Studentet.info
Lajme : UP-ja vende te lira vetem per studime me vetefinancim dhe me korrespodence
Kyqur 14-08-2006 3:23:13 (3208 Lexime)


Vende tė lira pėr “parelinjtė”

PRISHTINĖ, 14 GUSHT – Nė afatin e dytė tė konkursit pėr pranimin e studentėve tė rinj nė kėtė vit akademik, Universiteti i Prishtinės do tė shpėrndajė po aq indekse sa ka shpėrndarė nė afatin e parė tė regjistrimit tė studentėve. Kanė mbetur edhe 3.456 vende tė lira, pėr tė cilat do tė shpallet konkursi pėr regjistrim tė studentėve nė fillim tė muajit shtator. Ndryshe nga afati i parė i konkurrimit, nė tė dytin tė lira kanė mbetur mė shumė sė gjysma e vendeve vetėm pėr studime me vetėfinancim dhe pėr studime me korrespodencė.

Gjatė javės sė kaluar zyrtarėt e Universitetit tė Prishtinės i kanė dorėzuar propozimet e kuotave pėr konkursin e shtatorit Ministrisė sė Arsimit, tė Shkencės dhe tė Teknologjisė, ndėrsa kjo e fundit ka vendosur qė t’i thotė “Po” kėtij numri tė studentėve, qė pritet tė pranohen, ndėrsa ėshtė vendosur qė konkursi tė shpallet mė 4 shtator.



“Nė afatin e dytė tė konkursit, pėr vitin e ri akademik 2006/07, do tė pranohen 3.456 studentė tė rinj, prej tė cilėve 1.388 studentė tė rregullt, 1.118 studentė, studimet e tė cilėve nuk financohen nga fondet publike dhe do tė regjistrohen edhe 709 studentė tė tjerė, qė do tė studiojnė me korrespondencė”, bėri tė ditur Luan Ahma, prorektor pėr ēėshtje mėsimore nė UP.

Ai theksoi se ndryshe nga vitet e kaluara, nė kėtė vit konkursi ėshtė paraparė tė shpallet vetėm pėr ato vende tė lira tė mbetura nga afati i parė, meqė ky ėshtė vendim i marrė nga Ministria e Arsimit, e Shkencės dhe e Teknologjisė. Miratimi ose jo i kuotės sė studentėve, qė parashihet pėr t’u regjistruar nė universitetin publik nė njė vit akademik, bėhet nga vetė MASHT-i. Kjo nė bazė tė Ligjit pėr Arsimin e Lartė dhe Statutit tė UP-sė.

Ndėrkaq, viteve tė kaluara gjithnjė ishte praktikuar qė MASHT-i, pas propozimeve qė kishte marrė nga Rektorati i UP-sė, tė rrisė kuotėn pėr afatin e shtatorit. Prorektori Ahma thekson se deri tashti nuk ėshtė shqyrtuar mundėsia pėr shtimin e kuotės pėr kėtė afat, ndėrsa ėshtė nė duart e Qeverisė tė vendosė pėr rritje ose jo tė kėsaj kuote.

Nė afatin e parė tė konkurrimit ėshtė vėrejtur mosinteresim i kandidatėve pėr tė studiuar me vetėfinancim dhe me korrespodencė. Kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore pse ka mbetur njė numėr aq i madh i vendeve bosh pėr afatin e shtatorit. Nė kėtė duket tė ketė kontribuar edhe rritja e kostos sė studimeve, tė cilėn UP-ja ka bėrė pėr studimet qė organizohen pa u financuar nga fondet publike.

Nė njė mbledhje tė Senatit tė UP-sė ėshtė marrė vendim pėr disa kritere pėr studentėt nė marrėdhėnie pune, tė cilėt do t’i ndjekin studimet nė vitin akademik 2006/07. Pėr fakultetet e shkencave humane ėshtė paraparė koeficienti 1 i pagesės (250 euro), pėr FSHMN-nė ėshtė paraparė koeficienti 1.6 (400 euro), pėr tė tjera ėshtė paraparė koeficienti 2.6 (650 euro), ndėrsa pėr Fakultetin e Mjekėsisė ėshtė paraparė koeficienti 4.0 qė nėnkupton kuotėn maksimale tė shumės qė duhet paguar (1000 euro).

Sa i pėrket uljes sė mundshme tė ēmimit tė studimeve rektori kishte premtuar se kjo mund tė zbritej nė rast se kėtė do ta kėrkonin vetė studentėt. Edhe prorektori Ahma rikonfirmon kėtė qėndrim, se nė rast se do tė ketė kėrkesė pėr ulje tė ēmimeve tė studimeve nga studentėt, atėherė do tė hapeshin diskutimet me MASHT-in, nė mėnyrė qė tė bėhej diē nė kėtė drejtim.

Universiteti i Prishtinės nė afatin e parė tė konkursit kishte paraparė tė regjistronte 6.825 studentė tė rinj, prej tė cilėve 4676 studentė tė rregullt, 1.269 studentė, tė cilėt nuk financohen me fonde publike dhe 880 studentė me korrespondencė. Po ashtu, me konkurs ishte paraparė qė UP-ja tė regjistronte edhe 257 studentė tė rregullt nga Presheva, nga Medvegja, nga Bujanoci, nga Mali i Zi dhe nga Shqipėria, si dhe 107 studentė nga minoriteti boshnjak, turk, rom, ashkali dhe egjiptian.

Ndėrkaq, vetėm 61 pėr qind e nxėnėsve, tė cilėt e kanė pėrfunduar shkollimin e mesėm kėtė vit, kanė mundur tė konkurrojnė pėr t’u regjistruar nė ndonjėrin prej fakulteteve tė universitetit publik, pasi qė vetėm kjo pėrqindje ka arritur ta kalojė testin e maturės, qė ėshtė organizuar pėr herė tė parė nė Kosovė. Kjo pėrqindje i korrespondon shifrės prej 4.747 nxėnėsish, tė cilėt kanė mundur tė grumbullojė aq pikė sa pėr ta kaluar kėtė test. Pjesa tjetėr prej 3.304 nxėnėsve do t’i nėnshtrohet para hapjes sė konkursit provimit tė maturės, dhe nė rast se prapė nuk e kalon atė, kėtij numri tė nxėnėsve i mohohet e drejta pėr tė konkurruar pėr regjistrim nė fakultetet e Universitetit tė Prishtinės.

Pėr vitin e ardhshėm, procedura pėr t’u regjistruar nė Universitetin e Prishtinės do tė jetė mė ndryshe. Secili nxėnės, qė me sukses e ka kaluar testin e maturės, fare nuk do t’i nėnshtrohet provimit pranues nė fakultet, meqė automatikisht do ta fitojė tė drejtėn pėr tė studiuar.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio