Studentet.info
« 1 ... 138 139 140 (141) 142 143 144 ... 214 »
Lajme : Intervistė me Jahi Hoxhėn, kryetar i Kėshillit Drejtues tė UP-sė
Kyqur 28-04-2006 8:28:16 (1408 Lexime)


Hoxha: Udhėzimi administrativ i Qeverisė ėshtė ndėrhyrja flagrante

PRISHTINĖ, 28 PRILL– Udhėzimi i ri Administrativ, i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe nga Qeveria e Kosovės, krijon njė praktikė shumė tė keqe dhe shumė tė dėmshme pėr Universitetin e Prishtinės, thotė nė njė intervistė pėr “Lajm” kryetari i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, Jahi Hoxha. Ai thotė se mė kėtė veprim mund tė krijohen pakėnaqėsi tė mėdha, mund tė krijohen revolta dhe lėvizje tė padėshirueshme. Sipas tij, me kėtė vendim, ēdo forcė politike qė e merr pushtetin, mund tė ndėrhyjė nė Universitet dhe tė instalojė udhėheqjen e vet.
Kryetari i Kėshillit Drejtues i Universitetit tė Prishtinės, Jahi Hoxha, shpreh mllefin ndaj masave tė marra pėrmes njė udhėzimi, i cili nė tė ardhmen mund tė bėhet model pėr secilėn parti qė vjen nė pushtet. Ai thotė se askund nė botė Universiteti nuk udhėhiqet nga ministri. Madje, sipas tij, raste tė tilla s’mund tė gjenden as nėpėr literaturė.

Mė shumė...

Lajme : Qeverisė Studentore dhe mėnyra e zgjedhjes sė saj
Kyqur 28-04-2006 8:16:36 (1877 Lexime)

Qeveria Studentore, zgjedhjet nė prill dhe maj

TIRANĖ, 28 PRILL- Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka deklaruar dje se zgjedhjet pėr Qeverinė Studentore do tė mbahen nė muajt prill dhe maj. Megjithėse pėr zgjedhjet e Qeverisė Studentore u mendua qė tė hartohej njė rregullore e posaēme, duket se gjėrat nuk funksionuan. Nė muajin tetor tė vitit 2004, vit kur u mendua pėr t’u hartuar kjo rregullore zgjedhjet nuk u mbajtėn nė tė gjitha fakultetet e universiteteve tė vendit por vetėm nė 11 prej tyre. Tashmė udhėzimi i nevojshėm pėr zgjedhjet ėshtė hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės.

Mė shumė...

Lajme : Qeveria mbėshtetė MASHT-in kundėr vendimit tė Jahi Hoxhės
Kyqur 27-04-2006 10:54:06 (1386 Lexime)

Ministri Veliu merr kompetencat pėr tė shkarkuar dhe ngarkuar kė tė dojė nė UP

PRISHTINĖ, 27 PRILL- Qeveria e Kosovės mbėshteti tė mėrkurėn rekomandimet e Grupit tė Ekspertėve, duke nxjerrė njė Udhėzim tė ri Administrativ, i cili i jep tė drejtė ministrit tė Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT), Agim Veliu tė shkarkojė kė tė dojė nė Universitetin e Prishtinės (UP) dhe gjithashtu t’i shpall zgjedhjet e pėrgjithshme nė UP.
Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) Agim Veliu, nė njė konferencė pėr media tha se nė mėnyrė qė tė sigurohet ligjshmėria e proceseve nė UP, sė bashku me Qeverinė e Kosovės kanė marrė vendim qė tė pėrkrahin punėn e Grupit tė Ekspertėve (GE) dhe tė rekomandimeve tė tyre.
Ministri Veliu, kėtė vendim e bazoi nė “obligimin kushtetues tė qeverisė qė tė sigurojė zbatimin e ligjshmėrisė dhe tė ruaj e tė zhvillojė bashkėpunimin me partnerėt ndėrkombėtar duke respektuar obligimet qė dalin nga to”.

Mė shumė...

Lajme : Universiteti veror do mbahet prej 10 deri 28 Qershor
Kyqur 25-04-2006 5:49:18 (1581 Lexime)


UEJL-ja nikoqire ne Universitetin veror

TETOVĖ, 25 PRILL- Asociacioni pėr stėrvitje akademike ATA, nė bashkėpunim me universitetet "Shėn Cirili dhe Metodi" Shkup, "Shėn Klimenti i Ohrit" nė Manastir, Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė dhe Universitetin shtetėror tė Tetovės e organizon Universitetin veror ndėrkombėtar (ISUM) 2006, i cili do tė mbahet prej 10 deri 28 qershor tė kėtij viti, nė kampin e Universitetit tė EJL-sė nė Tetovė.
Nė Universitetin veror ndėrkombėtar - Maqedoni do tė marrin pjesė rreth 600 studentė nga Maqedonia, Evropa Juglindore dhe nga vendet e tjera. projekti pėrfshin kurse verore intensive, tė akredituara nė ECTS (Sistem evropian pėr kredi dhe transfer), punėtori dhe vizita studentore pėr fakultette lokale

Mė shumė...

Lajme : Kriteret pėr degėt e liberalizuara janė Matura Shtetėrore dhe nota mesatare
Kyqur 25-04-2006 5:45:29 (1858 Lexime)

Degėt pa konkurs, numri i pranimeve vendoset nė vjeshtė

TIRANĖ, 25 PRILL- Kur numri i tė regjistruarve nė kryeqytet ka arritur nė shifra tepėr tė larta, pyetja kryesore ėshtė se a do tė hyjnė tė gjithė nė degėt e liberalizuara. Duke folur pėr regjistrimet, ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, ka anashkaluar pėrgjigjen nėse do tė hyjnė apo jo tė gjithė kandidatėt e regjistruar nė 38 degėt ku pranimi ėshtė deklaruar i lirė. “Mė vjen shumė mirė qė ka kaq shumė kėrkesa pėr degė tė caktuara, njėkohėsisht edhe pėr degėt qė janė shpallur tė hapura”, - ka nisur pėrgjigjen e tij ministri Pollo. Nga ana tjetėr, duke vėnė theksin te llogaritja dy herė apo tri herė e njė kandidati, Pollo ėshtė shprehur se ende nuk dihet numri i tė rinjve qė synojnė nė njė degė tė caktuar. “Si rregull, njė konkurrues regjistrohet nė mė shumė se njė degė, pra ende nuk e dimė se sa do tė jetė numri i atyre qė synojnė tė hyjnė nė njė degė tė caktuar”, - thotė Pollo. Por ai nėnvizon se do tė ketė njė bashkėpunim tė plotė me drejtuesit e universiteteve pėr kėtė ēėshtje. “Numrin e atyre qė synojnė tė hyjnė nė njė degė tė caktuar, ne do ta marrim vesh me saktėsi nė vjeshtė. Prandaj, nuk mund tė komentojmė mė pėrpara, por do tė kemi parasysh edhe limitet e universiteteve nė kryeqytet dhe duke bashkėpunuar me drejtuesit e universiteteve, do tė gjejmė zgjidhje pėr problemet eventuale qė mund tė dalin”, -u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo.

Mė shumė...

Lajme : Nė U. e Shkodrės, 3 500 tė regjistruar dhe 6 200 nė U. e Elbasanit
Kyqur 25-04-2006 5:43:31 (1578 Lexime)

Universiteti i Elbasanit, mė shumė tė regjistruar pas Tiranės

SHKODĖR, 25 PRILL- Plot 6 200 tė regjistruar nė universitetin “Aleksandėr Xhuvani” tė Elbasanit dhe 3 500 tė regjistruar nė universitetin “Luigj Gurakuqi” tė Shkodrės. Kėto janė shifrat e regjistrimeve nė ditėt e fundit. Jani Dode, rektor i Universitetit tė Elbasanit, thotė se degėt mė tė kėrkuara janė ato tė Fakultetit tė Shkencave Sociale. “Numri i tė regjistruarve nė ēdo degė tė Shkencave Sociale ėshtė 500 deri nė 600”, - thotė rektori Dode. Ndėrkohė qė rektori i Universitetit tė Shkodrės, Mahir Hoti, thekson se nė bazė tė numrit tė tė regjistruarve, ka disa degė mė tė preferuara. “Sigurisht qė nė krye ėshtė juridiku dhe mė pas vijnė infermieria, gjuha angleze etj”, - u shpreh dje rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi”, Mahir Hoti. Nė Universitetin e Elbasanit dhe nė Universitetin e Shkodrės, kuotat kryesore janė pėrkatėsisht 642 dhe 722. Ndėrkohė qė degėt e liberalizuara pėr universitetin “Aleksandėr Xhuvani” nė Elbasan janė edukim qytetar dhe cikėl i ulėt, kurse nė universitetin “Luigj Gurakuqi” nė Shkodėr ėshtė dega e histori-gjeografisė.

Mė shumė...

Lajme : Fillojnė fėrkimet nė mes UP-sė dhe MASHT-it
Kyqur 24-04-2006 14:13:33 (1383 Lexime)

Senati i UP-sė jep dritėn jeshile pėr shpalljen e konkursit pėr rektor

Prishtinė, 24 prill- Senati i Universitetit tė Prishtinės ka vendosur tė hėnėn me shumicė votash tė shpallė konkursin pėr zgjedhjen e rektorit tė universitetit, post ky qė ka mbetur i zbrazėt qė nga korriku i vitit tė kaluar pas shkarkimit tė ish-rektorit Arsim Bajrami.
Ndėrsa ministri i Arsimit, Agim Veliu, pėrmes njė njoftimi sot e ka quajtur tė kundėrligjshme thirrjen e zyrtarit tė lartė tė UP-sė Jahi Hoxha, pėr mbajtjen e mbledhjes sė Senatit tė UP-sė.

Mė shumė...

Lajme : Zgjedhjet ne UP vendos qeveria
Kyqur 22-04-2006 9:55:08 (1773 Lexime)

Qeveria vendos pėr UP

Prishtinė, 22 prill - Nė mbledhjen e radhės sė Qeverisė sė Kosovės, pėrpos qė do tė diskutohet pėr gjendjen aktuale nė Universitetin e Prishtinės (UP), do tė vendoset edhe pėr zgjedhjet e pėrgjithshme nė universitet.
Nė kėtė mbledhje ekzekutivi i vendit pritet tė vendos pro zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė universitetin e vetėm publik nė vend.
Kėshtu tregojnė burime tė Express-it nė Qeverinė e Kosovės.
Sipas kėtij burimi nė mbledhjen e kaluar tė qeveritarėve tė vendit ka qenė nė plan tė futet si pikė e rendit tė ditės edhe gjendja nė Universitetin e Prishtinės pas deklaratave tė fundit kundėrthėnėse tė zyrtarėve tė ministrisė sė Arsimit, dhe drejtuesve tė pėrkohshėm tė Universitetit tė Prishtinės.

Mė shumė...

Lajme : Universitetet, fluks regjistrimesh nė ditėt e fundit
Kyqur 22-04-2006 7:35:04 (1455 Lexime)

Universiteti i Tiranės, mbi 36 mijė tė regjistruar

TIRANĖ, 22 PRILL- Pėrpos numrit tė madh tė tė regjistruarve, ende mbahen radhė tė gjata nga kandidatėt qė dėshirojnė tė dorėzojnė dokumentet e tyre pranė sekretarive tė fakulteteve. Nė universitetet e kryeqytetit, ditėt e fundit, janė regjistruar pėr tė vazhduar studimet e larta njė numėr i madh tė rinjsh. Plot 36 mijė e 34, ka shkuar numri i tė regjistruarve nė fakultetet e universiteteve tė Tiranės. Ndėrsa nė Universitetin Politeknik, numri i tė regjistruarve ka shkuar nė 8 mijė. Duke nėnkuptuar se tė rinjtė mund tė jenė regjistruar nė tė dy universitetet dhe rrjedhimisht janė dy herė apo mė shumė tė numėruar, pėr drejtuesit universitarė, shifrat mbeten sėrish tė mėdha.

Mė shumė...

Lajme : Si e shohin reformėn universitare MASHT-i, UP-ja, PSUP-ja dhe studentėt?
Kyqur 20-04-2006 11:58:54 (2455 Lexime)

Institucionalistėt mburren me reformėn universitare, studentėt tė zhgėnjyer!

PRISHTINĖ, 20 PRILL- Universiteti i Prishtinės ėshtė njėri nga universitetet e para qė ka pranuar reformat sipas Deklaratės sė Bolonjės me qėllim tė unifikimit dhe stabilizimit tė gjendjes sė krijuar nė arsimin e lartė dhe reforma ėshtė duke u realizuar me mjaft sukses duke shfrytėzuar ndihmėn dhe pėrvojat e vendeve mė tė pėrparuara tė botės bashkėkohore, tha zv.ministri i MASHT-it Fevzi Berisha.
Sipas tij respektimi i reformave ėshtė pėr tė bėrė tė mundshėm lėvizjen sa mė tė lirė tė nxėnėsve, studentėve dhe tė ekspertėve nė kontinent e mė gjerė, si dhe mundėsimin e punėsimit sipas shkollimit adekuat nėpėr kėto vende. “Reforma e filluar nė Universitetin e Prishtinės ėshtė duke u realizuar me mjaft sukses, duke shfrytėzuar ndihmėn dhe pėrvojat e vendeve mė tė pėrparuara tė botės bashkėkohore,” tha ai.

Mė shumė...

« 1 ... 138 139 140 (141) 142 143 144 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio