Shumė shpesh ndodhte qė tė bėheshin thyerje nėpėr fakultete, ndėrsa punonjėsit kujdestarė tregoheshin tė paaftė pėr tė vėnė kontroll nė gjithė objektin qė kishin pėrsipėr. Tashmė ėshtė hapur tenderi qė kompani tė sigurimeve ta marrin pėrsipėr edhe ēėshtjen e sigurisė nė tė gjithė Universitetin e Prishtinės, derisa nuk dihet fati i punonjėsve tė angazhuar nga universiteti pėr kėtė qėllim, qė deri tashti kishin kontrata tė rregullta pune. Ekziston njė version jozyrtar ku thuhet se kėta punonjės mund tė jenė prapė nė kėto vende, por vetėm do tė lidhin kontrata pune me kompaninė fituese tė tenderit, ndėrsa lipset nga ta punė profesionale. I njėjti fat do t’i pėrcjellė edhe punonjėsit, qė kujdesen pėr pastėrtinė nė fakultetet e UP-sė.

Pa mundur ta durojė erėn kundėrmuese nėpėr lokalitetet e fakulteteve, z. Hasani ka vendosur t’i zėvendėsojė pastruesit, qė kanė kontrata pune me UP-nė, me punonjės tė kompanive tė specializuara pėr kėtė qėllim. Burime tė gazetės kanė bėrė tė ditur se edhe procedura pėr kėtė ēėshtje ėshtė nė fillim e sipėr dhe se deri nė muajin tetor, qė shėnon fillimin e vitit tė ri akademik, pritet qė tė pėrzgjidhet kompania, e cila do tė pėrkujdeset pėr mbajtjen e pastėrtisė nė hapėsirėn universitare. Duke u bazuar nė gjithė kėto iniciativa tė marra nga rektori, gjatė pesė javėve sa ai ėshtė nė krye tė UP-sė, pritet qė me fillimin e vitit akademik tė fillojė njė etapė e re pėr kėtė universitet, etapė kjo qė do t’i japė UP-sė njė fizionomi tė re, dhe nga ku do tė prodhohen kuadro qė pėr nga dija janė tė krahasueshėm me kolegėt e tyre evropianė, por edhe do tė ofrohen kushte pėr studime tė krahasueshme me universitetet evropiane. Qė optimizmi tė mos rritet nė kėtė shkallė, mbetet tė shihet me saktėsi se nė ēfarė kushtesh do ta fillojė vitin e ri akademik 2006/07 universiteti i vetėm publik nė Kosovė.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio