Studentet.info
« 1 ... 145 146 147 (148) 149 150 151 ... 214 »
Lajme : Takimi i studentėve
Kyqur 06-03-2006 10:57:51 (1282 Lexime)

Nesėr mblidhet kryesia e USSH-sė


TETOVĖ, 06 MARS- Kryesia E USSH-se me seli ne Tetovė e shoqeruar nga studentet neser do te niset per ne Prishtine, ku pritet te mbajne nje mbledhje te pergjithshme me kryesin qendrore. Nisja e tyrte ka si qellim takimet me student nga univeristeti I Prishtines dhe perkrahja e USSH-se gjat votimeve me 8 mars.
Gjithashtu me date 07 Mars ne ora 14:00 do te mbahet mbledhja e pergjithshme e Bordit te USSH-se te tre Shtetve Maqedoni, Kosove, dhe Shqiperi.


Lajme : Bujar Brovina, flet pėr masat qė do tė pėrmirėsojnė jetėn e studentėve
Kyqur 05-03-2006 7:30:17 (2102 Lexime)

Brovina: Kėtė vit do tė mbajmė 9 000 studentė

TIRANĖ, 5 MARS- Njė qytet mė vete. Qyteti Studenti ndodhet nė Tiranė, afėr Rrugės sė Elbasanit, por banorėt-studentė dhe jostudentė jetojnė nė njė mėnyrė krejt tjetėr nga kryeqytetasit. Tė pėrshtatur me kushtet, ata jetojnė nė dhoma tre apo katėr studentėshe.
I administruar nga Ndėrmarrja Nr. 1 e Trajtimit tė Studentėve, Qyteti Studenti ka ndėrruar pėr njė muaj e gjysmė tre drejtorė. Bujar Brovina, drejtori i tanishėm, nė njė intervistė pėr “Shekullin”, thotė se pagesa vjetore pėr ēdo student nuk do tė ndryshojė. Madje ai shpjegon edhe shifrat e mundshme tė pranimeve pėr vitin akademik 2006-2007 dhe mėnyrėn e re tė regjistrimeve.

Mė shumė...

Lajme : Pa tarifė degėt e papreferuara
Kyqur 03-03-2006 6:36:22 (1283 Lexime)

Tarifa e shkollimit, 25 mijė lekė pėr vitet e para

TIRANĖ, 3 MARS- Studentėt qė gjatė vitit 2006-2007 do tė jenė nė vitin e parė, do tė paguajnė 25 mijė lekė si tarifė shkollimi. Ky ėshtė propozimi i bėrė nė Konferencėn e Rektorėve, tė cilėt kanė pėrcaktuar t’i drejtohen me kėtė tarifė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės pėr miratim. Sipas rektorit tė Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, ky propozim u pasua me kėrkesėn pėr heqjen e kuotave dytėsore pėr vitin e ri akademik. “Ndėrsa tarifa pėr vitet e ndėrmjetme do tė jetė sa ekzistuesja, pra 12 mijė lekė dhe tė shihet mundėsia pėr uljen e pagesės pėr kuotat dytėsore nė kėto vite”, - thotė Rrokaj, duke qetėsuar tė gjithė studentėt se pėr ta nuk do tė ketė rritje. Sė paku, sa ka nė dorė universiteti, pasi tė gjitha propozimet pritet tė marrin miratimin e ministrisė e mandej edhe tė Kėshillit tė Ministrave.

Mė shumė...

Lajme : Intervistė me Mark Markun
Kyqur 03-03-2006 6:21:07 (1346 Lexime)

Bordi, strukturė qeveritare pėr tė kontrolluar politikisht universitetet

TIRANĖ, 3 MARS- Dje njė grup pedagogėsh kanė shpallur fillimin e lėvizjes pėr autonominė e universitetit. A mund tė na shpjegoni domethėnien e kėsaj lėvizjeje?
Ne jemi njė grup pedagogėsh qė kemi vendosur tė reagojmė ndaj projektligjit tė shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, i cili i bėn ndryshime rrėnjėsore autonomisė sė universitetit. Ky projektligj shėnon njė regres pėr shkollat e larta dhe ne kemi vendosur tė mos lejojmė qė universiteti tė humbė atė pak autonomi qė ka fituar me ligjin e mėparshėm. Pėr kėtė arsye, njė grup organizator i pėrbėrė nga pedagogė nga tė gjitha fakultetet dhe universitetet e vendit dhe qė ndajnė tė njėjtin shqetėsim, ka marrė pėrsipėr tė bėjė njė rezistencė tė fortė me tė gjitha mjetet ligjore nė mėnyrė qė projektligji tė mos shndėrrohet nė ligj.

Mė shumė...

Lajme : UPSUP mbajti Kuvendin e Pėrgjithshėm me karakter solemn
Kyqur 02-03-2006 13:44:24 (1686 Lexime)

Hoti: Ndryshimet nė UPSUP mostėr pėr institucionet e Kosovės

PRISHTINĖ, 2 MARS- Ndryshimet e paradokohshme qė janė bėrė nė Unionin e Pavarur tė Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės (UPSUP), duket tė kenė qenė mostėr pėr partitė politike nė vend nė mėnyrė qė tė marrin vendime tė vėshtira, por tė domosdoshme, pėr ndryshimet nė postet e kryeministrit dhe tė kryeparlamentarit tė Kosovės. Ky ėshtė vlerėsimi qė sot ka dhėnė kryetari i UPSUP’sė, Elbasan Hoti, nė Kuvendin e Pėrgjithshėm, i cili kishte karakter solemn, qė organizata e tij ka mbajtur sot nė Sallėn e Kuqe tė Fakultetit Filologjik.
UPSUP po angazhohet ēdo ditė e mė shumė nė ndėrtimin e imazhit pozitiv pėr studentėt e saj duke futur metoda tė akademike dhe profesionale pėr krijimin e kushteve mė tė mira pėr studentėt, tha mė tej ai.

Mė shumė...

Lajme : Estrada dhe studentėt nė pėrkrahje tė familjeve skamnore tė ēlirimtarėve
Kyqur 02-03-2006 13:43:25 (1452 Lexime)

UPSK organizoi koncert tė madh humanitar

PRISHTINĖ, 2 MARS- Mbrėmė nė palestrėn sportive “1 Tetori” ėshtė mbajtur njė koncert i pėrmasave tė mėdha, i cili kishte karakter humanitar dhe qė pėr organizator kishte Unionin e Pavarur tė Studentėve tė Kosovės (UPSK).
Salla ishte e stėrmbushur nga studentė dhe qytetarė tė tjerė, tė cilėt dhanė kontributin e tyre nė zbutjen e gjendjes sė rėndė sociale me tė cilėn pėrballen familjet e invalidėve tė luftės dhe familjet e deshmorėve, pėr ē’gjė ishin paraparė tė alokohen mjetet e grumbulluara nga ky koncert.

Mė shumė...

Lajme : Pakėnaqėsi nė USHT
Kyqur 02-03-2006 8:43:26 (1242 Lexime)


Studentėt maqedonas ankohen pėr padrejtėsi!

TETOVĖ, 2 MARS- Studentėt maqedonas tė cilėt studiojnė nė USHT ankohen se gjoja nė kėtė institucion ekziston urrejtja nacionale. Ata thonė se provimet i marrin me shumė vėshtirėsi, meqė pėr ta pėrpilohen teste tė posaēme nė tė cilat pėr dallim nga ato tė studentėve shqiptarė, kanė pyetje shumė tė rėnda, tė cilat edhe profesorit po t’ia parashtrosh, do tė ngelet nė situatė tė keqe.
“Urrejtja ndaj studentėve maqedonas ėshtė evidente me vetė faktin se kur futemi nė provime, jemi tė ndarė nga kolegėt tanė shqiptarė, kurse pyetjet pėr ne janė tė pėrgatitura enkas dhe janė shumė tė vėshtira”, thonė ata, duke dashur tė ngelen anonimė. Krejt kjo, sipas tyre, bėhet me qėllim qė “ne tė demoralizohemi dhe vetė tė tėrhiqemi nga studimet nė kėtė universitet dhe pėr kėtė flet fakti qė edhe kur ankohemi pėr ndonjė parregullsi apo shfaqet ndonjė pakėnaqėsi, vetė profesorėt na drejtohen me fjalėt: “Po kush ju ēoi tė regjistroheni kėtu”.

Mė shumė...

Lajme : Numri i tė regjistruarve ka qenė vetėm 8b
Kyqur 02-03-2006 8:31:55 (1285 Lexime)

Dita e parė e regjistrimeve, numėr i vogėl maturantėsh

TIRANĖ, 2 MARS- Maturantėt po mendohen mirė pėr degėt qė duan tė aplikojnė. Kėtė gjė e ka garantuar tashmė fakti se nė disa degė kryesore, ku vitet e kaluara regjistrimet vėrshonin, numri i tė regjistruarve ka qenė shumė i vogėl. Pėr ditėn e parė tė regjistrimeve nė fakultete numri ka qenė tepėr i vogėl, jo vetėm pėr kėtė shkak. Mungesa e informacionit edhe pėr llojin e dokumenteve qė duhen dorėzuar pranė fakultetit pėrkatės ka qenė njė tjetėr arsye. Ndėrsa maturantėt janė duke u informuar dhe pėrqendruar mirė mbi degėt e dėshiruara, duket se fakultetet do tė presin shumė deri nė regjistrimin e kandidatit tė fundit.

Mė shumė...

Lajme : Bordi merr kompetencat e senatit
Kyqur 02-03-2006 8:30:14 (1324 Lexime)

Projektligji, bordi ėshtė autoriteti mė i lartė qeverisės nė universitete

TIRANĖ, 2 MARS- Bordi ėshtė autoriteti mė i lartė qeverisės nė shkollat e larta. Megjithėse ėshtė ndryshuar njė nga funksionet e menduara tė bordit pėr zgjedhjen e titullarėve universitarė nė projektligjin e arsimit, dėrguar pėr mendime nė universitete, theksohet se bordi ėshtė autoriteti kryesor qeverisės i njė shkolle tė lartė publike. Duke lėnė logjikisht tė pranohet se si autoritet drejtues kreu i bordit vjen madje edhe para rektorit. Funksion qė ka shkaktuar reagime nė universitete, po aq tė ashpra sa edhe mundėsia e parė qė bordi tė zgjidhte drejtuesit. “Autoritetet drejtuese tė shkollave tė larta civile e ushtarake janė kryetari i bordit, rektori pėr shkollėn universitare, drejtori pėr jouniversitaren, dekani pėr fakultetin, pėrgjegjėsi pėr departamentin”, - thuhet nė projektligj, ku shtohet se ai mban pėrgjegjėsi nė pėrgjithėsi pėr ushtrimin e veprimtarisė sė shkollės sė lartė publike dhe funksionet e tij pėrshkruhen hollėsisht nė statutin e bordit.

Mė shumė...

Lajme : 10 ditė afat pėr regjistirim nė lėndėt zgjedhore
Kyqur 02-03-2006 8:27:55 (1594 Lexime)

Matura shtetėrore, ja programi pėr provimet qė ju ēon nė Universitet

TIRANĖ, 2 MARS- Pas dhjetė ditėsh maturantėt duhet tė regjistrohen edhe nė shkolla pėr lėndėt me zgjedhje. Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo, bėn publike se afati i fundit do tė jetė i njėjtė me afatin e fundit pėr regjistrimet nė universitet, data 30 prill.
“Kėshilla ime pėr maturantėt ėshtė qė tė mos nxitohen. I rėndėsishėm ėshtė afati i fundit dhe ky afat ėshtė deri mė 30 prill”, -ka deklaruar ministri Pollo. Sipas tij, projekti i Maturės Shtetėrore po ecėn mjaft mirė. “Shumė shpejt do tė bėjmė publike edhe kuotat e pranimit nė universitete dhe tarifėn e shkollimit”, -ka sqaruar mė tej Pollo. Sa u pėrket pranimeve nė universitet, ai ka siguruar se edhe maturantėt qė ndryshojnė mendim, pasi janė regjistruar nė njė fakultet, mund tė regjistrohen nė njė fakultet tė dytė apo tė tretė. Pollo tha se pėr kėtė vit kostoja e regjistrimit ėshtė mė e ulėt.

Mė shumė...

« 1 ... 145 146 147 (148) 149 150 151 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio