Studentet.info
« 1 ... 133 134 135 (136) 137 138 139 ... 214 »
Lajme : Ndertime te blloqeve ne UEJL
Kyqur 07-06-2006 5:50:40 (1758 Lexime)


Dy blloqe tė reja nė Universitetin e Evropės Juglindore

TETOVĖ, 7 QERSHOR- Nė Universitetin e Evropės Juglindore (UEJL) nė Tetovė, tė mėrkurėn filloi ndėrtimi i dy blloqeve tė reja universitare nė vlerė prej dy milon eurosh.

Ky projket, i cili finansohet nga Bashkimi Evropian (BE), do tė mundėsojė zgjerimin e kampusit universitarė duke siguruar hapėsirė plotėsuese pėr mėsim, si zyra pėr prpfesorė , dekanė, njė bibliotekė tė vogėl dhe laborator kompjuteristk ,njė sallė pritje dhe amfiteatėr pėr 300 studentė.

Ndėrtimi i kėtyre godinave duhet tė pėrfundojė deri nė janar tė vitit 2008.
.


Mė shumė...

Lajme : BIZNES NĖ FAKULTETIN PEDAGOGJIK NĖ SHKUP
Kyqur 06-06-2006 7:11:55 (3517 Lexime)


Profesorėt u shesin libra studentėve

SHKUP, 6 QERSHOR- Nė Fakultetin Pedagogjik nė Shkup, profesorėt bėjnė me biznes me librat duke i detyruar studentėt t’i blejnė ato nėse duan ta kalojnė provimin.

Madje siē thonė disa studentė pranė kėtij fakulteti, pasi studentėt e kalojnė provimin profesorėt e njėjtė ua marrin librat pėr t’ua shitur gjeneratave tė ardhshme.

Ndėrsa nė rastet tjera profesorėt pėr ēdo vit e ndryshojnė vetėm kopertinat e librave pa bėrė asnjė ndryshim real brenda vetėm pėr t’i shitur librat. Ndėrkaq siē thonė disa studentė, profesorėt nė fjalė i kontestojnė librat e autorėve tė njohur pėr tė studiuar vetėm qė t’i shesin librat e vet.

Mė shumė...

Lajme : GJENDJA NĖPĖR SHKOLLAT E MAQEDONISĖ
Kyqur 06-06-2006 7:10:52 (1480 Lexime)


Notat pėrmirėsohen edhe me dreka e darka


TETOVĖ, 6 QERSHOR- Pėrmirėsimi i notave me anė tė hollave, darkave dhe drekave, lidhjeve shoqėrore dhe farefisnore kohėve tė fundit janė bėrė modė nė shkollat e Maqedonisė.
Nuk ėshtė i vogėl numri i nxėnėsve tė cilėt gjatė tėrė vitit kanė fjetur dhe tani duan ta kalojnė klasėn pavarėsisht notave tė dobėta tė renditura nė ditar.

Ndėrkaq, kjo sikur iu konvenon edhe njė numri tė konsiderueshėm tė profesorėve tė cilėt duke i shitur notat pėrfitojnė sa mė shumė materialisht pa ēarė kokėn fare pėr misionin e tyre. Sipas burimeve ēmimet pėr pėrmirėsimin e notave varen prej profesorit, ndėrsa mesatarja lėviz prej 200 deri nė 30 euro

Mė shumė...

Lajme : Abuzime nė ARSIMIN E LARTĖ NĖ MAQEDONI
Kyqur 06-06-2006 7:09:45 (1438 Lexime)


Provimet merren me mitė dhe forma tjera devijuese!


TETOVĖ, 6 QERSHOR- Nė arsimin e lartė nė Maqedoni gjithnjė e mė shumė provimet merren pa procedurė normale.

Forma mė e shpeshtė e marrjes sė provimeve nė universitetet tona bėhet, duke e blerė provimin, por nuk janė tė rralla rastet qė provimet tė merren edhe me anė tė abuzimeve seksuale dhe ndihmėn e tė ashtuquajturve “sekserė”, qė ndihmojnė studentėt nė marrjen e provimit.

Mė shumė...

Lajme : UNIONI I STUDENTĖVE SHQIPTARĖ ME KRITIKA NDAJ USHT-sė
Kyqur 06-06-2006 7:08:25 (1601 Lexime)

Tė diplomuarit presin njohjen e diplomave

TETOVĖ, 6 QERSHOR- Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės ende ka studentė tė cilėt kanė diplomuar para zyrtarizmit tė tij dhe nuk u njihen diplomat.
Me kėtė rast studentėt edhe pse tė diplomuar qė moti nuk mund tė punėsohen pėr shkak tė neglizhencės me verifikimin e dipolmave qė u bėhet nga ana e universitetit tė tyre.
”Verifikimi i diplomave tė studentėve qė kanė kryer para zyrtarizmit tė Universitetit tė Tetovės ėshtė nė fazėn pėrfundimtare”, thotė Bashkim Selmani, sekretar i pėrgjithshėm nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės duke mos saktėsuar numrin e saktė tė studentėve tė cilėve ende nuk u njihen diplomat.

Mė shumė...

Lajme : Universiteti i sė ardhmes
Kyqur 04-06-2006 9:14:52 (1724 Lexime)


E-learning gjithnjė e mė interesant edhe nė Gjermani

GJERMANI, 4 QERSHOR- Nė njė studim tė pėrgatitur nė vitin 2000 nė Gjermani thuhej se universitetet tradicionale nė formėn qė ato janė sot dikur do tė zhduken. Qė nė vitin 2005 rreth gjysma e studentėve do tė studionte vetėm pėrmes internetit. Kjo ishte njė profetėsi e parakohshme, por gjithėsesi i ashtuquajtuari e-learning, pra studimet pėrmes internetit, po shtohen gjithnjė e mė tepėr edhe nė Gjermani. Model nė kėtė drejtim ėshtė Shkolla e Lartė virtuale e Bavarisė, e cila funksionon qė prej gjashtė vjetėsh por qė ende ėshtė pak e njohur nė Gjermani.

Mė shumė...

Lajme : Studentja fitoi "Mis tė Kampionatit Botėror nė futboll"
Kyqur 02-06-2006 11:55:26 (1392 Lexime)


Studentja nga Togo Mis e KB nė Gjermani

BERLIN, 2 QERSHOR-Studentja nga Togo fitoi nė zgjedhjen e parė pėr "Mis tė Kampionatit Botėror nė futboll", qė mbrėmė u mbajt nė Rust, Gjermani, vendi nikoqir i Mundialit tė ardhshėm.

Ebuige Badaku (24) u bė Misja e parė nė njė kampionat botėror nė futboll nė konkurrencė prej 32 kandidateve nga vendet pjesėmarrėse nė Kampionatin nė Gjermani.

Krahas titullit, vajza e zezė ėshtė shpėrblyer edhe me njė veturė kabriolet dhe 2.000 euro.

Jurinė nė zgjedhjen e mises e pėrbėnin futbollistė profesionistė. /Makfaks/


Lajme : U zgjodhen kryesuesit e UP-se
Kyqur 02-06-2006 11:52:33 (1755 Lexime)


Zgjedhen 41 anėtarėt dhe kryesuesi i Senatit tė UP-sė

PRISHTINĖ, 2 QERSHOR- Pas zgjedhjeve tė mbajtura nėpėr tė gjitha fakultetet e Universitetit tė Prishtinės, sot nė Rektoratin e kėtij Universiteti u bė konstituimi i senatit nė pėrbėrje prej 41 anėtarėsh. Ndėrkohė, Senati me shumicė votash zgjodhi profesor dr. Selman Selmanaj, Kryesues tė Senatit, deri nė zgjedhjen e rektorit tė ri pėr tė cilin senati sot shpalli konkurs. Tė drejt aplikimi kanė tė gjithė profesorėt ordinarė dhe asistentėt profesorė.

Mė shumė...

Lajme : Ndėrtohet shkolla fillore per 400 nxenes ne Tetove
Kyqur 31-05-2006 2:53:58 (3871 Lexime)


Pėrurimi i objektit tė SHF "Bratstvo-Migjeni"

TETOVĖ, 31 MAJ- Ceremonia e pėrurimit solemn tė objektit tė shkollės fillore Bratstvo-Migjeni do tė mbahet sot nė Tetovė.

Me pėrurimin e kėtij objekti, komuna e Tetovės do tė fitojė institucion modern arsimor me kapacitet pėr 400 nxėnės. Ndėrtimi i kėsaj shkolle fillore do ta pėrforcojė qasjen deri te arsimi i tė gjitha bashkėsive lokale dhe do t`i pėrmirėsojė kushtet pėr arsim.
Fjalim hyrės nė solemnitetin e rastit do tė mbajė kryeministri i Maqedonisė Vllado Buēkovski.
Fjalim do tė mbajnė edhe ministri i Arsimit dhe Shkencės Aziz Pollozhani, pėrfaqėsuesi i Bankės pėr Zhvillim tė Kėshillit tė Evropės, Tomas Fuglister, ambasadori i Zvicrės nė Maqedoni, pėrfaqėsuesi i pėrhershėm i UNDP-sė nė Maqedoni, Maria Luiza Silva Mehias dhe kryetari i Tetovės, Hazbi Lika. /Makfaks/


Lajme : Kadetė shkollohen ne Shqiperi
Kyqur 31-05-2006 2:51:28 (1502 Lexime)


Kadetė nga Maqedonia pėr shkollim nė Shqipėri

TIRANĖ, 31 MAJ- Kadetė nga Maqedonia tė shkollohen nė Universitetin ushtarak nė Shqipėri, parashihet me Protokollin qė tė dyja vendet e nėnshkruajtėn nė Tiranė.

Siē lajmėrojnė sot mediumet shqiptare, Protokollin pėr bashkėpunim nė sferėn e arsimit ndėrmjet ministrive tė mbrojtjes sė Shqipėrisė dhe Maqedonisė e kanė nėnshkruar zėvendėsministrat, Zana Xhuka dhe Talat Xhaferi.

Studentėt e parė nga Maqedonia nė Universitetin ushtarak "Skėnderbeu" nė Tiranė priten nga viti i ri akademik, transmeton agjencia e lajmeve Makfaks


« 1 ... 133 134 135 (136) 137 138 139 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio