Studentet.info
« 1 ... 210 211 212 (213) 214 »
Lajme : "Garat kosovare pėr studimin e rastit"
Kyqur 03-12-2004 9:26:23 (1472 Lexime)


"Garat kosovare pėr studimin e rastit"
Zhvillohen garat preliminare nė UP, pėr t’i pėrzgjedhur studentėt qė do tė marrin pjesė nė garat rajonale

Nė kuadėr tė projekteve tė organizatės ndėrkombėtare jofitimprurėse WUS-AUSTRIA, qė kanė pėr qėllim mbėshtetjen e studentėve, profesorėve dhe infrastrukturės se Universitetit tė Prishtinės drejt reformimit tė shkollimit tė lartė, sot nė Prishtinė fillojnė garat preliminare tė studentėve tė kėtij universiteti, pėr t’i pėrzgjedhur studentėt qė do tė marrin pjesė nė garat rajonale, tė cilat do tė mbahen vitin e ardhshėm, nė Sarajevė

Mė shumė...

Lajme : Unioni Studentor: Studentė bojkotoni mėsimin
Kyqur 03-12-2004 7:34:05 (1775 Lexime)


Unioni Studentor: Studentė bojkotoni mėsimin...

Unioni i Studentėve bėn thirje pėr bojkotim tė mėsimit nga tė gjith studentėt derisa qeveria tė plotėsoj kėrkesat e pedagogėve


TIRANE (3 Dhjetor) -Pedagoget e Universitetit te Tiranes kane vijuar edhe sot protesten e tyre perpara Korpusit Qendror te Universitetit. Sot ne kete shesh eshte zhvilluar edhe nje tjeter proteste e perfaqesuesve te Qeverive Studentore te Universiteteve. Te ulur ne disa banka ata kane improvizuar nje ore mesimi ne oborrin e universitetit, me qellim sensibilizimin e autoriteteve shtetetore per te zgjidhur sa me shpejt kerkesat e pedagogeve.
Perfaqesues te Qeverive Studentore thane se autonomia financiare per pedagoget nuk duhet te rendoje mbi studentet. Sipas tyre, parate qe paguajne studentet ne fillim te vitit duhet te shkojne per infrastrukturen e universiteteve dhe jo per pagat e pedagogeve, dhe keto te fundit duhet te mbulohen nga buxheti i shtetit. Nga ana tjeter perfaqesues te Unionit Studentor, bene thirrje per bojkotim te mesimit nga te gjithe studentet derisa qeveria te plotesoje kerkesat e pedagogeve. Sipas Unionit Studentor, viti akademik do te vazhdoje dhe studentet nuk do te kene asnje problem nga ditet e humbura te mesimit. Pedagogeve u eshte bere thirrje sot nga kreu i komisionit te greves, Ismail Hoxha, qe te mblidhen serish neser ne shesh per te protestuar, nderkohe qe jane riperseritur kerkesat dhe vendosmeria per ta vazhduar greven deri ne plotesimin e kerkesave te tyre. Kryetari i komisionit te greves tha se sot do te zhvillohet nje takim me grupin nderqeveritar te ngarkuar per negociata dhe me perfundimet e takimit, grevistet do te njihen neser. (BalkanWeb)


Lajme : Studentėt grevsit tė UT-sė kėrkojnė shpėtim te ekskutivi, zyrtarėt heshtin!!!
Kyqur 02-12-2004 11:44:20 (1520 Lexime)


Studentėt grevsit tė UT-sė kėrkojnė shpėtim te ekskutivi, zyrtarėt heshtin!!!

Minsitrat e BDI-sė nuk pranojnė tė takohen me studentėt grevistė

TETOVĖ, 2 DHJETOR-Ministri i Arsimit dhe Shkencės Aziz Pollozhani dhe drejtuesit e dy partive kryesore BDI dhe PDSH pėr shkaqe tė panjohura nuk kanė marė pjesė nė takimin qė ėshtė zhvilluar tė ejten nė mes studentėve grevsitė tė fakulteteve tė Mjekėsisė dhe Stomatologjisė me rektorin e UT-sė Nexhbedin Behadini, i cili kishte pėr qėllim qė tė gjendet njė altrenativė pėr qėindra studentė tė fakulteteve tė lartėpėrmendura. “Problemi i studentėve tė Mjekėsisė dhe tė Stomatologjisė, tė Universiteti tė Tetovės, ka pak gjasa qė tė zgjidhet pėr shkak se nė kėtė takim nuk marin pjesė pėrfaqėsusit e BDI-sė, PDSH-sė, si dhe pėrfaqėsus tė Ministrisė sė Arsimit tė cilėt janė edhe mė kompetėtėt pėr zgjidhjen e kėtij problemi” deklaroi Besnik Krasniqi, pėrfaqėsues i kėshillit studentor tė UT-sė.

Mė shumė...

Lajme : Delegacion I PDSH –sė viziton studentėt grevistė tė UT -sė
Kyqur 01-12-2004 11:30:31 (1701 Lexime)


Delegacion I PDSH –sė viziton studentėt grevistė tė UT-sė

Matoshi premton pėrkrahjen e PDSH-sė pėr studentėt grevistė

Tė premten mbas dite, njė delegacion I PDSH –sė i udhėhequr nga sekretari gjeneral z.Ruzhdi Matoshi dhe nėnkryetari i partisė z. Sulejman Rushiti, vizitoi studentėt grevistė tė Univerzitetit tė Tetovės. Nė kėtė delegacion merrnin pjesė edhe nėnkryetari i RDSH –sė z. Sheref Saliu, kryetari i RDSH –sė dega Tetovė z.Rametulla Kuēi. Kėtė delegacion e priti kėshilli i studentėve grevistė me nė krye z. Bashkim Gllareva.

Mė shumė...

Lajme : PAGESAT E STUDENTĖVE TĖ MJEKSISĖ DHE STMATOLOGJISĖ NĖ UT
Kyqur 30-11-2004 16:39:33 (5247 Lexime)


PAGESAT E STUDENTĖVE TĖ MJEKSISĖ DHE STMATOLOGJISĖ NĖ UT

STUDENTĖT: “KEMI PAGUAR 1 MILION EURO PĖR KĖTĖ FAKULTET”

Studentėt thonė se me 1 milion euro ka pas mundėsi tė ndėrtohet klinika, ka pas mundėsi tė krijohen kushte pėr funksionim e fakultetit tė mjeksisė dhe stomatologjisė

Kėshilli grevistė ka paraqitur njė njė analizė tė pėrgjithshme shpenzimet e studentėve tė mjeksisė dhe stomatologjisė pėr katėr vitet qė funksionon fakulteti i mjeksisė dhe stomatologjisė. Nė analizėn e tyre tė quajtur “statistika e pėrgjithshme e studentėve pranė UT-sė” sqarojnė tė gjitha obligimet qė kanė pas studentėt ndaj administratės sė Universitetit tė Tetovės.

Mė shumė...

Lajme : TURPI I MEDIAVE TĖ KOSOVĖS
Kyqur 30-11-2004 11:03:03 (1637 Lexime)



TURPI I MEDIAVE TĖ KOSOVĖS



Studentėt grevistė nė Tetovė kanė shprehur kritika tė ashpra nė adresė tė mediave tė Kosovės tė cilat janė bėrė tė shurdhėta.
“Pėrveē disa mediave qė dalin edhe nė Maqedoni, asnjė media tjetėr nga Kosova nuk ka shkruar asnjė rresht pėr problemin e studentėve dhe grevėn qė bėjmė ne.
Ėshtė e patolerushme qė mediat tė cilėt shiten si profesionale dhe rrahin gjoks se paraqesin tė gjitha problemet e shoqėrisė, tė mbajnė nė heshtje protestėn tonė.
Atyre duhet t’u vijė turp” deklaroi Rexhep Sopaj anėtar I Kėshillit grevist.

Nga: Halit AJDINI - Fakti


Lajme : NUK KA BASHKIM TĖ UT-SĖ ME UEJL-NĖ
Kyqur 30-11-2004 8:48:26 (1584 Lexime)


NUK KA BASHKIM TĖ UT-SĖ ME UEJL-NĖ

Ideja pėr bashkimin e dy universiteteve tė Tetovės, qė javė mė parė u lansua nga partia mė e madhe opozitare PDSH-ja, tani pėr tani nuk ka gjetur asnjė mbėshtetje nga faktorėt relevantė tė cilėt i tangon kjo problematikė. "Kjo ėshtė ēėshtje pėr tė cilėn duhet tė vendosė Ministria e Arsimit", thotė rektori i Universitetit tė Tetovės prof. dr
Nexhbedin Beadini i cili refuzon tė japė njė vlerėsim tė tijin ose tė institucionet qė ai drejton. Pėr kėtė problematikė dje nuk dėshiroi tė prononcohet as rektori i Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovė prof. dr. Alajdin Abazi, me arsyetimin se nuk ėshtė i njohur me propozimin nė fjalė pasi qė nė kohen kur PDSH-ja doli me propozim pėr bashkimin e UT-sė me UEJL-nė Abazi tha se ka qenė nė udhėtim zyrtar jashtė shtetit.
Ndėrkaq, Ministria e Arsimit, sikurse pohoi ministri Pollozhani "ėshtė e pėrqėndmar nė fazėn e konsolidimit tė Universitetit tė Tetovės . Ide tė kėtilla, mund t'i analizojmė mė
vonė tha ai pėr tė shtuar se "tani pėr tani nuk ka argumente bindėse qė do tė na shtynin tė bėjmė analiza tė kėtilla.

Nga: Laura Papraniku- Fakti



Lajme : STUDENTĖT E UT-SĖ HYNĖ NĖ JAVĖN E TRETĖ TE GREVĖS
Kyqur 30-11-2004 8:24:18 (2367 Lexime)


STUDENTĖT E UT-SĖ HYNĖ NĖ JAVĖN E TRETĖ TE GREVĖS
Keqėsohet gjendja shėndetėsore e grevistėve

Kėshiili i studentėve grevistė bėn tė ditur se anėtarėt e Shoqatės sė Mjekėve Shqiptarė kanė kėrkuar qė studentėt tė mos heqin dorė nga kėrkesa e parė e tyre "legalizimin e.Fakultetit tė Mjekėsisė dhe Stomatologjisė nė kuadėr tė UT-sė"

Greva e studentėve tė Mjekėsisė dhe Stomatologjisė tė Universitetit tė Tetovės ka hyrė nė diten e katėrmbėdhjetė, ndėrsa ende nuk ka asgjė konkrete rreth plotėsimii: tė kėrkesave tė tyre pėr legalizimin e fakultetit apo transferimin e tyre. Dje me shėdentėt grevistė janė takuar pėrfaqėsues tė Shoqatės sė Mjekėve dhe Stomatologėve tė Maqedonisė si dhe kryetari i Kėshillit tė prindėrve pėr legalizimin e Fakultetit tė Mjekėsisė.

Mė shumė...

Lajme : Sa Kushton diploma e UT-sė
Kyqur 29-11-2004 8:47:07 (5435 Lexime)


DISKRIMINIME NĖ GJIMNAZIN E KUMANOVĖS

Sa Kushton diploma e UT-sė

Profesorėt me diploma tė UT-sė qė Qė punojnė nė shkollat e mesme shqipe nė Kumanovė janė nė pozitė diskriminuese nė krahasim me kolegėt e tyre qė kanė diploma tė ndonjė universiteti tjetėr. Vetėm nė gjimnazin e Kumanovės me diploma tė Ut-sė punojnė 11 profesorė tė cilėt pėrballen me probleme tė natyrave tė ndryshme. Si problem I parė diskriminuese qė I mundon kėta profesorė ėshtė pagesa ! ata paguhen si kuadro me shkolla tė mesme

Mė shumė...

Lajme : Si e festuan 28 nėntorin studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė
Kyqur 29-11-2004 7:45:35 (2024 Lexime)



Si e festuan 28 nėntorin studentėt e Fakultetit tė Mjekėsisė

Njė Student ėshtė detyruar tė lėshohet nė shtėpi pėr shkak se tek ai u paraqit Hepatiti ndėrsa Dy studentė tė tjerė janė nėn trajtimin e terapisė adekuate.

Derisa kėrkohen rrugėt e zgjedhjes 13 ditė ,e rradhė personeli mejkėsor po shėnon ēdo ēast raste tė tjerė tė pėrketėsismit tė shėndetit tė studentėve grevistė ndėrsa makina ndihėmse sė shpejti qarkullon gjithande nė relacion spitalore dhe vendi ku studentet protestojnė. Tė gjithė pyetjet drejtohen nė njė tėvetme: se ku duhet tė ishin dje studentet e Faklutetit tė Mjekėsisė: mė ndonjė Akademi solemne apo nė atė vend ku presin tė zgjidhet problemi I tyre.

Mė shumė...

« 1 ... 210 211 212 (213) 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio