Studentet.info
« 1 ... 195 196 197 (198) 199 200 201 ... 214 »
Lajme : Rektori i Universitetit: Senati miratoi nė parim buxhetin e vitit 2005
Kyqur 22-03-2005 13:25:16 (1442 Lexime)


Rrokaj: Nuk kemi para pėr pagat e pedagogėve

Tiranė 22 MARS- Fondi i pagave tė pedagogėve pėr Universitetin e Tiranės ėshtė i pamjaftueshėm pėr tė pėrballuar rritjen qė u bė gjatė muajit shkurt. Gjatė mbledhjes sė Senatit tė Universitetit tė Tiranės, ku u miratua nė parim, buxheti i kėtij viti, u theksua fakti qė ky zė nė buxhet ėshtė ende i vogėl. Sipas rektorit, buxheti kaloi si draft nė Senat dhe u miratua nė parim, nga komisoni i Ekonomisė sė Senatit. 15 ditė pas dėrgimit tė ndarjes sė buxhetit nė fakultete, kėta tė fundit duhet tė miratojnė detajimin e zėrave tė shpenzimeve dhe ndarjen e specifikuar tė fondit pėr investimet nga ana e Kėshillave tė Fakulteteve tė tyre.

Mė shumė...

Lajme : Studenti i turbuar
Kyqur 22-03-2005 4:33:55 (1470 Lexime)


Tėrbimi i studentit le tė vdekur 10 veta.

Uashington, 22 MARS- Njė student pasi vrau dy gjyshėrit e tij, nė inat e sipėr shkon nė shkollėn e mesme "Red Lake" nė Minesota (nė njė rezervat indianėsh) dhe vret atje 8 njerėz tė tjerė dhe plagos tė paktėn 13 vetė para se t'ja hiqte vehtes. Tė vrarėt nė shkollė sipas njė agjenti tė FBI-sė i quajtur Paul McCabe, janė njė mėsuese, njė oficer roje dhe pesė studentė. Ky agjent beson se studenti agresor mund tė ketė qėnė student i kėsaj shkolle. Motivi i gjaknxehjes pėr kėto vrasje makabre nuk dihet akoma. Proēesi ėshtė nė hetim e sipėr.(CNN)


Lajme : Muēaj: Pas martese, gruas i vihen mbi shpatulla shumė statuse
Kyqur 22-03-2005 4:15:32 (1404 Lexime)


Universitetet, vendimet i marrin burrat

Tiranė, 22 MARS- Asnjė rektore femėr. Dhe, mes 37 dekanėve qė numėrohen nė Shqipėri, vetėm 5 janė femra. Shifrat mė tė reja, botuar tani sė fundmi nė njė raport tė PNUD-it, “Politikat dhe zhvillimi nė dobi tė tė varfėrve dhe grave nė Shqipėri”, janė tė prera dhe flasin qartė: shumė pak femra arrijnė tė ngjisin shkallėt nė strukturat drejtuese tė universiteteve shqiptare. Ndryshon puna kur bėhet fjalė pėr mėsimdhėnien: 43% e pedagogėve, sipas INSTAT, janė gra nė Shqipėri.

Mė shumė...

Lajme : Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci priti njė grup studentėsh
Kyqur 21-03-2005 10:50:20 (1440 Lexime)


Kryeparlamentari Daci priti njė grup studentėsh nga Bolonja

Prishtinė, 21 MARS- Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci, ka pritur sot profesorin Allan Kuperman me studentėt e tij nga universiteti “ Xhon Hopkins” nga Bolonja, qė ėshtė shkollė e njohur ndėrkombėtare pėr studime tė avancuara.
Daci u ka ligjėruar atyre pėr zhvillimet nė Kosovė, pėr standardet dhe objektivin politik tė kosovarėve. Kreu i legjislativit tė vendit ka theksuar se Kosova ka pasur nga dy palė zgjedhje tė suksesshme parlamentare dhe lokale dhe tashmė ka krijuar njė traditė tė krijimit tė institucioneve demokratike. Ai ka theksuar synimin e institucioneve dhe tė qytetarėve pėr pavarėsinė e Kosovės dhe kėtė zgjidhje e ka vlerėsuar zgjidhje kompromisi, duke pas parasysh se Kosova me shumicė absolute tė popullsisė shqiptare nuk po e realizon shtetin unik kombėtar, por shtetin e tė gjithė qytetarėve tė saj.

Mė shumė...

Lajme : SOLIDARIZIMI ME HARADINAJN
Kyqur 21-03-2005 10:14:00 (1575 Lexime)


KONCERTĖ NĖ SHENJĖ PĖRKRAHJE TĖ ISH KRYEMINISTRIT

PRISHTINĖ- 21 MARS- Nė shenjė solidarizimi me z. Ramush Haradinaj, u zhvilliua koncertė ROCK- para Fakultetit Filologjik tė UP-sė. Koncerti filloi qė nga ora 12:00 dhe zgjati gjerė nė orėn 14:00. Gjatė kėtyre dy orėve, UPS-UP qė ėshtė edhe organizatr i kėtij koncerti, kishte paraparė tė ndėrpritet mėsimi nė tėrė UP-nė. Jo tė gjithė studentėt iu pėrgjigjėn kėsaj thirrjeje, megjithkėtė pjesėmarrės ishin diku rreth 4000studenė.

Mė shumė...

Lajme : Intervist me Dekanin e Shkencave tė Natyrės, Llukan Puka
Kyqur 19-03-2005 7:45:59 (4019 Lexime)


"Nė fund tė majit gati planet, sipas skemės sė Bolonjės”

Tiranė 19 MARS- Autonomi do tė thotė pėrgjegjėsi dhe kompetencė. Dekani i Fakultetit tė Shkencave tė Natyrės, Llukan Puka, thotė se procesi i Bolonjės, ku pėrfshihet edhe autonomia financiare, do tė thotė mekanizėm mė i pėrgjegjshėm pėr vendimmarrjen, e si i tillė, edhe njė proces qė do tė pėrgatiste studentėt qė “tė mos pajiseshin me diplomė”, por qė tė bėhen “tė diplomuar tė vlefshėm, qė mund tė kapin ritmet e rrugės evropiane”.

Mė shumė...

Lajme : Sot mbahet sesioni shkencor “Buzuku dhe Shkrimet e Hershme Shqipe”
Kyqur 19-03-2005 7:17:29 (3128 Lexime)


UEJL tubon ajkėn e shkencės shqiptare

Universiteti i Evropės Juglindore nė Tetovė ėshtė nikoqir dhe organizator i Sesionit Shkencor: “Buzuku dhe shkrimet e hershme shqipe”: ky sesion shkencor ėshtė njėditor dhe do tė nisė punėn sot mė 19 mars 2005 nė UEJL-Tetovė

Tetovė, 19 MARS- Bartėse e sesionit qė do ti kushtohet Buzukut dhe shkrimeve tė hershme shqipe ėshtė Katedėra e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe-UEJL.

Mė shumė...

Lajme : Universiteti i Evropės Juglindore prezenton punėn praktike
Kyqur 19-03-2005 5:39:08 (2396 Lexime)


Studentėt e Administratės Publike prezentuan punėn paraktike

Tetovė, 19 MARS- Nė Univesritetin e Eevropės Juglindore nė Tetovė u realizua prezentimi i Punės Praktike tė studentėve tė vitit tė katėrt tė Administratės Publike pranė UEJL – sė, ku morri pjese Ministri i Qeverisjes Lokale, Rizvan Sulejmani dhe zyrtare te larte te Qeverise dhe parlamentit republikan. Zėdhėnsi i kėtij universiteti Burim Sadiku tha se qėllimi i prezentimit ishte tu tregojmė pėrfaqėsuesve tė istitucioneve shtetėrore se sa studentėt tanė kanė mėsuar nga intershipi.

Mė shumė...

Lajme : Shkollave tė larta do t’u vlerėsohet brenda pak kohėsh ēdo gjė me pikė
Kyqur 18-03-2005 3:45:43 (1849 Lexime)


Universitetet, si do t’u matet cilėsia

TIRANĖ, 18 MARS- Universitetet shqiptare sė shpejti do t’i nėnshtrohen njė testi vlerėsues. Qė do tė pėrcaktojė cilėsinė e tyre, nė ē’fusha janė tė fortė dhe nė cilat tė dobėt.
Ky vlerėsim do tė jetė pikė kyēe nė jetėn e fakulteteve shqiptare sepse, nėse ato nuk marrin pikėt e duhura, mund tė edhe tė mbyllen. Fuqinė e vlerėsimit dhe tė propozimit tė mbylljes (nė rastin mė tė keq) e ka Agjencia e Akreditimit tė Arsimit tė Lartė (AAAL). E cila ėshtė ngritur prej vitesh, por qė vetėm sė fundi ėshtė plotėsuar si strukturė, duke i shtuar Kėshillin e Akreditimit. Kėshtu qė, tani, ka nisur me tė vėrtetė punėn.

Mė shumė...

Lajme : CEEPUS
Kyqur 18-03-2005 3:37:01 (1247 Lexime)


CEEPUS anėtarson Maqedoninė

SHKUP, 18 MARS- Prej Kėtij viti Maqedonia do tė jetė pjesėmarėse aktive e Programit qendror evropian pėr kėmbimin e studimeve universitare (CEEPUS). Anėtarėsimi i Maqedonisė CEEPUS do tė konfirmohet mė takimin e pėrbashkėt tė 11 ministrave tė kėtij programi nė Vjenė, ku merr pjesė edhe ministri i Arsimit dhe Shkencės Aziz Pollozhani.
Nė takimin ku Maqedonia do tė prezantohet si anėtare e re e CEEPUS-it ministri Pollozhani do tė referojė pėr rėndėsinė e pėrfshirjes sė Maqedonisė nė Programin qendror evropian pėr kėmbimin e studimeve universitare pėr realizimin e sė cilės Qeveria ka ndarė mjete nga buxheti i shtetit (L.P)


« 1 ... 195 196 197 (198) 199 200 201 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio