Studentet.info
« 1 ... 172 173 174 (175) 176 177 178 ... 214 »
Lajme : UEJL-ja publikon rezultetet nga afati i pare i resgjtrimit
Kyqur 05-07-2005 15:26:01 (1598 Lexime)

Pėr 955 vende tė lira kanė aplikuar rreth 1700 kandidat.

Tetovė, 5 KORRIK-Universiteti i Evropės Juglindore nė Tetovė (UEJL) sot ka bėrė tė publike rezultatet e para nga afati i parė i regjistrimit tė studentėve nė vitin akademik 2005/2006 sipas tė cilave pėr njė indeks kanė aplikuar dy kanididat. Zėdhėnsja e UEJL-sė Adelina Marku tha se interesimi i kandidiatėve ka qenė jashtzkonisht i madh dhe pėr 955 vende tė lira kanė aplikuar rreth 1700 kandidiat. Interesim mė i madh, sipas zėdhėnses sė UEJL-sė ėshtė treguar nė Fakultetin e Administrimit tė Biznesit, menjėherė pas tij rangohet Fakulteti Juridik me Fakultetin e Administrimit Publik, kurse risi kanė qenė tė kanidiatėt e intersuar nga disa vende evropiane por edhe tė kontitentit amarikan.

Mė shumė...

Lajme : PARREGULLSI NĖ PROVIMET PRANUESE
Kyqur 05-07-2005 2:36:21 (1776 Lexime)

1500 euro nėse dėshiron ta keshė indeksin e UP-sė

PRISHTINĖ, 4 KORRIK- Njė ditė para se tė bėhėshin tė ditura rezulatet e provimeve pranuese, tė grupit tė parė tė fakulteteve tė UP-sė, telefonatat anonime jo vetėm qė i kishin bezdisur, por edhe i kishin futur nė ethe konkurentėt tė cilėt e kishin kaluar testin e provimit pranues. Disa nga vėzhguesit apo edhe nga anėtarėt e komisioneve vlerėsuese kishin pėrzgjedhur njė metodė tė mirė ku tė tė pranuarve ua kishin sjellur numrat e celularėve dhe u kishin thėnė se duhen 1500 euro urgjentisht nėse dėshironin tė kenė indeksin e Universitetit tė Prishtinės. Njėri nga maturantėt qė i kishte ardhur ky zė nepėrmjet celularit ėshtė edhe L.G. i cili deshi tė mbesė anonim por qė i dha identitetin e plotė redaksisė sonė.

Mė shumė...

Lajme : DĖSHTOJNĖ PĖRPJEKJET PĖR PĖRBALLJE NĖ MES UP-SE DHE MASHT-IT
Kyqur 02-07-2005 8:30:33 (1389 Lexime)

Ministri Veliu i thotė jo debatit televiziv me rektorin Bajrami

PRISHTINĖ, 2 KORRIK- Ministri i Arsimi, Agim Veliu, edhe zyrtarish i ėshtė pėrgjigjur negativisht kėrkesės sė Rektorit tė UP-sė, Arsim Bajrami, i kontestuar nga ministri, pėr tė zhvilluar njė debat televiziv nė mes tyre. Nė njė kumtesė tė kabinetit tė ministrit ėshtė thėnė se mė dėshirė, por pėr shkak tė obligimeve, nuk ėshtė nė gjendje ministri tė bėjė debat publik me secilin nga mbi 1500 arsimtarė sa ka nė UP, nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe Arsim Bajrami. Nga ana e tij rektori Bajrami e ka konsideruar tė pa drejtė dhe tė pakuptimtė njė vendim tė tillė. Ai me kėtė rast ka pranuar qė me ministrin tė bisedoj nė cilėsinė e njė rektori, profesori universitar, kolegu tė gjeneratės, ish-profesorit tė tij ose si njė qytetar i Kosovės.

Mė shumė...

Lajme : Nė dy universitetet e Tetovės pėrfundon afati i parė i regjistrimit
Kyqur 01-07-2005 8:09:54 (1972 Lexime)

USHT-ja dhe UEJL-ja nuk tregojnė sa brucosh kanė pranuar

TETOVĖ, 1 KORRIK- Nė dy universitetet e Tetovės tė ejten zyrtarisht ka pėrfunduar afati i parė i regjistrimit pėr pranimin e stundtėve tė rinj nė vitin akdemik 2005/2006.
Sipas konkursit nė Universiteti Shtetėror tė Tetovės (USHT) nė gjitshjet katėr fakulte dhe njė shkollė tė lartė kishte 1.890 vende tė lira. Kandidatėt qė konkuruan nė kėtė universitet nuk i janė nėnshkruar provimit pranues, por tė njetėt janė ranguar suksesit tė arritur nė shkollėn e mesme. Stundetėt qė do tė studjojnė me kuotė shtetrore nė USHT duhet tė paguajnė 200 euro pėr njė vit akdemik, kurse ato me vetfinansim 500 euro.

Mė shumė...

Lajme : NĖ PĖRPJEKJE PĖR TĖ VĖN BASHKĖPUNIM INSTITUCIONAL
Kyqur 01-07-2005 8:04:04 (1385 Lexime)

Arsim Bajrami i kėrkon duel televiziv Agim Veliut


PRISHTINĖ, 1 KORRIK- Rektori i Universitetit tė Prishtinės, Arsim Bajrami, i kontestuar nga Ministria e Arsimit, Shkencės e Teknologjisė, i ka bėrė ftesė publike tė parit tė kėsaj ministrie, Agim Velut, pėr tė zhvilluar njė debat televiziv rreth kontestit qė kanė kėto institucione. Rektori Bajrami nė kėtė ftesė ka propozuar qė kėta dy aktorė t’i bėjnė transparente dallimet dhe argumentet dhe tė konfirmojnė gatishmeri pėr bashkėpunim institucional. Pėr Bajramin televizioni i preferuar pėr realizimin e kėtij debati do tė ishte RTK-ja. Nė anėn tjetėr MASHT-i ia ka refuzuar kėrkesen rektorit pasi qė pėr kėtė ministri debati mund tė zhvillohej por jo qė nė cilėsinė e rektorit por tė njė profesori tė UP-sė.

Mė shumė...

Lajme : STUDENTĖ KOSOVAR ME MISION VULLNETAR NĖ BUTRINT
Kyqur 30-06-2005 1:37:52 (1408 Lexime)

Dhjetra studentė nga Kosova kryejnė gėrmime arkeologjike

Butrint, 30 QERSHOR- Disa dhjetra tė studentė, djem dhe vajza nga krahina tė ndryshme tė Kosovės, kanė nisur kėto ditė gėrmime vullnetare arkeologjike nė Butrint. Ekspedita, pėrfshin djem dhe vajza kosovarė tė cilėt studiojnė pėr arkeologji si dhe degė tė tjera universitare nė Kosovė dhe gjetkė. Drejtori i Fondacionit ‘Butrinti’, Daniel Renton, deklaroi tė Shtunėn, se “puna e tė rinjve konsiston nė pastrim tė territorit tė qytetit tė lashtė, vendosjen e pllakėzave tė guidave duke shėrbyer dhe si udhėrrėfyes pėr vizitorėt e huaj".

Mė shumė...

Lajme : SOT DHE NESĖR MBAHEN PROVIMET PRANUESE
Kyqur 29-06-2005 8:23:32 (4691 Lexime)

Filloi gara pėr indeks tė UP-sė


PRISHTINĖ, 29 QERSHOR- Pėr 5776 vede tė lira, gjatė javės qė shkoi, kishin aplikuar mė shmė se 15000 mjė maturantė-studentė potencial. Sot ka filluar gara, ku konkuruesit po bėjnė luftė se cili nga ta do tė pajiset me indeksin e Uninersitetit tė Prishtinės. Grupi i parė i fakulteteve ka organizuar provimet pranuese sot dhe nesėr ndėrsa pėr grupin e dytė ėshtė paraparė qė tė aplikohet nė muajin shtator. Interesimi mė i madh i konkuruesve ėshtė vėrejtur nė fakultetin Juridik, Ekonomik, atė tė Mjekėsisė por njė interesim i madhė ėshtė parė edhe nė departamentet e reja qė janė pjesė e fakultetit Filozofik dhe atij Filologjik. Shpallja e rezultateve tė provimit pranues do tė bėhet mė 4 korrik.

Mė shumė...

Lajme : STUDENTĖ TĖ UEJL-sė PĖRFUNDUAN PRAKTIKĖN NĖ KOMUNĖN E TEARCĖS
Kyqur 29-06-2005 2:46:10 (1631 Lexime)

Bashkėpunim i universiteteve me organet komunale

Tetovė, 29 QERSHOR- Studentė tė UEJL –sė kanė kryer punėn praktike nė lokalet e Komunės sė Teracės. Zhvillimi lokal ekonomik, kompetencat e kryetarit tė komunės, administrata lokale dhe ekologjia kanė qenė temat me tė cilat janė njohur studentėt. Absolventė tė UEJL-sė kanė kryer punėn praktike nė lokalet e Komunės sė Tearcės. Besim Imeri ekonomist i komunės pėr gazetėn tonė u shpreh: “Nėntė studentė tė UEJL-sė duke filluar nga data 30 maj pėr 22 ditė kanė qenė prezentė nė punėn praktike tė Komunės sė Tearcės dhe ata janė njohur pėr sė afėrmi me funksionimin e administratės sė Komunės”.

Mė shumė...

Lajme : Policia: Objektiv i krimit tre personat e plagosur
Kyqur 29-06-2005 0:52:38 (3446 Lexime)

Masakėr nė plazh, vritet studentja

SHKODĖR, 29 QERSHOR-- Grindja mes tre klientėve dhe pronarit tė njė lokali nė plazhin e Veliopojės ka pėrfunduar nė njė masakėr. Njė studente ka gjetur vdekjen aksidentalisht, teksa flinte nė rulotėn qė shėrbente si kabinė dhe qė ndodhej pranė lokalit, ndėrsa tre persona tė tjerė u plagosėn rėndė, kur pronari i lokalit hapi zjarr ndaj kėtyre tė fundit. Si autor i kėtij krimi ėshtė identifikuar dhe mė pas arrestuar pronari i lokalit, Dashamir Sallgami. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se ngjarja ndodhi nė tė gdhirė tė ditės sė djeshme, nė afėrsi tė njė lokali rreth 100 m larg rėrės nė qendėr tė plazhit. Viktimė ėshtė studentja 21-vjeēare Aurora Mehmeti, nga Puka.

Mė shumė...

Lajme : Sipas raportit tė AAAL-sė
Kyqur 29-06-2005 0:50:03 (1517 Lexime)

Mėsuesia, studentėt shumė tė ngarkuar, zhvillohen 100 lloje lėndėsh

Tiranė, 29 QERSHOR- Studentėt e mėsuesisė janė tepėr tė ngarkuar me orė mėsimore. Cilėsia e tyre ėshtė nė rėnie. Pėrfundimet e mėsipėrme u publikuan dje gjatė seminarit “Kurrikulat e mėsuesisė: Ku jemi, ku duhet tė shkojmė?”, organizuar nga Agjencia e Akreditimit tė Arsimit tė Lartė (AAAL).
Sipas raportit qė u prezantua dje, fakultetet shqiptare qė lėshojnė tė njėjtėn diplomė tė mėsuesisė kanė njė plan mėsimor tė ndryshėm. Madje, pak tė ngjashėm. “Shkalla e lėndėve tė ngjashme ėshtė e ulėt, mė e vogėl se 50%, shpėrndarja e lėndėve tė njėjta ose tė ngjashme pėr vitet e njėjta nė fakultete tė ndryshme ėshtė anormale dhe ka raporte tepėr tė ndryshme midis formave tė mėsimdhėnies.

Mė shumė...

« 1 ... 172 173 174 (175) 176 177 178 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio