Studentet.info
« 1 ... 23 24 25 (26) 27 28 29 ... 214 »
Lajme : Zgjedhje Ekspres e Senatit tė USHT-sė
Kyqur 21-12-2009 9:00:03 (1810 Lexime)


Tetovė, 20 dhjetor - Me akuza pėr shkelje tė procedurave ligjore, Ligjit pėr arsim tė lartė dhe tė statutit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT), tė dielėn nė Tetovė ėshtė konstituuar senati i ri. Procedura e zgjedhjes sė pėrbėrjes sė re tė organit mė tė lartė tė USHT-sė ėshtė zhvilluar nė procedurė tė pėrshpejtuar.

”Ėshtė konstituuar senati i USHT-sė, detaje tė tjera nuk japim”, ėshtė pėrgjigjur Selam Sulejmani, pėrgjegjės nė zyrėn pėr informim tė USHT-sė. Nga ana tjetėr, profesorė dhe anėtarė tė deritanishėm tė senatit tė USHT-sė akuzojnė se jashtė tė gjitha procedurave ligjore dhe statutore, USHT ka nisur procedurėn e konstituimit tė Senatit tė USHT-sė tė dielėn, kur nė orėt e vona, pėrmes telefonit, disa nga mėsimdhėnėsit e 9 fakulteteve tė USHT-sė janė informuar se mbledhjet e kėshillave mėsimore-shkencore tė fakulteteve do tė mbahen tė hėnėn nė mėngjes.

Mė shumė...

Opinione : Komunistet Xhevdet Hajredini dhe Serafim Tomovski shkatrrojnė USHT-nė
Kyqur 18-12-2009 1:55:23 (4520 Lexime)


Liman KURTISHI

Tė nderuar lexues, shkas pėr kėtė reagim ėshtė shkrimi nė gazetėn "KOHA" i dates 21.XI.2009 me titull ''USHT shkarkon Liman Kurtishin'', artikull nė tė cilin mes tjerash thuhet se ''... Me emėrimin e Liman Kurtishit, kohėve tė fundit ishin pėrfolur informacione pėr nepotizėm nė USHT. Me ardhjen e tij nė detyrėn e shefit tė financave, thuhet se Kurtishi kishte punėsuar djalin, dhėndrin, vajzėn si dhe nusen e djalit tė tij...''

Kėtė shkrim do tė thoshte dikush, pse e shkruaj me vonesė prej rreth njė muaji? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė. E para, pėr shkak se prita qė vetė gazetarja e tė pėrditshmes ''KOHA'' ta demantojė kėtė dezinformatė dhe e dyta, kasha shpresėn qė vetė tė punėsuarit nė USHT do ta demantojnė gėnjeshtrėn e sajuar dhe do ta thonė tė vėrtetėn e pėrjashtimit tim nga USHT-ja. Thjesht thėnė, prita zėrin e opinionit publik brenda USHT-sė! Angazhimi im rreth punėsimeve nė USHT Lidhur me ēėshtjen e punėsimit nė USHT, ėshtė e vėrtetė se unė kam qenė i interesuar dhe njėherit kam punėsuar individ qė kanė emėr e mbiemėr.

Mė shumė...

Lajme : Nga sekretar i pėrgjithshėm i USHT-sė nė bibliotekist
Kyqur 16-12-2009 7:07:07 (1560 Lexime)

TETOVĖ, 15 DHJETOR - Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, shkarkimet nė postet kyēe kanė kapur edhe postin e Sekretarit tė pėrgjithshėm tė universitetit. Sekretari i deritanishėm Ali Salihi, nė bazė tė vendimit tė firmosur nga rektori Agron Reka, tani e tutje do tė punojė bibliotekist. Mirėpo pėr padrejtėsinė qė i ėshtė bėrė, Salihi, tregon se nuk ka qėndruar "duar kryq" dhe se ka reaguar te tė gjitha institucionet relevante nacionale dhe ndėrkombėtare. Sipas Ligjit tė punės, ndryshimi i vendeve tė punės mund tė bėhet ose brenda tė njėjtės vijė horizontale ose vetėm pėr njė shkallė mė poshtė nė vertikalen e vendeve tė punės sė atij institucioni. Prej Sekretarit tė pėrgjithshėm tė Universitetit nė Bibliotekist ka njė dallim shumė tė madh, nėnvizon Salihi.

Mė shumė...

Njoftime : KONKURS
Kyqur 02-12-2009 8:38:07 (3399 Lexime)


Me rastin e vitit tė ri tė kalendarit islam - HIXHRI, Forumi Rinor Islam shpall konkurs letrar me temė:

” Familja e shėndoshė – garanci e sė ardhmes”

Konkursi ėshtė i hapur prej ditės sė publikimit nė dy lėmi:
1. Poezi dhe
2. Prozė (tregim i shkurtėr, ese apo pjesė skenike)

Komisioni pėr vlerėsim do t’i shpėrblejė tre vendet e para nga secila lėmi edhe atė:
- Vendi i parė - 4000 denarė:
- Vendi i dytė – 3000 denarė dhe
- Vendi i tretė – 2000 denarė.

Mė shumė...

Opinione : Universiteti Tetovės, muri i pashembur midis shqiptarėve
Kyqur 24-11-2009 7:11:53 (1713 Lexime)


Nga: ARBEN MALAJ

Ėshtė folur shumė pėr Murin e Berlinit, pėr impaktet e tij nė ngritjen dhe rėnien e perdes sė hekurt. Me kalimin e kohės gjithnjė e mė shumė referencat pėr murin e Berlinit do tė pėrdoren jo si njė datė historike, por si njė fenomen politik dhe shoqėror. Mund tė ketė shumė raste konkrete kur hijet e mureve dhe ndarjeve mbeten tė gjalla, jo thjesht si njė kujtim i sė kaluarės, por si pengesė e sė ardhmes.

Muret janė tė qarta nė radikalizimet politike, janė tė qarta nė vėshtirėsitė pėr bashkėjetesėn harmonike midis etnive, apo nė debate pėr sfidat e sė ardhmes. Nuk kam nxituar apo parapėlqyer tė bėhem pjesė e debateve politike tė partive shqiptare nė vendet e rajonit. Pas takimit me disa kolegė profesorė tė Universitetit tė Tetovės, larg preferencave apo paragjykimeve, e kam tė vėshtirė tė mos shprehem pėr kėtė mur tė ri nė mes tė Tetovės dhe midis shqiptarėve, pikėrisht pėr Universitetin e Tetovės.

Mė shumė...

Opinione : Tetovari nga Tirana
Kyqur 23-11-2009 16:18:35 (2307 Lexime)


Nga: Agim VINCA

E rilexova kėto ditė letrėn tėnde drejtuar mua, kohė mė parė pėrmes shtypit ...(Letėr Profesor Vincės) lidhur me ndėrhyrjen brutale tė organeve shtetėrore tė Maqedonisė nė institucionin mė tė lartė shkencor dhe arsimor tė shqiptarėve nė Maqedoni-Universitetin Shtetėror tė Tetovės.

Tė falėnderoj, ndonėse pak me vonesė (pėr ēka kėrkoj ndjesė), pėr informacionin qė mė ofrove lidhur me rrethanat nė tė cilat u bė “puēi” nė USHT mė 2 korrik tė kėtij viti. Disa nga detajet qė pėrmend ti nė letrėn tėnde tė botuar fillimisht nė shtypin e pėrditshėm shqip (te gazetat “Panorama” e Tiranės dhe “24 orė” e Tetovės) dhe pastaj edhe nė librin tėnd publicistik “Grandomania”, i kam ditur, disa jo. Nuk kam ditur, fjala vjen, pėr vdekjen e pedagogut tė USHT-sė, Iljas Useini dhe varrimin e tij po atė ditė, pra mė 2 korrik, nė Gostivar, ku ka qenė e pranishme e tėrė udhėheqja legjitime e USHT-sė, nė krye me ushtruesin e detyrės sė rektorit, prof. dr. Agim Velėn, ashtu siē nuk kam ditur as pėr pėrurimin e godinės sė re tė ambasadės amerikane nė Shkup tė njėjtėn ditė, ku po ashtu ėshtė dashur tė jetė i pranishėm njeriu i parė i institucionit mė tė lartė arsimor e shkencor tė shqiptarėve nė Maqedoni, Universitetit Shtetėror tė Tetovės.

Nuk kam ditur, natyrisht, as pėr sjelljen brutale tė udhėheqjes sė re, tė sapoardhur, me eskortė speciale policore, ndaj individėve tė veēantė tė zėnė me punė nė kėtė institucion dhe posaēėrisht ndaj teje, pėr ē’gjė do tė flas mė gjerėsisht pak mė poshtė.

Mė shumė...

Lajme : Studentėt pyetėsorė pėr vlerėsimin e profesorėve
Kyqur 21-11-2009 15:57:25 (1733 Lexime)

TIRANĖ, 21 NĖNTOR - Jo vetėm pedagogėt do mund tė vlerėsojnė studentėt, por edhe kėta tė fundit nė pėrfundim tė ēdo semestri do tė kenė mundėsi tė vlerėsojnė pedagogėt qė do t'u japin mėsim. Kjo gjė do tė bėhet nėpėrmjet njė pyetėsori, ku do tė jepet dhe vlerėsimi pėr modulet. Kjo gjė ėshtė bėrė publike nga rektori i Universitetit tė Tiranės gjatė njė aktiviteti me rastin e Javės Ndėrkombėtare tė Arsimit. Takimi u zhvillua nėpėrmjet rektorit tė UT-sė, Dhori Kule, zėvendėsambasadores amerikane nė Tiranė, Deborah Jones dhe studentėve tė kėtij universiteti. Sipas rektorit Kule, studentėt janė nė qendėr tė universitetit dhe pėr kėtė arsye strukturat drejtuese tė tij duhet tė angazhohen pėr tė krijuar tė gjitha kushtet e pėrshtatshme pėr studentėt.

Mė shumė...

Lajme : Video kėrcėnuese pedagoges, pranga punonjėsit SHISH
Kyqur 21-11-2009 15:56:19 (1483 Lexime)

GJIROKASTER- Kanė kėrcėnuar njė pedagoge se do tė publikonin njė material filmik kompromentues nėse nuk do ti paguante shumėn prej 4000 mijė eurosh. Viktimė e kėtij shantazhi mėsohet tė ketė qenė nj pedagoge e universitetit “Eqerem Cabej” tė qytetit tė Gjirokastrės.

Nė njė njoftim pėr shtyp policia bėn publike vetėm inicialet e pedagoges I.K. Policia ka vėnė nė pranga Adriatik Ēalaj. Mėsohet se 29 vjecari punonte si punonjės i Shėrbimit Informativ Shtetėror nė Gjirokastėr. I arrestuari tjetėr ėshtė Laert Braho,30 vjec ,me detyrė Inspektor nė Degėn e Tatim Taksve Gjirokastėr.

Mė shumė...

Opinione : Arsimi, kriter themelor pėr vlerėsimin e qeverisė
Kyqur 18-11-2009 5:49:24 (1348 Lexime)

Ermal Hasimja

Ka njė mėnyrė mjaft tė thjeshtė dhe efikase pėr tė parė nėse njė qeveri punon me vizion afatgjatė pėr qytetarėt e vet, apo nėse thjesht menaxhon status quo-nė pa e vrarė shumė mendjen pėr tė ardhmen. Ky kriter themelor i pėrgjegjshmėrisė lidhet me investimin nė arsim. Franklini thoshte se investimi nė arsim paguan gjithnjė interesat mė tė larta. Mirėpo ēdo qeveri gjendet nė fakt nė mes tė presionit pėr tė zgjidhur hallet e momentit dhe atij pėr tė investuar pėr tė ardhmen. Cila ėshtė situata nė Shqipėri?

Mė shumė...

Lajme : Universitet-student kontratė pėr rregullat e lojės
Kyqur 18-11-2009 4:40:18 (1560 Lexime)

TIRANĖ, 18 NĖNTOR- Nė ditėn ndėrkombėtare tė studentėve, njė ide e re ėshtė hedhur nga ana e qeverive studentore dhe organizatave qė i pėrfaqėsojnė ata. Njė tjetėr risi qė do tė jetė edhe mė e dobishme pėr studentėt pėr sa u takon lehtėsirave tė jetesės sė tyre ėshtė publikuar po dje. Dje organizata studentore "Studenti", Shoqata Europiane e Studentėve bashkė me Zyrėn e Mbrojtjes sė Konsumatorit hodhėn dje pėr diskutim, si nė universitetet publike ashtu edhe nė ato private hartimin e njė kontrate mes studentėve dhe universiteteve ku ata ndjekin leksionet.

Mė shumė...

« 1 ... 23 24 25 (26) 27 28 29 ... 214 »

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio