Studentet.info
Lajme :  Kapacitetet e Qendrės Studentore nė zvoglim nga vitet tjera
Kyqur 17-08-2006 3:36:47 (3475 Lexime)


Rrėnohen barakat, zvogėlohet numri i studentėve

PRISHTINĖ, 17 GUSHT- Kapacitetet e Qendrės Studentore pėr kėtė vit do tė jenė mė tė vogla nė krahasim me vitet e kaluara. Sipas drejtorit tė kėsaj qendre, Ejup Visoka, kėrkesat e studentėve janė mė tė mėdha se vetė kapacitetet e qendrės dhe se kjo qendėr nuk ka mundėsi ta pėrballojė njė numėr kaq tė madh tė studentėve.

” Kėtė vit do tė ketė 230 shtretėr mė pak nė krahasim me vitet e kaluara”, tha z. Visoka. Ai mė tej pohoi se ky kufizim ndodh pėr shkak tė rrėnimit tė barakave nė tė cilat kanė banuar mė parė studentėt.

“Tash ai vend do tė shfrytėzohet pėr ndėrtimin e konviktit tė ri, i emėrtuar si konvikti numėr gjashtė”, deklaroi drejtori Visoka. Ai gjithashtu shtoi se ndėrtimi i konviktit tė ri, rinovimi i konvikteve tė tjera dhe mirėmbajtja e mensės janė prioritetet kryesore tė Qendrės Studentore.


"Ne jemi duke bėrė pėrpjekje qė tė ofrojmė kushte sa mė tė mira pėr banuesit e rinj, nė mėnyrė qė tetori tė na gjejė tė pėrgatitur. Besoj se me punėn qė do tė bėhet brenda kėtyre dy muajve do tė jemi tė pėrgatitur, do tė bėhet pastrimi, dezinfektimi, lyerja e dhomave, mė konkretisht rinovimi i tėrėsishėm i konvikteve”, tha ai.

Ndėrkaq, ēėshtja e pagesės pėr konvikt kalon nė kompetenca tė Ministrisė sė Arsimit. Sipas z. Visoka, problemet e ujit tė ngrohjes brenda Qendrės Studentore ende janė tė pranishme. “Kėto probleme kemi arritur t’i evitojmė vetėm sa i pėrket fillimit tė sezonit, mirėpo ky problem ende nuk ėshtė evituar nė konviktin nr. IV”, tregoi ai.

Edhe kėtė vit Qendra Studentore do tė jetė adresa apo vendi i vetėm nė tė cilin do tė ketė pėrjashtime pėr studentėt, tė cilėt duan tė studiojnė, por qė nuk kanė mundėsi tė paguajnė. “Do tė ketė pėrjashtime pėr tė gjithė ata studentė tė cilėt nuk kanė mundėsi tė paguajnė, mirėpo lirimi i kėtyre studentėve nga pagesa i kushton shumė qendrės, sepse heqja e kėtyre shpenzimeve arrin nė 150 mijė euro”, pohoi z. Visoka.

Ai mė tej tha se Ministria e Arsimit ndan njė fond prej njė milion eurosh nė vit, mirėpo kjo nuk mjafton pėr t’i mbuluar tė gjitha shpenzimet. Me ndėrtimin e konviktit tė ri, sipas z. Visoka, kushtet pėr banim do tė jenė mė tė favorshme. | B. B.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio