Studentet.info
Lajme : Ministri Veliu priti zv/drejtoreshėn e pėrgjithshme tė UNICEF-it
Kyqur 28-09-2006 3:09:37 (1345 Lexime)

Buxheti i vogėl, pengesė pėr arsim

PRISHTINĖ, 28 SHTATOR - Pengesa kryesore qė ka Kosova pėr plotėsimin e nevojave nė arsim dhe segmente tė tjera tė jetės ėshtė buxheti jo i mjaftueshėm. Ky ėshtė shqetėsimi, tė cilin ministri i Arsimit, i Shkencės dhe i Teknologjisė, Agim Veliu, ia ka bėrė tė ditur tė mėrkurėn nė njė takim zv/drejtoreshės sė pėrgjithshme tė UNICEF-it, Shahnaz Kianian-Firouzgar.

Ministri Veliu me kėtė rast e njoftoi znj. Firouzgar pėr projektin e krijimit tė bazės sė tė dhėnave qė MASHT-i e realizon me financimin e Bankės Botėrore, numrin e mėsimdhėnėsve e tė nxėnėsve, kurikulat dhe plan-programet shkollore, hapėsirėn fizike pėr shkollim, qė pėr komunitetet ėshtė 1:14, bashkėpunimin e shkėlqyeshėm me stafin vendės e ndėrkombėtar tė UNICEF-it, bashkėpunimin me komunat, arsimin pėr minoritetet, etj.

Mė shumė...

Lajme : Mjaft vende tė lira nė FSHMN
Kyqur 25-09-2006 6:00:26 (3073 Lexime)


Nuk i duan shkencat e numrave

PRISHTINĖ, 25 SHTATOR – Edhe kėtė vit ėshtė vėrejtur mosinteresim i nxėnėsve qė kanė pėrfunduar shkollat e mesme pėr tė studiuar nė shkencat e numrave, qė pėr shumė kė duken si tė bezdisshme. Nė masė tė madhe ky mosinteresim ėshtė vėrejtur kryesisht pėr shkencat ekzakte, matematikėn, fizikėn dhe kiminė.

Departamenti i Matematikės kishte paraparė qė tė pranojė 119 studentė tė rregullt, ndėrsa nė afatin e dytė tė regjistrimit tė studentėve tė rinj janė pranuar vetėm 43 sish, kurse nė Departamentin e Fizikės vetėm 25 studentė, ndryshe nga numri prej 86 studentėsh qė kishte paraparė fakulteti tė regjistronte nė afatin e dytė. Ėshtė vėrejtur pothuajse indiferencė e njėjtė edhe ndaj drejtimeve tė tjera tė kėtij fakulteti.

Mė shumė...

Opinione : OPINIONE
Kyqur 23-09-2006 8:46:00 (1461 Lexime)


Suksesi I dėshtimit


Nga Besjan PESHA

Ministri I Arsimit z.Genc Pollo konsiderohet si mė I suksesshmi ndėr ministrat e Berishės. Pa asnjė rezultat tė matshėm cuditėrisht ai vazhdon tė konsiderohet si “I suksesshėm”. Ndoshta sepse ka bėrė shumė pak investime nė shkollat e zonave rurale?? Ah pėr kėtė duhet tė jenė sonduar patjetėr nxėnėsit e atyre shkollave tė cilėt ose bėjnė mėsim brenda nė pyll ose ecin me kilometra tė tėra ditė pėr ditė pėr tė vajtur e ardhur nga shkolla, e ata e duan ministrin pikėrisht pėr kėtė.

Ndoshta ministri ka sukses sepse ka mashtruar pėr liberalizimin e teksteve shkollore, duke liberalizuar vetem 30 % te tyre? Pėr kėtė besoj se janė sonduar tė gjitha shtėpitė botuese qė po ulėrasin me sa kanė nė kokė por gėnjeshtra ministrore sundon tingujt e tjerė

Mė shumė...

Lajme : Mbyllen regjistrimet
Kyqur 23-09-2006 6:44:57 (1747 Lexime)


Universitetet, “braktisje” e degėve tė kėrkuara

TIRANĖ, 23 SHTATOR-Regjistrime shumė tė pakta nė degėt e mbyllura, madje vende tė shumta tė mbetura bosh edhe nė degėt mė tė preferuara si mjekėsia, juridiku, gazetaria apo shkencat sociale. Si asnjė vit tjetėr, ky sezon pranimesh nė shkollat e larta ka njohur fenomene tė ēuditshme. Fluks i paparė nė degėt e hapura dhe njė tėrheqje e madhe nė degėt e limituara, njohur ndryshe me kuota tė pėrcaktuara.

Indiferencė gati-gati totale apo mundėsi mė e madhe pėr tė zgjedhur mes shumė degėsh, kjo pritet tė verifikohet nė fund tė shtatorit, kur vetė fakultetet tė bėjnė bilancet e kėrkesė-ofertės. Megjithatė, shifrat e kėsaj faze flasin qartė. Nga rreth 46 mijė tė regjistruar nė Universitetin e Tiranės, regjistrimet pėr studentė kapin shifrėn e 3 578 vetė. Kaq ėshtė numri total i tė regjistruarve deri dje nė orėn 15.00, kohė kur u mbyll faza e parė e regjistrimeve nė shkollat e larta.

Mė shumė...

Lajme : ANKESĖ
Kyqur 19-09-2006 6:35:25 (3297 Lexime)


ANKESĖ

Rektoratit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės
Senatit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės,
Kėshillit Mėsimoro-Shkencor tė Fakultetit tė
Shkencave Humane dhe tė Arteve tė U.SH.T-sė





TETOVĖ, 19 SHTATOR



Nė tė poshtėshėnuarit, pedagogė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, protestojmė shprehim mllefin e indinjatėn tonė tė thellė pėr shkak se organet e mėsipėrme na kanė privuar me 20% nga tė ardhurat tona personale tė muajit mars tė kėtij viti akademik (2005-2006).

E kundėrshtojmė me forcė vendimin e organit, i cili ka marrė vendimin e padrejtė, tė pashembull, madje edhe qesharak qė tė na dėnojė e tė heq nga pjesa e tė ardhurave tona tė ligjshme, me pretekst se ne nuk kemi qenė tė rregullt nė ligjerata. ne konsiderojmė se arsyetimi i Juaj nė atė vendim ėshtė i paqėndrueshėm e joligjor, sepse ne dėnohemi pėr mosmbajtjen e rregullt tė ligjėratave qė tė do tė pėrbėnte njė turp pėr ne, qė purkundėr kushteve tejet tė pavolitshme, tė cilat janė rezultat i pėrgjegjėsisė suaj, ne kemi bėrė pėrpjekje pėrkushtuese, me gjithė qenien tonė pėr tė jetėsuar mėsimdhėnien interaktive. Pėr kėtė kemi dėshmi (formularėt qė ia kemi dėrguar shefit tė grupit pėrkatės). Kjo mund tė provohet.

Mė shumė...

Lajme : MASHT-i ndau 71 bursa
Kyqur 15-09-2006 8:14:53 (1916 Lexime)



Investim nė «trurin jashtė vendit»


PRISHTINĖ, 15 SHTATOR - Ministri i Arsimit,i Shkencės dhe i Teknologjisė, Agim Veliu, u ka ndarė tė enjten kontratat 37 studentėve pėrfitues tė bursave, studentė kėta qė i ndjekin studimet nė vende tė ndryshme europerėndimore.


Shuma e tėrėsishme e ndarė nga MASHT-i ėshtė 50.000 euro, ndėrsa pėrfitues qenė 22 studentė, tė cilėt vijojnė studime bazike (batchelor), 12 studentė qė vijojnė studime tė magjistraturės (master) dhe 3 studentė qė vijojnė studime tė doctorates (PhD).

Mė shumė...

Njoftime : Unioni i Studentėvė Shqiptarė nė Maqedoni
Kyqur 14-09-2006 7:55:29 (1468 Lexime)


Unioni i Studentėvė Shqiptarė nė Maqedoni

NJOFTIM

Unioni i Studentėve Shqipatrė nė Maqedoni i njofton tė gjithė studentėt, afaristėt dhe opinionin mbarė Shqiptarė se prej sot me date 14.09.2006 do tė fillojė kampanja pėr grumbullimin e mjeteve pėr ngritjen e bustit tė dėshmorit tė parė pėr dituri Shqipe ABDYLSELAM EMINI.

I lusim tė gjithė ata qė janė Shqiptarė dhe e ndjejnė veten Shqiptarė tė japin ndihmė simbolike pėr ta ndihmuar realizimin e kėtij projekti.

Ndihma juaj minimale nė kėtė drejtim ėshtė investim potencial nė rruajtjen dhe ngritjen e vlerave kulturore dhe historike Shqiptare tė kėtij vendi. Me shpresė se do tė na ndihmoni prej mė parė ju falenderojmė.

Me shumė Informata kliko: USSHM

Me Rrespekt
Bordi Unionit tė Studentėve Shqipatrė
nė Maqedoni ( USSHM )


Lajme : Kandidatėt pėr studentė ankohen pėr notėn mesatare dhe koeficientėt
Kyqur 14-09-2006 6:55:17 (1455 Lexime)


Ankesat nė fakultete, sot afati i fundit

TIRANĖ, 14 SHTATOR- Kandidatėt pėr studentė kanė edhe njė ditė kohė pėr t‘u ankuar, nėse tė dhėnat e tyre nuk janė nė rregull. Data 14 shtator ėshtė edhe afati i fundit i ankimimit. Mė tej, ata qė nuk janė paraqitur pranė fakultetit ku kanė konkurruar pėr tė bėrė ndryshimet e mundshme nė notė apo tė dhėna tė tjera tė listės, si koeficientėt apo lloji i shkollės, nuk mund tė marrin pikėt reale.

Klasifikimi i fituesve bėhet vetėm njė ditė pas mbylljes sė procesit tė ankimimit. Kėshtu, mė 14 shtator mbyllen ankesat dhe mė 16 shtator fakultetet duhet tė shpallin emrat e fituesve pėr kėtė vit akademik.

Mė shumė...

Lajme : MASHT dhe UP nėnshkruan memorandum bashkėpunimi
Kyqur 14-09-2006 6:32:57 (1778 Lexime)


Pritet metodologji bashkėkohore nė mėsimdhėnie

PRISHTINĖ, 14 SHTATOR – Njė memorandum bashkėpunimi, i nėnshkruar tė mėrkurėn nga Ministria e Arsimit, e Shkencės dhe e Teknologjisė dhe Rektorati i Universitetit tė Prishtinės, dhe i cili do tė implementohet nė Fakultetin e Edukimit, do tė institucionalizojė njė program pėr aftėsim pa shkėputje nga puna, me tė cilin ėsimdhėnėsit pritet qė tė ngiten edhe mė profesionalisht.


Programi u mundėson mėsimdhėnėsve tė certifikuar nė Kosovė qė t’u jepet bllok I mjaftueshėm i kredive sipas sistemit evropian tė transferimit tė kredive (ESTC), drejt shkallės sė pėrgjithshme tė edukimit.

Mė shumė...

Lajme : Universitetet, fluks ankesash nga kandidatėt
Kyqur 14-09-2006 6:21:32 (1496 Lexime)

Universitetet, fluks ankesash nga kandidatėt

TIRANĖ, 14 SHTATOR - Nė ditėn e parė tė ankesave, sekretaritė e fakulteteve janė pėrballur me dyndje maturantėsh. Dy ditė pėr shqyrtimin

Rrokaj: I japim zgjidhje ankesave qė janė kompetencė e jona. Pėr tė tjerat, duhet vendimmarrje e ministrisė

Fluks ankesash, pakėnaqėsi pėr llogaritjen e pikėve, kontestime tė shumta dhe pasaktėsi nė tė dhėnat e kandidatėve. Kėto kanė qenė problemet kryesore pėr tė cilat kandidatėt e regjistruar pėr pranime nė universitete i janė drejtuar dje sekretarive mėsimore tė fakulteteve pėrkatėse. Koha e shkurtėr vėnė nė dispozicion dhe padurimi pėr zgjidhjen e shqetėsimit, ka bėrė qė dita e parė pėr paraqitjen e ankesave tė ishte e tejmbushur..

Mė shumė...

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio