Studentet.info
« 1 ... 108 109 110 (111) 112 113 114 ... 214 »
Lajme : Prorektori i USHT-sė Etem Iseni takon rektorin e UP-sė Enver Hasanin
Kyqur 01-02-2007 5:30:00 (4060 Lexime)


Thellimi i bashkėpunimit nė funksion tė fitimit tė dijes

PRISHTINĖ, 1 SHKURT - Nė kuadėr tė njė vizite zyrtare nė Prishtinė, prorektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT), Etem Iseni, realizoi njė takim me rektorin e Universitetit tė Prishtinės (UP), Enver Hasani, dhe prorektorin Luan Ahma.

Nė kėtė takim u bisedua pėr format e bashkėpunimit nė mes tė Universitetit tė Prishtinės dhe Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Mes tjerash nė kėtė takim u tha se komunikimi, kėmbimi i kuadrove, vlerave dhe studentėve duhet tė intensifikohet gjithnjė e mė shumė.

Mė shumė...

Lajme : Universiteti i Tiranės, shpallen koeficientet pėr ēdo fakultet
Kyqur 31-01-2007 9:21:30 (2973 Lexime)

Universiteti i Tiranės, shpallen koeficientet pėr ēdo fakultet


TIRANĖ, 31 JANAR - Ēdo maturant tani mundet tė zgjedhė fakultetin ku do tė konkurrojė. Nė tabelat e mėposhtme botohen koeficientet zyrtare pėr ēdo degė. Fakultetet kanė dorėzuar dje nė Universitetin e Tiranės tabelat dhe relacionet pėrkatėse, nga ku kanė marrė udhė pėr nė Ministrinė e Arsimit. Koeficientet e mėposhtme tregojnė lėndėt e preferuara tė secilit fakultet, si dhe tipat e shkollave mė tė vlerėsuara. I vetmi qė nuk ka propozuar koeficient ėshtė Fakulteti Ekonomik.

Nė bazė tė rregullave tė maturės, koeficientet janė ato qė bėjnė diferencėn mes njė kandidati qė ka mbaruar X shkollė tė mesme dhe njė tjetri qė ka mbaruar Y. Po kėshtu, ato bėjnė edhe diferencėn mes njė kandidati qė jep provim me zgjedhje Y apo Z lėndė.

Mė shumė...

Lajme : Behxhet Pacolli shpresė pėr studentėt
Kyqur 31-01-2007 4:00:00 (3203 Lexime)


PACOLLI TAKIM ME REKTORIN E UNIVERSITETIT DHE DEBAT ME STUDENTET

PRISHTINĖ, 30 JANAR - Behxhet Pacolli u takua me rektorin Universiteti, tė Prishtinws Prof.Dr Enver Hasani ku gjatė takimit ėshtė biseduar mbi gjendjen aktuale financiare tė kėtij Universiteti, mbi reformat dhe disciplimin e lėvizjeve finaciare si dhe projekteve mbi digjitalizimin e administratės sė kėtij institucioni.

Pacolli ishte optimist pėr pėrkrahje financiare me rastin e pėrvjetorit tė kėtij Universiteti mė 15 shkurt ku do tė marrė pėrsipėr financimin e drejtuesve tė kėtij insitucioni ndėrtimin e Fakultetit Filozofik, i cili pėr ēėshtje fondesh kishte mbetur thjeshtė njė projekt nė letėr.

Mė shumė...

Lajme : Kryeministri Agim Ēeku vizitoi Ministrinė e Arsimit, tė Shkencės e tė Teknologjisė
Kyqur 31-01-2007 3:32:40 (1276 Lexime)

MASHT aplikoi pėr t’u bėrė pjesė e Sistemit tė Bolonjės

PRISHTINĖ, 30 JANAR – Ministria e Arsimit, e Shkencės dhe e Teknologjisė (MASHT) ka aplikuar pėr t’u bėrė nėnshkruese zyrtare e Deklaratės sė Bolonjės, akt ky qė mund tė pritet nė muajin maj nė konferencėn e ministrave tė arsimit tė Evropės, e cila kėsaj radhe do tė mbahet nė Londėr. Kjo ėshtė bėrė e ditur tė martėn nga ministri Agim Veliu, pas takimit qė pati me kryeministrin Agim Ēeku.
Veliu pret qė kėtė vit, tė nėnshkruajė kėtė deklaratė “me tė cilėn do tė mundėsohej qė Kosova tė bėhet anėtar i barabartė i Procesit tė Bolonjės”.

Nė ministri bėjnė tė ditur se aktorėt kryesorė qė do tė vendosin pėr pranimin e Kosovės nė kėtė proces, pas pjesėmarrjes sė ministrit Veliu nė Konferencėn e Strasburgut, do ta ēmojnė faktin se Kosova ka demonstruar njė vullnet tė fortė pėr t’u integruar nė Fushėn Evropiane tė Arsimit tė Lartė.

Mė shumė...

Lajme : Organizimi i nivelit tė dytė tė studimeve themelore bėhet me mjaft vėshtirėsi
Kyqur 29-01-2007 15:10:00 (1722 Lexime)

Fillimi i studimeve master mund tė shtyhet deri mė 1 mars

RISHTINĖ, 29 JANAR – Ėshtė bėrė rutinė qė nė Universitetin e Prishtinės (UP) studimet master tė mos fillojnė me kohė. Kėtė vit nė disa fakultete dhe departamente ėshtė shtyrė edhe publikimi i listave tė studentėve tė cilėt kanė fituar tė drejtėn pėr tė vijuar kėtė fazė studimesh. Studentėt ankohen se edhe nė ato departamente nė tė cilat ky cikėl studimesh ka filluar ka mjaft parregullsi, duke filluar nga mosrespektimi i orarit tė ligjėratave e deri te numri i vogėl i orėve tė ndjekura gjatė njė semestri pėr njw lėndė.

Elbasan Hoti, nėnkryetar nė Parlamentin e Studentėve (PS), thotw se nuk ėshtė hera e parė qė ndodh ky fenomen, pasi qw zakonisht prej muajit nėntor e deri nė janar mund tė ketė filluar ky cilik studimesh.

Mė shumė...

Lajme : Aktualitete nga Universiteti Shtetėror i Tetovės
Kyqur 29-01-2007 8:40:00 (1626 Lexime)


GAZETA UNIVERSITARE NĖ DUART E LEXUESVE UNIVERSITAR

TETOVĖ, 29 JANAR - “Gazeta universitare”, me afėr 50 faqe, ku janė pėrfshirė materiale mjaft interesante, qė kanė tė bėjnė me aktivitetet qė po zhvillohen nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT), nė Rektorat, administratė, nėpėr fakultete dhe nė ambientet e studentėve.

Nė numrin e ri tė gazetės mund tė lexohen raportet pėr vizitat e drejtuesve tė kėtij institucioni tė arsimit tė lartė nė qendrat universitare evropiane e botėrore, pėr bashkėpunimin e ndėrsjellė qė po vendoset me universitetet mė prestigjioze, pėr projektet qė po zhvillohen brenda kampusit tė kėtij universiteti, pėr pėrparimin e procesit mėsimor-shkencor, pėr reformat qė po i realizon Rektorati, nė krye me rektorin prof. dr. Sadi Bexheti, pėr aktivitetet e Unionit tė Studentėve, pėr jetėn, punėn dhe procesin e studimeve tė studentėve nga tė gjitha trojet shqiptare e tė tjera, riaktivizimi i klubit letrar Jusuf Gėrvalla.

Mė shumė...

Lajme : Dr. Pllana: Rektori Hasani mė largoi mė keq se rektori serb Papoviē
Kyqur 29-01-2007 7:10:00 (3958 Lexime)


Dr. Pllana: Rektori Hasani mė largoi mė keq se rektori serb Papoviē


Kėrkoj nga Hasani qė tė mė kthej nė vendin e punės si profesor gjithsesi, por sigurisht edhe si shef tė Katedrės. Pėr kėtė dua qė tė mė njoftoj, jo nėpėrmjet internetit, por vetėm nėpėrmjet njė letre me a pa vulė, tė shkruar me dorėn dhe lapsin e tij qė do ta ketė nė xhep. Vetėm nė kėtė mėnyrė do t’ia falja vetėm njė pjesė tė fajit, mirėpo jo tė gjithė fajin, thotė prof. dr. Ejup Pllana


PRISHTINĖ, 29 JANAR – Me arsyetimin se libri mėsimor “Reumatologjia” i autorit prof. dr. Sylejman Rexhepit ėshtė plagjiat i njė libri gjerman, Enver Hasani, rektor i Universitetit tė Prishtinės, ditė mė parė ka suspenduar nga puna e mėsimdhėnėsit nė Fakultetin e Mjekėsisė utorin e librit dhe kryetarin e deritanishėm tė Katedrės Interne, prof. dr. Ejup Pllanėn si recensent tė librit.

Po ashtu, rektori Hasani ua ka ndaluar ushtrimin e detyrės sė mėsimdhėnėsve, tė mbajtjes sė provimeve dhe marrjes pjesė nė recensione tė teksteve universitare nė Universitetin e Prishtinės edhe dy recensentėve tė tjerė tė po kėtij libri, prof. dr. Remzi Izairi nga Universiteti i Tetovės dhe prof. dr. Argjend Tafaj nga Universiteti i Tiranės

Mė shumė...

Lajme : Bie mesatarja, universitetet nė rrethe nga 5.7-6
Kyqur 29-01-2007 6:26:53 (2070 Lexime)

Bie mesatarja, universitetet nė rrethe nga 5.7-6

TIRANĖ, 29 JANAR - Rėnie e ndjeshme e mesatares sė studentėve nė universitetet e vendit. Kėtė fenomen konstatojnė titullarėt e shkollave tė larta publike dhe drejtues tė ministrisė, qė e argumentojnė fenomenin, mes tė tjerash, edhe me pranimin e lirė nė shumė degė studimi. Sipas tė dhėnave zyrtare tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, problematike situata paraqitet nė rrethe, ku pranimi i brezit mė tė ri tė studentėve ishte thuajse i liberalizuar. Sipas ministrit tė Arsimit, Genc Pollo, mesatarja totale nė universitetet e rretheve nuk e kalon notėn 6. "Kemi konstatuar rėnie tė mesatares nė pėrgjithėsi. Nė rrethe ajo varion mes notės 5.7-6",- pranon kreu i arsimit, duke shtuar se gjithsesi sezoni i provimeve do tė jetė njė provė pėr "vlerėn" e studentėve. Mesatare nė rėnie ėshtė shėnuar edhe nė Universitetin e Tiranės.

Mė shumė...

Lajme : Njė ēėshtjeje e pazgjidhur prej 2003-shit
Kyqur 26-01-2007 14:40:00 (1567 Lexime)


Farmacistėt ende pa diploma

SHKUP, 26 JANAR - Prej dhjetorit tė vilit 2003, kur edhe diplomoi gjenerata e parė e farmacistėve tė Universitetit te Tetovės (UT), institucioni qe trashegoi punėn e tij -Universiteti Shteteror i Tetovės (USHT) - nuk ka ndarė diploma pėr asnjėrin prej 40 tė diplomuarve farmacistė te U(SH)T-sė, gjysma e tė cilėve janė qytetarė tė Maqedonisė.

Kjo pa dyshim e rendon edhe mė shumė problemin e mbi 20 farmaeistėve nga Maqedonia, lė cilėt jo vetem qe nuk mund ta marrin licencėn e punės pėr shkak tė qėndrimeve selektive te Odes Farmaeeutike tė Maqedonisė, por edhe pėr shkak tė qendrimeve refuzuese, me te cilat ndeshen nė tė gjitha rastet e aplikimeve pėr punė.

"Gjatė kėrkimit tė ndonjė vendi pėr punė, mungesa e dokumentit tė diplomės sigurisht ėshtė problem", pohon Adem Jusufi, i diplomuari i parė farmacist nė UT. Sipas tij, menjėherė lindin dyshimet se diēka nuk ėshtė nė rregull dhe kur t'ia shtosh kėsaj edhe elementin se ke studiuar, atėherė dyfishohen paragjykimet.

Mė shumė...

Lajme : Studentet ne Protesta per Muzeun
Kyqur 26-01-2007 8:44:46 (1410 Lexime)

Protesta pėr muzeun: Universiteti i Tiranės, deri nė bojkot tė sezonit

TIRANĖ, 26 JANAR - Pėrshkallėzim protestash, deri nė bojkot tė mėsimit. Madje edhe sezoni i provimeve do tė rrezikohet, nėse brenda disa ditėsh, qeveria nuk jep njė reagim tė vetin nė mbėshtetje tė kėrkesės sė Universitetit tė Tiranės, pėr ēėshtjen e Muzeut tė Shkencave tė Natyrės. Kjo do tė jetė rruga qė do tė ndjekė Universiteti, ndėrkohė qė rektori i tij, Shezai Rrokaj ka deklaruar dje se kėsaj ēėshtjeje do t'i shkohet deri nė fund, pasi e drejta ėshtė me shkollėn.

"Ne do tė ndjekim tė gjitha rrugėt ligjore, pėr tė mbrojtur tė pacenuar atė qė, nė fakt i pėrket tė gjithėve e jo vetėm universitetit. Muzeu ėshtė i shkollės e duhet t'i kthehet asaj",- tha Rrokaj, dje, gjatė protestės nė oborrin e muzeut. Vend ku ishin mbledhur bashkė rektorė, pedagogė e studentė, nga fakultetet tė ndryshme tė kėtij universiteti.

Mė shumė...

« 1 ... 108 109 110 (111) 112 113 114 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio