Studentet.info
« 1 ... 107 108 109 (110) 111 112 113 ... 214 »
Lajme : Delegacioni i USHT-sė optimist pėr bashkpunim me Universitetin "Ilira"
Kyqur 07-02-2007 8:46:13 (1896 Lexime)


Delegacioni i USHT-sė optimist pėr bashkpunim me Universitetin "Ilira" Prishtinė

PRISHTINĖ, 7 SHKURT- Njė Delegacion i Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) i udhėhequr nga dekani i Fakultetit Juridik prof. dr. Mersim Maksuti, si dhe kryetari i USSHM-sė Jetmir Sejfuli, morėn pjesė nė prezantimet virtuale tė studentėve tė Universitetit Mbretėror “Iliria”, qė u mbajt nė ambientet e hotelit “Grand” nė Prishtinė.

Nė kėtė prezantim u fol pėr format dhe mėnyrat e ngritjes sė cilėsisė sė procesit mėsimor me metoda tė avancuara. Delegacioni i USHT-sė bisedoi me profesorė tė shumtė, pėr praktikat amerikane qė ata kanė filluar t’i zbatojnė nė procesin edukativo-arsimor, si dhe morėn pjesė nė punimet qė kishin pėrgatitur studentėt bashkė me profesorėt e kėtij institucioni arsimor.

Mė shumė...

Lajme : USUSHT bashkėpunim me US tė Sllovenisė
Kyqur 07-02-2007 8:30:00 (3378 Lexime)


Sllovenia mbėshtet studentėt e USHT-sė


TETOVĖ, 7 SHKURT- Njė delegacion katėr anėtarėsh i Unionit tė Studentėve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USUSHT), u kthye tė martėn nga Sllovenia pas njė vizite katėr ditore qė u realizua me ftesė tė Unionit tė Studentėve tė Universitetit tė Lubjanės. Delegacioni pėrbėhej nga Kushtrim Ahmeti, kryetar, Zulqufli Zenuni, nėnkryetar, Korab Mushkolaj sekretar dhe Sadik Jashari, anėtar i Kryesisė.

Siē informoi kryetari, Kushtrim Ahmeti, gjatė qėndrimit disa ditėsh nė Slloveni janė realizuar disa takime tė rėndėsishme, pėr tė cilat ėshtė arritur edhe marrėveshje bashkėpunimi. “Sllovenia ėshtė vend i BE-sė dhe njė bashkėpunim i tillė do tė ishte njė lehtėsim pėr studentėt tanė”, u shpreh Ahmeti.

Mė shumė...

Lajme : Pakoja e Ahtisaarit i lė pa gojė Agim Veliun dhe Enver Hoxhajn
Kyqur 06-02-2007 6:30:00 (1597 Lexime)


MASHT-i kundėr propozimit tė Ahtisaarit pėr arsimimin e serbėve


Prishtinė, 6 shkurt – Pėrmbajtja e pakos sė kryenegociatorit Martti Ahtisaari qė i referohet ēėshtjes sė arsimimit tė komuniteteve pakicė ka shkaktuar reaksion nė Ministrinė e Arsimit. Zyrtarėt e kėsaj ministrie thanė pėr gazetėn "Koha Ditore" se ligji serb pėr arsim nuk do tė aplikohet nė asnjė pjesė tė territorit tė Kosovės, dhe se komuna e Mitrovicės sė Veriut nuk mund tė bėjė licencimin e universitetit tė atjeshėm apo tė bėjė pagesėn e mėsimdhėnėsve tė kėtij institucioni.

Ky qėndrim ėshtė dhėnė edhe pse propozimi i Ahtisaarit ka krijuar parakushtet pėr themelimin e universitetit tė dytė publik nė Kosovė, qendra e tė cilit do tė jetė nė komunėn e Mitrovicės sė Veriut.

Mė shumė...

Njoftime : Unioni i Studenteve Shqiptar - USSH
Kyqur 05-02-2007 10:10:00 (2785 Lexime)

Konkurs pėr aplikim pėr Kryetar tė USSH-sė nė Universitetin e Prishtines.



Unioni i Studentėve Shqiptarė USSH-ja, Kryetari i Pergjithshemė i USSH-sė nė bazė tė Statutit tė USSH-sė,neti 5,6 dhe 7 pėr mbajtjen e Kuvendit tė USSH-sė dega nė Universitetin e Prishtinesė, shpallė tė hapurė konkursinė pėr aplikim pėr Kryetar tė USSH-sė nė Universitetin e Prishtinesė.


Pėr te aplikuarė kandidatet nė kėtė garė Studentore duhet ti permbushin keto Kritere:

1. Tė jetė Shqiptarė,
2. Tė jetė Studentė i Universitetit tė Prishtinesė,
3. Tė ketė noten mesatare mbi 8.00
4. Tė jetė i moshesė 19-24 vjeqarė.


Unioni i Studentėve Shqiptarė USSH-ja (selia Qendrore) i benė thirrje te gjithė Studentėve qė janė tė interesuar qė tė udheheqin mė Studentet e UP-sė tė lajmrohen nė Zyren e Unionit tė Studentėve Shqiptarė (Fakulteti Juridik kati IV) ose tė lamrohen nė keto E-mail adresa :

ussh@albaner.net , u_s_sh@yahoo.com , info-ussh@hotmail.com ,
ose nė numrat e Telefonit:

044 - 372-676 , 044 - 450-939 , 044 - 675-939 qė ti marine fletėaplikaconetė pėr konkurimė.


Aplikimi fillonė prejė datesė: 15 shkurtė 2007 dhe perfundonė mė 20 shkurtė 2007.

Komisioni Qendror Zgjedhorė i Unionit tė Studentėve Shqiptarė KQZUSSH-ja


Lajme : Prorektori i USHT-sė Etem Iseni u takua me kryetarin e SHAFK, Xhevdet Pantina
Kyqur 05-02-2007 9:40:00 (3988 Lexime)


Prorektori i USHT-sė Etem Iseni u takua me kryetarin e SHAFK, Xhevdet Pantina

PRISHTINĖ, 5 SHKURT- Nė njė ambientet miqėsor, nė Fakultetin e Arteve Figurative nė Prishtinė, prorektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT), Etem Iseni, pati njė takim me kryetarin e Shoqatės sė Artistėve Figurativ tė Kosovės (SHAFK), Xhevdet Pantinėn.

Nė kėtė takim tė pėrzemėrt, prorektori Iseni e informoi nikoqirin pėr punėn qė po bėn Universiteti Shtetėror i Tetovės dhe kėrkoi nga z. Pantina qė ta mbėshtet me kuadro profesionale USHT-nė dhe tė intensifikohen marrėdhėniet nė mes kėtyre dy institucioneve.

Mė shumė...

Lajme : Arsimimi i pakicave nga perspektiva e ekspertėve
Kyqur 03-02-2007 9:50:00 (2103 Lexime)

Ligji s'ėshtė pengesė pėr zhvillimin e arsimit tė komuniteteve


Prishtinė, 3 shkurt - Ekspertėt pėr integrimin e minoriteteve nė sistemin arsimit tė lartė thonė se duhet tė ketė njė qasje serioze tė tė dyja palėve, si tė palės shqiptare, ashtu edhe tė serbėve edhe pse, sipas tyre, korniza ekzistuese ligjore kosovare nuk ėshtė pengesė pėr zhvillimin e programeve qė janė nė pajtim me nevojat e komuniteteve nė Kosovė.
Dukagjin Pupovci, kryetari i Qendrės pėr Arsim tė Kosovės (KEC), tha pėr KosovaLive se UP duhet t’i inkurajojė programet ndėrkombėtare tė studimit sepse nė kėtė mėnyrė arrihet njė shkallė mė e lartė e pjesėmarrjes sė studentėve minoritarė nė studime.

Mė shumė...

Lajme : Sipas Organizatės sė Re Studentore (ORS)
Kyqur 02-02-2007 11:30:00 (1449 Lexime)


Rugova tė jetė Doktor Nderi i UP-sė

Prishtinė, 2 SHKURT - Pėr kėtė vit akademik Universiteti i Prishtinės (UP) duhet t’i ndajė titullin Honoris Causa presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova. Kjo ėshtė kėrkesė e Organizatės sė Re Studentore (ORS), tė cilėn e ka adresuar tė mėrkurėn tek ministri i arsimit Agim Veliu dhe tek rektori i UP-sė, Enver Hasani.

Drejtuesi i kėsaj organizate Skėnder Fetahu ėshtė shprehur se kjo kėrkesė ėshtė bėrė pas shumė konsultimeve me personalitete tė profesioneve tė ndryshme, duke filluar nga ata tė kulturės, artit, shkencės, dhe tė jetės shoqėrore nė pėrgjithėsi.

“Ka shumė arsye qė na shtynė tė bėjmė kėtė propozim. Ėshtė kontributi qė Rugova ka dhėnė pėr letėrsinė pranė Institutit Albanologjik, Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, kontributin qė ka dhėnė si kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

Mė shumė...

Lajme : Studentėt zgjedhin skriptoret pėr t’u shėrbyer me libra universitarė
Kyqur 02-02-2007 11:17:00 (3433 Lexime)

Pa bekimin e autorėve skriptoret vazhdojnė tė kopjojnė libra


PRISHTINĖ, 2 SHKURT – E njėjta pėrmbajtje e njė libri universitar gjendet me ēmime tė ndryshme nė treg. Nė librari i njėjti tekst ka ēmimin mė tė lartė, vetė autori mund ta japė diēka mė lirė, ndėrsa nė skriptore ēmimi pėson rėnie tė madhe.
Studentėt thonė se me librin universitar po abuzohet nė forma tė ndryshme, duke filluar nga vetė autorėt, pastaj skriptoret private e deri tek studentėt, prandaj “nė kėtė koleksion abuzuesish”, thonė se ka njė numėr arsyesh pse ata kanė vendosur qė nė skriptore tė shėrbehen me librat qė u nevojiten pėr studime.

Skriptoreve u kanė dhėnė epitetin e tė qenit “abuzues legalė” meqė kanė licencėn pėr tė ushtruar kėtė veprimtari dhe nuk pengohen nga autoritetet, ndėrkaq njė pjese tė profesorėve u thonė si “abuzues ilegalė” pėr faktin se pa tė drejtė autoriale pėrkthejnė dhe pėrvetėsojnė libra tė autorėve tė huaj.

Mė shumė...

Lajme : Koha pėr mė shumė universitete publike nė Kosovė
Kyqur 02-02-2007 11:11:31 (2302 Lexime)

Fakultetet teknike, Mjekėsia dhe Artet duan tė divorcohen me UP-nė


PRISHTINĖ, 2 SHKURT – Fraza “Universiteti i Prishtinės, universitet i vetėm publik nė Kosovė”, nė njė tė ardhme jo tė largėt mund tė mos pėrdorėt mė. Kjo pasi disa nga fakultetet duan qė pėrfundimisht tė bėhen universitete nė vete. Jo pėr shkak tė ndonjė pakėnaqėsie me menaxhmentin e kėtij universiteti, por pėr faktin se UP-ja ka strukturė tė gjerė, duke pėrfshirė pothuajse tė gjitha lėmit e studimeve, “gjė qė e bėnė tė vėshtirė zbatimin e rregulloreve tė pėrgjithshme nė fusha tė caktuara”.

Opozita ka kohė qė e ka bėrė thirrje pėr mė shumė universitete publike nė Kosovė, ndėrkaq Ministria e Arsimit nė parim pranon nevojėn pėr krijimin e disa universiteteve, gjė kjo e diskutuar edhe nė kryeministri.

Mė shumė...

Lajme : Hasani i kėrkon falje autorit gjerman tė librit “Rheumatologie”
Kyqur 02-02-2007 11:10:00 (1619 Lexime)

Hasani i kėrkon falje autorit gjerman tė librit “Rheumatologie”

PRISHTINĖ, 2 SHKURT – Rektori i Universitetit tė Prishtinės (UP), Enver Hasani, tė hėnėn ka nisur njė shkresė pėr gjermani, me tė cilėn i ka kėrkuar falje autorit gjerman tė librit “Rheumatologie”, pėr siē thotė, plagjiaturėn qė i ėshtė bėrė kėtij libri nė masėn 70 pėr qind nga njė profesor i Fakultetit tė Mjekėsisė.

“Nė emėr tė Universitetit tė Prishtinės ju njoftoj nė mėnyrė zyrtare qė komisioni disiplinor i Universitetit tė Prishtinės ka konstatuar se libri i prof. dr. Sylejman Rexhepit “Reumatologjia”, i publikuar nga Fakulteti i Mjekėsisė i Universitetit tė Prishtinės nė vitin 2006, ka ngjashmėri (70 pėr qind) me librin “Rheumatologie” i publikuar nga Dr. Hans Jurgen Hettenkofern, “Georg Thieme Verlag” Stuttgart-New York nė vitin 1998”, i shkruan Hasani profesorit gjerman.

Mė shumė...

« 1 ... 107 108 109 (110) 111 112 113 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio