Studentet.info
« 1 ... 208 209 210 (211) 212 213 214 »
Lajme : Press konferencė e studentėve
Kyqur 17-12-2004 8:22:10 (1790 Lexime)


Studentėt tė pasigurtė nė fatin e tyre

TETOVĖ (17 DHJETOR) Dje nė ambientet e Universitetit tė Tetovės u mbajtė njė konferencė pėr shtyp e studentėve grevistė ku gazetarėt u informuan pėr rrjedhėn e grevės dhe hapat e mėtutjeshėm tė studentėve.
“Simptomat e shfaqjes sė problemit janė manifestuar para njė viti, pėrkatėsisht, me propozimin e ligjit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės sė IRJM –sė, e udhėhequr nga ministri Aziz Pollozhani dhe miratimin e Ligjit pėr zyrtarizimin e UT–sė nga Parlamenti i IRJM-sė ku Fakulteti i Mjekėsisė u la anash nga pakoja e "famshme" e fakulteteve tjera qė u propozuan pėr zyrtarizim, sėbashku me disa fakultete tjera” u tha nė kėtė konferencė.

Mė shumė...

Lajme : Protestė nė sheshin e Tetovės nė ndihmė tė studentėve tė UT-sė
Kyqur 17-12-2004 8:15:48 (1862 Lexime)


Prindėrit kėrkuan drejtėsi tė fėmijėt tė tyre

TETOVĖ (17 DHJETOR)“Dikush thotė se nuk kemi kuadro, tė mirfillta shkencore pėr tė legalizuar fakultetoin e mjeksisė, kėto janė rena tė kulluara. Ne kemi mbi 10 doktora shkence, mbi 10 magjistra, dhe kushte tė mira, pėr tė legelazuar, fakultetin e mjeksiė” u tha nė kėtė protestė.

Kėshilli i prindėrve tė studentėve tė mjeksisė dhe stomatologjisė, ka protestuar dje nė qendėr tė Tetovės, para njė numri tė mdhė qytetarėsh qė kishin dalė nė pėrkrahje tė studentėve, me moton “sot se nesėr ėshtė vonė”. Pėrfaqėsuesi i kėshillit tė prindėrve e ka hapur protestėn me sqarim se kjo protest bėhet pėr tė ngritur zėrin nė mbrojtje tė fėmijve tė tyre.

Mė shumė...

Lajme : Liga Shqiptare Amerikane kėrkon ndihmė nga ambasadori Batler
Kyqur 16-12-2004 10:42:29 (1424 Lexime)


Kryetarei i Ligės Shqiptare Amerikane, Josef DioGuard dėrgon njė letėr Lorenc Batler-it

TETOVĖ (16 DHJETOR)Kryetarei i Ligės Shqiptare Amerikane, Josef DioGuard, nė njė letėr drejtuar ambasadorit tė SHBA-ve nė Maqedoni, Lorenc Batler-it, ka kėrkuar nga ai qė tė ushtroj autoritetin e tijė, pėr tė gjetė njė zgjedhje tė studentėve, marrin vesh burime tė sigurta mbrenda Ambasadės Amerikane.


Lajme : STUDENTĖT E MJEKSISĖ DHE STOMATOLOGJISĖ NĖ UT, NJĖ MUAJ GREVĖ
Kyqur 16-12-2004 7:05:18 (1453 Lexime)


Gjendja e studentėve pėrkeqėsohet

TETOVĖ (16 DHJETOR) Studentėt e sėmurė nga lodhja dhe nga kushtet e vėshtira, presin ēdo ēastė, qė dikush tė meret sinqerisht me zgjedhjen e problemit tė tyre. Numri i tė sėmurve qė kanė kėrkuar intervenim tė mjekėve ėshtė 563. Nga ato 64 janė rehabilituar dhe janė kthyer grevės, ndėrsa 32 studentė ėshtė dashtė tė lėshojnė grevėn pėr shkak tė sėmundjeve ngjitėse qė kanė fituar.
Studentėt presin, dhe ēdo ditė marin masa mė radikale. Rektorati ėshtė bllokuar pėr njė muaj. Cili do tė jetė pėrfundimi i gjithė kėsaj, askush ende nuk ka pėrgjigje, ndėrsa ata qė janė pėrgjegjės pėr kėtė kaos nė UT-sė, premtojnė por nuk levizin nga vendi.




Lajme : STUDENTĖT E MJEKSISĖ DHE STOMATOLOGJISĖ NĖ UT, NJĖ MUAJ GREVĖ
Kyqur 16-12-2004 6:49:01 (1905 Lexime)


Mungon angazhimi I atyre qė I futėn studentėt nė grackė

TETOVĖ(16 DHJETOR) Dikush e ka quajtur ferrė, dikush lule dafine, dikush zbulim mashtrimi, dikush i pa mundshėm, jashtė mundėsive, i rėndėsishėm, i domosdoshėm etj.-ēdokush vėtėm ka komentuar e premtuar, por lėvizje positive ende nuk ka

Studentėet e mjeksisė dhe stomatologjisė tė Universitetit tė Tetovės, tė mbyllur nė njė objekt tė izoluar, largė zhurmės, kanė vendosur qė tė protestojnė deri sa tė plotėsohen pikė pėr pikė kėrkesat e tyre. Fati i tyre ende nuk ka marė epilogun e kėnaqur, edhepse ata shpresėn nuk e kanė humbur, pasi besojnė se kėrkesat e tyre do tė zgjidhen patjetėr.
Rektori i UT-sė Beadini, sipas studentėve po angazhohet maksimalishtė pėr tė gjetė njė zgjedhje fatlume, por si duket nuk arinė te caku.

Mė shumė...

Lajme : Pas letrės anonime nė adresė tė USUEJL-sė
Kyqur 14-12-2004 5:15:51 (1532 Lexime)


KOMISION HETIMORĖ NDAJ PERSONAVE TĖ PAPĖRGJEGJSHĖM

TETOVĖ (14 DHJETOR)-Unioni i Studentėve tė UEJL-sė ka reaguar ashpėr tė hėnėn ndaj njė letre anonime adresuar kundėr aktiviteteve tė tyre. Kryetari I USUEJL-sė Ali Aliu deklaroi se ndaj personave qė janė tė involvuar do tė merren masa ndėshkimi deri me pėrjashtim nga ky institucion i lartė arsimorė.


Mė shumė...

Lajme : UPS-I KUJTOHET PAS KATĖR JAVĖSH SE KOLEGĖT E TYRE JANĖ NĖ GREVĖ
Kyqur 13-12-2004 8:37:17 (1444 Lexime)


STUDENTĖT GREVISTĖ TĖ UT-SĖ: “BRAVO SHYQYR QĖ PASKIM KOLEG NĖ PRISHTINĖ”

Gjithė studentėt duhet tė dalin nė krah tė kolegėve tė tyre, pasi nė kėtė mėnyrė mbrojnė edhe interesat e tyre dhe vetė emrin student.

“UPS ka apeluar tek institucionet e Kosovės pėr formim tė shpejt tė grupit punues pėr transferimin e kolegėve nga UT-ja” ishte lajmi qė liferuan shumė mediume nga Kosova, sikur UPS, tė kishte bėrė ndonjė gjestė shumė madhėshtorė.
Kjo pėrkrahje vinė pas 25 ditėsh tė grevės sė studentėve. Studentėt thonė se mund tė kuptohet tė heshtė Universiteti, Ministria, po aspak nuk e kuptojmė heshtjen kaq tė gjatė tė kolegėve tė tyre. “Bravo shyqyr qė paskim koleg nė prishtinė”, deklaroi pėr studentet.info, njė studentė grevistė i shtrirė nė spitalin e Tetovės.
Ai u shpreh shumė i indinjuar nga heshtja mortore dhe sjellja servile qė kanė bėrė studentėt e Universitetit tė Prishtinės gjatė kohės qė kolegėt e tyre nė Universitetin e Tetovės kanė protestuar me anė tė bojkotimit tė mėsimit dhe grevės.

Mė shumė...

Lajme : Vazhdon greva e studentėve tė UT-sė
Kyqur 13-12-2004 4:22:16 (2164 Lexime)

UP-ja jep pak shpresė, por ēdo gjė mbetet nė suazat e premtimeve

TETOVĖ-(13 DHJETOR) Vizitėn e Rektorit tė UP-sė nė Tetovė studentėt e shohin si nje sinjal pozitiv. Studentėt nga ana tjetėr ēmojmė pėrpjekjet e tė dy rektorateve (UP dhe UT) pėr zgjidhje sa mė tė shpėjtė tė ēėshtjes sė tyre por, u bėjnė thirrje tė dy ministrive tė Arsimit (Kosovė dhė Maqedoni), qė ti intensifikojnė pėrpjekjet pėr zgjidhje sa mė tė shpėjtė.

Greva e studentėve tė mjeksisė dhe stomatologjisė sė UT-sėka vazhduar edhe dje, ndėrsa nė mesin e studentėve grevist ka qėndruar zyrtari nga ministria e arsimit dhe shkencės sė RM-sė Prof.Dr. Avzi Memeti.
“Ai na konfirmoi se pardje, njė grup i pėrbėrė nga Aziz Pollozhani, Avzi Memeti, Oleck - pėrfaqėsues i OSBE-sė nė RM-sė dhe Ismail Ahmeti kanė qenė nė Kosovė pėr t'u takuar me pėrfaqėsuesit (grupin punues tė ekspertėve) kosovar tė pėrbėrė nga Agim Veliu – ministėri arsimit tė Kosovės, Bajram Nuraj – dekan i F. Mjekėsisė pranė UP-sė, Xhavit Rexha - Sekretari gjeneral per arsim tė lartė, Pėrfaqėsues nga UNMIK –u pėr biseda rreth problemit tė studentėve gervist tė F. Mjekėsisė pranė UT-sė. Ai sqaroi se tė dy grupet do tė realizojnė njė takim tjetėr ditėn e Hėnė ose tė Martėn nė Shkup” tha dje pėrfaqėsuesi i kėshillit grevist Besnik Krasniqi

Mė shumė...

Lajme : REKTORI I UP-SĖ NĖ TETOVĖ-MINISTRI POLLOZHANI NĖ PRISHTINĖ
Kyqur 10-12-2004 16:23:53 (2350 Lexime)


ARRITJA E MARVESHJĖS NDĖRQEVERITARE ĖSHTĖ VENDIMTARE

TETOVĖ(11 DHJETOR)-Ministritė pėrkatėse tė dy vendeve dhe vecanarishtė ajo e Maqedonisė bashkė me bashkėsinė ndėrkombėtare duhet tė sigurojnė njė mbulesė financiare pėr transferin kolektiv tė studentėepėr shkak se UP-ja nuk ka mundėsi financiare, tha rektori i UP-sė Arsim Bajrami

Pas disa ditė anulimi tė takimit dje nė Universitetin e Tetovės mė nė fundė arriti rektori i sapozgjedhur i Universitet tė Prishtinės Arsimi Bajrami pėr ti vizituar studentėt e mjeksisė dhe stomatologjisė sė UT-sė qė dje kanė hyrė nė ditėn e 25 tė grevės. Ai sė pari ėshtė takuar me homologun e tijė Beadinin dhe pastaj ėshtė takuar edhe me studentėt. Pas pėrfundimit tė takimit me studentėt rektori i UT-sė Nexhbedin Beadini dhe rektori i UP-sė janė shprehur pėr gazetaret se problemi i studentėve ėshtė nė duar tė dy qeverive tė Shkupit dhe Prishtinės.

Mė shumė...

Lajme : Pėr njė Universitet Tjetėrqysh
Kyqur 10-12-2004 9:18:01 (1495 Lexime)

Nisma “Pėr njė Universitet Tjetėrqysh" shpalli "vdekjen klinike tė UP-sė"

KOSOVĖ (10 DHJETOR)- Tė pakėnaqur mė mospunėn e strukturave udhėheqėse tė Universitetit tė Prishtinės, Nisma “Pėr njė Universitet Tjetėrqysh”, nė Prishtinė, mbajti njė protestė tė pazakontė, duke hedhur mbeturina para hyrjes sė Rektoratit tė Universitetit tė Prishtinės.

Disa studentė tė Universitetit tė Prishtinės, tė organizuar nė kuadėr tė Nismės “Pėr njė Universitet Tjetėrqysh”, sipas fjalėve tė veprimtarit Skėnder Gashi, shpallėn “vdekjen klinike tė Universitetit tė Prishtinės", duke shtuar se kjo nismė me kėtė veprim do ta ndėrprejė aktivtetin e vet.Veprimtarėt e Nismės “Pėr njė Universitet Tjetėrqysh” shpalosėn njė mori kritikash nė adresė tė rektorit tė ri, Arsim Bajrami dhe tė Rektoratit e tė Ministrisė sė Arsimit. E gjithė kjo protestė pėrfundoi pėr disa minuta, ndėrkaq askush nga zyrtarėt e Rektoratit, nuk u prononcua lidhur mė kėtė ngjarje tė pazakontė (RTK)


« 1 ... 208 209 210 (211) 212 213 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio