Studentet.info
Lajme : Studentėt ankohen
Kyqur 23-03-2006 4:26:47 (1481 Lexime)



Nė USHT tė reflektojnė vlerat

TETOVĖ, 23 MARS- Studentėt e Fakultetit tė Shkencave Matematiko-Natyrore nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT) qė studiojnė nė drejtimin Fizikė-Kimi janė ankuar pėr lėshime nė procedurėn gjatė pėrzgjedhjes sė kuadrit mėsimor nė konkursin e fundit. Nė njė kėrkesė tė firmosur nga 19 studentė tė kėtij fakulteti kėrkohet qė tė mos largohen profesorėt eminentė.
"Kemi tė dhėna relevante se ėshtė thyer rregullorja nė procedurė gjatė pėrzgjedhjes sė kuadrit mėsimor. Prandaj, ne nuk mund tė jemi vėzhgues pasivė tė ngjarjeve, por duam tė marrim pėrsipėr pėrgjegjėsinė qė na takon dhe tė mos lejojmė qė nga ky institucion tė largohen kuadrot e suksesshėm. Me kėtė rast do tė pėrmendim vetėm largimin e profesorit Shefket Deharin, kurse nė njė rast tjetėr do t’i publikojmė emrat e atyre qė nuk e kanė vendin nė kėtė institucion", thuhet nė kėrkesėn e studentėve dėrguar titullarėve tė USHT-sė dhe mediave.

Mė shumė...

Lajme : UEJL- TETOVĖ
Kyqur 23-03-2006 4:19:42 (3231 Lexime)

Kartela ISIC – njė botė mundėsish

TETOVĖ, 23 MARS- Zyra “YMCA&SEEU”, nė kampusin universitar tė UEJL-sė nė Tetovė, ka filluar me lėshimin e ISIC kartelave ndėrkombėtarė pėr studentet e UEJL-sė. Me ISIC (International Students Identity Card) studentėt mund tė fitojnė: njohjen ndėrkombėtare tė statusit si student, duke tejkaluar pengesat burokratike pėr identifikim, lirim nė konsumin e mallrave dhe shėrbimeve nė gjithė botėn, duke pėrfshirė edhe Maqedoninė dhe Kosovėn. Me kartelėn ISIC studentėt mund tė blejnė produkte dhe shėrbime deri nė 50% lirim etj. Ēmimi pėr njė kartelė ISIC kushton 400 denar dhe kartela ėshtė valide pėr njė vit. Pėr aplikacionin dhe informatat mė tė hollėsishme studentėt mund tė informohen nė zyrėn pėrkatėse qė vepron nė kampusin e UEJL-sė. (L.H.)


Lajme : Konkurs i Qeverisė
Kyqur 23-03-2006 4:18:37 (1488 Lexime)

Pėr studime pasuniversitare 24 bursa

SHKUP, 23 MARS- Qeveria e Republikės sė Maqedonisė pėrmes Sekretariatit pėr ēėshtje evropiane edhe kėtė vit pėr herė tė katėrt e publikoi Konkursin pėr ndarje tė bursave pėr studime pasuniversitare pėr Bashkimin evropian/Integrimet evropiane nė universitetet e huaja pėr vitin akademik 2006/2007.
Pėrmes kėtij programi pėr marrje tė bursave, Sekretariati pėr ēėshtje evropiane nė bashkėpunim me Ambasadėn e Mbretėrisė sė Holandės dhe Ambasadėn e Republikės sė Gjermanisė, deri tani kanė ndarė 24 bursa pėr studime pasuniversitare nė sferat e sė drejtės evropiane, ekonomisė, politikave tė BE-sė dhe studimet multidiciplinare pėr BE-nė, nė universitetet e huaja.

Mė shumė...

Lajme : Policia ka piketuar si njė nga tė dyshuarit kryesorė Bujar Maksutin
Kyqur 23-03-2006 4:14:08 (2367 Lexime)

Studentja e vrarė, dyshohet kandidati pėr dhėndėr

KORĒĖ, 23 MARS- Koka dhe trupi i njė vajze, tė gjetura veē njėri-tjetrit, u identifikuan dje nė orėt e para tė ditės nga policia e rrethit tė Kolonjės, ku edhe u gjet kufoma. Ajo i pėrket vajzės 23 vjeēare Matilda Muēi, 23 vjeė, banore e fshatit Selenicė e Kolonjės, dhe njėherėsh studente e universitetit “Fan S. Noli“ nė Korēė. Vajza, sipas familjarėve, ėshtė zhdukur pa gjurmė nė 12 tetor tė vitit tė kaluar dhe megjithė pėrpjekjet qė ata kanė bėrė pėr ta gjetur nuk ia kishin arritur qėllimit. Ishte rastėsia qė zbuloi eshtrat e vajzės, gjysmė tė tretura nė afėrsi tė Qafės sė Qarrit, pikėrisht tek kilometri qė ndan rrethin e Korēės nga rrethi i Kolonjės. Policia ka piketuar si njė nga tė dyshuarit kryesorė Bujar Maksutin, njė banor tė njė fshati aty pranė, i akuzuar pėr vrasje e rrėmbime, tashmė i arrestuar pėr trafik droge nė Greqi. Ai ka dashur tė fejohej me Matildėn, edhe pse ishte i martuar e me fėmijė

Mė shumė...

Lajme :  tarifa e shkollimit pėr studentėt do tė strukturohet sipas universiteteve
Kyqur 23-03-2006 4:11:30 (1464 Lexime)

Universitetet, degėt e kėrkuara do tė kushtojnė mė shtrenjtė

TIRANĖ, 23 MARS- Universiteti nė kryeqytet do tė kushtojė mė shtrenjtė se nė rrethe. E njėjta gjė do tė jetė edhe me degėt qė kanė fluks mė tė madh kėrkesash pėr regjistrim, krahasuar me ato mė pak tė frekuentuara.
Pa pėrmendur shifra konkrete, ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, ka deklaruar dje se tarifat e shkollimit, duke nisur nga ky vit, nuk do tė jenė mė tė njėjta pėr tė gjitha universitetet. “Ajo qė planifikojmė, nuk ėshtė rritja e tarifės unike, por mė tepėr njė strukturim i saj, duke e lėnė pėrgjithėsisht sa ėshtė pėr universitetet e rretheve nė krahinat me probleme varfėrie, duke e ngritur nė degėt ku ka fluks tė madh kėrkesash dhe ku ka pritshmėri tė madhe fitimi pėr diplomantėt”, - tha Pollo dje gjatė konferencės “Reformimi i arsimit tė lartė shqiptar nė hapėsirėn evropiane”, nė prani tė kreut tė qeverisė, Sali Berisha, pėrfaqėsuesve tė arsimit nga Kėshilli i Evropės, rektorėve e dekanėve tė universiteteve tona. Sipas Pollos, tarifa vjetore e shkollimit pėr studentėt do tė jetė e ulėt nė fushat ku ka deficite kuadrosh, si nė shkencat ekzakte, tė natyrės, nė disa degė inxhinierike apo edhe nė degėt ku qeveria ka vendosur prioritete siē ėshtė teknologjia e informacionit dhe anglishtja.

Mė shumė...

Lajme : Ēfarė po ndodh me studentėt francez?
Kyqur 20-03-2006 15:17:12 (1405 Lexime)


Sorbona, rikthimi i njė simboli

FRANCĖ, 20 MARS- Pas Majit ‘68, Mars ‘06? Njė parfum i lehtė i majit ’68 ndihet nė Sorbonė, ku njė seri incidentesh mes studentėve dhe policisė e kanė transformuar universitetin prestigjioz parizian nė simbol tė kontestimit anti-CPE (CPE-Contrat premičre Embauche, pra Kontrata e Parė e Punėsimit, tė cilėn studentėt e kanė pėrkthyer “Contrat Poubelle Embauche”- Contrata-Plehrė e Punėsimit).
Sorbona, vendi emblematik i majit tė ’68-ės nė Francė ėshtė kėsisoj sėrish nė qendėr tė pėrleshjeve nokturne mes studentėve dhe forcave tė rendit, por sidomos mes protestuesve kundėr Kontratės sė Parė tė Punės (ligji qė kundėrshtohet nga studentėt) dhe vepruesve tė sė djathtės ekstreme qė manifestojnė kundėr manifestimeve me banderola tė tipit “Parazitė, jashtė fakulteteve!”

Mė shumė...

Lajme : PUSHOI SĖ RRAHURI ZEMRA E PROFESORIT, QĖ NJĖ JETĖ IA KUSHTOI ARSIMIT
Kyqur 20-03-2006 8:30:43 (1658 Lexime)


Ndėrroi jetė Prof. Dr. Rahmil Nuhiut


PRISHTINĖ, 20 MARS- Njė sėmurje e shkurtėr, por e rėndė, i ka marrė jetėn, tė dielėn, Prof. Dr. Rahmil Nuhiut, ligjėrues nė Fakultetin Ekonomik (FE) tė Universitetit tė Prishtinės (UP) dhe njėkohėsisht anėtar i Kėshillit Drejtues (KD) tė kėtij universiteti.
Nė njė njoftim pėr media, tė cilin e ka lėshuar KD i UP’sė, thuhet se "Prof. Rahmil Nuhiu gjithė jetėn e vet ia kushtoi arsimit, ku vepra e tij nė punėt hulumtuese shkencore ishte njė kontribut i madh pėr universitetin tonė dhe me gjerė”. Drejtuesit e universitetit punėn e tij prej ligjėruesi dhe hulumtuesi tė shkencės e kanė cilėsuar si tė palodhshme, tė pėrkushtuar dhe shumė tė ndershme, duke e vlerėsuar kėtė si shembull pėr gjeneratat e ardhshme tė UP’sė.
“Profesori i nderuar ishte intelektual shumė i pėrkushtuar pėr ēėshtjen kombėtare, andaj aftėsitė e tij intelektuale ishin udhėrrefim dhe kontribut i veēant nė shėrbim tė luftėtarėve tė lirisė nė tri luftrat e fundit tė shqipėtareve pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar", thuhet mė tej nė njoftim

Mė shumė...

Lajme : Deklaratė nga UNIONI I STUDENTĖVE SHQIPTARĖ!
Kyqur 16-03-2006 14:39:36 (1459 Lexime)



Kryesia Unionit tė Studentėve Shqiptarė (USSH) nė Prishtinė dhe sekretari i pėrgjithshėm i kėsaj organizate ėshtė shkarkuar tė enjten.

Kjo ėshtė bėrė nė bazė tė Statutit tė USSH'sė dhe tė rregullores 2005/01, 2005/02,2005/03 tė USSH'sė, Bordi i USSH'sė, Kuvendi i Anėtarėve tė USSH'sė dhe Kėshilli drejtues i kėsaj organizate. E tėra ėshėt miratuar me 25 vota pėr, 10 kundėr dhe 5 bstenime.

Kryetari i USSH'sė Petrit Nimani tha pėr Studentet.info se "bordi qendror e perkrah Shkarkimin e Sekretarit tė Pergjithshem z. Argjend Zejnaj , njekohesisht e Faliminderon per punen e bere deri me sot".

Ai perkrahu edhe shkarkimin nga detyra te 8 Kryetarve te fakulteteve ne kuader te USSH ne Universitetin e Prishtines.


Lajme : Ministrat e Arsimit tė rajonit tė Ballkanit u bashkohen atyre tė BE-sė
Kyqur 15-03-2006 13:34:53 (1367 Lexime)

Ministri Veliu merr pjesė nė Konferencėn e nėntė tė ministrave tė arsimit tė Evropės nė Vjenė

Prishtinė, 15 mars - Ministri i Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MASHT) Agim Veliu, me ftesė tė Presidencės Austriake do tė marrė pjesė nė Konferencėn e nėntė tė ministrave tė arsimit tė Evropės, e cila mbahet prej 16 deri 17 mars nė Vjenė.
"Qėllimi i pjesėmarrjes tonė nė konferencėn pėr fuqizimin e arsimit nė Evropė ėshtė pjesėmarrja aktive nė punime me qėllim tė pėrshtatjes sa mė tė mirė tė proceseve tona, trendeve integruese", deklaroi sot ministri Veliu para nisjes nė Vjenė.

Mė shumė...

Lajme : Sekretari i USHT-sė revoltohet nga puna e Senatit
Kyqur 15-03-2006 8:26:54 (2006 Lexime)

Selmani: “Nepotizmi, dėshmi dėshpėrimi”

TETOVĖ, 15 MARS- Para gjashtė muajsh nė USHT u shpall konkurs pėr pranimin e 40 pedagogėve universitarė, ndėrsa tė hėnėn ėshtė mbajtur mbledhje e Kėshillit tė Rektoratit ku janė shqyrtuar dokumentet e mbi 400 kandidatėve. Tė martėn Senati i USHT-sė mbajti mbledhje pėr pranimin e pegadogėve tė rinj konform konkursit. Por, sekretari i pėrgjithshėm i USHT-sė, Bashkim Selmani, e ka lėshuar mbledhjen e senatit nė shenjė revolti, ngase janė shkelur tė gjitha normat administrative-juridike.
Pyetjes se pėrse e ka lėshuar mbledhjen e Senatit, Selmani thotė: “Lėshimi i mbledhjes nuk ėshtė veti akademike, por kur ligji has nė vesh tė shurdhėr, atėherė ėshtė mjeti mė i mirė pėr tė vepruar nė kėtė formė. Lėshimi i mbledhjes me karakter demonstrativ ėshtė dėshmi qė nė USHT akoma elementet kancerogjene nuk janė shėruar. Unė si sekretar i pėrgjithshėm kam hasur nė disa parregullsi qė komisionet i kanė kryer deri mė tash. Fillimisht komisioni arsimor–shkencor dhe juridik i bėri tė gjitha verifikimet e kandidatėve konform konkursit, me ēka vlerėson kriteret e parapara nė bazė tė institucionit dhe konkursit.

Mė shumė...

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio