Studentet.info
Lajme : Shqetesime tek drejtuesit e Universitetve per pranimet e lira
Kyqur 12-08-2006 10:45:45 (1555 Lexime)


Universitetet, drejtuesit: S'ka kapacitete per pranimet e lira

TIRANĖ, 12 GUSHT- Drejtuesit e Universiteteve shprehen te shqetėsuar per pasojat e vendimit te qeverise per pranime te lira ne deget pa limit neper fakultete.

Megjithėse nuk do te veprojnė kunder ketij vendimi, rektoret e Universiteteve, rektoret paralajmėrojnė per pasojat e renda qe mund te sjelle ai.
Sipas rektoreve, universitetet tona nuk kane kapacitete ne infrastrukture dhe ne burime njerėzore per te pėrballuar fluksin e studenteve pa limit.

Vendimi i qeverise percakton se ne 38 dege universitetesh pranimet e studenteve do te jene te lira.


Por pėrkundėr gati dyfishimit te numrit te studenteve ne 5 vitet e fundit, ne Universitetin e Tiranes numri I pedagogeve eshte rritur vetem 10%.

Qendra Arsimore Kombėtare e Vlerėsimit tė Provimeve ka marrė nė shqyrtim plot 200 ankesa tė maturantėve pas pakėnaqėsive tė tyre rreth vlerėsimit.

Sipas drejtoreshės sė kėsaj qendre, Shpresa Petrela, nga rreth 28 mijė maturantė qė ishin pjesė e provimeve tė maturės, shifra prej 200 ankesash ėshtė e ulėt dhe e papėrfillshme me numrin total tė kandidatėve.

Petrela thote se kjo shifėr i pėrket vetėm atyre ankesave qė kanė mbėrritur nė rrugėn e pėrcaktuar nė udhėzimin e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės dhe jo atyre qė mund tė jenė paraqitur vetė nė qendėr.

Ajo ka sqaruar dje se brenda muajit gusht do tė mbyllet procesi i animimeve tė tyre dhe po nė kėtė periudhė tė pakėnaqurit do tė kenė nė dorė kopjen e testit tė tyre bashkė me vlerėsimin qė kanė marrė.

”Ankesat e kandidatėve bashkė me kopjen e testit qė kanė plotėsuar do tė dėrgohen nė Drejtoritė Arsimore tė rretheve brenda kėtij muaji” - saktėson Petrela, duke shtuar se maturantėt do t’u drejtohen shkollave pėr tė tėrhequr fotokopjet e testit.

Vetėm pas kėsaj faze, qendra do tė nisė bazėn e tė dhėnave pranė universiteteve.

Sipas saj, janė duke mbėrritur edhe tė dhėnat me mesataret e viteve tė shkollimit, nga drejtoritė arsimore tė rretheve. (A1-TV)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio