Studentet.info
« 1 ... 99 100 101 (102) 103 104 105 ... 214 »
Lajme : Bursa studentore
Kyqur 26-03-2007 10:05:18 (2092 Lexime)

Pagesė e bursave tė nxėnėsve dhe studentėve

SHKUP, 26 MARS- Pagesa e 3.782 bursave dhe kredi tė reja pėr nxėnės dhe studentė do tė fillojė nga kjo javė.

Qeveria nė seancėn e fundit qeveritare e miratoi programin pėr standard tė nxėnėsve dhe studentėve me tė cilin janė paraparė 500 bursa tė reja tė nxėnėsve, 1.633 bursa studentore.

Prej kėsaj jave fillon edhe pagesa e 1.560 kredive studentore, 14 bursave pėr fėmijė me nevoja tė posaēme dhe fėmijė pa prindėr, 13 bursa pėr fėmijė tė ushtarėve tė vrarė maqedonas, 10 bursa pėr romė, 45 bursa qeveritare studentore dhe 7 bursa studentore pėr fėmijėt e ushtarėve tė vrarė maqedonas.

Mė shumė...

Lajme : Bisedė me rektorin e Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj
Kyqur 24-03-2007 9:34:25 (1494 Lexime)

Rrokaj: Universitetet shqiptare janė tė politizuara


Prishtinė, 24 mars - Rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, nė njė intervistė dhėnė “Kohės Ditore”, ka alarmuar se universitetet shqiptare nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni janė tė politizuara, se ende vazhdojnė tė jenė shtetėrore e jo publike, dhe se u ngjajnė mė shumė kolegjeve dhe jo universiteteve. Ky pėrkufizim thotė tė jetė i njėjtė pėr tė gjitha universitetet publike shqiptare nė tė tria shtetet, porse brenda tij ka edhe nuanca nga Tirana nė Prishtinė dhe nga Prishtina nė Tetovė.

Mė shumė...

Lajme : Universiteti i Tiranės nėnshkruan memorandum me Universitetin Dardania
Kyqur 23-03-2007 10:44:12 (1559 Lexime)

Universiteti i Tiranės nėnshkruan memorandum me Universitetin Dardania


Prishtinė, 23 mars – Universiteti privat “Dardania” dhe Universiteti i Tiranės nėnshkruan tė premten njė memorandum bashkėpunimi, me tė cilėn mundėsohet shkėmbim i stafit akademik dhe i studentėve ndėrmjet tė dyja universiteteve si dhe krijohen rrethana bashkėpunimi shkencor nė fushat e interesit tė pėrbashkėt, pa mos anashkaluar as shkėmbimin e pėrvojave nė zhvillimin e reformave nė kėto universitete.

Mė shumė...

Lajme : Nga Konferenca “Politikat kombėtare pėr integrim nė zonėn evropiane tė arsimit tė lartė”
Kyqur 23-03-2007 10:40:00 (1297 Lexime)

Arsimi i lart nė Kosovė ende nuk ėshtė nė nivelin e kėnaqshėm


Prishtinė, 23 mars - Me qėllim tė shkėmbimit tė pėrvojave tė shteteve tė BE-sė dhe vendeve tė rajonit nė zhvillimin e politikave pėr integrim nė Hapėsirėn Evropiane tė Arsimit tė Lartė, Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) organizoi konferencėn dy ditore me temėn “Politikat kombėtare pėr integrim nė zonėn evropiane tė arsimit tė lartė”.
Ministri i Arsimit, Agim Veliu, tė premten nė hapjen e kėsaj konference, tha se arsimi i lartė nuk mund dhe nuk duhet tė mbetet i izoluar brenda kufijve nacional, prandaj Procesi i Bolonjės, sipas tij, ėshtė njė proces integrues, i cili hap dyert e Kosovės pėr t’u bėrė pjesė e njė shoqėrie tė dijės.

Mė shumė...

Lajme : Universitet i ri shtetėror nė Shtip
Kyqur 23-03-2007 9:57:09 (1391 Lexime)

Universitet i ri shtetėror nė Shtip


SHTIP, 22 MARS- Prej kėtij viti shkollor nė Shtip mund tė fillojė me punė Universiteti i ri shtetėror. Do tė regjistrohen mijėra studentė nė gjashtė fakultete qė do tė hapen. Vendimin e ka marrė Qeveria nė seancėn e djeshme, ndėrsa e kumtoi sot nė konferencė pėr shtyp zėvendėskryeministri Zhivko Jankullovski.

Ai informoi se nė universitetin do tė ketė fakultet ekonomik, juridik, bujqėsor, si dhe fakultete pėr art muzikor, informatikė dhe shkollė tė lartė shėndetėsore.

Mė shumė...

Lajme : Profesori gjerman Heinrich Oettel ligjerues nė USHT
Kyqur 22-03-2007 13:23:57 (1499 Lexime)

Profesori gjerman Heinrich Oettel ligjerues nė USHT

TETOVĖ, 22 MARS- Nė kuadėr tė vizitave qė Rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, prof. dr. Sadi Bexheti, i ka realizuar nė Gjermani dhe premtimet qė ka dhėnė se do tė angazhohet pėr sjelljen e profesorėve nga ky vend, po fillojnė tė realizohen.

Dr. h. c. Heinrich Oettel nga Universiteti Teknik “Bergakademie” tė Freibergut tė Gjermanisė, mė 22 mars 2007, (tė enjten), ka mbajtur njė ligjėratė pėr studentėt e Fakultetit tė Shkencave Aplikative, nė Programet studimore Mekatronikė dhe Inxhinieri ekonomike.

Profesor Oettel ėshtė koordinator i rrjetit tė bashkėpunimit mes universiteteve nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni nė fushėn e shkencės dhe tė teknologjisė sė materialeve.

Nė kuadėr tė kėtij bashkėpunimi, nė Institutin e tij nė Freiberg kanė qėndruar mė shumė se 150 studentė shqiptarė, nga tė gjitha trevat, tė cilėt kanė realizuar studime dhe ushtrime labaratorike, tema tė magjistraturės dhe doktoratės.

Mė shumė...

Opinione : Shoqėria shqiptare
Kyqur 22-03-2007 9:40:00 (1542 Lexime)


Plagėt e trungut tė studentėve

Nga: Mehas ALIJA

Studentėt, si subjekt dhe objekt i krijimit tė njė spektri vlerash, janė bukuria dhe forca e shpirtit tė njė shoqėrie. Ata janė krenaria, mburrja dhe thesari i ēmuar i saj.

Pa ta shoqėria do tė ishte e varfėr, sterile, pa ambicie progresive dhe vullneti pėr ndryshime integruese shoqėrore do tė ishte i mbyllur nė kornizat e indiferencės, sepse siē dihet studentėt e mirėfilltė gjithmonė i kanė thyer ato barriera dhe i kanė hapur ato korniza tė mbylljes sė njė shoqėrie nė kllapat e regresit, vetėmashtrimit, asimilimit dhe asgjėsimit.

Ata si lėvizės tė zjarrtė, protagonistė pragmatik e iniciatorė pėr zgjidhjen e turbulencave tė krijuara nga qarqe dhe qėllime ogurzeze kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm pėr tė promovuar njė shoqėri tė hapur dhe njė mirėqenie mė tė qėndrueshme.

Mė shumė...

Njoftime : Njoftim
Kyqur 22-03-2007 5:58:18 (1672 Lexime)

Njoftim

Ne, studentėt e programit studimor pėr Kulturė Fizike tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, jemi tė obliguar tė njoftojmė gjithė opinionin se mė tepėr se njė javė bojkotojmė ligjėratat dhe ushtrimet pėr shkak tė mos funksionimit tė mirėfilltė programit tonė mėsimor si dhe problemeve dhe dėshtimeve qė na janė paraqitur. Ne pėrballemi me shumė probleme, si me orarin e ligjėratave dhe ushtrimeve, probleme nė afatin e provimeve, si dhe dėshtimet nė kurset obliguese tė skijimit, ndėrsa notimi realizohet me pagesėn e vetė studentėve, pėr udhėtimin. Studentėt qė bėjnė aplikim pėr mbrojtje tė temės sė diplomės nuk kanė ku tė adresohen, nuk u caktohet komisioni as mentori edhe pse paguajmė nga 50 ero pėr kėtė qėllim. Gjithashtu pėrballemi me problemin e humbjeve tė fletėparaqitjeve, tė dosjeve dhe pėr tė gjitha kėto nuk kemi ku tė drejtohemi. Njėherė shkojmė te dekani i Shkencave Humane pastaj, ai na dėrgon te prorektori pėr arsim dhe kėshtu gjithė ditėn sillemi vėrdallė nėpėr bodrumet e fakultetit dhe pėrsėri nuk arrijmė tė kryejmė punė.

Mė shumė...

Lajme : Mirėnjohje pėr studentėt mė tė mirė gjatė vitit akademik 2005/2006
Kyqur 22-03-2007 4:16:40 (1457 Lexime)

Kryeministri Nikolla Gruevski ndau mirėnjohje pėr studentėt mė tė mirė


SHKUP, 21 MARS - Kryeministri Nikolla Gruevski sot nė Qeveri do t'u ndajė mirėnjohje studentėve tė universiteteve "Shėn Cirili e Metodi"- Shkup, "Shėn Klimenti i Ohrit" - Manastir, tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe Universitetit tė EJL-sė nė Tetovė, tė cilėt kanė diplomuar me notė mesatare mė tė lartė nė vitin akademik 2005/2006.

Nė pritje do tė marrin pjesė edhe rektorėt dhe dekanėt e katėr universiteteve, akademikė nga ASHAM-i dhe pėrfaqėsues tė Ministrisė sė Arsimit.


Lajme : Atasheu per kulture i ambasades gjermane, mbajti prezentim ne usht me teme 50 vjet BE
Kyqur 21-03-2007 7:01:56 (1353 Lexime)

Atasheu gjerman ligjeroi nė USHT

TETOVĖ, 21 MARS- Atasheu pėr Kulturė i Ambasadės gjermane nė Maqedoni, Dorothea Gieselman, mė 21 mars 2007 (e mėrkurė) nė amfiteatrin e Rektoratit pati njė prezantim para stafit akademik dhe studentėve, me temėn: “50 vjet tė Bashkimit Evropian”.

Gieselman foli pėr Kėshillin presidencial tė Gjermanisė nė Evropė, duke nėnvizuar se Bashkimi Evropian ballafaqohet me shumė sfida, prej tė cilave mund tė veēohet ajo e ngecjes sė procesit tė konstituimit, si dhe referendumi i dėshtuar nė Francė dhe Holandė.

Atasheu Gieselman tha se ėshtė paraqitur skepticizmi evropian te disa anėtarė tė BE-sė pėr zgjerim tė mėtejshėm tė familjes evropiane, si dhe pėr situatėn e palakmueshme nė Lindjen e Mesme.

Mė shumė...

« 1 ... 99 100 101 (102) 103 104 105 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio