Studentet.info
« 1 ... 17 18 19 (20) 21 22 23 ... 214 »
Lajme : Mbi 5 mijė euro nė muaj, rroga e Rekės dhe Ahmetit
Kyqur 01-11-2010 7:34:11 (3649 Lexime)


Shkup, 31 tetor - Mė tepėr se pesė mijė euro nė muaj peshojnė nė Universitetin e Shtetėror tė Tetovės (USHT) rrogat e rektorit Agron Reka dhe prorektorit Ismail Ahmeti. Dy drejtuesit kryesorė tė kėtij universiteti, Reka dhe Ahmeti, njėkohėsisht janė edhe tė vetmit shqiptarė, tė cilėt figurojnė nė listėn e 57 profesorėve dhe drejtuesve tė universiteteve mė tė paguar nė Maqedoni, konkretisht tė atyre qė marrin rroga mujore mė tepėr se 1.900 euro bruto apo 1.300 euro neto. Tė parė nga vlera e rrogave qė ata marrin, Reka kushton 2.895 euro rrogė bruto dhe 2.197 euro rrogė bruto pėr prorektorin.

Sipas listės me rrogat e majme tė profesorėve universitar, nė "Top 10-shin" e parė tė profesorėve mė tė paguar, qėndrojnė profesorėt e Fakultetit tė Ekonomisė tė Universitetit "Kirili dhe Metodi" tė Shkupit (UKM) dhe menjėherė pas tyre, i 11-ti nė radhė, vjen rektori i USHT-sė, prof.dr. Agron Reka.

Mė shumė...

Lajme : Para UP-sė, por me nivele tė pamjaftueshme
Kyqur 29-10-2010 3:19:40 (962 Lexime)

Shkup, 28 tetor - Ideja pėr vendosjen e gjuhės shqipe si lėndė e detyrueshme nė tė gjitha fakultetet dhe drejtimet studimore dhe e formalizuar sė fundmi edhe nė Universitetin e Prishtinės, nuk ėshtė diēka e re pėr dy universitetet shqiptare nė Maqedoni. Universiteti Shtetėror i Tetovės (USHT) dhe Universiteti i Evropės Juglindore (UEJL) madje mund tė krenohen se nė kėtė drejtim, janė njė hap para universiteteve shqiptare tė Kosovės edhe pse nė tė dyja kėto universitete, ka vend pėr plotėsime sa i takon shtimit tė semestrave nė USHT apo kalimit tė gjuhės shqipe prej nė lėndė zgjedhore nė lėndė tė detyrueshme nė UEJL. Nė USHT dhe UEJL ėshtė pėr t'u lėvduar rėndėsia formale qė ata i kanė kushtuar gjuhės shqipe, me vendosjes e saj nė listėn e lėndėve pėr tė cilat studentėt duhet t'u nėnshtrohen provimit, pavarėsisht fakultetit dhe programit studimor. Nė USHT dhe UEJL tregojnė se prej themelimit, gjuhėn shqipe e kanė pasur lėndė me prioritet dhe kėshtu vazhdojnė tė jetė sa i takon USHT-sė.

Mė shumė...

Lajme : Rektorati i UP: Studentėt nuk dinė tė shkruajnė
Kyqur 25-10-2010 2:11:02 (1191 Lexime)


Prishtinė, 25 TETOR - Gjuha shqipe si lėndė mėsimore do tė jetė obligative nė tė gjitha fakultetet e Universitetit tė Prishtinės, qė nga semestri i dytė i kėtij viti akademik.
Rektori i Universitetit tė Prishtinės ka propozuar qė gjuha shqipe tė pėrfshihet si lėndė obligative nė tė gjitha njėsitė akademike. Pėr kėtė ēėshtje ėshtė formuar njė komision profesional nga departamenti i gjuhės shqipe nė Fakultetin e Filologjisė, i cili ditė mė parė i ka prezantuar rektoratit njė projekt-propozim bashkė me planin mėsimor dhe planin e punės. Nė kėtė projekt-propozim, ėshtė paraparė qė emėrtimi i kėsaj lėnde pėr tė gjitha fakultetet tė jetė “Kulturė gjuhe”, duke pėrfshirė brenda saj edhe elemente tė shkrimit akademik.

Mė shumė...

Lajme : Botuesit tė gatshėm t’i dhurojnė tekstet e unifikuar
Kyqur 21-10-2010 1:48:41 (1227 Lexime)


SHKUP, 20 TETOR - Botuesit shqiptarė mbėshtesin idenė e unifikimit tė teksteve shkollore, madje ata janė tė gatshėm qė ti botojnė falas ato tekste, nėse lejohet pėrdorimi i tyre nė Maqedoni. Kryetari i shoqatės sė botuesve shqiptarė nė Maqedoni, Muhamed Murtezi, e mbėshtet idenė pėr unifikimin e teksteve shkollore, por thotė se ėshtė shumė vėshtirė qė tė realizohet pasi qė pėr tu botuar kėto tekste duhet edhe mbėshtetja dhe pėrkrahja institucionale.

“Ne e pėrkrahim kėtė ide dhe mendojmė se ėshtė pozitive por qė tė realizohet ne kemi nevojė edhe pėr mbėshtetje institucionale sepse po t’i botojmė ne ato dhe mos t’i pranon Ministria e arsimit ato libra do tė ngelin kot”, tha Murtezi. Sa i pėrket botimi, Murtezu tha se nuk pėrjashtohet mundėsia qė ato tė botohen falas.

Mė shumė...

Lajme : USHT nė mes drejtėsisė dhe politikės
Kyqur 12-07-2010 2:54:50 (1485 Lexime)


Shkup, 11 korrik - Edhe njė skandal i radhės ka pėrfshirė Qeverinė e Maqedonisė, kur vjen nė shprehje Universiteti Shtetėror i Tetovės. Pėrkundėr vendimit tė Gjykatės Administrative tė Shkupit pėr rishqyrtim nga e para tė vendimit tė Ministrisė sė Arsimit pėr shkarkimin e ish-rektorit Agim Vela, Komisioni qeveritar i shkallės sė dytė pėr arsim, shkencė dhe kulturė, tashmė disa muaj hesht. Kreu i kėtij Komisioni, ministri i Ambienti - Nexhati Jakupi pėr KOHA thotė se nuk ndjehet kompetent tė merret me kėtė lėndė, edhe pėrkundėr urdhėresės gjyqėsore tė Gjykatės Administrative qė ky Komision tė vendos pėr ēėshtjen nė fjalė.

Mė shumė...

Lajme : U shėnua dhjetėvjetori i FRI-sė
Kyqur 10-07-2010 4:28:54 (1075 Lexime)

“Dhjetė vite nė shėrbim tė shoqėrisė” ishte motoja qė rrinte si mbishkrim nė shėnimin e pėrvjetorit tė dhjetė tė ekzistimit dhe punės sė Forumit Rinor Islam nė Maqedoni. Me njė program tė lehtė e modest, tė pėrcjellė me njė koktel mė pas, udhėheqėsia e Forumit Rinor Islam sė bashku me tėrė anėtarėt e aktivistėt e saj patėn se ēfarė tė paraqesin para tė pranishmėve qė morėn pjesė nė kėtė eveniment.

Mė shumė...

Lajme : TV ALB, televizion pėr tė gjithė shqiptarėt
Kyqur 06-07-2010 10:29:29 (2600 Lexime)


Hapėsirės mediatike nė Maqedoni i shtohet televizioni i vetėm kombėtar shqiptar, TV ALB, i cili nga shtatori do tė transmetojė program tė rregullt 24 orėsh nė gjuhėn shqipe, ndėrsa aktualisht transmeton program eksperimental. TV ALB ka marė licencėn pėr televizion kombėtar-satelitor nė konkursin e Kėshillit tė radiodifuzionit tė Maqedonisė.

TV ALB ka njė shtrirje nė tė gjithė Maqedoninė, duke qenė pjesė e rrjeteve kabllore tė saj dhe do tė jetė pjesė e paketave satelitore nga mė prestigjozet nė Evropė, duke u ndjekur kėshtu nė Evropė dhe Amerikė.

Frekuencat satelitore janė: Intelsat 901 nė 18 gradė Perėndim (West). 11569, 1 fec 5/6, s.r. 5.7749, Horizontal.
Ekipin e redaksisė sė televizionit e pėrbėjnė Bardhyl Zaimi, kryeredaktor, i cili ka pėrvojė tė gjatė nė mediat e shkruara, mr. Sefer Tahiri, zėvendės kryeredaktor, i cili nė kėtė pozitė vjen nga pozita e redaktorit nė ALSAT-M dhe ligjėruesit nė Fakultetin e komunikimit nė UEJL si dhe Arta Tahiri, e cila deri mė tani ishte drejtuese e emisionit “Eurofokus’ dhe prezantuese kryesore e lajmeve nė ALSAT-M.

Mė shumė...

Lajme : USHT i habit edhe vetė inspektorėt!
Kyqur 01-07-2010 5:19:37 (1135 Lexime)

Shkup, 30 qershor - Ministria e Arsimit dhe Shkencės (MASH) ka ndryshuar kursin e politikave ndaj Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT). Paralajmėrimet pėr parregullsi tė shumta ligjore, qė 10 ditė mė parė ishin kumtuar nga vetė ministri i Arsimit dhe Shkencės, Nikolla Todorov dhe drejtori i Inspektoratit Shtetėror tė Arsimit, Xhorxhe Arsov, janė kthyer nė lėvdata pėr pėrmirėsimet e shpjeta qė thuhet se po bėn USHT-ja kohėve tė fundit.

Madje, sipas drejtorit Arsov, pėrmirėsimet janė aq tė mėdha sa po habiten edhe vetė inspektorėt, tė cilėt sikurse tha ai, nuk po arrijnė ta njohin USHT-nė e tanishme me USHT-ja e para disa muajve.

Mė shumė...

Opinione : Bolonja dhe edukimi universitar
Kyqur 01-07-2010 5:02:22 (1438 Lexime)

Arbėrore Berisha Bicaj

Termi “Reforma” pėrkatėsisht “Procesi i Bolonjės” tashmė, nė njė masė tė madhe kanė pėrfshirė fushėn e arsimit nė Kosovė. Kėto terme, gjithashtu, nė njė shkallė tė lartė pėrdoren nėpėr fakultetet e Universitetit tė Prishtinės, duke asocuar nė reformimin e sistemit arsimor, apo sistemit tė studimeve.

Mirėpo, sa kuptohet drejtė dhe qartė Procesi i Bolonjės, dhe tėrė vizioni i kėtij procesi reformues, nė mesin e mėsimdhėnėsve dhe studentėve, nė Fakultetin e Edukimit? Pa dyshim, i gjithė menaxhmenti i UP-sė, nė bashkėpunim me strukturat udhėheqėse tė Ministrisė sė Shkencės, tė Arsimit dhe tė Teknologjisė, kryesisht me departamentet me qasje tė drejtpėrdrejtė nė reformimin e sistemit arsimor kanė bėrė mjaft pėr t’u kuptuar sa mė drejtė qėllimi i Procesit tė Bolonjės, por mbetet edhe shumė angazhim drejt pėrvetėsimit sa mė tė drejtė tė informatave rreth Bolonjės, nė mesin e stafit akademik dhe studentėve.

Mė shumė...

Lajme : Mbyllet kolegji universitar “Nju Jork” nė Shkup
Kyqur 01-07-2010 1:33:16 (1420 Lexime)

SHKUP, 1 KORRIK - Kolegji “Nju Jork” nė Shkup ka ndėrprerė punėn, pasi qė Inspektorati Shtetėror i Arsimit ka vėrejtur shumė parregullsi nė funksionimin e tij.

Vendimi pėr mbylljen e kėtij kolegji ėshtė kumtuar nga drejtori i kėtij inspektorati Gjorgje Arsov, i cili ka theksuar se vendimin pėr ndėrprerjen e punės sė kėtij universiteti privat e ka sjellė vetėm udhėheqėsia dhe themeluesit e tij. “30 studentėt qė vijojnė studimet do tė pajisen me diplomė valide, ndėrsa nuk do tė ketė regjistrime tė reja pėr vitin e ri akademik”, kanė theksuar nga ky kolegj.

Mė shumė...

« 1 ... 17 18 19 (20) 21 22 23 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio