Studentet.info
« 1 ... 176 177 178 (179) 180 181 182 ... 214 »
Lajme : Organizatat studentore realizuan takim me MASH-in
Kyqur 14-06-2005 3:44:35 (1374 Lexime)

Tė zgjidhen problemet nė mes MASH-it dhe UP-sė


Prishtinė, 13 QERSHOR- Pas takimit tė realizuar me datė 12.06.2005, nė mes tė organizatave studentore tė Universitetit tė Prishtinės (Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė UP-sė, Unionit tė Studentėve Shqiptarė, Lista Studentore “Reforma”, Liga e Studentėve tė Kosovės, Organizata Studentore “1 Tetori”, Studentėt e Universitetit tė Tetovės tė Transferuar nė UP, dhe Ekonomistėt e Rinj Shqiptarė), pas diskutimeve pėr problemet e krijuara nė mes tė MASHT-it dhe UP-sė dolėn me propozimet konkret pėr zgjidhjen e problemeve nė mes tė kėtyre institucioneve.

Nė vijim po iu njoftojmė me kėrkesat tona e tė cilat iu kanė dėrguar kėtyre institucioneve:

Mė shumė...

Lajme : DEBAT I KOMANDANTIT TĖ KFOR-IT ME STUDENTĖT E UP-SĖ
Kyqur 14-06-2005 3:39:27 (1485 Lexime)

Cermabon: studentėt ambasadorė tė sė ardhmes

PRISHTINĖ, 13 QERSHOR- Sot para studentėve tė Universitetit tė Prishtinės, komandanti i KFOR-it, gjenerali Yves de Cermabon, ka mbajtur njė ligjėratė me temė ‘Siguria nė Kosovė, roli i KFOR-it dhe i studentėve’. “E ardhmja ėshtė e juaja, Kosovės i nevojiten aftėsitė tuaja. Si studentė ju jeni ambasadorė tė vėrtetė tė vlerave dhe kontributi juaj duhet tė mirret si shembull dhe tė jetė frytėdhėnės”, ka porositur Cermabon gjatė ligjėratės. Pas ligjėrates ka pasuar debati me studentėt tė cilėt parashtruan pyetje rreth liris sė lėvizjes, pėr ēėshtje tė sigurisė, tė ardhmes sė TMK-sė etj. Sė funi Cermabon dha njė prononcim edhe pėr studentet.info, ku th se “unė jam pėr ju dhe kėrkoj dialogje me ju. Nė qoftė se nuk i njoh sa duhet popullin e Kosovės e posaqėrisht studentėt unė nuk mund ta pėrmbushė detyren time”.

Mė shumė...

Lajme : Zvoglohet buxheti i Universitetit tė Prishtinės
Kyqur 11-06-2005 3:49:37 (1672 Lexime)


Buxheti i limituar i UP-sė, thyen ėndrėn pėr tė studjuar jashta

PRISHTINĖ, 11 QERSHOR- Mundėsitė qė studentėt e Universitetit tė Prishtinės tė shkojnė pėr tė studiuar jashtė vendit nepėrmjet universitetit tė tyre ėshtė shumė e vogėl. Kjo pėr faktin se pėr dallim nga vitet e kaluara buxheti i sivjetshėm i UP-sė ėshtė mjaft i limituar. Por edhe studentėt tė cilėt janė transferuar nga ky universitet nė ato jashtė vendit nuk kanė ndonjė mbėshtetje financiare nga MAShT-i apo UP-ja. Megjithatė, numri i tė interesuarve pėr tė ndėrruar ambientin e studimeve ėshtė shumė i madh, e tė cilėt studentė janė tė gatshėm qė me mjete vetanake t’i realizojnė studimet. Tė dhėnat nė MAShT thonė se vetėm nė Universitetin e Gracit tė Austrisė janė transferuar 460 studentė tė Universitetit tė Prishtinės.

Mė shumė...

Lajme : STUDENTĖT E TRANSFERUAR LĖSHOJNĖ PE
Kyqur 10-06-2005 12:22:28 (1590 Lexime)


Edhe pse kėrkesat nuk u plotėsohen grevė nuk do tė ketė

PRISHTINĖ, 10 QERSHOR- Studentėt e transferuar nga fakulteti i Mjekėsisė i UT-sė nė fakultetin gjegjės tė UP-sė, edhe pse u kishin dhėnė afatin e fundit, ditėn e sotme, institucioneve arsimore kosovare qė t’ua plotėsojnė kėrkesat e tyre, ndryshe do tė bėnin grevė kjo nuk ndodhi. Nuk quditė fakti se studentėve u kėrkohen mjete shtesė nga MASHT-i edhe pse ministri njė muaj mė parė u kishte thėnė se nuk do tė paguanin, sa quditė vendimi i studentėve pėr tė pezulluar pėr njė javė vendimin pėr tė hyrė nė grevė. Rektori i UP-sė i kishte njoftuar sot studentėt me njė shkresė, me tė cilėn rektori rekomandonte dekanatin qė disa nga kėrkesat tė plotėsoheshin ndėrsa pėr organizimin e mėsimit i kishte lėnė nė kompetencė dekanatit tė FM-sė pėr tė vendosur. Studentėt me anė tė njė letre, sot, kanė njoftuar redaksinė tonė me takimet qė kanė realizuar gjatė javės dhe me vendimin pėr t’i dhėnė kohė edhe njė javė dekanatit dhe rektoratit qė t’ua plotėsojnė kėrkesat e tyre.

Mė shumė...

Lajme : SHTETI DUHET TA LUFTOJĖ NĖ MĖNYRĖ RIGOROZE KORRUPSIONIN
Kyqur 09-06-2005 9:12:27 (1435 Lexime)


Studentėt pa masė u japin para profesorėve

Shkup, 9 QERSHOR- Korrupsioni ėshtė i pranishėm ēdo ditė nė arsmin e lartė nė Maqedoni. Nėse shteti nuk merr masa rigoroze pėr tė parandaluar korrupsionin, ai do tė bėhet pjesė e jetės sė qytetarėve pa tė cilin nuk do tė mund tė jetojnė. Kėto ishin pėrfundimet tė cilat dolėn nga diskutimi i djeshėm nė tribunėn pėr korrupsion tė organizuar nga Forumi i rinisė sė arsmit, i cili u mbajt nė Fakultetin Juridik nė Shkup. Nė kėtė tribunė ėshtė prezentuar edhe anketa e realizuar brenda dy vjetėsh nga Instituti pėr politikė kėrkimore socilogjike dhe juridike, me kėrkesė tė Institutit pėr Shoqėri tė Hapur nė Maqedoni.

Mė shumė...

Lajme : UEJL-ja nderon ambasarodrin e kulturės shqiptare
Kyqur 08-06-2005 11:22:16 (2069 Lexime)


Ismail Kadare shapllet nė Tetovė "Doktor honoris Causa"

TETOVĖ, 8 QERSHOR-Ambasadori i kulturės dhe letėrsisė shqiptare Ismail Kadare sot me njė ceremoni madhėshtore nė Universitetin e Evropės Juglindore (UEJL) nė Tetovė ėshtė shpallur doktor nderi, qė ėshtė titulli i dytė i kėtij lloji qė universitetet shqiptare i dedikojnė pendės sė letrėsisė shqipe. Kadare pėr herė tė parė ėshtė begatuar me njė titull tė kėtillė nga Universiteti i Prishtinės, kurse UEJL-ja ėshtė inisitucioni i dytė arsimorė qė nderon ambasadorin e lėtėrėsisė shqiptare me titullin "Doktor honoris Causa". Tė pranishėm nė kėtė manifestim ishin fytyra tė njohura tė skenės politike, letėrsisė, arsimit dhe myfasirė tė shumtė jo vetėm nga vendi por edhe nga rajoni.

Mė shumė...

Lajme : KONTESTI PĖR EMĖRIMIN E DREJTORIT REFLEKTOHET TE STUDENTĖT
Kyqur 08-06-2005 10:18:49 (1660 Lexime)


Njė fakultet dy orare


Tetovė, 8 QERSHOR- “Ligji tė fillojė tė veprojė nė USHT e sidomos nė Qendrėn e Shkencave Politeknike dhe jemi tė vendosur qė tė kėrkojmė drejtėsi deri nė fund”, tha Sulejman Meta nė njė konferencė pėr media tė mbajtur dje nė Tetovė. Sipas tij studentėt janė nė anėn e sė drejtės dhe tė fakteve.
Parregullsitė e procedurės sė emėrimit tė drejtorit tė Qendrės sė Shkencave Politeknike nė USHT u prezentuan nė konferencėn e djeshme pėr shtyp. Pas shpalljes sė vendimit pėr zgjedhjen e dekanėve nė USHT fillon fushata parazgjedhore ku Qendra e Shkencave Politeknike emėron dy kandidatė. Rektorati ka nxjerrė njė rregullore pėr emėrim, e cila sipas Sulejman Metės, ėshtė nė kundėrshtim me Ligjin pėr arsim tė lartė, sidomos neni 79 ku ėshtė prėcaktuar qartė.

Mė shumė...

Lajme : Ska pritje pėr studentėt
Kyqur 08-06-2005 7:34:40 (1406 Lexime)

Studentėt, ndryshon kalendari i pritjes nė Ambasadėn Italiane

Tiranė, 8 QERSHOR- Ambasada Italiane njoftoi dje se do tė ketė disa ndryshime nė kalendarin e pritjes sė studentėve, i cili u publikua disa ditė mė parė. “Studentėt qė kanė paraqitur kėrkesė pararegjistrimi pėr Universitetin e Barit dhe Politeknikumin e Barit do tė priten tė enjten, mė 9 qershor dhe jo tė premten mė 10 qershor (siē ishte paralajmėruar)”, -deklaroi ajo dje nė njė njoftim pėr shtyp, duke shtuar se pritja e tė rinjve fillonte qė nė orėn 900 tė mėngjesit.

Mė shumė...

Lajme : VAZHDON ODISEIADA E PROBLEMEVE TĖ STUDENTĖVE TĖ TRANSFERUAR
Kyqur 07-06-2005 10:51:22 (1350 Lexime)


Studentėt paralajmėrojnė grevė tė pėrgjithshme qė nga 13 Qershori

PRISHTINĖ, 7 QERSHOR- Studentėt e transferuar nga ish-Fakulteti i Mjekėsisė i Universitetit tė Tetovės nė Fakultetin pėrkatės tė Universitetit tė Prishtinės kanė paralajmėruar se me datė 13 tė kėtij muaji mund tė futen nė grevė tė pėrgjithshme pėr shkak tė njė sėr ēėshtjesh qė ende nuk u janė zgjidhur atyre. “Nė rast se kėrkesat tona nuk realizohen deri tė premtėn (10.06.2005), ne nuk na mbetet rrugė tjetėr pos tė fillojmė me grevė tė pėrgjithshme, ditėn e hėnė (13.06.2005), nė njėrin nga kėto institucione: Dekanatin e Fakultetit tė Mjekėsisė apo Rektoratin e Universitetit tė Prishtinės”, thuhet ndėr tė tjera nė njė komunikatė tė ardhur sot nė redaksinė e studentet.info.

Mė shumė...

Lajme : VITI AKADEMIK 2005/06 MĖ I PĖRGATITUR NGA VITET E KALUARA
Kyqur 07-06-2005 6:55:50 (1441 Lexime)


Lėshohen 19 kabinete tė reja nė USHT

Tetovė, 7 QERSHOR- Nė USHT javėn e kaluar janė lėshuar nė pėrdorim edhe 19 kabinete tė reja tė destinuara pėr profesorėt dhe asistentėt. Sekretari i kėtij institucioni tė lartė arsimor Bashkim Selmani tha se kėto kabinete u pėruruan javėn e kaluar, ndėrkohė qė kėto do tė ofrojnė njė shėrbim juridiko-shkencor mė tė lehtė pėr interesat e studentėve tė USHT-sė .
“Ėshtė paraparė qė tė ketė orar tė rregullt nga ana e pedagogėve pėr t’i pranuar studentėt pėr ēėshtje konsultative, gjė e cila ka munguar deri mė tash nė USHT”, tha Selmani. Kohė mė parė nė USHT u lėshuan nė pėrdorim 20 kabinete tė kėtilla. Por, sipas Selmanit mungesa e hapėsirave tė kėtyre kabineteve ka qenė shkas themelor qė as studentėt e as pedagogėt universitarė nuk kanė mundur t’i shėrbejnė studentėt tė cilėt kanė nevoja tė shumta nė kėtė rrafsh.

Mė shumė...

« 1 ... 176 177 178 (179) 180 181 182 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio