Studentet.info
Lajme : USSH, LETĖR NGUSHĖLLUESE FAMILJES SĖ PRESIDENTIT RUGOVA
Kyqur 25-01-2006 4:11:46 (1578 Lexime)

Presdienti Rugova la gjurmė tė pashlyeshme nė ēasjen profesionale, kritike dhe politike

PRISHTINĖ, 24 JANAR- Vdekja e papritur e Presidentit Rugova ėshtė njė humbje e madhe pėr Kosovėn, pasi ai pėrpos kontributit tė tij nė rrafshin e shkencės, ka dhėnė njė kontribut tė pazėvendėsueshėm pėr proceset politike nėpėr tė cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova, thuhet nė njė telegram ngushėllimi qė Unioni i Studentėve Shqiptarė (USSH) i ka dėrguar familjes sė tė ndjerit Rugova. Me vdekjen e tij, Kosova dhe Populli Shqipėtar humbi shumė, nė rrugėtimin e tij, ndėrsa familja humbi njeriun mė tė dashur, thuhet mė tej.

Mė shumė...

Lajme : Ndroj jetė presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova
Kyqur 21-01-2006 11:03:10 (1603 Lexime)

Studentėt tė shokuar pėr vdekjen e presidentit Rugova

PRISHTINĖ, 21 JANAR- Komuniteti studentor kosovar, ėshtė shokuar me tė marrė lajmin pėr vdekjen e presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Bibliotekat dhe vendqėnrimet e tjera tė studentėve janė boshatisur me tė mėsuar kėtė lajm. Kudo mbretėron zi nė Kosovė, ndėrkohė qė tė gjitha rrugėt kanė pėr cak lagjen Velania, vendin ku presidenti Rugova pėr 15 vite bėri rezistenė paqėsore dhe pėrpjekje titanike pėr pavarėsi tė vendit.
Presidenti rugova ndėrroi jetė tė shtunėn nė moshėn 61 vjeēare, nė orėn 11:38, pas njė sėmundje tė rėndė kanceroze e cila i kishte pėrfshirė mushkėritė. (B.K)


Lajme : MASHT’i UP’sė, TĖ SHKARKOHET DEKANI I FAKULTETIT TĖ EDUKIMIT
Kyqur 21-01-2006 8:42:26 (1902 Lexime)

Dekani, Sadik Rashiti nuk i pėrfillė urdhėrat pėr t’u larguar nga detyra

PRISHTINĖ, 21 JANAR- Dekani i Fakultetit tė Edukimit (FE), Sadik Rashiti, vazhdon tė ushtrojė detyrėn e tij, edhe pas thirrjes sė Ministrisė sė Arsimit, Shkencės e Teknologjisė (MASHT), bėrė Kėshillit Drejtues (KD) tė Universitetit tė Prishtinės (UP), qė ta suspendojė atė nga detyra. Njė vendim i tillė nga MASHT’i kishte ardhur pasi ky dikaster qeveritar ka konstatuar shumė parregullėsi, dhe pasi Agjencia Kanadeze pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (CIDA), donator kryesor nė kėtė fakultet, kėrkon largimin e dekanit Rashiti nga Kėshilli Drejtues i projektit tė cilin e financon.
Nė anėn tjetėr, edhe pse drejtuesit e KD’sė kanė pasur ultimatum nga MASHT’i qė deri me datė 15 janar tė informojė pėr masat e ndėrmarra karshi vendimit, pėrkatėsisht ta suspendojnė nga detyra dekanin Rashiti, kjo nuk ėshtė bėrė.

Mė shumė...

Lajme : FUSHATA PARAZGJEDHORE PĖR PS TĖ UP’sė NĖ VLUGUN MĖ TĖ MADH
Kyqur 19-01-2006 10:32:40 (1453 Lexime)

Organizatat studentore me premtime astronomike

PRISHTINĖ, 19 JANAR- Dy organizata studentore tė Universitetit tė Prishtinės (UP), Organizata e Re Studentore (ORS) dhe Unioni i Studentėve Shqiptarė (USSH), tė enjten, nė Sallėn e Kuqe tė Fakultetit TĖ Filologjisė, kanė mbajtur debat tė pėrbashkėt me studentė. Kjo ėshtė bėrė nė prag tė zgjdhjeve tė cilat pritet tė mbahen me 25 janar, ku organizatat studentore garojnė pėr tė zėnė sa mė shumė vende nė Parlamentin Studentor. Pas shpalosjeve qė i bėnė programeve anėtarė tė kėtyre organizatave, prijėsit, Petrit Nimani i USSH’sė dhe Skėnder Fetahu i ORS’sė, iu pėrgjigjen pyetjeve tė studentėve tė cilėt ishin prezent nė debat.

Mė shumė...

Lajme : Rreth 20 mijė tė rinj studiojnė jashtė vendit, disa ne vende fqinjė
Kyqur 18-01-2006 6:18:38 (1573 Lexime)

Pollo: Procedurat e njohjes sė diplomave tė huaja do tė thjeshtohen

TIRANĖ, 18 JANAR- Do tė thjeshtohen procedurat e njohjes sė diplomave. Kėsaj radhe fjala ėshtė pėr diplomat e studentėve qė kanė studiuar nė universitete tė huaja, por qė dėshirojnė tė kthehen nė Shqipėri. “Nuk mund tė tolerohet qė diplomantėt shqiptarė qė kthehen nė atdhe tė presin me muaj pėr njohjen zyrtare tė diplomave tė tyre. Procedurat do tė thjeshtohen nė maksimumin e mundshėm”, -ka deklaruar ministri i Arsimit dhe Shkencės, Genc Pollo. Sipas tij, nė programin e “Kthimit tė Trurit” parashikohet qė tė realizohet pėrfshirja nė jetėn universitare dhe shkencore tė vendit e docentėve shqiptarė qė punojnė nė universitetet perėndimore”. “Por para se tė vijmė kėtu, ėshtė e domosdoshme tė heqim pengesat e tepėrta burokratike”, -ka shtuar ministri Pollo, sa i pėrket procesit tė njohjes sė diplomave tė huaja.

Mė shumė...

Lajme : Ndihmė nė specializime pėr pedagogė dhe studentė
Kyqur 18-01-2006 6:16:01 (1507 Lexime)

Liberalizim vizash pėr pedagogėt e studentėt

SHKODĖR 18 JANAR- Ndihmė nė specializime pėr pedagogė dhe studentė. Kėtė ka premtuar dje ish-ambasadori italian nė Shqipėri, Paolo Foresti, gjatė takimit nė universitetin e Shkodrės “Luigj Gurakuqi”. Universitet ku nė vitin 2003 u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa”. “ Do tė kėrkoj kontakt me ministren e Arsimit tė Italisė, ku ndėr tė tjera do t’ i kėrkoj mundėsinė e njė ndihmese dhe bashkėpunimi mė tė madh me universitetin tuaj e kryesisht nė specializimet e pedagogeve dhe studenteve”, - tha ai, duke shtuar se do tė punojė pėr thellimin e marrėdhėnieve dhe raporteve ndėrkombėtare mes universiteteve.

Mė shumė...

Lajme : UNIVERSITET DIMĖROR EVROPIAN 2006
Kyqur 16-01-2006 12:02:31 (1346 Lexime)

Fuere: Duhet tė investohet te studentėt

SHKUP, 16 JANAR- Ambasadori i BE-sė nė vend Ervan Fuere sot deklaroi se edhe pse Maqedonia ėshtė vend i vogėl, ajo mund tė kontribuojė nė Bashkimin Evropian, me kėtė rast duke theksuar edhe njėherė nevojėn e zbatimit tė reformave nė sektorėt, pėr tė cilėt paradokohe potencoi edhe Unioni.
Fuere, i cili foli nė Fakultetin Ekonomik nė Shkup nė konferencėn solemne tė titulluar "Universitet dimėror evropian 2006", tha se pėr Maqedoninė me rėndėsi tė veēantė ėshėt edukimi i studentėve, por se theksi kryesor duhet t'i vendoset nė arsimimin e specializuar. Ai vlerėsoi se ėshtė e domosdoshme ngritja e nivelit arsimor edhe nė Evropė.

Mė shumė...

Lajme : FLET DRITAN NELAJ, ANĖTAR I BORDIT EKZEKUTIV NĖ QEVERINĖ STUDENTORE SHQIPTARE
Kyqur 16-01-2006 9:59:08 (1687 Lexime)

Parlamenti Studentor ta ēlirojė studentin kosovar nga ndrydhjet konstante qė i bėhen

PRISHTINĖ, 16 JANAR- Vetėm pak kohė kanė mbetur, qė kur studentėt e Universitetit tė Prishtinės (UP) do tė dalin nė zgjedhje, pėr t’i votuar liderėt studentė, tė cilėt mė pas do t’i pėrfaqėsojnė nė Parlamentin Studentor (PS). Ėshtė kjo praktikė qė pėr herė tė parė aplikohet nė UP, dhe nė mungesė tė eksperiencės sė liderėve studentė, pėr tė udhėhequr nė mėnyrė tė denjė kolegėt e tyre, ėshtė mėse e domosdoshmė njė ndihmė nga jashtė vendi, qė do tė ndihmonte nė shumė aspekte.
Nuk mund tė shkohet mė larg se nė Shqipėri, pėr tė parė se si funksionin atje Qeveria Studentore Shqiptare (QSSH), organ ky ekuivalent me PS. Kėtu duhet parė mundėsia qė parlamentarėt studentė tė vazhdojnė njė bashkėpunim tė cilin e ka pasur dikur QSSH me disa organizata studentore tė kėtushme, dhe i cili bashkėpunim edhe ashtu ka qenė ‘sa pėr sy e faqe’.

Mė shumė...

Lajme : Rektori i Universitetit tė Tiranės, flet pėr reformėn nė kėrkimin shkencor
Kyqur 12-01-2006 5:37:16 (1632 Lexime)

Rrokaj: Reforma nė kėrkimin shkencor, domosdoshmėri pėr universitetin

TIRANĖ, 12- JANAR- Rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, thotė se reformimi i kėrkimit shkencor ėshtė i domosdoshėm pėr vetė universitetin. Duke komentuar kėtė reformė, Rrokaj shprehet se tashmė universitetet nuk duhet tė funksionojnė mė vetėm si kolegje mėsimdhėnieje, por duhet tė zhvillojnė kėrkimin shkencor. Kjo ēėshtje ka filluar tė trajtohet qė nė vitin 1996 dhe, sipas Rrokaj, nuk duhet tė politizohet, por njėkohėsisht as nuk duhet tė paragjykohen mundėsitė e universitetit pėr tė realizuar kėrkimin shkencor.

Mė shumė...

Lajme : UNIVERSITETET SHQIPTARE, INSTITUCIONE KU MĖSOHET APO STUDIOHET?
Kyqur 11-01-2006 6:25:27 (2168 Lexime)

Komuniteti studentor shqiptar pa hapėsirė pėr kėrkime shkencore

PRISHTINĖ, 11 JANAR- Si rėndom, edhe nė vitin qė lamė pas, pėrfshirja e komunitetit studentor shqiptarė nė kėrkimet shkencore nuk ėshtė vėrejtur fare, pohojnė studentėt nė qendrat universitare shqiptare. Mungesėn e hulumtimeve tė tilla e pranojnė edhe drejtuesit e universiteteve nė Shqipėri, Kosovė e Maqedoni, por edhe drejtues tė Arsimit tė Lartė. Ndėrkohė qė arsyet e mos pėrfshirjes sė studentėve nė hulumtime janė nga mė tė ndryshmet, varėsisht prej specifikave qė kanė universitetet.
Derisa nė Shqipėri alarmojnė se shuma tė mėdha parashė, tė derdhura nga donatorė tė ndryshėm pėr kerkimin shkencor, pėrfundojnė nė shoqata tė cilat nuk mund tė ofrojnė potencialin e njė fakulteti, nė Kosovė thuhet se pėr tė mbėshtetur punėn hulumtuese, pos qė nuk ka pėrkrahje nga organizata tė caktuara, pėr njė gjė tė tillė nuk mendon as shteti. Barierė pėr tė penguar hulumtimin shkencor, nė universitetet shqiptare tė Maqedonisė, konsiderohet diēka tjeter, ajo se kėto universitete ende janė “brum i ri”!

Mė shumė...

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio