Studentet.info
Lajme : Ambient i ndotur nė USHT
Kyqur 17-01-2007 9:00:25 (2011 Lexime)


MBETURINAT E MUNDIN OBJEKTIN E USHT-sė

TETOVE, 17 JANAR- Mbeturinat dhe qentė endacak rreth objektit tė USHT-sė ēdo ditė janė tė shoqėruar me studentėt. Kush duhet te meret me pastrimin e ketyre plehrave? lind pyetja e shqetėsuar e studentėve ku ata ēdo ditė duhet tė kalojn mbi ta. Njė kohė tė gjatė thuajse mė shumė se njė vit kėtu bėhet luftė e madhe pėr tė kaluar nga banesat pėrreth deri nė rrugė apo deri tek fakulteti sepse mbeturinat janė problem i madh dhe pengesė pėr studentėt dhe banorėt qė jetojnė kėtu.

Studentėt thonė se as nga objekti i USHT-sė e a as nga banesat ku ata jetojė nuk mund tė dalish jashtė sepse era e mbetruinave kundėrmon gjithandej. Tė gjitha faturat i pagujamė rregullisht dhe nuk e dijm pse janė gjithė kėto plehra rreth banesave, pse ndėrmarja "JKP" nė Tetovė nuk i largon kėto mbeturina thot njė student i Fakultetit Ekonomik qė banon afėr Universitetit tė Tetovės.

Mė shumė...

Lajme : Njė delegacion i Fakultetit Juridik tė USHT viziton Universitetin e Berlinit
Kyqur 17-01-2007 8:43:06 (2392 Lexime)


Punohet nė realizim tė kėmbimit tė kuadrove dhe projekteve tė pėrbashkėta

TETOVE, 17 JANAR- Njė delegacion tre anėtarėsh i Fakultetit Juridik tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, (USHT) udhėhequr nga dekani, Mersin Maksuti dhe asistentet Arta Bilalli dhe Fatmire Lumani qėndrojnė nė njė vizitė tre javėshe nė Universitetet e Berlinit tė Gjermanisė. Kjo vizitė ka pėr qėllim realizimin e disa takimeve qė kanė tė bėjnė me procesin e Bolonjės.

Siē informoi dekani Maksuti, delegacioni tė mėrkurėn ka pasur takim me dekanin e Fakultetit Juridik tė Universitetit tė Berlinit, si dhe me njėrin nga pėrgjegjėsit e realizatorėve tė procesit tė Bolonjės, qė ka njė rėndėsi tė veēantė pėr universitetin tonė. Ai tha se kėtė delegacion e presin edhe disa takime tė rėndėsishme, tė cilėt janė paraparė tė realizohen sipas agjendės sė paraparė.

Mė shumė...

Lajme : Delegacioni i Fakultetit Ekonomik tė USHT-sė
Kyqur 16-01-2007 6:00:00 (1733 Lexime)


Nė seminar njė mujor nė Universitetin Stafforshire tė Angli

TETOVĖ, 16 JANAR- Njė delegacion tre anėtarėsh i Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT), i udhėhequr nga dekani i Fakultetit Ekonomik, Petrit Pollozhani, prej tė martės, pėr katėr javė do tė qėndrojė nė njė vizitė nė Universitetin e Stafforshire, afėr Manēesterit tė Britanisė sė Madhe.

Qėllimi i kėsaj vizite njė mujore nė kėtė universitet anglez, sipas dekanit Pollozhani ėshtė zhvillimi i njė seminari, si dhe kėmbimi i pėrvojave mes kėtyre dy universiteteve. Sipas tij, pritet qė ky bashkėpunim ndėruniversitar tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen. Prandaj, delegacioni i Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe grupet punuese do tė punojnė drejtpėrsėdrejti pėr bashkėpunimin ndėruniversitar. Po ashtu delegacioni i USHT-sė do tė ketė rastin qė tė ndjekė njė seminar qė ka tė bėjė drejtpėrdrejt me punėn e Fakultetit Ekonomik nė USHT. Kėshtu qė pėrvojat e reja tė fituara do tė mund tė implementohen nė kėtė fakultet tė USHT-sė.


Mė shumė...

Lajme : Edhe analisti i njohur britanik James Pettifer me leksione tė veta nė USHT
Kyqur 15-01-2007 6:42:48 (1461 Lexime)


Rektori Bexheti sjell profesor ndėrkombėtar nė USHT

TETOVE, 15 JANAR- Analisti i njohur anglez dhe njohėsi i mirė i problemeve ballkanike, James Pettifer pritet qė sė shpejti tė mbajė ligjeratat e para nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės.

Burime nė USHT-sė thonė se me analistin Pettifer ėshtė biseduar dhe se ai ka shprehur gadishmėrinė e tij qė leksionet e tij ti jap nė kėtė institucion arsimor. Pėrndryshe Pettifer njihet si njė mbėshtetės I USHT-sė qė nga ditėt e para tė themelimit kur ai punonte si gazetar nė media tė ndryshme britanike.

Ardhja e tij ėshtė nė funksion tė pėrmirėsimit tė kualitetit mėsimor. Pettifer ėshtė ligjerues nė disa Universitete tė rėndėsishme botėrore.
Ardhja e tij nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės padyshim se do tė jetė njė sihariq I mirė pėr studentėt e USHT-sė. premtimet be rektorit Bexheti dita ditės sa vijnė e pėrforcohen.

Mė shumė...

Lajme : Rektori i USHT-sė takohet me stafin dhe studentėt e Fakultetit Ekonomik
Kyqur 15-01-2007 6:08:08 (1416 Lexime)

Problemet duhet tė zgjidhen e jo tė fshihen

TETOVE, 14 JANAR - Stafi akademik i Fakultetit tė Ekonomisė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT) dhe studentėt e kėtij fakulteti me kėrkesė tė rektorit Sadi Bexheti kanė realizuar njė takim nė tė cilin janė trajtuar disa ēėshtje me rėndėsi qė kanė tė bėjnė me zhvillimin e kėtij fakulteti dhe tė kėtij universiteti nė pėrgjithėsi. Rektori i USHT-sė nė bisedė me stafin e kėtij fakulteti ka treguar gatishmėri pėr zgjidhjen e tė gjitha problemeve ekzistuese, nė funksion tė pėrparimit tė procesit mėsimor dhe ngritjes sė cilėsisė mėsimore-shkencore nė kėtė institucion tė lartė arsimor.

“Jam i gatshėm tė bisedojmė pėr tė zgjidh problemet e pranishme nė kėtė universitet, tė cilat janė trashėguar nga drejtuesit e mėparshėm”, ka thėnė rektori Bexheti, duke shtuar se ai do tė jetė i gatshėm tė pėrballet me tė gjitha problemet qė do tė paraqiten nė kėtė institucion. Ai kėrkoi prej bashkėpunėtorėve tė vet qė problemet tė mos mbahen nė fshehtėsi, por tė prezantohen nė organet mė tė larta pėr t’u zgjidhur. Vetėm nė kėtė mėnyrė, do tė mund tė ecė pėrpara universiteti dhe tė ngrihet cilėsia e punės, ka theksuar Bexheti.

Mė shumė...

Lajme : Biznes me sallat ku studentėt e kulturės fizike realizojnė pėrgatitjet kondicion
Kyqur 13-01-2007 15:15:47 (2532 Lexime)

Mjeteve tė grumbulluara nga “Mabetex” nuk u dihet destinacioni

PRISHTINĖ, 13 JANAR - Derisa studentėt e Fakultetit tė Kulturės Fizike dhe Sportit (FKFS) ankohen se nuk kanė hapėsirė tė mjaftueshme ku mund tė bėjnė pėrgatitjet fizike, pėr gjashtė vite radhazi fakulteti i ka vėrė nė dispozicin disa klubeve tė volejbollit dhe basketbollit sallėn e ushtrimeve pėr t’i kryer seancat pėrgatitore. Ndėrkaq, “Koha Ditore” nuk ka mėsuar se ku kanė pėrfunduar mjetet qė kėto klube i kanė dhėnė fakultetit, si kompenzim pėr shėrbimin e ofruar.

Dekani Ajvaz Berisha shprehet qė prej para dy muajsh, kur ka marrė kėtė post, nuk ka lejuar qė ndonjė klub sporti tė shfrytėzojė kėtė sallė, meqė konsideron se e gjithė kjo ėshtė veprim i paligjshėm, por edhe qė nuk ėshtė nė dijeni se ku kanė pėrfunduar mjetet e grumbulluara pėr gjithė kėto vite rresht.

Mė shumė...

Lajme : Fakulteteve u bėhet e ditur shuma e mjeteve qė do tė shfrytėzojnė nė vitin 2007
Kyqur 13-01-2007 15:13:31 (1325 Lexime)

Dekanėt tė pakėnaqur me buxhetin pėr kėtė vit


PRISHTINĖ, 13 JANAR – Tė shtatėmbėdhjetė njėsitė akademike tė Universitetit tė Prishtinės (UP), kanė pranuar tė premten raportin pėr mjetet financiare qė do tė zotojnė gjatė vitit 2007, por kanė marrė edhe rekomandimet se ku kėto mjete duhet shpenzuar. Disa nga dekanėt e fakulteteve shprehen tė pakėnaqur me shumen qė u ėshtė ndarė, meqė kėrkesat kanė qenė dukshėm mė tė mėdha nga ta. Mirėpo drejtuesit e universitetit thonė se buxheti nuk ka lejuar shpėrndarje mė tė madhe, porse kėtė vit fakulteteve do t’u jepet njė dozė autonomie financiare, e cila mundėson menaxhimin mė tė lehtė tė mjeteve tė dedikuara.

Prorektori pėr burime dhe infrastrukturė nė UP, Gazmend Luboteni, i bėri tė ditur “Kohės Ditore” se ėshtė duke u bėrė implementimi i njė strukture tė re tė llogarive nė kuadėr tė universitetit, duke krijuar pėr secilin fakultet nėnllogari tė veēantė, e me kėtė edhe menaxhim mė tė mirė tė mjeteve.

Mė shumė...

Lajme : Senati pėrmbyll kaptinėn e zgjedhjes sė dekanėve tė fakulteteve tė UP-sė
Kyqur 13-01-2007 15:11:59 (2188 Lexime)

Rrustem Asllanaj mori timonin e Ekonomikut

PRISHTINĖ, 12 JANAR – Senati i Universitetit tė Prishtinės (UP) ka zhbllokuar tė premten krizėn disamujore qė ka mbretėruar nė Fakultetin Ekonomik, dhe ka zgjedhur pėr dekan njeriun pėr tė cilin besohet se ėshtė faktor uniteti nė mes taborreve tė krijuara nė kėtė fakultet. 34 senatorė i kanė dėrguar votat e tyre nė adresė tė Rrustem Asllanajt, qė i kanė mundėsuar atij tė jetė dekan pėr kėtė mandat, ndryshe nga kundėrkandidati i tij nė garė, Berim Ramosaj, i cili mori mbėshtetjen e vetėm 6 senatorėve.

Procedura para votimit ėshtė shoqėruar me zhurmėn e zileve tė pareshtura tė celularėve tė anėtarėve tė Senatit, e cila jorrallėherė ėshtė pėrzier edhe me rekomandimet pėr emrin e kandidatit tė cilin duhej rrumbullakuar nė fletėvotim, por edhe me kėrkesėn qė tė jepeshin informacione mė me hollėsi mbi biografinė e konkurrentėve. Bile, pati edhe aso kėrkesash sa lipsej tė dihej nėse konkurrentėt ishin “profesorė tė asistuar”, titull ky i shpikur nga njėri prej senatorėve.

Mė shumė...

Lajme : Nė Universitetin Shtetėror te Tetovės
Kyqur 12-01-2007 9:02:19 (1340 Lexime)

PREZANTOHET LINJA ELEKTRONIKE PĖR BIBLIOTEKAT KOMBĖTARE

TETOVĖ, 12 JANAR- Organizata joqeveritare “Metamorfozis”, te enjten, ne Amfiteatrin e Universitetit Shteteror te Tetoves (USHT), para stafit akademik dhe studenteve prezantoi linjen e re elektronike e fondacionit EIFL, qe eshte formuar ne vitin 1999. Ne te marrin pjese 2.200 biblioteka te botes, te cilat japin te dhena te ndryshme per librat. Ne kete rrjet elektronik, Maqedonia eshte kycur ne vitin 2003 dhe deri me tash jane regjistruar 38 biblioteka te vendit, nen emrin BeM (Bibliotekat elektronike maqedonase), qe kane per qellim te zgjerojne funksionin e tyre te bibliotekes nga informacioni ne leter ne sherbim te digjitalizimit.
Ne kete prezantim, Jordanka Petrushevska foli per qellimet, parimet, financimin, anetaresimin dhe bazat e informimit te ketij rrjeti informativ. Petrushevska, tha se pjesa me e madhe e anetareve jane bibliotekat kombetare, ndersa qellimet jane arritja e fuqise se perbashket te shitjes dhe perfitimit te informacioneve. Financimi behet nepermjet Qeverise, ndersa participimi mund te jete i kombinuar edhe me donacione.

Mė shumė...

Lajme : Dekanėt vendosin: Provimet, me rregulloret ekzistuese
Kyqur 12-01-2007 7:41:03 (1652 Lexime)

Dekanėt vendosin: Provimet, me rregulloret ekzistuese

TIRANĖ, 12 JANAR- Provimet nė Universitetin e Tiranės, do tė bėhen nė bazė tė rregulloreve ekzistuese, me tė cilat janė njohur tashmė studentėt e tė gjitha degėve. Ky ka qenė vendimi i njėzėshėm i dekanėve tė kėtij universiteti, tė cilėt janė shprehur kundėr ndėrhyrjeve dhe ndryshimeve nė mes tė vitit akademik. Tė mbledhur dje, nė njė takim urgjent nė Rektoratin e Tiranės, dekanėt e fakulteteve kanė bėrė me dije, se rregulloret e miratuara nga kėshillat janė shumė tė mira, vetėm duhet tė mbikėqyren pėr zbatueshmėrinė e tyre.

"Sugjerimet e bėra nga grupi i punės pėr pėrmirėsimin e skemės sė provimeve, nuk kanė asgjė mė shumė se praktika qė ndiqet nė fakultete",- kanė deklaruar ata gjatė mbledhjes, duke kėrkuar edhe mbledhje tė Senatit, pėr ndėrhyrje tė ministrisė nė kompetencat e universitetit. Pėr rektorin Shezai Rrokaj, kjo nuk ėshtė domosdoshmėri, pasi raporti i grupit tė punės, mbetet thjesht nė kuadrin e sugjerimeve. Ndėrsa pėr gjithė tė tjerat, ka mbėshtetur dekanėt

Mė shumė...

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio