Studentet.info
« 1 ... 170 171 172 (173) 174 175 176 ... 214 »
Lajme : TĖ GJITHĖ PĖR THEMELIMIN E UNIVERSITETIT TEKNIK TĖ PRISHTINĖS
Kyqur 25-07-2005 3:09:04 (4133 Lexime)


A do tė mvetėsohet Fakulteti Teknik i UP-sė?

PRISHTINĖ, 25 KORRIK- Ka filluar iniciativa e njė grupi tė profesorėve tė Fakultetit Teknik tė Universitetit tė Prishtinės pėr mvetėsimin e kėtij fakulteti, duke e shėndėrruar atė nė universitet. Tashmė ky grup profesorėsh ka dorėzuar nė MASHT dhe nė Kuvendin e Kosovės elaboratin pėr shkėputjen e fakultetit tė tyre nga UP dhe pėr tė themeluar mė pas Universitetin Teknik tė Prishtinės. Me kėtė rast ėshtė anashkaluar Rektorati i universitetit, nga ky grup profesorėsh, duke mos ia bėrė fare me dije rektorit Bajrami iniciativėn nė fjalė. Kjo e ka irituar me sa duket rektorin por megjithkėtė njė ide tė tillė rektori Bajrami e kishte dhėnė nė momentin kur ishte kandiduar pėr postin qė ka sot ai. sinjale pėr pavarėsimin e kėtij fakulteti ka dhėnė edhe MASHT-i.

Mė shumė...

Lajme : Diplomuan 58 studentė
Kyqur 23-07-2005 9:38:21 (1434 Lexime)

58 studentė diplomuan nė Akademinė Diplomatike Shqiptare

Prishtinė, 23 KORRIK- Sot, nė Prishtinė nė mėnyrė ceremoniale iu ndanė diplomat 58 studentėve kosovarė, tė diplomuar nė Akademinė Diplomatike Shqiptare nė Tiranė. Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi tha se Kosova, deri tashti, nuk pati diplomaci tė mėvetshme dhe tė vėrtetė, e as kuadro tė shkolluar, ndėrsa, tash e tutje nevojat e Kosovės pėr diplomatė do tė jenė shumė tė mėdha.

Mė shumė...

Lajme : UNMIK MERR TIMONIN PĖR T’I DREJTUAR PUNĖT NĖ UNIVERSITET
Kyqur 22-07-2005 3:09:22 (1430 Lexime)


Petersen do t’i shuaj zjarret nė mes MASHT-it dhe UP-sė?

PRISHTINĖ, 22 KORRIK- Pas njė mori pėrpjekjesh, qoftė tė Zyrave Diplomatike kėtu nė Kosovė por edhe disa iniciativave tė lehta dhe shterpe tė institucioneve tė Kosovės, shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen ka vendosur qė ta marrė timonin pėr tė ndėrhyrė nė kontestin qė bėhet nė mes Ministris sė Arsimit dhe Rektoratit tė UP-sė. Kėtė e ka konfirmuar Hua Xhing, shefe e Divizonit pėr Informim tė UNMIK-ut, e cila ka thėnė se “do tė bisedohet me tė gjitha palėt qė tė gjejnė zgjidhje dhe pikėrisht kėtė gjė ka filluar ta bėjė shefi i UNMIK-ut”. Ajo nuk ka dhėnė detaje tė tjera rreth planit qė kjo administratė ka nė kėtė aspekt.

Mė shumė...

Lajme : Punėsime verore pėr studentėt
Kyqur 21-07-2005 1:34:44 (2941 Lexime)

Bashkia, punėsim sezonal pėr 50 studentė

Tiranė, 21 KORRIK- Plot 50 studentė tė fakulteteve tė ndryshme, do tė jenė pjesė e stafit tė Bashkisė sė Tiranės, pėr periudhėn e verės. Pas tri vitesh pėrvoje tė suksesshme nė punėsimin sezonal tė tė rinjve, bashkia e kryeqytetit, nis edhe kėtė vit punėsimin veror tė tyre, duke iu ofruar njė shans mė shumė, pėr njė kontratė tė ardhshme me administratėn publike. Tri muaj punė pranė drejtorive tė ndryshme tė bashkisė, nuk janė pak, pėr tė rinjtė qė ende studiojnė, pavarėsisht shpėrblimit simbolik prej 40 dollarėsh nė muaj, qė do tė marrin pėr shėrbimin e kryer nė kėtė administratė. Gjatė viteve tė shkuara, falė projektit “Rinia nė Drejtim”, mbėshtetur nga Fondacioni “Soros”, janė punėsuar gjatė verės, plot 140 studentė, tė cilėve do t’u shtohet edhe kontigjenti mė i ri, i mbledhur dje nė Bashkinė e Tiranės.


Mė shumė...

Lajme : Universiteti Bujqėsor i Tiranės
Kyqur 21-07-2005 1:32:08 (13629 Lexime)

Ēfarė duhet tė studioni pėr t’u bėrė inxhinierė agrarė ?


Tiranė, 21 KORRIK- Tre data ka propozuar Universiteti Bujqėsor i Tiranės pėr konkurset e sivjetshme. Nė 3 shtator do tė masin mes tyre forcat ata qė duan tė bėhen ekonomistė agrarė, nė 5 shtator ata qė duan tė diplomohen pėr inxhinieri pyjesh, mjekė veterinerė dhe inxhinier pėrpunim druri dhe njė ditė mė vonė, nė 6 shtator ata qė duan tė diplomohen pėr inxhinieri agrare, agromjedisi dhe agroushqimore. Mijėra do tė konkurojnė, por kuotat e pranimit nė UBT kėtė vit do tė jenė rreth 1 700.

Mė shumė...

Lajme : Gruda: Tė tjerėt, i regjistrojmė me korrespodencė
Kyqur 16-07-2005 6:12:22 (1965 Lexime)

“Po u hoqėn konkurset, pranojmė studentė vetėm me nota mbi 7”

Tiranė, 16 KORRIK- Rektori i Universitetit tė Tiranės (UT), Shezai Rrokaj, kėrkoi dje publikisht ngritjen e tre fakulteteve tė reja, nėn varėsinė e UT-sė. Sipas tij, kjo ishte e domosdoshme nė rast se qeveria vendoste pėrfundimisht heqjen e konkurseve tė pranimit pėr shkollat e larta shqiptare. “Numri i tė rinjve qė do tė duan tė ndjekin studimet, do tė rritet ndjeshėm dhe ne duhet t’u sigurojmė atyre salla dhe hapėsira tė mjaftueshme”,-tha dje rektori pėr median.
Tė gjetur para premtimeve qė dy partitė mė tė mėdha nė Shqipėri bėnė nė qershor, gjatė fushatės zgjedhore, (heqjen e konkurseve pėr pranimet nė shkollat e larta), mungesa e sallave nuk ėshtė i vetmi shqetėsim pėr universitetet.

Mė shumė...

Lajme : Ambasada Italiane publikon vazhdimin e kalendarit tė pritjes sė studentėve,
Kyqur 16-07-2005 6:09:41 (2922 Lexime)

Universitetet italiane, datat e pritjes nė ambasadė

Tiranė, 16 KORRIK- Studentėt qė kanė aplikuar pėr vazhdimin e studimeve nė universitetet italiane mund tė paraqiten pranė selisė sė ambasadės, duke filluar nga data 18 deri nė datėn 22 korrik. Ambasada Italiane, pėrmes njė deklarate pėr shtyp, ka bėrė tė ditur dje vazhdimin e kalendarit tė pritjes sė tė gjithė tė interesuarve qė tashmė kanė bėrė kėrkesė pėr shkollimin e lartė nė universitetet e vendit fqinj. “Kujtojmė qė studentėt duhet tė paraqiten personalisht pranė selisė sė Zyrės Tregtare tė Ambasadės (Rruga e Elbasanit 125), duke pasur me vete tė gjithė dokumentacionin e kėrkuar”, - thuhet nė njoftimin e ambasadės.



Mė shumė...

Lajme : Rektori Rrokaj: Nėse vendosim mesataren si kriter, nota 8 ka mundėsi
Kyqur 15-07-2005 1:08:24 (1548 Lexime)

Dekani Kule: Me mesatare mbi 7, nė fakultet pa konkurs.


Tiranė, 15 KORRIK- Dekani i Fakultetit tė Ekonomisė nė Tiranė, Dhori Kule, propozoi dje rikthimin e notės mesatare tė shkollės sė mesme si kriter pranimi nė shkollat e larta. Por kėsaj here nė njė formė tjetėr. “Mendoj se ėshtė e drejtė qė tė gjithė tė regjistruarit me mesatare note shtatė e lart, tė futen nė sistemin me kohė tė plotė pa konkurs, kurse ata qė kanė mesatare shtatė e poshtė tė pranohen nė part-time (korrespodencė ), pa konkurs. Mjafton tė heqim zhvillimin e konkurseve, sepse ato kanė shumė probleme, sidomos nė lidhje me korrupsionin dhe paratė”, - tha dje Kule, duke shtuar se nota 7, sipas tij, ishte njė mes i artė.

Mė shumė...

Lajme : Me tre provime nuk ngelesh nė stazh
Kyqur 15-07-2005 1:05:56 (2015 Lexime)

Ndryshimi: Kalon nė stazh me 6-7 provime

Tiranė, 15 KORRIK- Universiteti i Tiranės ka vendosur dje tė rrisė numrin e lėndėve, mbetja nė tė cilat e bėn njė student tė kalojė nė stazh. Pra, tė ripėrsėrisė vitin. “Senati ra dakord qė numri i provimeve mbetėse me tė cilėt studenti kalon nė stazh, tė mos jetė vetėm 3, por tė bėhet 6 deri nė 7 tė tilla. U ėshtė lėnė nė dorė vetė fakulteteve ta caktojnė numrin e saktė pėr degėt e tyre”, - tha dje rektori i universitetit, Shezai Rrokaj. Por vendimi nuk do tė jetė shumė kohėgjatė.

Mė shumė...

Lajme : Kuota bosh, nėse nuk merr minimum pikėsh
Kyqur 13-07-2005 6:43:53 (2403 Lexime)

Politekniku: Kufi pikėsh pėr tė fituar degėt tona

Tiranė, 13 KORRIK - Universiteti Politeknik i Tiranės do tė vendosė sė shpejti minimumin e pikėve pėr tė fituar konkurset e pranimit. E thėnė mė thjesht, edhe sikur sipas numrit tė kuotave tė pranimit, njė student mund tė futet mes fituesve, ai nuk do tė quhet i tillė, nėse nuk ka marrė tė paktėn numrin e pikėve tė caktuara nga fakulteti. Vendimi u mor dje nga Senati i Universitetit tė Tiranės dhe u deklarua nga rektori Pėrparim Hoxha. I cili ishte krejt dakord me kėtė vendim.

Mė shumė...

« 1 ... 170 171 172 (173) 174 175 176 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio