Studentet.info
« 1 ... 149 150 151 (152) 153 154 155 ... 214 »
Lajme : QEVERIA I ZGJATĖ MANDATIN KĖSHILLIT DREJTUES
Kyqur 04-02-2006 9:15:36 (1312 Lexime)

Universiteti i Prishtinės bėhet me rektor pas 8 Marsit

PRISHTINĖ, 3 SHKURT- Qeveria e Kosovės i ka vazhduar mandatin Kėshillit Drejtues (KD) tė Universitetit tė Prishtinės (UP) deri me 30 qershor, pasi afati i paraparė pėr zgjedhjen e rektorit tė ri ka skaduar. Nė Udhėzim Administrativ tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės e Teknologjisė (MASHT) para disa muajsh, qė kishte pasuar pas shkarkimit tė rektorit tė atėhershėm Arsim Bajrami, se “Mandati i ‘zyrtarėve tė lartė tė ngarkuar’ do tė pėrfundojė ditėn e zgjedhjes sė Rektorit tė ri. I tėrė procesi i parparė me kėtė rregullore duhet tė pėrfundojė brenda njė periudhe jo mė tė gjatė se gjashtė muaj prej datės sė hyrjes nė fuqi tė kėtij udhėzimi. Nė rast se disa procedura mbesin tė papėrfunduara pas kėsaj date, MASHT do tė nxjerr njė udhėzim tjetėr administrativ, i cili do tė parashoh masat e duhura pėr pėrfundimin e procesit”.

Mė shumė...

Lajme : Nė Maqedoni seri ngacmimesh seksuale tė profesorėve maniak
Kyqur 03-02-2006 10:04:12 (1533 Lexime)

ARRESTOHET PROFESORI PĖR SHKAK TĖ NGACMIMIT SEKSUAL

Manastir, 03 Shkurt- Profesori K.V. (52) i shkollės sė lartė medicinale nė Manastir ėshtė arrestuar pas kallėzimit tė studentes A.D., e cila ėshtė nė vitin e tretė.
Policia e Manastirit ka arritur tė sigurojė dėshmi se profesori ka kryer vepėr penale ngacmim seksual tė studentes me keqpėrdorimin e detyrės zyrtare, sipas nenit 189, alinea 1 tė kodit penal.
Gjykatėsi kujdestar hetues, i shqiptoi masė arresti nė kohėzgjatje prej tetė ditėve, ndėrsa avokati i profesorit tė arrestuar sot parashtroi ankesė deri te Kėshilli penal i Gjykatės themelore nė Manastir.
Pritet qė lėndėn ta marrė gjykatėsja hetuese Sllobodanka Bakovska, ndėrsa sipas paralajmėrimeve tė prokurorit publik Stevēe Tasevski kundėr profesorit do tė parashtrohet aktakuzė. (studentet.info)


Lajme : ALBANOLOGĖT ITALIANĖ PĖR KOLEGUN E TYTRE IBRAHIM RUGOVA
Kyqur 01-02-2006 3:49:42 (2011 Lexime)

Profesorėt e katedrave albanologjike tė Italisė kanė dėrguar njė mesazh ngushėllimi pėr Presidentin Rugova


PRISHTINĖ, 31 JANAR- Drejtuesit dhe pedagogėt e katedrave albanologjike tė universiteteve italiane tė Kalabrisė, Palermos, Romės, Leēės, Barit, Firencės, Mesinės dhe Venecjes nepėrmjte njė mesazhi shprehin dhe marrin pjesė nė hidhėrimin e popullit tė Kosovės pėr humbjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Ata kujtojnė politikėn e Tij largpamėse pėr njė bashkekzistencė paqėsore tė popujve dhe veprėn e Tij madhore nė shėrbim tė botės shqiptare dhe duke nderuar burrė shtetasin, akademikun, albanologun, studiuesin e letėrsisė shqiptare dhe Simbolin e pavarėsisė sė Kosovės.

Mė shumė...

Lajme : FTOHJE MOTI, NGROHTĖSI LOTI
Kyqur 27-01-2006 10:48:32 (1431 Lexime)

Nė UEJL ndizen qirinj pėr lamtumirėn e Presidentit Rugova

TETOVĖ, 26 JANAR- Nė ditėn e enjte, ditėn e varrimit tė Presidentit Rugova, ditėn e shkuarjes sė tij pėr nė banesėn e pėrjetshme, nė UEJL nė shenjė nderi dhe respekti pėr veprėn e presidentit Dr.Ibrahim Rugovės, stafi akademik dhe studentėt e kėtij Universiteti nė orėn 12:00 nė vendin e quajtur “Pavilioni i Lirisė”, ndezėn qirinj dhe i bėnė homazhe lamtumirėse Presidentit.
Megjithė temperaturat e ulėta qė mbretėronin, studentėt dhe profesorėt e UEJL-sė mbajtėn njė minutė heshtjeje dhe mė pas qėndruan pranė portretit tė Presidentit Rugova tanimė tė ndjerė, duke ndezur nga njė qiri nė respekt tė veprės sė Dr.Rugovės

Mė shumė...

Lajme : PRESIDENTI I KOSOVĖS U PĖRCOLL PĖR NĖ BANESĖN E FUNDIT
Kyqur 26-01-2006 16:54:55 (2954 Lexime)


Studentėt shqiptarė i dhanė lamtumirėn e fundit Presidentit Rugova

PRISHTINĖ, 26 JANAR- Studentėt shqiptarė kudo qė ndodheshin, sot, nė mėnyrė tė organizuar nepėr qendra tė ndryshme nė vend dhe jashtė tij, kanė pėrcjellur ceremoninė mortore tė Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugovės, dhe kėshtu i kanė dhėnė lamtumirėn e fundit atij. Derisa studentėt e Universitetit tė Prishtinės moren pjesė nė pėrcjelljen e Presidentit, deri tek banesa e fundit, ata tė Shqipėrisė pėrcollėn tėrė kėtė ngjarje nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nepėrmjet videoprojektorėve tė cilėt ishin vendosur nė njė nga sallat mė tė mėdha nė Tiranė. Po sot, studentėt nė tė dy universitetet nė Tetovė ndezėn ēirinj, nė kohėn kur kortezhi me trupin e pajetė tė Presidentit Rugova kishte pėr cak “Varrezat e Dėshmorėve” nė Velani.

Mė shumė...

Lajme : KĖSHILLI ORGANIZATIV PĖR VERIFIKIMIN E DIPLOMAVE TĖ SHKALLĖS SĖ TRETĖ
Kyqur 26-01-2006 8:57:17 (1671 Lexime)

Pėrse UT-ja na injoron totalisht?

TETOVĖ, 26 JANAR- Verifikimi i diplomave tė shkallės sė tretė tė studentėve qė kanė kryer nė lėmin e historisė pranė Univerzitetit tė Tetovės vazhdon tė zvarritet nga ana e kėtij institucioni.
Antarėt e kėshillit organizativ tė lėmit tė historisė qė kėrkojnė nostrifikimin e diplomave tė shkallės sė tretė thonė se e njėjta gjė ndodh edhe me studentėt e lėmive tjera, por problemi ėshtė ata nuk reagojnė. Antarėt e kėtij kėshilli thonė se ndjehen tė zhgėnjyer nga ana e udhėheqėsve tė kėtij univerziteti.
Ata thonė se nė takimin qė e kanė pasur kohė mė parė me rektoratin, Zeadin Beadini u ėshtė premtuar zgjedhje e kėtij problemi edhe atė deri mė datė 31 dhjetor tė kėtij viti, mirėpo siē shprehen ato njė gjė e tillė nuk ėshtė duke ndodh.

Mė shumė...

Lajme : Homazhe nė selinė e Akademisė sė Shkencave
Kyqur 25-01-2006 13:27:20 (1278 Lexime)

Studentėt kosovarė, Moisiut: Dėrgoni ngushėllimet tona

TIRANĖ, 25 JANAR- Rreth 400 mesazhe ngushėllimi, tė studentėve kosovarė qė studiojnė nė Shqipėri, u mblodhėn tė Martėn nė formėn e njė albumi dhe mė pas i janė dorėzuar Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu. Ato do t’i pėrcillen familjes sė Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, i ndarė nga jeta katėr ditė mė parė. Po dje qytetarė shqiptarė kanė bėrė homazhe nė selinė e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, nė kujtim tė Dr. Ibrahim Rugovės, ndėrsa nė vend qė prej ditės sė djeshme vazhdon Zija Kombėtare.

Mė shumė...

Lajme : VDEKJA E PRESIDENTIT, REFLEKTIMET NĖ UNIVERSITETIN E PRISHTINĖS
Kyqur 25-01-2006 10:09:09 (1435 Lexime)

UP pushon ēdo aktivitet deri tė premtėn, shtyen edhe zgjedhjet pėr PS

PRISHTINĖ, 24 JANAR- Vdekja e Presidentit Rugova ka bėrė qė zgjedhjet pėr Parlamentin e Studentėve (PS) tė Universitetit tė Prishtinės (UP) tė parapara pėr t’u mbajtur tė mėrkurėn, tė shtyhen pėr njė kohė tė pa caktuar. Zyrtarė tė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės e Teknologjisė (MASHT), tė Rektoratit tė UP-sė dhe ekspertė ndėrkombėtarė tė arsimit pasi kanė shqyrtuar situaten e krijuar, kanė ardhur nė pėrfundim se zgjedhjet pėr PS tė shtyhen pėr njė datė tė mė vonshme.

Mė shumė...

Lajme : Unioni i Studentėve tė Universitetit tė Evropės Juglindore
Kyqur 25-01-2006 10:08:03 (1303 Lexime)

Ngushllime pėr Familjen Rugova

Tetovė, 24 JANAR- Me rastin e vdekjes sė Presidentit tė Kosovės dr. Ibrahim Rugova, Unioni i Studentėve tė Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovė, i shpreh ngushėllimet mė tė sinqerta familjes Rugova dhe popullit shqiptarė, duke konsideruar veprėn dhe idealin e tij si tė pakrahasueshėm pėr historinė moderne. Ėshtė i dhimbshėm fakti qė ai nuk do tė jetė fizikisht nė momentin kur Kosova edhe dejure do tė jetė e pavarur. Pėr ne dhe gjeneratat e ardhshme figura e dr. Rugovės do tė jetė shembull se si duhet vepruar dhe punuar pėr komb dhe atdhe.



Lajme : STUDENTĖT HOMAZHE PRESIDENTIT TĖ NDJERĖ
Kyqur 25-01-2006 4:12:30 (1372 Lexime)

ORS e pikėlluar pėr vdekjen e Presidentit Rugova

PRISHTINĖ, 24 JANAR- Organizata e Re Studentore (ORS) e Universitetit tė Prishtinės (UP), shprehė pikėllimin e thellė pėr vdekjen e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Skėnder Fetahu, drejtues i kėsaj organizate, duke e qmuar lart punėn e Presidentit Rugova, ka thėnė se vdekja e tij ka ardhur nė njė moment tepėr tė rėndėsishėm pėr Kosovėn, dhe se mungesa e Presidentit do tė jetė evidente gjatė proceseve tė ardhshme, nepėr tė cilat do tė kalojė vendi.

Mė shumė...

« 1 ... 149 150 151 (152) 153 154 155 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio