Studentet.info
« 1 ... 194 195 196 (197) 198 199 200 ... 214 »
Lajme : MARRĖVESHJE BASHKĖPUNIMI NĖ MES TĖ UP-SĖ DHE UEJL-SĖ
Kyqur 25-03-2005 9:01:03 (1417 Lexime)

PROGRAMI MASTER BASHKON UNIVERSITETET SHQIPĖTARE

PRISHTINĖ, 25 MARS- Tė mėrkurėn, Universiteti i Prishtinės dhe Universiteti i Evropės Juglindore kanė nėnshkruar njė marrėveshje prej 11 pakash, nėpėrmjet tė cilės parashihet bashkėpunimi pėr programet MASTER si dhe bashkėpunim nė ngritjen e cilėsisė akademike, kanė bėrė tė ditur nga zyra pėr informim e rektoratit tė UP-sė.

Mė shumė...

Lajme : SHKĖMBIM AKUZASH NĖ MES REKTORATIT DHE Z. WOEBER
Kyqur 25-03-2005 8:59:10 (1539 Lexime)

BAJRAMI: RROGA VJETORE E WOEBER-IT ĖSHTĖ 170000 EURO

WOEBER: BAJRAMI ĖSHTĖ JOLEGJITIM

PRISHTINĖ, 25 MARS- Nė fillim tė javės, rektorati i UP-sė ka bėrė tė ditur se ky organ ka vendosur ta ndėrprej bashkėpunimin me ekspertin pėr ēėshtje arsimore, z.Woeber, i cili ėshtė njė ndėr perpiluesit e Statutit tė UP-sė. Nė anėn tjetėr eksperti Woeber i kundėrpergjigjet rektoratit duke e quajtur udhėheqėsinė e tanishme tė UP-sė si jo legjitime. Si rrjedhojė e kėsajė kanoset rreziku i zhvleftėsimit nga ana e UNMIK-ut, tė vendimit tė Gjykatės Supreme tė Kosovės pėr legjitimitetin qė i dha rektorit Bajrami.

Mė shumė...

Lajme : Ashtu si edhe semestrin e fundit tė vitit 2004, rreth 50% e studentėve part-time
Kyqur 25-03-2005 6:55:08 (1626 Lexime)

Korrespondenca tek Filologjiku, ngel gjysma e studentėve

Tiranė, 25 MARS-Thuajse tė njėjtat shifra si tė njė semestri mė parė, si nė korrik tė vitit 2004. Tani, pas 8 muajsh, raporti kalues-mbetės mes studentėve tė korrespondencės, nė Fakultetin Filologjik tė Tiranės, ėshtė po ai: gjysma janė ngelės, gjysma kalues. Mes tė tjerash, pas shansit qė do t’u jepet tė parėve nė sezonin e vjeshtės, ka shumė mundėsi qė do t’u duhet tė paguajnė njė vit mė shumė, tė humbur. Sepse njė vit studimesh part-time nė gjuhė-letėrsi, gjeografi dhe histori kushton 50 mijė lekė tė reja.

Mė shumė...

Lajme : u arrestua studenti
Kyqur 25-03-2005 6:39:36 (1466 Lexime)


Pranga studentit, rrėmbeu me forcė vajzėn qė dashuronte

VLORĖ 25 MARS- Ka futur forcėrisht nė makinė vajzėn qė donte, me tė cilėn kishte dhe lidhje krushqie, por njė veprim i tillė i ka kushtuar shtrenjtė njė studenti tė agronomisė nė Universitetin e Kamzės, nė Tiranė. E. Kacemi nga Velēa, ėshtė arrestuar nga uniformat blu pasi ai akuzohet se ka rrėmbyer forcėrisht studenten M.SH. nga Kota e Vlorės. Ngjarja ka ndodhur dy ditė mė parė nė mjediset para konvikteve tė Universitetit tė Vlorės dhe ėshtė parė nga shumė studentė, tė cilėt tė shokuar kanė lajmėruar policinė, thanė pėr gazetėn burime zyrtare tė komisariatit.

Mė shumė...

Lajme : Nė kuadėr tė takimit nė Bullgari
Kyqur 24-03-2005 10:56:26 (1367 Lexime)


KRYEMINISTRI BUĒKOVSKI U TAKUA ME STUDENTĖT NĖ BULLGARI

Sofje, 24 MARS - Delegacioni i Maqedonisė i udhėhequr nga kryeministri Vllado Buēkovski nė fund tė vizitės njė ditėshe zyrtare nė Sofje sot u takua me pėrfaqėsuesit e minioritetit maqedonas nė Bullgari dhe me pėrfaqėsuesit e studentėve nga Maqedonia tė cilėt studiojnė nė kėtė vend.
"Problemet duhet tė zgjidhen me dialog tė hapur. Kėshtu qė studentėt nga Maqedonia dhe minioriteti maqedonas haptas duhet t'i tregojnė problemet me tė cilat ballafaqohen, me qėllim qė Republika e Maqedonisė t'i ndihmojė nė zgjidhjen e tyre", deklaroi Buēkovski pas takimit. Ai theksoi se Maqedonia, Bullgarinė e ka aleate dhe mike me tė cilėn mund tė zgjidhen tė gjitha ēėshtjet e hapura.(MIA)


Lajme : Kamerat e SHKB-sė fiksuan momentin kur njė student po i jepte Kostės 100 USD
Kyqur 24-03-2005 7:01:22 (1432 Lexime)


Pedagogu i Akademisė, nė burg pėr mitmarrje

Tiranė 24 MARS-Njėqind dollarė. Kaq ishte “taksa” e vendosur nga pedagogu i Akademisė sė Rendit, Arqile Kosta, nė kėmbim tė njė note kaluese pėr studentėt e tij, oficerėt e ardhshėm tė Policisė sė Shtetit. Shkėmbimi i rryshfetit nga studenti tek pedagogu i lėndės ėshtė fiksuar nga kamerat e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm, tė vendosura nė Akademinė e Rendit pas dyshimeve se kryekomisari Kosta merrte rryshfet nga studentėt, pėr t’i kaluar nė provim. Hetimet e nisura qė prej fillimit tė vitit tė ri akademik kanė pėrfunduar pak javė mė parė, me prangosjen nė kushtet e flagrancės tė pedagogut tė Akademisė sė Rendit Publik.

Mė shumė...

Lajme : Raporti i Departamentit tė Shtetit amerikan: Dhimitėr Dokės iu kufizua liria
Kyqur 24-03-2005 6:59:03 (2099 Lexime)


Rektori: Shkarkimi i Dokės, statistikisht i rregullt

Tiranė 24 MARS- Rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, deklaroi dje se nuk mund tė thoshte me siguri nėse shkarkimi nga detyra i shefit tė departamentit tė gjeografisė nė Universitetin e Tiranės nė dhjetorin e vitit 2003, ishte ose jo shkelje e lirive akademike nga Fakulteti i Historisė dhe Filologjisė. Shkarkimi i asokohshėm i Dhimitėr Dokės, qė tani gjendet nė Gjermani, pėr studime pasuniversitare, ka shkaktuar debat mediatik ditėt e fundit, sepse ai ėshtė pėrmendur nė raportin e Departamentit amerikan tė Shtetit, publikuar nė 28 shkurt tė kėtij viti. Raport qė, e cilėson kėtė shkarkim, as mė shumė e as mė pak si “kufizim tė lirisė akademike”.

Mė shumė...

Lajme : UP KĖRKON NDIHMĖ NGA PARLAMENTI DHE QEVERIA
Kyqur 23-03-2005 12:18:26 (1444 Lexime)


NĖSE NUK RRITEN PAGAT PROFESORĖT E UP-SĖ NĖ GREVĖ

PRISHTINĖ-23 MARS- Strategjia e Financimit Suplementar e hartuar kohė ė parė nga ekspertė tė UP-sė i ėshtė dėrguar Parlamentit dhe Qeverisė, pasiqė ishte refuzuar nga Ministria e Ekonomisė dhe Financave si dhe nga Ministria e Arsimit, Shkencės e Teknologjisė. Por nė rast tė mos gjetjes sė pėrkrahjes pėr kėtė strategji, ka shumė gjasa qė profesorėt tė hidhen nė grevė, duke paralizuar kėshtu tėr procesin mėsimor ne UP. Pos kėsaj rektorati dhe MASHT kanė qėndrime tė ndryshme rreth menaxhimit tė tė hyrave tė studentėve.

Mė shumė...

Lajme : Rektorati: Do tė negociojmė me Ministrinė e Arsimit dhe Financės
Kyqur 23-03-2005 4:24:49 (1728 Lexime)


Universitetit tė Tiranės i "vidhen" 130 milionė lekė

Universiteti i Tiranės pėrfiton rreth 130 milionė lekė mė pak nga tė ardhurat qė krijon vetė.

Tiranė 23 MARS- Gjatė diskutimit tė ndarjes sė buxhetit pėr Universitetin nė mbledhjen e Senatit, nisur nga zėrat e ardhura nga Ministria e Arsimit, specialistėt e kėtij institucioni vunė re se nga tė ardhurat, qė siguron vetė Universiteti i Tiranės pėr vitin 2005, janė ulur pa tė drejtė rreth 130 milionė lekė. "Prandaj, stafit tė Rektoratit i del detyrė qė kėtė problem t'ua bėjė tė pranishėm dhe tė negociojė me Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės dhe me Ministrinė e Financave", thuhet nė relacionin e vendimit tė Senatit.


Mė shumė...

Lajme : Ministria: Zėrin e pagave tė pedagogėve, e kemi rritur pėr me 28%
Kyqur 23-03-2005 3:58:46 (1730 Lexime)


Rektori: Pagat e rritura do tė paguhen

Tiranė 23 MARS- Ministria e Arsimit ka deklaruar dje se fondi i dhėnė pėr pagat e pedagogėve tė Universitetit tė Tiranės ėshtė dhėnė nė masėn e duhur pėr tė mbuluar rritjen prej 28-30% qė pėsuan rrogat e tyre nė 1 janar tė kėtij viti. Reagimi erdhi pas njė deklarate tė rektorit tė universitetit, Shezai Rrokaj. I cili, dy ditė mė parė tha pėr median, se fondi i dhėnė nga buxheti i shtetit pėr pagat e pedagogėve nuk e mbulonte rritjen qė ata morėn tre muaj mė parė.

Mė shumė...

« 1 ... 194 195 196 (197) 198 199 200 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio