Studentet.info
« 1 ... 162 163 164 (165) 166 167 168 ... 214 »
Lajme : MITROVICĖ : Ish studentėt e pakėnaqur
Kyqur 26-09-2005 3:15:45 (2397 Lexime)


Tė diplomuarit kėrkojnė tė figuroj nė diploma, FSHTA

Mitrovicė, 26 SHTATOR- Ish studentėt e Shkolės sė Lartė Teknike nė Mitrovicė, janė shprehur ta pakėnaqur me transformimin e kėsaj shkollė nė Fakultetin e Shkencave tė Aplikuara.
Transformimi i Shkollės sė Lartė Teknike nė Mitrovicė nė Fakultet tė Shkencave Teknike tė Aplikuara u mirėprit nga tė gjithė studentėt e SHLT-sė, mirėpo siē duket ky sukses nuk ishte krejtėsisht i pėrkryer meqenėse u shkėputen dy departamente nga procesi mėsimor, si dhe nga disa burime u muar veshė se studentėve tė gjeneratave tė kaluara, tė regjistruara nga viti akademik 2001 deri mė tani, tė cilėt kanė punuar me sistemin e reformuar, nuk do t’iu figuroi emri Fakultet i Shkencave Teknike tė Aplikuara nė diplomat e tyre por e kundėrta SHLT.

Mė shumė...

Lajme : Kėrkojm strehim pėr tė gjithė studentėt
Kyqur 24-09-2005 3:44:56 (1443 Lexime)

QSSH-ja “E drejta pėr strehim, pjesė e procesit tė Bolonjės”

Tiranė, 24 SHTATOR- Qeveria Studentore i ka kėrkuar Qeverisė Berisha strehim pėr tė gjithė studentėt qė kanė fituar konkurset e shtatorit. Duke iu referuar Komunikatės sė Bergenit, sipas sė cilės strehimi mbetet detyrė e qeverive pėrkatėse, kėrkon qė kjo detyrė tė plotėsohet brenda standarteve tė pėrcaktuara. “Qeveria Studentore Shqiptare kėrkon t’u garantohet strehim tė gjithė studentėve nga institucionet qė financojnė dhe administrojnė qendrat studentore”,- ka theksuar nė njė deklaratė pėr shtyp QSSH-ja.

Mė shumė...

Lajme : Dhjetėra tė rinj nga qytetet fqinje, do tė udhėtojnė ēdo ditė vajtje-ardhje
Kyqur 24-09-2005 3:43:31 (1475 Lexime)

Elbasan, 1400 studentė nė konvikte, 1 mijė me qera

Elbasan 24 SHTATOR- Kuotat e reja tė miratuara nga qeveria pėr universitetin “Aleksandėr Xhuvani” nė Elbasan, kanė rritur shpresat e njė numri tė madh kandidatėsh pėr t’u pranuar nė Universitet, por kanė lėnė pa strehė qindra studentė. Pėrpos investimeve tė bėra nė infrakstrukturėn e akomodimit tė studentėve, drejtori i konvikteve Bashkim Tahiraj, konfirmon se kapacitetet ekzistuese nuk mund tė pėrmbushin tė gjitha kėrkesat pėr strehim. Nė njė prononcim Tahiraj pohoi se nė konvikte numri i studentėve tė strehuar nė njė dhomė,arrin nė 6-8 vetė dhe sivjet pritet tė akomodohen nė konvikte vetėm 1400 studentė, ndėrsa pjesa tjetėr, rreth 1 mijė, nuk kanė mundėsi tjetėr veē strehimit nė shtėpi me qera tek qytetarėt elbasanas.

Mė shumė...

Lajme : Vetėm 1200 studentė akomodohen nė Qendrėn e Trajtimit tė Studentėve Nr. 1
Kyqur 24-09-2005 3:41:13 (1872 Lexime)

Qyteti Studenti, qindra studentė pa strehim

Tiranė, 24 SHTATOR- Studentėt e kryeqytetit tė ardhur nga rrethet, rrezikojnė tė mbeten pa strehim. Mundėsia e kufizuar e kapaciteteve pritėse nė godinat e Qendrės sė Trajtimit tė Studentėve NR.1, ėshtė vetėm sa njė e treta e kuotės sė miratuar nga qeveria. “Ne marrim pėrsipėr tė akomodojmė vetėm 1200 studentė tė rinj”,- deklaroi dje drejtori i Qytetit Studenti, Bekim Murati, duke theksuar se ky ėshtė maksimumi i kapaciteteve pritėse nė strehėn e studentėve

Mė shumė...

Lajme : Regjistrimet fillojnė nė orėn 09.00 e mbyllen nė orėn 16.00 tė datės 2 tetor
Kyqur 24-09-2005 3:36:33 (1868 Lexime)

Universitetet, nisin sot regjistrimet pėr studentėt

Tiranė, 24 SHTATOR- Gjithė fituesit e konkurseve tė pranimit pėr nė universitete, duhet tė rendin pėr tė bėrė regjistrimin si studentė, qė sot. Madje pa u menduar shumė, pasi koha e vėnė nė dispozicion nuk ėshtė shumė e gjatė. Regjistrimi pėr nė shkollat e larta, sipas udhėzimit tė dėrguar dje nė fakultete, nis sot nė orėn 09.00 e mbyllet nė orėn 16.00 tė datės 2 tetor. Pra vetėm njė ditė para nisjes sė vitit tė ri akademik pėr studentėt. Brenda sė njėjtės periudhė kohe tė vėnė nė dispozicion, do tė mbyllen dhe regjistrimet pėr gjithė ata qė do tė pėrfitojnė nga shtyrja e vijės sė fituesve, nga largimi apo mosregjistrimi i fituesve kryesorė. Ndėrkaq, deri nė datėn 2 tetor, do tė bėhen edhe regjistrimet pėr kuotat dytėsore dhe fituesit jashtė trojeve tė Shqipėrisė.

Mė shumė...

Lajme : Berisha premton rritje tjetėr tė kuotave, nėse do tė jetė e nevojshme
Kyqur 23-09-2005 9:18:55 (1380 Lexime)

Miratohen kuotat e pranimit pėr 10 universitete

Tiranė, 23 SHTATOR- Nė fillim tė tetorit nė auditore do tė ulėn 18 052 studentė. Ka qenė ky vendimi i djeshėm i qeverisė, ndėrkohė qė kryeministri Sali Berisha premtoi rritje tjetėr kuotash nėse do tė ketė kėrkesa nga tė rinjtė. Zyrtarizimi pėrfundimtar i numrit tė pranimeve tė reja nė universitete ka shfuqizuar gjithashtu edhe vendimin e qeverisė Nano, e cila kishte miratuar 26 mijė kuota, pra 8 mijė mė tepėr. Kuota prej 18 054 studentėsh pėrfshin gjithashtu kuotat kryesore, dytėsore si dhe shqiptarėt jashtė trojeve tė Shqipėrisė.

Mė shumė...

Lajme : Sipas vendimit tė qeverisė, tė njėjtėn tarifė do tė paguajnė studentėt
Kyqur 23-09-2005 9:17:15 (1397 Lexime)

Tarifa e regjistrimit, 12 mijė lekė pėr tė gjithė studentėt

Tiranė, 23 SHTATOR- Tarifa e regjistrimit tė studentėve pėr kėtė vit akademik do tė jetė 12 mijė lekė. Po kaq do tė duhet tė paguajnė edhe tė gjithė studentėt e tjerė qė nuk vijnė pas konkurimit, por janė studentė tė kurseve mė tė larta. Gjithēka ėshtė bėrė e ditur dje nė mbledhjen e qeverisė, ku krahas vendimit tė kuotave u miratua edhe tarifa e regjistrimit. Pas kėsaj fakultetet do tė jenė tė gatshme tė nisin procedurat e regjistrimit tė studentėve tė rinj. Tarifa e regjistrimit ka pėsuar njė rritje kundrejt tarifės sė njė viti mė parė. Por gjithsesi mbetet larg propozimit tė bėrė nga dekanėt e rektorėt pėr rritje mė tė ndjeshme tė saj, duke shėnuar shtim tė tė ardhurave tė fakulteteve. Buxhet qė do tė pėrdorej pėr laboratorė, internet, fotokopje e shėrbime tė tjera tė nevojshme pėr studentėt.

Mė shumė...

Lajme : Tre universitete nė pikpyetje
Kyqur 23-09-2005 9:14:17 (1608 Lexime)

Pėr universitetet e reja, vendoset pas 1 tetorit

Tiranė, 23 SHTATOR- Pasi ka shfuqizuar vendimin e qeverisė Nano pėr mbylljen e tre universiteteve tė reja, Berisha ka premtuar njė zgjidhje pėr 3 mijė tė rinjtė e regjistruar nė universitetet e Durrėsit, Beratit dhe Fierit. Pas 1 tetorit tė rinjtė do tė pranohen nė universitetet e tjera tė vendit, sipas njė sistemi kriteresh qė do tė vendosen pėr pranimet e tyre, duke iu referuar kuotės sė pranimit, e cila mbetet 1 mijė studentė. “Ministri Pollo do tė marrė qysh nesėr regjistrimet e tė rinjve nė universitetet e mbyllura dhe do tė nisė negociatat me universitetet e Korēės, Gjirokastrės, Elbasanit dhe Vlorės, me qėllim qė edhe tė rinjve tė mashtruar, nga universitetet kotece tė qeverisė sė shkuar, t’u pėrgjigjemi, duke mos u venitur ėndrrėn pėr shkollėn e lartė”, - theksoi kryeministri.

Mė shumė...

Lajme : DEKANATI KOPJON "BLLOK SISTEMIN" NGA SARAJEVA
Kyqur 22-09-2005 10:52:42 (2001 Lexime)

Studentėt e FM-sė refuzojnė mėnyrėn e re tė studimit

PRISHTINĖ, 22 SHTATOR- Studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė (FM) tė Universitetit tė Prishtinės (UP), deklaruan se nėse nuk marrin ndonjė pėrgjigje pozitive nga Senati i UP-sė, ata do ta bojkotojnė mėnyrėn e re tė studimit nėpėrmes “bllok sistemit”. Mėnyra e re e ligjėrimit “bllok sistem”, nėnkupton zhvillimin e mėsimit pėr lėndėt e caktuara nga fillimi deri nė fund, ndėrsa procedura konkretizohet me provimin, tė cilit mė pas i nėnshtrohen studentėt. Prodekani i Fakultetit tė Mjekėsisė, Adem Limani, i cili ishte edhe ideator i kėsaj mėnyrė tė studimit, tha se modelin pėr kėtė sistem tė studimit e ka marrė nga Universiteti i Zagrebit. Por kjo mėnyrė e studimit edhe mė tej vazhdon tė kundėrshtohet nga studentėt dhe nga njė pjesė e kolegėve tė tij. Tri organizata studentore qė veprojnė nė Fakultetin e Mjekėsisė, UPS, ORS dhe “1 Tetori”, i patėn dhėnė ultimatum UP-sė dhe MASHT-it pėr tė mos lejuar aplikimin e “bllok sistemit”, megjithatė edhe pse ultimatumi i tyre ka skaduar tė martėn, studentėt nuk kanė marrė asnjė nga hapat e paralajmėruar mė parė.

Mė shumė...

Lajme : USHT: FAKULTETI EKONIMIK FITON TEMPUS PROGRAMIN
Kyqur 21-09-2005 3:05:44 (4840 Lexime)


Aliu: Prioritet, cilėsia dhe zhvillimi i fakultetit


Tetovė, 21 SHTATOR- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Shtetėror tė Tetovės ka fituar “Tempus” programin e Komisonit Evropian, i cili do tė realizohet brenda 3 vjetėsh dhe ka pėr qėllim rritjen e cilėsisė dhe reformimin e sistemit arsimor nė kėtė fakultet dhe nė USHT nė pėrgjithėsi. Vlerė e kėtij programi janė 500 mijė euro. Kėtė program e mbikėqyr Komisioni Evropian, konkretisht Drejtoria e pėrgjithshme pėr arsim dhe kulturė, kurse ndihma teknike i ofrohet nga Fondacioni evropian pėr trajnim. Gjithashtu edhe zyra nacionale e “Tempusit”, pranė Minstrisė sė Arsimit bėnė koordiminim e aktiviteteve tė programmit.
Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dr. Hamit Aliu, u shpreh i kėnaqur qė fakulteti qė drejton ai, arriti tė fitoj njė projekt shumė tė madh, me tė cilin do tė avancohet dukshėm fakulteti ekonomik, profesorėt e tij dhe nė pėrgjithėsi do tė jetė nė tė mirė tė studentėve.

Mė shumė...

« 1 ... 162 163 164 (165) 166 167 168 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio