Studentet.info
« 1 ... 191 192 193 (194) 195 196 197 ... 214 »
Lajme : Nisma
Kyqur 13-04-2005 2:51:31 (1333 Lexime)


Universitetet kėrkojnė kthimin e pedagogėve qė punojnė jashtė

Tiranė, 13 PRILL- Univeristetet shqiptare u kanė bėrė thirrje dje pedagogėve qė punojnė jashtė Shqipėrisė, tė kthehen. Gjatė njė takimi, organizuar me nismėn e Universitetit Politeknik, mbėshtetur nga UNESKO, u tha se kthimi i kolegėve tė dikurshėm apo tė rinj, tė cilėt punojnė nė katedrat e huaja, do tė ishte njė nga mėnyrat mė tė mira pėr rritjen e nivelit tė universiteteve shqiptare dhe tė studentėve, po ashtu. Llogaritet se vetėm gjatė viteve tė fundit, nga Univeristeti i Tiranės janė larguar jashtė vendit 40% e stafit mėsimor.

Mė shumė...

Lajme : NĖ KATĖR UNIVERSITETET E MAQEDONISĖ
Kyqur 12-04-2005 9:36:14 (1569 Lexime)

Harmonizohet lista e ēmimeve nė fakultete

Shkup, 12 PRILL- Ministri i Arsimit dhe i Shkencės Azis Pollozhani nėnshkroi listė tė harmonizuar tė ēmimeve pėr lartėsinė e kompensimeve qė i paguajnė studentėt pėr shėrbime arsimore dhe administrative nė institucionet e larta arsimore.
Lista e ēmimeve ėshtė pėrpiluar nga Kėshilli pėr zhvillim dhe financim tė arsimit tė lartė, ndėrsa qėllimi ėshtė qė tė harmonizohen ēmimet pėr shėrbimet plotėsuese adminisrative-teknike pėr studentėt nė institucionet e larta arsimore dhe tė evitohen dallimet nė ēmimet ndėrmjet fakulteteve tė veēanta.
Sipas ēmimit tė harmonizuar, studentėt do tė paguajnė nga 2.000 denarė pėr: regjistrim tė sėrishėm tė vitit, ndryshim tė programit tė studimit, ndryshim tė statusit tė studentit nga i rregullt me korrespondencė dhe pėr transferim nga njė fakultet i ngjashėm.

Mė shumė...

Lajme : NĖ USHT, AFATI I PROVIMEVE PĖRFUNDON MĖ 15 PRILL
Kyqur 12-04-2005 9:34:22 (3639 Lexime)

“Libri i ankesave” jep rezultate

Tetovė, 12 PRILL- Studentėt e Universitetit Shtetėror tė Tetovės, pas pėrfundimit tė provimeve nė afatin e janarit, janė duke zhvilluar edhe afatin e provimeve tė muajit prill. Afati i provimeve tė kėtij muaji ka filluar qė nga 4 prilli dhe vazhdon deri mė datėn 15 tė kėtij muaji. Ky afat provimesh ėshtė vlerėsuar si njė shansė mė shumė pėr studentėt qė duhet tė arrijnė kushtin pėr kėtė vit akademik.
Shėrbimi pėr informim i USHT-sė njoftoi se ky afat i provimeve ėshtė duke rrjedhur sipas planeve tė parapara. “Nuk ėshtė vėrejtur mungesa e profesorėve nė datat e caktuara pėr dhėnien e provimeve”, u shprehėn nė Shėrbimin pėr informim tė USHT-sė.

Mė shumė...

Lajme : NĖ KĖRĒOVĖ U PROMOVUA PROJEKTI “UNIVERSITETI I EVROPĖS”
Kyqur 12-04-2005 9:32:30 (1859 Lexime)

Mundėsi tė mirė pėr ata qė duan tė studiojnė

Kėrēovė, 12 PRILL- Nė lokalet e shtėpisė sė Armatės tė Maqedonisė nė Kėrēovė nė praninė e njė numri tė interesuarish, u promovua projekti “Universiteti i Evropės”, i cili vepron nė Strugė. Pėr kėtė projekt me rėndėsi tė veēantė akademike tė pranishmit i njoftoi dr. Shaban Prevalla i cili pėrveē cilėsisė sė lartė qė zotėron nė mėnyrėn e organizimit tė mėsimit akademik, tė pranishmit i njoftoi edhe me vlerėsimin e kėtij institucioni qė i bėhet nė botėn e pėrparuar
Provimet e dhėna nė kėtė Universitet njihen nė gjithė botėn, dhe nga tė gjithė universitetet mė nė zė tė botės. Nga tė pranishmit u tha se ky Universitet ėshtė multietnik dhe do tė funksionojė nė tė gjitha gjuhėt pėr tė cilat do tė shprehet interes nga ana e studentėve.

Mė shumė...

Lajme : ANOMALI NĖ UNIVERSITETIN E SHKUPIT
Kyqur 12-04-2005 9:27:17 (1687 Lexime)

Pagė nga universiteti, funksione nga shteti

Shkup, 12 PRILL- Rektori i Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi”, pėr njė medie vendėse ėshtė shprehur se rektorati nuk ka mundėsi tė mbajė evidencė se cili profesor vjen dhe cili jo nė ligjėrata. Sipas tij, kėtė punė duhet ta bėjė dekanati
Mbi 20 profesorė tė Universitetit “Shėn Kirili dhe Metodi”, asnjėherė nuk paraqiten para studentėve, edhe pse rregullisht marrin rrogė nga Universiteti. Sipas studentėve, shumica e profesorėve janė funksionarė shtetėrorė dhe marrin rroga nė dy vende. Profesorėt tė cilėt rrallė paraqiten nė ligjėrata nė tė shumtėn e rasteve i zėvendėsojnė asistentėt e tyre. Zėvendėsimi nga asistentėt ėshtė i jashtėligjshėm pėr shkak se ata nuk kanė shkollim pėrkatės.

Mė shumė...

Lajme : Universiteti i Evropės Juglindore
Kyqur 11-04-2005 3:36:28 (1927 Lexime)


UEJL promovon studimet postdiplomike

Tetovė, 11 PRILL- Studimet postdiplomike do tė jenė njė ndėr prioritetet e UEJL-sė qė do tė fillojnė nė tetor tė kėtij viti janė shprehur autoritetet e kėtij institucioni arsimorė.
Ky studim I magistraturės do tė zgjasė dy vjet, do realizohet nė UEJL , ndėrkohė qė aty do ligjėrojnė profesorė ndėrkombėtarė nga lėmia e menaxhmentit dhe biznesit, ndėrsa gjuha e ligjėrimit do jetė ekskluzivisht nė gjuhėn angleze. Kjo sipas Adelina Markut pėrgjegjėse e zyrės pėr informim nė kėtė institucion tė lartė arsimorė nė Tetovė iu adresohet studentėve tė sapodiplomuar dhe kandidatėve tė interesuar nga komuniteti I biznesit , nga Maqedonia dhe jashtė Maqedonisė. Ata qė do mbarojnė kėtė studim posdiplomik do tė marin titullin MBA.

Mė shumė...

Lajme : NGRITJA E NJĖ INSTITUCIONI TĖ LARTĖ ARSIMOR
Kyqur 11-04-2005 3:28:43 (1290 Lexime)


Vlerat arsimore nė ngritje

Tetovė, 11 PRILL- UEJL ka arritur qė tė tubojė shumė ligjėrues nga vende tė ndryshme dhe ka arritur tė vejė bashkėpunime ndėruniversitare me disa universitete tė Europės dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės

Universiteti I EuropėsJuglindore ka shėnuar disa ngjarrje shumė tė rėndėsishme gjatė kėtij viti qė kanė qenė si rezultat I njė bashkėpunimi tė frytshėm midis autoriteteve tė kėtij institucioni me faktorė tė ndryshėm, donatorė tė jashtėm si dhe me pėrfaqėsues nga vende tė ndryshme qė po vazhdojnė ta ndihmojnė UEJL-nė nė mėnyra tė ndryshme. Tė gjithė kėto kanė qenė nė vazhdėn e shumė organizimeve , takimeve tė ndryshme me pėraqėsues tė ndryshėm tė jashtėm , si dhe bashkėpunime tė ndryshme nė sfera tė ndryshme nė zhvillimin e kėtij institucioni .

Mė shumė...

Lajme : Nė Gjykatėn e Tetovės
Kyqur 11-04-2005 3:17:25 (2565 Lexime)

Dy stundetėt e UT-sė nga Bujanovci paraqiten para trupit gjykues

Tetovė, 09 PRILL- Nė Gjykatėn Themelore tė Tetovės ka filluar gjykimi i dy studentėve tė Universitetit tė Tetovės Florim Saiti dhe Valon Azemi nga Bujanovci, tė cilėt u arestuan disa muaj mė parė nga policia gjatė njė aksioni pėr kapjen e Lirim Jakupit i dyshuar pėr pjesėmarėje nė rastin e Kondovės.
Mirėpo gjykimi menjehėrė ėshtė anuluar pėr 18 prill, kur me kėrėksė tė gjykatės duhet tė ndėgjohen edhe policėt tė cilėt kanė marė pjesė nė kėtė aksion pėr shkak se nė hetime nuk ėshtė pėrfshirė njė gjė e kėtillė.

Mė shumė...

Lajme : Nė kuadėr tė qėndrimit tė tyre nė Tetovė
Kyqur 11-04-2005 3:16:15 (1705 Lexime)


Gratė penizoniste nga Kosova dhe Shqipėria viztojnė UEJL-nė

Tetovė, 09 PRILL- Mbi 550 penizoniste nga qytete tė ndryishme tė Maqedonisė, Shqiprisė dhe Kosovės sot janė tubuar nė Tetovė pėr tė shkėmbyer ekesprianca dhe pėr tė krijuar miqėsi tė reja. Ky manifestim ėshtė mbajtur nėn organizim tė Shoqatės sė Pensionistėve tė Tetovės, e cila ka marė njė nismė tė kėtillė me rastin e ditės sė pensionistėve.
Gratė pensisoniste gjatė qėndrimit tė tyre nė Tetovė kanė vizituar Universitetin e Evropės Juglindore, Xhaminė e Larme dhe manastirin e Leshkės, kurse ky manifestim mė pas ka vazhduar nė restorant "Elektra" nė Tetovė.

Mė shumė...

Lajme : INTERVISTĖ ME DEKANIN E FSHMN-SĖ, PROF. DR. MUSTAFĖ BYTYQI
Kyqur 11-04-2005 3:12:13 (3468 Lexime)

“TOPIN” E KA MINISTRIA E ARSIMIT


PRISHTINĖ, - Greva ėshtė njėra prej metodave demokratike pėr tė shprehur revolten ndaj pakėnaqėsive tė caktuara. Nuk ėshtė influencė nga grevat nė Universitetet e Tetovės dhe Tiranės sepse greva tė tilla ne kemi realizuar edhe mė parė, por duhet ta dini se personeli akademik i Fakultetit tonė ėshtė ndėr mė tė goditurit sa i pėrket aspektit ekonomik. Qė nga viti 1991 ne jemi duke u munduar tė mbijetojmė sepse pjesa dėrmuese e stafit akademik tė FSHMN-sė varet vetėm prej kėsajė page mujore dhe nuk realizon ndonjė biznes tjetėr u shpreh nė intervistėn ekskluzive pėr revistėn virtuale studentet.info, dekani i Fakultetit tė Shkencave Matematike Natyrore, Prof. dr. Mustafė Bytyqi.

Mė shumė...

« 1 ... 191 192 193 (194) 195 196 197 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio