Studentet.info
« 1 ... 102 103 104 (105) 106 107 108 ... 214 »
Lajme : Rexhep Meidani ligjeron nė USHT
Kyqur 09-03-2007 9:00:00 (1684 Lexime)


Rexhep Meidani ligjeron nė USHT

TETOVĖ, 9 MARS- Ish-presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Rexhep Meidani, i cili ėshtė doktor i shkencave tė fizikės, pėr herė tė parė ligjėroi tė premten nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės nga lėnda historia e fizikės, para studentėve tė vitit tė dytė tė semestrit veror.

Porf. Dr. Meidani ka ligjėruar plot 25 vjet nė Universitetin e Prishtinės, por edhe nė disa universitete botėrore nga lėnda e teorisė sė fizikės, lėndė kjo qė nė USHT ligjėrohet nė vitin e tretė.

Lidhur me pėrvojėn shumėvjeēare nė fushėn e arsimit, prof. dr. Rexhep Meidani tha se elementi shkencor nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės duhet tė forcohet, nė tė cilėn rrugė edhe ėshtė nisur ky universitet, duke shtuar se duhet tė rritet numri i programeve studimore nė shkencat natyrore, sidomos nė informatikė, ngase aty ėshtė perspektiva.

Mė shumė...

Lajme : Profesorėt: Tė njihemi me ligjin, para kalimit nė komision
Kyqur 09-03-2007 7:47:14 (1216 Lexime)

Profesorėt: Tė njihemi me ligjin, para kalimit nė komision

TIRANĖ, 9 MARS - Njohje me ligjin e ri dhe ndryshimet pėrkatėse, para se ai tė kalojė pėr diskutim nė Komisionin Parlamentar. Kjo ėshtė kėrkesa qė vjen nga Kolegji i Profesoratit, sipas tė cilit, trupa akademike dhe jo vetėm ajo, e ka tė nevojshme tė dijė variantin e ligjit qė ėshtė miratuar. "Duhet tė njihen tė gjithė me ligjin e ri, para se ai tė gjejė miratim",- ka theksuar profesor Ismail Hoxha, sipas tė cilit, duhet tė bėhen tė njohura gjithė ndryshimet e bėra, pasi pėr kėtė ligj ka pasur shumė diskutime.

Tė njėjtėn gjė pranojnė edhe pedagogėt e tjerė, tė cilėt shprehen tė interesuar tė njihen me variantin zyrtar. Sipas dekanit tė Fakultetit tė Ekonomisė, projektligji duhet tė mbėrrijė nėpėr dekanate, e me tė duhet tė njihen tė gjithė.

Mė shumė...

Lajme : Pėrfunduan punimet e konferencės dy ditore e Brukselit me qėllim tė dizajnimit tė radhės pėr programin “ Tempus” 2007/2013
Kyqur 09-03-2007 7:10:00 (1433 Lexime)

Komisioni Evropian do tė pėrkrah financiarisht zhvillimin e arsimit nė Kosovė

PRISHTINĖ, 9 MARS - Nė konferencėn qė u mbajt me 5 dhe 6 mars nė Bruksel dhe u organizua nga Komisioni Evropian ku morėn pjesė ministrat e vendeve anėtare tė UE-sė dhe vendeve partnere, Kėshilltari pėr Arsim tė Lartė i Ministrit tė Arsimit, z. Avdullah Hoti paraqiti prioritetet e Kosovės nė fushėn e arsimit tė lartė pėr tė cilat Komisioni Evropian premtoi se do t’i respektojė nė fazėn e ardhshme tė programit Tempus.

Po ashtu z. Hoti dha edhe propozime pėr mėnyrėn e menaxhimit tė programit Tempus dhe pėr nevojėn pėr mė shumė fonde pėr Kosovė.

Mė shumė...

Lajme : Acarohen raportet ndėrmjet Kėshillit Drejtues dhe rektorit tė Universitetit tė Prishtinės
Kyqur 09-03-2007 7:10:00 (1425 Lexime)


Rektori Hasani e merr kartonin e verdhė nga KD-ja


PRISHTINĖ, 9 MARS – Rektori i Universitetit tė Prishtinė, Enver Hasani, nė ditėn e mėsuesit ka marrė si dhuratė “kartonin e verdhė” nga ana e Kėshillit Drejtues (KD). Ky i fundit pėr plot tetė orė “ia ka mbledhė betė” rektorit dhe i ka tėrhequr vėrejtjen atij se nė rast se vazhdon me shkarkime tė dekanėve apo suspendime tė profesorėve Hasani mund tė marrė, pse jo, edhe “kartonin e kuq”. Kėshtu shkruan nė numrin e sotėm e pėrditshmja kosovare "Koha Ditore".

Sipas gazetės, veprimet e fundit tė Hasanit kanė rezultuar me diskutime tė tensionuara nė mbledhjen e sė mėrkurės tė KD-sė, nė tė cilėn i ėshtė tėrhequr vėrejtja atij se “i ka tejkaluar tė gjithė kufijtė, duke vepruar me arbitrarizėm dhe nė kundėrshtim me normat ligjore”.

Mė shumė...

Lajme : Bexheti kadidohet per Rektor ne USHT
Kyqur 08-03-2007 11:30:00 (1372 Lexime)


Sadi Bexheti paraqiti kandidaturen e tij per rektor ne USHT

TETOVĖ, 8 MARS- Nė njėrin nga amfiteatrot e Universitetit Shtetėror tė Tetovės, u.d. rektori i kėtij universiteti prof. dr. Sadi Bexheti, para Stafit akademik dhe studentėve tė Fakultetit tė Shkencave Matematike-Natyrore, Fakultetit Juridik dhe atij Ekonomik, tė mėrkurėn, prezantoi programin e kandidaturės pėr rektor tė USHT-sė. Njė prezantim tė tillė pati edhe tė enjten nė amfiteatrin e Rektoratit, para studentėve dhe profesorėve tė Fakultetit tė Shkencave Humane dhe Arteve, Qendrės pėr Studime Politeknike dhe Qendrės pėr arsim tė lartė profesional mjekėsor e infermieri.


Nė fjalimin e tij, prof. dr. Sadi Bexheti, tha se: “Ne jemi kėtu pėr studentėt. Ndryshimet e reja qė do tė bėhen do tė jenė nė pjesėn organizative, strukturore dhe programore. Do tė jemi transparentė, konkurrues, kompatibilė dhe me renome”, duke shtuar se Universiteti Shtetėror i Tetovės do tė mundėsojė rritjen e efikasitetit tė studimeve, mobilitetin e studentėve dhe tė kuadrit, cilėsi mė tė lartė tė procesit mėsimor, rol aktiv tė studentėve pėr ēėshtjet e tyre, rritje tė aktivitetit mėsimor-pedagogjik dhe tė aktivitetit kėrkimor-shkencor.


Mė shumė...

Lajme : Ministri kroat i Arsimit vizitoi USHT
Kyqur 08-03-2007 7:40:00 (1418 Lexime)


Ministri kroat i Arsimit vizitoi Universitetin Shtetėror tė Tetovės

TETOVĖ, 8 MARS- Njė delegacion nga Kroacia, i udhėhequr nga ministri i Shkencės, Arsimit dhe Sportit i Republikės sė Kroacisė, Dragan Primorac dhe ambasadorit kroat nė Maqedoni, Ivan Kujunxhiq, tė mėrkurėn pasdite, sė bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencės tė Maqedonisė, Sulejman Rushiti, qėndruan pėr njė vizitė pune nė Rektoratin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės, ku u takuan me rektorin prof. dr. Sadi Bexheti.


Ministri kroat Primorac, me kėtė rast mbajti edhe njė ligjėratė, me temė: “Ndryshimet e sistemit arsimor nė Republikėn e Kroacisė nė rrugė e saj drejt BE-sė”. Duke uruar Ditėn e arsimit shqip, ministri kroat tha se vendi i tij dhe i yni kanė marrėdhėnie tė ngushta. Duke folur pėr qėllimet strategjike tė Kroacisė pėr integrim me BE-nė, ai tha se pos obligimeve tė tjera, njė vend tė veēantė ka zėnė dituria dhe shtoi se vendi i tij deri nė vitin 2010 do tė jetė konkurrente me dije nė Evropė. Strategjia e Lisbonės e vitit 2000, nė planin aksionar kėrkon rritje prej 3 pėr qind nė fushėn e dijes dhe hulumtimit, ndėrkohė qė Kroacia po ec kėsaj rruge.


Mė shumė...

Lajme : Arsimi i Lartė, miratohet ligji i ri
Kyqur 08-03-2007 5:50:00 (1305 Lexime)

Arsimi i Lartė, miratohet ligji i ri

TIRANĖ, 8 MARS- Nė ditėn e mėsuesit, qeveria miratoi Ligjin e Arsimit tė Lartė. Pas shumė diskutimesh, shoqėruar edhe me debate e kundėrshti, e pas rishikimit tė tij edhe nė Kėshillin e Arsimit tė Lartė dhe Shkencės, ligji i ri bėn njė qasje mė shumė me Sistemin e Bolonjės. Sipas kreut tė qeverisė, Sali Berisha, ligji ėshtė hartuar duke pasur njė mbėshtetje tė gjerė tė mendimit universitar vendas, por edhe ekspertizėn e institucioneve tė rėndėsishme ndėrkombėtare nė kėtė fushė. "Autonomia universitare merr njė sens shumė mė real dhe mė tė qėndrueshėm.

Vendoset Kėshilli Administrativ, si njė institucion qė bashkėpunon me Senatin, me drejtuesit, por qė garanton njė transparencė tė plotė financiare. Mekanizmi i ri financiar u jep kėtyre institucioneve publike autonominė reale jetike pėr to",- tha Berisha. Ndėrkohė, vetė rektorėt janė shprehur pozitivisht pėr kėtė strukturė, ndėrkohė qė kėshilluan fillimisht qė ajo tė jetė thjesht kontrolluese, pasi autoritetet kryesore janė Senati dhe Kėshillat e fakulteteve.

Mė shumė...

Lajme : Studentet ne qytetin Studenti
Kyqur 08-03-2007 5:48:28 (1543 Lexime)

Qyteti Studenti, njė vatėr e pėrhershme infeksioni

TIRANĖ, 8 MARS- Jam njė prind nga njė rreth i largėt i Shqipėrisė. Vajza ime, pėr tre vjet ka qenė banore nė Qytetin "Studenti". Verėn e vitit tė shkuar, vajza ime u sėmur dhe u detyrua qė tė ndėrpriste vitin akademik, duke rrezikuar dhėnien e provimeve. Sipas mjekut infeksionit, ime bijė kishte marrė infeksion nė rrugėt urinare dhe shkak pėr kėtė ishte bėrė mungesa e higjienės nė godinėn ku ajo banonte, nė Qytetin Studenti. Vajza ėshtė sėrish nė tė njėjtėn godinė, por tani vazhdon tė ketė frikė se mos infektohet sėrish, me gjithė kujdesin e shtuar pėr higjienėn personale. Desha tė di se ēfarė ka bėrė Drejtoria e Qytetit Studenti, pėr evitimin e pėrsėritjes sė epidemive qė vijnė nga mungesa e higjienės, dhe sa rrezikojnė studentėt konviktorė

Mė shumė...

Lajme : Prezentim i bursave amerikane
Kyqur 08-03-2007 4:10:00 (1410 Lexime)


Prezantim pėr dhėnien e bursave pėr studimet master dhe doktorata nė SHBA.

TETOVĖ, 8 MARS- Nė organizim tė Zyrės pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare tė USHT-sė, pėrfaqėsues tė Ambasadės amerikane nė Maqedoni, (tė martėn), nė amfiteatrin e Rektoratit tė kėtij universiteti, para stafit akademik, asistentėve tė programeve tė ndryshme studimore, asistentėve tė rinj dhe studentėve tė vitit tė katėrt, kanė prezantuar programet “Fulbright” dhe “Humphrey”, qė kanė tė bėjnė me dhėnien e bursave pėr studimet master dhe doktorata nė disa universitete eminente tė SHBA-sė.

Jeanne Clark, pėrfaqėsuese e Zyrės pėr Marrėdhėnie me Publikun tė Ambasadės sė SHBA-sė nė Shkup dhe Gazmend Iljazi, asistent i programit pėr arsim nė kuadėr tė kėsaj ambasade, bėnė prezantimin e programeve pėr studime universitare nė SHBA.

Mė shumė...

Lajme : Senati i USHT-se mbajti mbledhjen per antaret e rinj
Kyqur 08-03-2007 4:06:44 (1723 Lexime)

U propozuan antarėt e rinjė nė Senat tė USHT-sė

TETOVĖ, 8 MARS- Senati i Universitetit Shtetėror tė Tetovės verifikoi anėtarėt e rinj pėr nė Senat tė propozuar nga fakultet dhe qendrat studimore tė USHT-sė gjatė mbledhjes sė mbajtur tė martėn me datė 6 mars.

Mė shumė...

« 1 ... 102 103 104 (105) 106 107 108 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio