Studentet.info
« 1 ... 142 143 144 (145) 146 147 148 ... 214 »
Lajme : Profesori Bill Burtness propagandon krishterizimin nė UP
Kyqur 03-04-2006 7:44:48 (1402 Lexime)

Me bibėl nė ligjėrata

Prishtinė, 3 PRILL — Bill Burtness krahas literaturės sė nevojshme pėr tė studiuar bazat e mendimit politik amerikan, si alternativė ka pėrdorur edhe Biblėn. Sipas tij, i gjithė mendimi politik i ShBA-ve bazohet nė librin kishtar. Ai materialet fetare i ka shpėrndarė nė orė tė mėsimit, ndėrsa studentėt e mllefosur nė kėtė gjest qė e quajtėn propagandė, janė ankuar edhe nė instancat mė tė larta tė fakultetit.
Bill Burtness, profesori mysafir nga Universiteti i Kombeve i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, studentėve nė sallėn e mėsimit u ka shpėrndarė falas bibla, duke aluduar se politika amerikane bazohet nė Bibėl.
Express posedon njė incizim me telefon ku shihet Bill Burtness gjatė ligjėratės nė Fakultetin Filozofik duke shpėrndarė librin e shenjtė, i ndihmuar nga pėrkthyesi i tij.

Mė shumė...

Lajme : Skandal nė Universitetin e Prishtinės
Kyqur 03-04-2006 2:42:15 (2539 Lexime)


Nėse je studente seksi, nuk ke probleme nė provim?

PRISHTINE, 03 PRILL- “Ti je vajzė e bukur dhe s’ do tė kesh probleme as nė provim, mė tha profa kur e ndalova nė korridor tė fakulteti pėr ta pyetur diēka rreth literaturės sė lėndės” thotė njė studente e Letėrsisė shqipe. Ajo thotė se nuk e di qėllimin e profesorit por “cili do ēoftė vetėm e ka treguar vehten”.

Etika e njeriut ėshtė e bazuar mbi ndershmėrinė tė cilėn ai duhet ta ketė ndaj njė personi tė caktuar.. Universiteti - vendi ku mbizotėron gjithmonė arsyeja, dija, kultura, shkenca e mbi tė gjitha respekti i ndėrsjelltė, ndėrmjet studentėve dhe profesorve.

Mė shumė...

Lajme : Ftohen studentėt e UP’sė pėr ta mirėmbajtur ambientin
Kyqur 30-03-2006 12:28:22 (1388 Lexime)

Le tė mos jetė aprili, me 1 prill tė pastrohet Qendra Studentore

PRISHTINĖ, 30 MARS- Me rasitin e Ditės Ndėrkombėtare tė Ambientit, 1 prillit, Unioni i Studentėve Shqiptarė (USSH), nėn moton “Tė bashkuar jemi mė tė fortė - tė gjithė pėr njė ambient mė tė mirė”, ka paraparė tė organizoi njė aktivitet tė kėsaj natyre nė hapėsirėn universitare nė Prishtinė.
Zyrtari pėr informim i USSH’sė, Rini Usiri, bėri tė ditur se do tė bėhet pastrimi dhe mbjellja e fidaneve nė Qendrėn e Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, aktivitet ky qė do tė pėrkrahet nga degėt e kėsaj organizate nė Shqipėri e Maqedoni por edhe nga vetė Qendra e Studentėve.

Mė shumė...

Lajme : QSSH u takua me Ministrin POLLO
Kyqur 30-03-2006 5:21:32 (1283 Lexime)


Qeveria Studentore, taksat tė shkojnė pėr investime

TIRANĖ, 30 MARS- Studentėt kėrkuan qė tė ardhurat e mbledhura nga tarifa e shkollimit, tė mos shkojnė mė pėr shpėrblime pedagogėsh, pėr administratėn, apo makina pėr drejtuesit, por pėr fotokopje, kompjutera dhe laboratorė nė shkollė. Dje, pėrfaqėsues tė Qeverisė Studentore Shqiptare dhe tė disa Qeverive Studentore tė fakulteteve patėn njė takim me Ministrin e Arsimit dhe Zv. Ministren pėr Arsimin e Lartė. Tema kryesore e takimit ishte diskutimi mbi inisiativėn e MASH, pėr rritjen e tarifės sė studimit pėr vitin akademik 2006-2007. Ministri i Arsimit Genc Pollo, deklaroi dje nė takimin me rektorėt se tė ardhurat nga tarifa e shkollimit, nuk do tė shkojnė pėr shpėrblimet e pedagogėve, por do tė investohen nė Universitete.

Mė shumė...

Lajme : Senati i UP-sė paralajmėron shpalljen e konkursit pėr rektor, MAShT e mohon kėtė
Kyqur 29-03-2006 10:36:54 (1738 Lexime)

INTERPRETIMI I QEJFEVE PĖR REKTORIN E RI

Prishtinė, 28 mars – Universiteti i Prishtinės ėshtė nė njė fazė tė ndjeshme pėr tė vendosur pėr tė ardhmen e vet drejt reformave, pėrparimit, integrimit nė asociacionet arsimore evropiane, ose ndoshta tė vetizolimit tė mėtutjeshėm.
Senati i Universitetit tė Prishtinės ka paralajmėruar shpalljen e konkursit pėr rektor tė ri menjėherė pas konstituimit tė Parlamentit Studentor, javėn e parė tė prillit. Mirėpo Ministria e Arsimit ka bėrė tė ditur se njė vendim tė tillė do tė ishte i gabuar, meqenėse kėtė tė drejtė e ka organi i quajtur “Zyrtarėt e Lartė tė Ngarkuar”, tė cilin, sipas Udhėzimit Administrativ tė Qeverisė sė Kosovės mbi Universitetin e Prishtinės, e pėrbėjnė kryetari i Kėshillit Drejtues tė UP-sė, Jahi Hoxha, nėnkryetari Demė Hoti dhe sekretari i pėrgjithshėm, Destan Halimi.

Mė shumė...

Lajme : Rektorėt kanė kėrkuar qė tarifa e shkollimit tė jetė e diferencuar sipas degėve
Kyqur 28-03-2006 2:48:49 (1802 Lexime)

Universitetet, tarifa e shkollimit, 15 deri nė 30 mijė lekė

TIRANĖ, 28 MARS- Tarifė shkollimi, e diferencuar. Kėtė i kanė kėrkuar ministrit tė Arsimit, Genc Pollo, rektorėt e universiteteve tė Tiranės. Bėhet fjalė qė sasia e parave tė derdhura nga studentėt, nė arkėn e secilit fakultet, tė jetė sipas cilėsisė dhe rėndėsisė sė degės.
Dje, gjatė njė takimi nė ministri, rektorėt kanė bėrė propozimet e tyre qė tarifa e shkollimit tė jetė e diferencuar dhe jo mė unike. Megjithėse pėrfaqėsuesit e universiteteve kėrkuan rritjen e tarifės sė shkollimit, pėrsėri ata propozuan vendosjen e kufijve sa i pėrket kėsaj rritjeje. Tarifa e shkollimit do tė variojė nga 15 mijė lekė tė reja nė 30 mijė lekė tė reja, sigurisht nė bazė tė degėve tė secilit fakultet dhe fluksit tė kėrkesave nga vetė studentėt.

Mė shumė...

Lajme : QSSH gjate Konferences per Reformimin e Arsimit te Larte
Kyqur 28-03-2006 2:29:07 (1503 Lexime)

Referimi i Qeverise Studentore Shqiptare gjate Konferences per Reformimin e Arsimit te Larte organizuar nga MASH dhe Keshilli i Europes

TIRANĖ, 27 MARS- Perfaqesuesi i QSSH, Alban Nelaj ishte i ftuar per te referuar mbi rolin e Studenteve ne Qeverisjen e Universitetit.
z. Nelaj u fokusua ne prezantimin e situates aktuale te perfaqesimit studentor ne Keshillat e Fakulteteve dhe Senatet e Universiteteve, nevoja urgjente e organizimit te zgjedhjeve per Qeverite Studentore ne cdo fakultet te Universiteteve tona Publike, nevoja e permiresimeve ligjore ndaj rritjes dhe forcimit te perfaqesimit studentor.
Po keshtu referimi u fokusua edhe ne nevojen e implementimit sa me te shpejt te Kartes se Studentit, rivlersimit serioz te te gjitha universiteteve publike ne menyre qe cdo student dhe kandidat per student te jete ne dijeni se cfare niveli ka universiteti ku ai studion apo kerkon te aplikoje, kjo do te rriste dhe konkurueshmerine ndermjet universiteteve si per thithjen e studenteve por edhe ne thithjen e buxhetit te shtetit i cili duhet rikonceptuar ne menyren e ndarjes se tij midis universiteteve.

Mė shumė...

Lajme : Kjo ėshtė mazhoranca UPSUP&PSUP&LSR
Kyqur 26-03-2006 12:31:38 (1473 Lexime)


Feim Maliqaj, kryetar i Parlamentit Studentor tė UP’sė

Prishtinė, 26 MARS – Pėrfundimisht ėshtė arritur marrėveshja pėr formimin e kualicionit nė mes organizatave studentore qė do ta bėjnė mazhorancėn nė Parlamentin Studentor (PS) tė Universitetit tė Prishtinės (UP). Kualicioni nė fjalė ėshtė arritur nga organizata qė mė sė shumėti mori vota nė zgjedhjet studentore tė 8 marsit, pra Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės (UPSUP), tė cilės do t’i takoi posti i tė parit tė parlamentit, dy organizatave tė tjera: Paqės Studentore e Universitetit tė Prishtinės (PSUP) si dhe Listės Studentore “Reforma” (LSR) tė cilat do t’i kenė nga dy ulėse nė Senatin e UP’sė. Kjo ėshtė bėrė e ditur tė dielėn nga Zyra e Informacionit tė UPSUP’sė, me anė tė njė njoftimi tė derguar nė redaksinė tonė.

Mė shumė...

Lajme : Hallet e studentėve tė degės sė Muzikės nė Fakultetin e Arteve tė UP-sė
Kyqur 25-03-2006 12:33:17 (2543 Lexime)

STUDENT NĖ PRISHTINĖ, LIGJĖRATAT NĖ TIRANĖ

PRISHTINĖ, 24 MARS- Avni Krasniqit, i cili studion trumbetėn nė Fakultetin e Arteve nė Prishtinė - dega e Muzikės, i duhet tė udhėtojė nė Tiranė pėr t’i mbajtur orėt e trumbetės tek profesori Sokol Saraēi, qė ėshtė bashkėpunėtor i Fakultetit tė Arteve tė Prishtinės. Trumbeta nuk ėshtė e vetmja lėndė instrumentale nė degėn e muzikės, e pėrfshirė nė plan-program, por qė nuk ka ligjėrues. “Me konkurs ishin paraparė tė gjitha drejtimet instrumentale dhe varėsisht nga suksesi i treguar kandidatėve nė provim pranues, fakulteti obligohet tė sigurojė profesorin”, thotė Valton Beqiri, profesor dhe prodekan i Fakultetit tė Arteve. Por, sipas tij, nė angazhimin e bashkėpunėtorėve tė jashtėm ka shumė pengesa procedurale e mė shumė burokratike nga rektorati i Universitetit tė Prishtinės (UP).

Mė shumė...

Lajme : A do tė lėkounden pozitat e dekanėve tė UP’sė
Kyqur 23-03-2006 13:11:03 (1665 Lexime)

Nė pritje tė zgjedhjeve

PRISHTINĖ, 23 MARS — Drejtuesit e fakulteteve tė Universitetit tė Prishtinės thonė se nuk kanė frikė nga rizgjedhjet nė fakultetet e tyre. Ata besojnė se kjo ėshtė e panevojshme, ndonėse nuk tregojnė se a do tė konkurrojnė pėrsėri.
Edhe pse shumica e dekanėve tė fakulteteve tė ndryshme tė Universitetit tė Prishtinės (UP) thonė se nuk ka nevojė pėr zgjedhje tė reja nė fakultetet e tyre, megjithatė ata shprehin bindjen se kjo nuk do t’i luhaste nga kolltuku i dekanatit.

Mė shumė...

« 1 ... 142 143 144 (145) 146 147 148 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio