Studentet.info
« 1 ... 21 22 23 (24) 25 26 27 ... 214 »
Opinione : Xhandari dhe agjenti nė USHT
Kyqur 09-03-2010 7:18:13 (2173 Lexime)


Xhandari dhe agjenti i partisė nė Universitetin e Tetovės janė turpi i partisė dhe frika, tmerri, mafia dhe tragjedia e universitetit. Ata janė zėdhėnėsit e sė keqes nė universitet dhe figurat e trishtimit aty, tė cilėt mė shumė veprojnė sesa flasin pėr tė mirėn e partisė, jo tė universitetit.

Ata kanė edhe ndonjė shkollė, duke filluar nga e mesmja e deri te titulli i doktorit tė shkencės, madje marrin edhe vende pune shumė tė rėndėsishme nė universitet nga partia e tyre, e cila i do shumė dhe i vlerėson tepėr.

Ata janė njerėzit mė tė besueshėm tė partisė nė universitet dhe dallohen aty pėr trimėri dhe marifetllėqe tė shumta e tė ndryshme. Ēdokush nė universitet i respekton dhe i pėrshėndet nga frika dhe nga shpresa se mos po i bėjnė ndonjė tė keqe apo tė mirė. Ata janė mbi rektorin, prorektorin dhe dekanėt, vetėm fjala e tyre dėgjohet dhe urdhėri i tyre zbatohet, dėshira e tyre ėshtė aprovimi, amini i partisė, ata janė vetė partia nė universitet. Ata mund t’ju largojnė nga puna dhe t’ju marrin nė punė, t’ju lėshojnė kontrata dhe vendime pune, nėse partia e mėparshme nuk jua ka dhėnė, por me njė qėllim e kusht qė tė heshtni, nėse nuk flisni mirė pėr partinė nė universitet. Ata mund t’ju marrin edhe ndonjė provim, notė kaluese, nga profesorėt qė i kėrcėnojnė pėr kėtė gjė.

Mė shumė...

Opinione : Uragani dashakeq
Kyqur 06-03-2010 8:19:06 (2413 Lexime)



Nga: Rexhep ALIU

Duket si njė ligjėsi fatale, por zakonisht goditjet ndodhen aty ku ndershmėria, profesionalizmi dhe suksesi fitojnė njė emėr. Kėto goditje mund tė duken spontane, tė motivuara nga profesionalizmi, por nė fakt, prapa kėsaj ka tė ngjarė tė qėndrojė njė sulm i menduar, prapavija e tė cilit duket e zymtė dhe dashakeqe. Pikėrisht, kėto goditje kohėve tė fundit po i pėrjeton kompania “Ecolog” dhe familja Destani, e cila nė gjithė kėtė mjegull tė krijuar mbetet si njė “thes boksierėsh”, nė tė cilin provojnė fuqinė e vet ata qė vėrbohen nga suksesi i tė tjerėve.

Ėshtė njė fluks shpifjesh tė lėshuara pėr tė turbulluar dhe pėr tė krijuar hamendėsime. Ėshtė njė orkestrim dashakeq qė provon tė godas dhe tė asgjėsojė dhe qė jehonėn e dezinformatava kėrkon ta shpėrndajė sa mė shumė, pa mbajtur llogari pėr viktimėn. Logjika duket e thjeshtė, sa mė madhėshtore tė jetė “pema”, aq mė tė dėgjuara do tė jenė kėrcitjet e “sėpatės”, qė pa pikė mėshirė kėrkon ta plandos pėr toke.

Mė shumė...

Lajme : Prorektori i USHT-sė Ismail Ahmeti shkarkon nga puna profesoreshėn e ndėrtimtarisė Vlora Navakazi
Kyqur 05-03-2010 14:54:31 (4254 Lexime)


TETOVĖ 4 MARS - Tė ejnten me datė 4 mars nga burime konfidenciale brenda Universitetit Shtetėror tė Tetovės mėsojmė se profesoresha Vlora Navakazi nga Prishtina, pėrndryshe Doktoreshė e Shkencave tė Ndėrtimtarisė e doktoruar nė Sarajevė largohet nga puna me vendim tė Prorektorit Ismail Ahmedit. Largimi nga USHT-ja ėshtė bėrė vetėm pse nuk I ėshtė dhėnė nėnshkrim njė studenti I cili I pėrkiste partisė sė BDI-sė.

Nga administrata e USHT-sė thonė se Ismail Ahmedi ka shkelur ligjin dhe ka larguar pa procedur tė rregullt profesoreshėn.
“ Shkarkimi I profesoreshės ėshtė bėrė pa procedur tė rregullt nė kėtė rast Prorektori ka thyer edhe statutin. Me ligj duhet tė formohet komision diciplonor dhe komisioni vendos pėr shkarkim e jo prorektori “ thotė personi I cili ngelet anonim pėr shkak se ka frik mos largohet edhe ai .

Mė shumė...

Lajme : U NDALOVA tė hyj nė UT
Kyqur 26-02-2010 6:08:12 (1908 Lexime)


Mė 23 shkurt 2010, nė orėn 9 tė mėngjesit, ditė e zakonshme pune, bashkė me studentė hyra nė objektin e universitetit, dhe si gjithnjė u ndala tė portieri, meqė partitė e Qeverisė maqedonase qė nga viti 2004 ma morėn edhe njė zyrė tė vogėl qė e kisha dhe nuk mė lanė as edhe njė karrigė nė korridor pėr t’u ulur ndonjėherė aty. Porsa u ula, portieri me njė qėndrim tė ftohtė doli jashtė, unė mbeta i vetmuar dhe pashė se diēka nuk ėshtė nė rregull.

Menjėherė hyri brenda tek unė njė njeri dhe mė thirri qė tė shkojė te zyra e sigurimit. E pyeta se kush ėshtė dhe ai m’u pėrgjigj se ėshtė njeri i sigurimit. U habita se ēka do sigurimi nga unė. Sa ēel e mėshel sytė erdhėn edhe dy njerėz tė tjerė tė sigurimit dhe mė thanė se kanė urdhėr nga Rektori Agron Reka qė tė ma ndalojnė hyrjen nė objektet e universitetit.

Mė shumė...

Lajme : FALĖNDERIM PUBLIK
Kyqur 26-02-2010 3:11:26 (1600 Lexime)


Familja Halili nga Tetova falėnderon tė gjithė ata qė bėnė njė reagim tė paparė njerėzor dhe human pas publikimit tė kėrkesės pėr ndihmė pėr mbulimin e shpenzimeve tė operacionit tė syve tė pjesėtarit tonė tė familjes,fėmijės sonė 5-vjeēar Gėzim Halilit.

Nė rradhe tė parė falėnderojmė mediumet shqiptare qė bėnė sensibilizimin e opinionit:

Tv Koha – Tetovė, Tv Art - Tetovė,Tv 2 - Gostivar, MTV2, portalin studentor www.studentet.info, gazetėn Koha,gazetėn Bota Sot qė del nė diasporė dhe shumė individė , portale e faqe tė ndryshme qė e publikuan dhe e shpėrndanė kėrkesėn tonė nė internet.

Falėnderojmė Kryetarin e Komunės sė Tetovės Z. Sadi Bexheti dhe Kėshillin e Komunės sė Tetovės qė pėr rastin tonė miratuan dhe ndihmuan me 290.000 denarė,

Falėnderojmė Albansk Humanitęr C/O Aslani Rejser Nųrrebrogade 82 DK - 2200 Copenhagen N qė pėr rastin tonė vendosi tė ndihmojė me 3000 euro,

Falėnderojmė Shkollėn Fillore MIGJENI nga Tetova qė na ndihmoi me 750 euro,

Falėnderojmė shumė persona te Tregu I Gjelbėrt nė Tetovė tė cilėt me vetėorganizim mblodhėn mbi 500 euro pėr tė na ndihmuar.

Mė shumė...

Lajme : Nismė pėr depolitizimin e USHT-sė
Kyqur 12-02-2010 7:06:09 (1593 Lexime)


TETOVĖ, 12 SHKURT - Ish-rektori i njohur i Universitetit tė Tetovės, prof.dr. Fadil Sulejmani rikthehet si protagonist nė kėtė universitet, me nismėn e tij pėr depolitizimin e kėtij institucioni tė lartė tė arsimit nė Maqedoni.

Sulejmani dikur njė nga themeluesit e kėtij universiteti, dje u rikthye me formimin e Kėshillit tė pavarur pėr liri akademike dhe pavarėsi politike nė USHT nga siē thuhet partitė qeveritare maqedonase.

“Arsyet e themelimit tė njė kėshilli tė pavarur pėr mbrojtjen e Universitetit tė Tetovės nga politizimi i vazhdueshėm i partive politike tė Qeverisė maqedonase. Politizimi sistematik i Universitetit tė Tetovės nga partitė qeveritare qė nga viti 2004 dhe dėmet aq tė mėdha qė pėr disa vjet me radhė i shkaktoi universitetit nė veēanti dhe arsimit tė lartė nė pėrgjithėsi, na shtyri qė tė veprojmė pėr ta ndryshuar traditėn e keqe politike qė ėshtė instaluar aty nga Qeveria maqedonase dhe tė krijojmė njė gjendje tė mirė akademike, njė universitet pa politikė dhe pa ndikime partiake qeveritare”, theksohet nė proklamatėn e miratuar nga ky kėshill.

Mė shumė...

Lajme : Arrestohen profesorė tė Universitetit tė Tiranės pėr mitėmarrje
Kyqur 11-02-2010 7:10:58 (1258 Lexime)

Policia shqiptare tė mėrkurėn nė mbrėmje arrestoi shtatė profesorė dhe administratorė pėr shkak se kanė marrė mitė pėr provime nė Universitetin publik nė Tiranė dhe nė fakultetet e disperzuara nė Kamzė. Arrestohen dy profesorė, tre administratorė dhe dy studentė, tė cilėt njė kohė mė tė gjatė kanė “shitur” njė provim pėr 200 euro. Policia u bind nė vendin e ngjarjes se si bėhet shitja e provimeve.

Ky biznes korruptiv i profesorėve tė Fakultetit tė Bujqėsisė ėshtė dėnuar nga studentėt dhe personeli tjetėr i Universitetit tė Tiranės, ndėrsa sektori joqeveritar bėn tė ditur se kjo dukuri ėshtė e pranishme edhe nė fakultetet tjera. /makfax/


Opinione : USHT dhe dekorata
Kyqur 08-02-2010 10:56:33 (1910 Lexime)

Arben RATKOCERI

Nė kohėn kur nė opinionin shqiptar vazhdojnė debatet pėr maqedonishten qė nė klasėn e parė si dhe kėrkohet pėrgjegjėsi nga ministri i Arsimit, Nikolla Todorov, ky i fundit dekorohet nga Universiteti Shtetėror i Tetovės. Madje, kjo dekoratė iu dha nga kreu i kėtij institucioni, rektori Reka, pėr tė cilin jo ma larg se para disa ditėve, zgjedhjen e tij ne kėtė post, si tė dyshimtė, e cilėsoi i dekoruari Todorov. Kujtojmė se dekorata ėshtė mirėnjohje, medalje, urdhėr etj., qė i jepet dikujt nga ndonjė institucion si shenjė nderimi pėr arritje tė larta ose pėr merita tė veēanta. A di dikush tė thotė se cilat janė arritjet e larta apo meritat e veēanta tė ministrit Todorov pėr arsimin shqip?

Ėshtė pėr tė ardhur keq se dekorata pėr ministrin Todorov bėhet nga njė institucion akademik nga me elitistėt qė kanė shqiptarėt e Maqedonisė, pa u ditur motivacioni real apo i argumentuar. Nuk e di se si ndihen njė pjesė e mėsimdhėnėsve tė kėtij universiteti, para sė gjithash anėtarėt e Senatit apo dekanėt, nė emrin e tė cilėve, Todorov tash e tutje, do tė mund tė mburret me kontributin e tij nė arsimin shqip, duke pėrfshirė edhe legjitimitetin moral tė marrė nga vetė shqiptarėt pėrmes USHT-sė, pėr veprimin e fundit tė tij rreth maqedonishtes qė nė klasėn e parė.

Mė shumė...

Njoftime : Quhem Gėzim Halili mė ndihmoni tė mė kthehet drita e syrit dhe ta shoh boten si Ju!
Kyqur 30-01-2010 13:58:42 (3379 Lexime)



Quhem Gėzim Halili mė ndihmoni tė mė kthehet drita e syrit dhe ta shoh boten si Ju!

Fatkeqėsisht trashėgova sėmundje tė syrit si katarakti dhe strabizmi. Pas peripecive tė shumta me mjekėt nė Maqedoni,prindėrit e mij bien nė kontakt me UNIVERSITATS KLINIKUM ne FREIBURG te Gjermanise. Pėr tė pėrballuar shpenzimet e operacionit u kėrkua ndihma e miqeve,po fati na ndihmoi shumė falė bujarisė sė njė pronari te nje banke nė Kostanz. Nė kėtė bank punonte njė familjare e tyre dhe fati e deshi qė krejt shpenzimet e operacionit t`i marre persiper pronari i kesaj banke pasi u njoh me problemin e tim.

Operacioni i parė kaloi me shumė sukses por tani duhet t`i nėnshtrohem operacionit tė dytė

Operaciooni i parė ishte pėr kataraktin. Tani pason operacioni i dytė pėr strabizmin. Operacioni kushton 10 mijė euro nga tė cilat prindėrit e mij kanė mundur tė sigurojnė vetėm 3 mijė euro. Pra bėhet fjalė qė tė sigurohen edhe 7 mijė euro.

Ju drejtohem me shpresėn se do trokas nė ndjenjėn humaniste tė ēdokujt qė tė grumbullohen sa mė shpejt kėto mjete tė nevojshme qė tė mė kthehet drita e syrit dhe gėzimi fėmijėror.

Mė shumė...

Lajme : Llazarevski uzurpator i banesės nė konviktin e studentėve
Kyqur 29-01-2010 7:17:03 (1430 Lexime)


SHKUP, 29 JANAR - Drejtori i Qendrės pėr menaxhim me kriza dhe njė nga ideologėt e VMRO-DPMNE, Pande Llazarevski vazhdon tė shfrytėzojė banesėn nė Konviktin e Studentėve pėr studime postdiplomike nė Shkup, duke shkelur ligjin.

Llazarevski pėr dy dekada ka shfrytėzuar nė mėnyrė tė paligjshme kėtė banesė, edhe pse ai para dy dekadave ka pėrfunduar studimet e tij pasdiplomike. Skandali ka shpėrthyer kėto ditė, kur mediat kanė njoftuar se funksionari i lartė i VMRO-DPMNE-sė po vazhdon tė mbajė tė uzurpuar banesėn nė ndėrtesėn e konviktit tė studentėve.

Mė shumė...

« 1 ... 21 22 23 (24) 25 26 27 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio